Server ndėrkombėtar i UNESCO-s pėr edukimin me parimet e demokracisė, paqes dhe tė drejtave tė njeriut
 
  D@dalos Faqja hyrėse Faqja hyrėse nė shqip Pėrmbledhje grafike Kontakt  
 

 

Temat:

Tė drejtat e njeriut / Udhėrrėfyesit / Demokracia / Partitė / BE / OKB / Qėndrueshmėria / Globalizimi / Web 2.0

     

 

Metodat:

Didaktika politike / Metodat e edukimit politik / Pedagogjia e paqes     ///     Pyetje, kritika, komente?

 
 

Ju jeni tek:

D@dalos > Faqja hyrėse > Web 2.0 > Tė mėsuarit 2.0

 



Pėrmbajtja


Temat e librit metodik online rreth Web 2.0:

Hyrje

Ēfarė ėshtė Web 2.0?

Tė mėsuarit 2.0

Politika 2.0

Ekonomia 2.0

Shoqėria 2.0








Tė mėsuarit 2.0

Nė kėtė kapitull tė librit metodik online do tė diskutohet, se cilat janė pasojat nė procesin e nxėnies dhe tė mėsimit qė lidhen me Web 2.0. Ēfarė do tė thotė kjo pėr procesin e mėsimit dhe nxėnies, dhe nė pėrgjithėsi pėr tė gjithė ata qė merren me informacionet dhe dijen, tė ashtuquajturit knowledge worker?

Ēfarė rėndėsie mund tė ketė mėsimi 2.0 nė njė botė, ku megjithė kohėt formale gjithnjė e mė tė zgjatura tė arsimimit, njohuritė dhe kualifikimet e fituara nuk do tė mjaftonin pėr njė jetė profesionale 30- apo 40-vjeēare? Veē kėsaj, Hartmut von Hentig na bėn tė vėmendshėm lidhur me "problemin e tė gjithė pedagogėve tė kohės moderne“, pikėrisht me faktin, qė ata pėrgatisin njerėzit pėr njė jetė, tė cilėn ata vetė nuk e njohin"

[Hartmut von Hentig, Ah,  vlerat! Mbi edukimin pėr shek. XXI, Beltz: Weinheim/Basel 2007, Bot. 4, fq. 22]

Aftėsia e tė mėsuarit pėrgjatė gjithė jetės bėn pjesė nė kualifikimet mė tė rėndėsishme, dhe kjo jo mė vonė se sa me Raportin e UNESCO-s rreth edukimit pėr shek. XXI, njė dokument qendror ky pėr debatin ndėrkombėtar mbi temėn e arsimimit. Sipas vlerėsimit tė autorėve tė studimit, ai bazohet nė katėr kolona, sikurse e bėn tė qartė edhe diagrama e mėposhtme:


 



"
Mendimi i tė mėsuarit pėrgjatė gjithė jetės ėshtė njė nga ēelėsat drejt shek. XXI (...). Kėtu nuk ėshtė fjala pėr njohuri tė reja, pasi analiza mė tė hershme rreth ēėshtjesh arsimore kanė sjellė nė vėmendje nevojėn dhe domosdoshmėrinė, qė tė rriturit tė shkojnė sėrish nė shkollė. Nė kėtė mėnyrė ata mėsojnė tė menaxhojnė situata tė reja si nė jetėn profesionale ashtu edhe nė atė private. Kjo nevojė formimi vazhdon tė ekzistojė, madje vjen duke u rritur. Rruga e vetme e pėrmbushjes sė saj, ėshtė qė gjithsecili tė mėsojė, si duhet mėsuar."

[Aftėsia e tė mėsuarit: Pasuria jonė e fshehur. Raporti i  UNESCO-s rreth arsimit pėr shek. XXI. Bot. nga Komisioni gjerman i UNESCO-s. Neuwied; Kriftel; Berlin: Luchterhand, 1997, fq. 18]










Web (2.0)
kapėrcen probleme tė vjetra:

disponueshmėria e dijeve

largėsia gjeografike

barrierat gjuhėsore



Tė mėsosh si duhet mėsuar pėrbėn, pra, njė detyrė qendrore nė fushėn e arsimit. Ajo qė ka ndryshuar kėtu pėrmes Web (2.0) bėhet e qartė, nėse kujtojmė qė e pėrditshmja nė raport me dijen, kėrkimet shkencore dhe nxėnien ėshtė karakterizuar pėr vite tė tėra nga tre probleme qendrore:

(1)
Sė pari, disponueshmėria e mangėt e dijes, e shfrytėzueshme vetėm nga njė rreth i vogėl dhe e shpėrndarė nė tė gjithė globin.

(2) Sė dyti, fakti qė ekspertėt pėr ēėshtje tė ndryshme tematike – dhe kėtu sigurisht, nuk bėjnė pjesė vetėm shkencėtarėt – ishin shpėrndarė nė tė gjithė rruzullin. Komunikimi, pėr tė mos folur pastaj pėr shkėmbim periodik dhe intensiv  njohurish, ishte i pamundur ose pėr sė paku ekstremisht i vėshtirė.

(3) Sė treti edhe barriera gjuhėsore.


Dhe le ta krahasojmė tani kėtė me situatėn e sotme.

(pėr 1)
Web ėshtė shndėrruar nė depozitėn e dijes njerėzore, qė ėshtė nė dispozicionin e gjithsecilit 24 orė nė ditė vetėm me njė klikim tė mausit. Dhe nė epokėn e Web 2.0 interneti nuk ėshtė mė vetėm njė rezervuar mbresėlėnės i dijeve njerėzore, por po shndėrrohet gjithnjė e mė shumė nė njė vend, qė gjeneron dije. Pėrsa i pėrket tė mėsuarit, Web 2.0 e ka bėrė internetin njė instrument mjaft tė rėndėsishėm.

(pėr 2) Komunikimi mbarėbotėror dhe bashkėpunimi intensiv mes njerėzish, tė cilėt interesohen vėēanėrisht shumė pėr njė materie tė caktuar – qoftė kjo edhe kthina mė e vogėl e mundshme apo edhe njė fushė ekzotike - tanimė ėshtė i mundshėm pa asnjė lloj problemi. Ata mund tė bashkėpunojnė sot nė njė skuadėr tė shpėrndarė nė tė gjithė botėn, a thua se janė nė tė njėjtėn ndėrtesė.

(pėr 3) Ky bashkėpunim i ngushtė mbarėbotėror tanimė nuk pengohet njėsoj si mė parė prej barrierave gjuhėsore. Tani ėshtė e mundur tė realizohen kėrkime nė gjuhė, shkrimin e tė cilave edhe mund tė mos e njohėsh. Po kėshtu ėshtė e mundshme korrespondenca mes njė kolegu rus dhe njė japonez, pa qenė nevoja qė njėri tė kuptojė domosdoshmėrisht gjuhėn e tjetrit. Ndėrsa gjatė njė takimi real do tė ishim tė varur nga gjuha e gjesteve, kėtu mund tė komunikojmė pėrmes Web-it.


Pra, kushtet e pėrgjithshme ndryshojnė rrėnjėsisht. Ėndrra e vjetėr e njerėzimit pėr dije tė disponueshme kudo dhe nė ēdo kohė duket se po shndėrrohet nė realitet. Edhe ky aspekt vetėm i vendos mėsuesit dhe nxėnėsit pėrpara sfidash krejtėsisht tė reja. Por tė mėsuarit sipas 2.0 ėshtė mė shumė se sa thjesht tė mėsuarit nė epokėn e dijes sė kudogjindshme.


 

 

 

Edukimi 2.0

 

Pėr shkak tė revolucionit nė teknologjinė e informacionit dhe tė komunikimit dijet sot e kėsaj dite janė tė riprodhueshme nė mėnyrė tė pakufizuar dhe pėrtej kufijve, por nė tė njėjtėn kohė edhe mė fakultative, tė pasistemuara dhe tė diskutueshme.

Nė njė situatė tė tillė del nevoja e njė pėrkufizimi tė ri tė konceptit edukim, pėr tė cilin janė vendimtare aftėsia pėr gjykim dhe analiza kritike e informacioneve.

‚Kompetenca refleksive’ (Peter Strohschneider), qė nga informacioni tė kalohet nė dije, dhe nga dija tė kalohet nė gjykim shndėrrohet nė kėtė mėnyrė nė njė teknikė qendrore kulture pėr konceptin e edukimit, zhvillimi objektiv dhe pėrēimi i tė cilės shndėrrohet nė njė sfidė tė pashmangshme pėr institucionet, qė merren me edukimin nė shoqėrinė tonė.

[Hans N. Weiler, Edukimi nė epokėn e riprodhueshmėrisė teknike; nė: Schlüter/Strohschneider (bot.), Edukimi? Edukimi! 26 Teza rreth edukimit si sfida  nė shek XXI, licencuar pėr Zyrėn Qendrore Federale pėr Edukimin Politik, Seria e shkrimeve vėll. 790, Bonn 2009, fq. 100]

 

Shoqėria e informacionit shton mundėsitė e shfrytėzimit tė tė dhėnave dhe fakteve, pra duhet tė aftėsojė gjithsecilin pėr tė mbledhur, pėrzgjedhur, renditur, trajtuar dhe pėrdorur mė tej informacionet. Edukimi, pra, duhet tė pėrshtatet vazhdimisht me ndryshimet e shoqėrisė; ai duhet tė pėrēojė mė tej arritjet, bazat dhe pasurinė e pėrvojave njerėzore.

[Aftėsia pėr tė mėsuar: Pasuria jonė e fshehur. Raporti i UNESCO-s rreth edukimit nė shek. XXI. Bot. nga komisioni gjerman i UNESCO-s. Neuwied; Kriftel; Berlin: Luchterhand, 1997, fq. 19]

 

Nuk ėshtė mė e mjaftueshme pajisja e ēdo fėmije nė njė moshė tė hershme me dije tė caktuara, tė cilat ai do tė mund t'i konsumojė ne tė ardhmen. Ēdo individ duhet tė jetė i aftė tė mėsojė gjatė gjithė jetės sė tij, nė mėnyrė qė tė shumojė dijet, tė fitojė aftėsi dhe cilėsi, dhe tė mund t'i pėrshtatet njė bote komplekse nė shndėrrim dhe tė ndėrlidhur me veten.

Aftėsia pėr tė mėsuar: Pasuria jonė e fshehur. Raporti i UNESCO-s rreth edukimit nė shek. XXI. Bot. nga komisioni gjerman i UNESCO-s. Neuwied; Kriftel; Berlin: Luchterhand, 1997, fq.  73]

 

 



Puna nė skuadėr

Bashkėpunimi


Njė element tjetėr karakteristik i Web 2.0 qėndron nė mundėsinė e ndarjes sė informacioneve me tė tjerėt. Kjo hap opsione tė reja pėr procesin e nxėnies dhe tė mėsimit, sikurse nuk mund tė imagjinohej deri pėrpara pak vitesh. Krahas kėsaj edhe puna, qė mė parė mund tė kryhej vetėm nė kompjuterin e shtėpisė, si pėr shembull ajo me tekste dhe prezantime, planifikimi i njė koncepti pėr njė dorėshkrim me ndihmėn e njė Mind-Mapping-Software dhe shumė e shumė tė tjera, mund tė depozitohet nė Web tanimė. Dhe kėto dokumente dhe Mind-Maps mund tė pėrpunohen direkt aty sė bashku me kolegėt, studentėt ose nxėnėsit e tjerė.

E ē'do tė thotė kjo, qė sapo thamė pėr tė mėsuarit nė shek. XXI? Nuk do tė thotė asgjė mė shumė se sa qė Web 2.0 ndryshon rrėnjėsisht mėnyrėn, se si ne mėsojmė. Ne jo vetėm qė mėsojmė mė gjatė si kohė, duke shkuar nėpėr leksione dhe seminare apo duke lexuar libra, pėrmbajtja e tė cilave shpesh mund tė jetė vjetėruar edhe qė nė momentin e publikimit. Tė mėsuarit nuk kufizohet gjithmonė vetėm nė pėrthithjen e dijes dhe 'nxėnės' nuk janė thjesht dhe vetėm konsumatorėt e dijes.



Tė ndash dijet



web literacy
si element qėndror, kur mėsojmė se si tė mėsojmė


Nė ditėt e sotme tė mėsosh do tė thotė tė sigurosh informacionet aktuale nė internet, tė ndash me tė tjerė dijet dhe idetė e tua nė kuadėr tė rrjeteve sociale tė internetit, qė janė duke u ndėrtuar si dhe tė diskutosh e tė kontribuosh personalisht nė mėnyrė aktive nė kėto pėrmbajtje tė disponueshme nė rrjetet e sipėrpėrmendura. Kėto aspekte i gjejmė tė pėrshkruara dhe diskutuara nė mėnyrė tė detajuar ndėr tė tjera edhe nė librin e shkėlqyer  tė Will Richardson, "Blogs, Wikis, Podcasts and Other Powerful Web Tools for Classrooms" (Thousand Oaks 2006), i cili ėshtė botuar edhe nė gjuhėn gjermane nė fillim tė vitit 2011. Udhėzime rreth mundėsive tė pėrdorimit tė aplikimeve tė ndryshme tė Web 2.0 do tė gjeni edhe nė faqen "Elemente tė Web 2.0".

Por cilat janė konkluzionet qė nxjerrim sė kėtejmi? Konstatimi vendimtar qėndron nė faktin, se tė mėsuarit (pėrgjatė gjithė jetės) nga njėra anė, dhe kompjuteri dhe interneti  - dhe kėtu para sė gjithash Web 2.0 – nė anėn tjetėr, janė tė lidhur pazgjidhshmėrisht me njėri-tjetrin. Kur u mėsojmė sot tė tjerėve, se si duhet tė mėsojnė, atėherė duhet qė njė kolonė qendrore nė kėtė proces tė pėrbėjė Web literacy, qė ėshtė e domosdoshme pėr tė shfrytėzuar dhe pėrdorur totalisht mundėsitė e shumėllojshme tė Web (2.0). Nė kėtė kontekst shtrohet natyrshėm problemi, qė janė (pikėrisht) Digital Immigrants, qė u mėsojnė Digital Natives kėto  kualifikime (shih faqen Digital Natives).

Procesi i nxėnies bazohej nė tė shkuarėn, dhe vazhdon edhe sot tė bazohet, para sė gjithash nė librat metodikė dhe shkollorė. Aty kėtu mund tė merret ndonjė fragment gazete, apo edhe ndonjė film, por jo mė shumė se kaq. Krahas kėsaj nxėnėsit (subjektet e nxėnies) kanė njė akses tejet tė kufizuar nė informacione, qė i kalojnė kėto kufij jashtė institucioneve arsimore. Ndėrsa sot e tėrė dija njerėzore ėshtė larg vetėm njė klikim mausi, dhe informacionet nė Web janė shumė mė tė plota dhe aktuale, se sa mund tė jetė njė libėr shkolle. Aftėsia qė ky rezervuar dijesh tė mund tė shfrytėzohet nė mėnyrė efektive ėshtė shndėrruar nė njė kualifikim kyē, i cili duhet tė pėrēohet nė shkollė.

Web (2.0) literacy
po bėhet gjithnjė e mė i rėndėsishėm si njė kualifikim kyē, nėse kemi parasysh qė Web 2.0 ofron mundėsi tė reja dhe inovative pėr tė pėrthithur atė masė tė stėrmadhe informacionesh gjithnjė nė rritje, ndaj tė cilės jemi vazhdimisht tė ekspozuar. Sjellim ndėrmend kėtu RSS-Feeds aq tė pranishme sot, njė format informimi, i cili i mundėson pėrdoruesit, tė abonojė  pėrmbajtjet e njė faqe interneti - apo pjesė tė saj (shih Elemente tė Web 2.0).



Nxėnia si proces


Njė aspekt tjetėr: prej brezave tė nxėnėsve dhe studentėve dikur pritej para sė gjithash njė gjė, pikėrisht aftėsia pėr tė punuar nė mėnyrė tė pavarur dhe pėr tė pėrpiluar vetė njė referat, njė prezantim apo njė punė seminari qė do t'ua paraqisnin mėsuesve apo docentėve tė tyre. Dhe kur mendohej se puna kishte mbaruar, atėherė ishte vertėtė kėshtu: mbaronte dhe pikė. Me Web 2.0 kjo situatė nis tė ndryshojė. Nxėnėsit mund tė hapin pėr shembull njė Wiki pėr njė publik tė vogėl – qoftė edhe vetėm pėr nxėnėsit e tjerė tė klasės dhe / ose pėr prindėrit e tyre. Pėrmbajtjet e vendosura atje mund tė komentohen, ndryshohen, plotėsohen. Pra, ato nuk janė asnjėherė tė mbaruara pėrfundimisht. Hidhini njė sy te Wikipedia faqes sė diskutimeve pėr njė artikull tė caktuar, dhe atėherė do ta keni tė qartė se pėr se ėshtė fjala.

Kjo do tė thotė kėmbim paradigmash. Duhet t'u bėjmė tė qartė nxėnėsve, studentėve dhe pėrgjithėsisht mėsuesve, qė produktet e tyre nuk duhet tė jenė (vetėm) produkt final, por edhe pikėnisje pėr tė tjerėt, qė do tė pėrballen me kėtė pėrmbajtje, do t'i plotėsojnė, pėrpunojnė mė tej dhe do t'i aktualizojnė ato. Nė procesin e nxėnies nėn shenjėn e Web 2.0 nuk bėhet fjalė pėr memorizim dijesh pėr sė pari, por pėr njė proces nė kuadėr tė tė cilit kėmbehen dhe pėrmirėsohen ide.



Analizė kritike e informacioneve


Nė epokėn e librave tė mėsimit dhe tė enciklopedive tė trasha disavėllimshe, tė cilat sinjalizonin seriozitet qoftė edhe vetėm pėrmes peshės sė tyre reale tė konsiderueshme, mund tė ishe i sigurt se pėrmbajtjet e ofruara atje, edhe pse shpesh tė vjetėruara shpejt, ishin verifikuar me kujdes nga ekspertė tė fushės.

Por sot nuk ndodh kėshtu. Duke qenė se nė internet mund tė publikojė kushdo, duhet tė jemi konsumatorė dijeje shumė mė kritikė se mė parė dhe ta marrim vetė pėrsipėr detyrėn e verifikimit, sikurse ėshtė bėrė mė parė kjo nga botuesit apo redaktorėt. Edhe nė kėtė rast ėshtė fjala pėr njė aftėsi, qė mund dhe duhet tė pėrvetėsohet – edhe prej vetė Digital Natives, tė cilėt shpesh nuk janė plotėsisht tė vetėdijshėm lidhur me problematikėn nė fjalė (rreth termit dhe debatit Digital Natives versus Digital Immigrants shih faqen Digital Natives).

Aftėsia pėr analzė kriitike tė informacioneve tė disponueshme kudo dhe nė ēdo kohė – dhe kėtu duket se opinonet janė tė njėsuara – pėrbėn njė kompetencė kyē nė kuadėr tė tė mėsuarit  2.0. Kėshtu Hans N. Weiler shkruan nė esenė e tij me vlerė pėr tu lexuar "Edukimi nė epokėn  e riprodhuesmėrisė teknike":

"Teknologjitė moderne i bėjnė informacionet tė disponueshme nė masė dhe kohė tė pakufizuar – por gjithsesi kryesisht tė rastėsishme, tė pasistemuara dhe tė pavlerėsuara. Me qėllim qė prej njė sasie tė tillė tė pafkufizuar informacionesh tė mund tė pėrftohet dije e mirėfilltė, nevojitet pėrēimi i aftėsive analitike, kritike dhe normative, tė cilat  nė panoramėn edukative tė kohės luajnė vetėm njė rol periferik."

[[nė: Schlüter/Strohschneider (bot.), Edukim? Edukim! 26 teza rreth edukimit si sfidė nė shek. XXI., Zyra Qendrore Federale pėr Edukimin Politik, Seri Shkrimesh vėll. 790, Bonn 2009, fq. 93]

Pėr kėtė arsye Weiler kėrkon pėrfshirjen e "Njohuri mbi dijen" si njė lėndė tė detyruar nė lėndėt bazė tė detyruara. Winfried Schulze (shih tekstin nė tė djathtė) sjell nė vėmendje. krahas kėsaj, nė tė njėjtėn seri shkrimesh  njė kompetencė tė lėnė shpesh pas dore: krahas kompetencave tė njohura gjerėsisht pėr pėrftimin dhe analizėn e dijeve, ai pėrmend edhe njė kompetencė tė tretė, pikėrisht atė tė eleminimit tė rezervave tė dijes tanimė tė padobishme.

 

 

 

Edukimi 2.0

 

Duke u nisur nga pamundėsia e dukshme pėr tė pėrkufizuar edukimin vetėm mbi bazėn e njė thelbi konjitiv tė mirėpėrcaktuar, qė do tė duhej tė pėrvetėsohej  nga nxėnėsit dhe studentėt, riorientimi i edukimit mund tė pėrkufizohet  nė fund tė fundit vetėm nėpėrmjet njė seti kompetencash, qė do ta aftėsonin tė riun tė pėrvetėsojė dijet e nevojshme pėr jetėn e tij sociale dhe profesionale, t'i analizojė ato nė mėnyrė kritike dhe eventualisht tė dijė tė lerė mėnjanė dijet e panevojshme.

Kompetenca pėr pėrftimin e kėtyre dijeve ka tė bėjė me aftėsinė pėr tė siguruar dijet e nevojshme nė shkallėn e duhur tė specializimit.

Kompetenca pėr analizė kritike synon krijimin e aftėsisė pėr tė verifikuar saktėsinė e pėrmbajtjes sė dijeve tė pėrftuara dhe pėr tė njohur e identifikuar strukturat argumentative  dhe rregullat bazė pėr tė provuar vėrtetėsinė e tyre.

Dhe nė mbyllje duhet tė zhvillohet edhe kompetenca  e ēaktivizimit tė rezervave tė caktuara tė dijeve, ēka duket se ėshtė veēanėrisht e nevojshme duke parė ritmet e shpejta tė grumbullimit tė dijeve.

Nė tėrėsi prej kėtyre kėrkesave rezulton, se duhet zhvilluar njė set kompetencash, tė cilat i referohen para sė gjithash njė personaliteti, qė argumenton dhe vepron nė mėnyrė kritiko-racionale.

[Winfried Schulze, Kompetencė nė vend tė edukimit!;  Schlüter/Strohschneider (bot.), Edukim? Edukim! 26 Teza rreth edukimit si sfidė nė shek. XXI. Botim i licencuar pėr  Zyra Qendrore Federale pėr Edukimin Politik, Seri Shkrimesh vėll. 790, Bonn 2009, fq. 26f.]

 

 



Jo mė vetėm tekst


Njė shembull tjetėr pėr efektet e Web 2.0 nė procesin e mėsimit dhe nxėnies: „Tė shkruarit“ nė kuptimin e shprehjes sė mendimeve, komunikimit me tė tjerėt rreth pėrmbajtjesh tė caktuara dhe publikimit, nuk kufizohet mė thjesht dhe vetėm nė tekst. Gjithnjė e mė shumė shtohen kėtu informacionet audio, fotografitė dixhitale dhe videot. Dhe kėto forma multimediale tė shprehjes ofrojnė mundėsi fantastike nė ēdo kontekst edukimi, dhe kjo nė mėnyrė plotėsisht tė pėrligjur. Si shembulll mund tė shihni mes videosh tė shumta fjalėn e Severn Suzuki nė Samitin e Tokės nė Rio de Janeiro nė vitin 1992 ("The girl who silenced the world for six minutes"):


 



Roli i mėsuesit


Duke patur parasysh ndryshimet e tematizuara nė kėtė faqe nuk mund tė jetė befasi fakti, qė roli i mėsuesit ka ndryshuar. Nėse mė parė bėhej fjalė kryesisht pėr pėrēimin e informacioneve, mėsuesit nė epokėn e informacioneve tė disponueshme kudo dhe nė ēdo kohė janė mė sė shumti nė rolin e moderatorit dhe shoqėruesit tė nxėnėsit. Kufijtė dikur tė qartė mes mėsuesit dhe nxėnėsit janė nė zhdukje. Pėrēimi i cilėsive kyē sikurse ėshtė Web literacy merr njė rėndėsi edhe mė tė madhe, dijet pėr qėllim orientimi janė duke zhvendosur dijet faktike, tė cilat vjetėrohen gjithnjė e mė shpejt. Nė mėnyrė tė veēantė kjo bie nė sy nė njė format klasik edukimi, sikurse janė leksionet universitare, tė cilat nė formėn e vet fillestare – leximit tė njė libri, i cili ishte me njė tirazh tė kufizuar dhe me kosto pėr tu disponuar – ishte natyrisht njė anakronizėm edhe qė pėrpara Web-it.



Universiteti 2.0





Tė mėsuarit nė bashkėpunim



Por ē'pamje do tė kish universiteti 2.0?  Rreth kėsaj teme kanė shtjelluar analizat e tyre autorėt e librit  "Wikinomics. How Mass Collaboration Changes Everything", Don Tapscott dhe Anthony D. Williams, (rreth Wikinomics shih Ekonomia sipas 2.0). Nė njė artikull pėr revistėn EDUCAUSE Review (vol. 45, no. 1, January/February 2010, 16-29) ata theksojnė, se debati rreth tė ardhmes sė universitetit deri mė tani nuk ka prekur thelbin e ēėshtjes. Shumica e zgjidhjeve tė propozuara...

"...don't address the fundamental problems with the university or show a way forward. Rather, change is required in two vast and interwoven domains that permeate the deep structures and operating model of the university: (1) the value created for the main customers of the university (the students); and (2) the model of production for how that value is created. First we need to toss out the old industrial model of pedagogy (how learning is accomplished) and replace it with a new model called collaborative learning. Second we need an entirely new modus operandi for how the subject matter, course materials, texts, written and spoken word, and other media (the content of higher education) are created. We believe that if the university opens up and embraces collaborative learning and collaborative knowledge production, it has a chance of surviving and even thriving in the networked, global economy."

[versioni online i artikullit me diskutime interesante]

Pėr ata, qė kėrkojnė tė thellohen nė kėtė tematikė tejet interesante dhe tė rėndėsishme, rekomandojmė  krahas leximit tė fragmentit tė cituar edhe librin e ri tė Tapscott/Williams: "Macrowikinomics. Rebooting Business and the world" (Portfolio Penguin, 2010). Pjesa IV e librit - "Learning, Discovery, and Well-being" – qė trajton ndėr tė tjera temat si  "Rethinking the University: Collaborative Learning" dhe "Science 2.0: Igniting Knowledge Creation in a Networked World". Videoja e mėposhtme tregon njė intervistė tė Don Tapscott rreth librit:



Nė kontekstin e debatit rreth efekteve tė Web 2.0 Tapscott/Williams bėjnė pjesė nė rrethin e atyre, qė presin ndryshime revolucionare praktikisht nė tė gjitha fushat. Nė skajin tjetėr tė spektrit qėndrojnė ata, tė cilėt nė fakt pohojnė, qė me Web 2.0 do tė ketė ndryshime dhe pėrshtatje, por pa iu veshur kėtyre ndryshimeve cilėsinė e tė qenit rrėnjėsore. Si shembull sillen kėtu udhėzimet e njė konferencė tė rektorėve tė shkollave tė larta nė Gjermani, e cila mbėrriti nė konkluzionin se:

"Pėrgjithėsisht duhet pritur, qė shkollat e larta - nė vazhdėn e zhvillimeve aktuale dhe tė ardhshme tė internetit dhe tė pėrdorimit tė tij - tė ndryshojnė, nėse jo nė mėnyrė dramatike, tė paktėn nė mėnyrė vijuese. Kjo vlen para sė gjithash pėr infrastrukturėn, proceset dhe shėrbimet nė fushėn e menaxhimit tė informacionit dhe kontakteve. Pėrkundėr kėsaj, shndėrrimi i shkaktuar prej aplikimeve tė Web 2.0 nė mėsimdhėnie dhe kėrkimin shkencor do tė vijė gradualisht nė rėnie."

[Konferenca e rektorėve tė shkollave tė larta (bot.): Sfida Web 2.0, Artikuj rreth politikės pėrshkollat e larta 11/2010, versioni online, pdf]



Kulturė e re tė mėsuari


Se deri ku shtrihen efektet e Web 2.0 nė procesin e nxėnies dhe mėsimit ėshtė diēka e diskutueshme, por assesi nuk ėshtė i diskutueshėm fakti, qė diēka do tė ndryshojė. Shto kėtu edhe elementin tjetėr, qė debati  mbi efektet e Web 2.0 ka fushėprerje me debatet e tjera, veēanėrisht me diskutimin rreth njė kulture tė re tė mėsuari, e cila lidhet ngushtė me koncepte tė tilla si tė mėsuarit e pavarur dhe teoritė konstruktiviste tė tė mėsuarit. Pa patur mundėsi tė thellohemi nė kėto aspekte, sjellim nė vėmendje, se Web 2.0 ėshtė i predestinuar tė zhvillojė mė tej kalimin nga njė paradigmė tradicionale nė njė konstruktiviste – sikurse bėn tė qartė edhe diagrama e mėposhtme.


 



[Autorėt: Dr. Ragnar Müller / Prof. Dr. Wolfgang Schumann]

 

 

Shko lart

D@dalos Faqja hyrėse

Faqja hyrėse nė shqip

Pėrmbledhje grafike

Kontakt

1998-2011 D@dalos - Edukimi politik, Edukimi me parimet e demokracisė, Edukimi me tė drejtat e njeriut, Pedagogjia e paqes (Projekt i Pharos e.V.), Web: Agora