Server ndėrkombėtar i UNESCO-s pėr edukimin me parimet e demokracisė, paqes dhe tė drejtave tė njeriut
 
  D@dalos Faqja hyrėse Faqja hyrėse nė shqip Pėrmbledhje grafike Kontakt  
 

 

Temat:

Tė drejtat e njeriut / Udhėrrėfyesit / Demokracia / Partitė / BE / OKB / Qėndrueshmėria / Globalizimi / Web 2.0

     

 

Metodat:

Didaktika politike / Metodat e edukimit politik / Pedagogjia e paqes     ///     Pyetje, kritika, komente?

 
 

 Ju jeni tek:

D@dalos > Faqja hyrėse > Web 2.0 > Shoqėria 2.0 > Rreziqet e Web 2.0

 



Pėrmbajtja


Temat e librit metodik online rreth Web 2.0:

Hyrje

Ēfarė ėshtė Web 2.0?

Tė mėsuarit 2.0

Politika 2.0

Ekonomia 2.0

Shoqėria 2.0

 Rreziqet e Web 2.0

 Rrjetet sociale

 Urtėsia e masės

 Digital Natives
 


Rreziqet e Web 2.0

Pėrfytyroni, se jeni duke planifikuar tė hapni njė restorant. Jeni duke vrarė mendjen pėr menunė dhe arrini nė pėrfundimin, qė doni t'u ofroni frekuentuesve tė restorantit tuaj edhe biftek – megjithė rezervat e mėdha qė keni pėr shkak tė ndryshimit tė klimės.

Pėr kėtė arsye ju nevojiten thika tė mprehta. Kjo sigurisht mbart me vete rrezikun, qė miqtė nė lokalin tuaj tė theren ndonjė ditė me njėri-tjetrin. Pėr tė penguar qė tė ndodhė kjo, ju duhet tė kujdeseni, qė cdo tryezė tė ndodhet brenda  njė kafazi...

Ky eksperiment i vogėl mendimesh e ka burimin te themeluesit e Wikipedia-s Jimmy Wales dhe Andrea Weckerle. Ai ėshtė shkėputur nga parathėnia e librit me vlera tė autorėve Matthew Fraser dhe Soumitra Dutta "Throwing Sheep in the Boardroom. How Online Social Networking Will Transform Your Life, Work and World" (Chichester 2008).

Por pėrse tė gjithė restorantet (tė paktėn ata qė njohim ne) e marrin pėrsipėr kėtė risk dhe heqin dorė nga ideja e tryezės nė kafaz? Kjo ka tė bėjė me faktin se ne kemi vendosur, "not to make the threat of bad behavior the central element in the design of our social institutions", sikurse thuhet edhe nė parathėnie.

Nė tė gjitha aktivitetet tona ne (me tė drejtė) nisemi nga ideja, se zakonisht nuk kemi tė bėjmė me tė ēmendur, kriminelė apo sadistė, por me njerėz po aq dashamirės sa ne, dhe qė i respektojnė rregullat e bashkėjetesės njėsoj si ne. Pa kėtė supozim bazė bashkėjetesa sociale do tė ishte e pamundur.






[dieses Foto wurde angepasst auf der Basis eines Fotos von Cary Bass, Wikimedia, CC]



Rreziqet e  Web 2.0 (mbi)vlerėsohen


Pėrse ky shėnim paraprak? Sepse hera-herės informacionet dhe debatet rreth Web 2.0 e lėnė jashtė vėmendjes kėtė supozim tė vetėkuptueshėm. Kjo ka pėr pasojė qė njė pėrdoruese mesatare mediash tė mėsojė shumė rreth rreziqeve, por pak rreth shanseve, qė ofron Web 2.0. Pėr prezantimin tonė kjo do tė thotė, qė ne tė mos zgjatemi rreth rreziqeve tė Web 2.0, pasi asnjė temė nuk ėshtė pėrpunuar nė mėnyrė mė tė plotė se kjo.















Siguria e Internetit: tema tė rėndėsishme



EU Safer Internet Programme

Krahas shumė iniciativave tė tjera pėr sigurinė nė Web 2.0 sjellim nė vėmendjen tuaj Safer Internet Programme tė Bashkimit Evropian (faqja e internetit). Pikėnisja qendrore nė internet ėshtė Insafe (www.saferinternet.org) - njė rrjet mbarėevropian i "Awareness Centres", detyra e tė cilave qėndron nė mbėshtetjen e adoleshentėve nė krijimin e njė raporti tė sigurt e tė pėrgjegjshėm mė internetin dhe aparaturat e lėvizshme. Krahas adoleshentėve, si grupe tė synuara janė kryesisht edhe prindėrit dhe mėsuesit.

Nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve evropiane  projekti menaxhon Safer Internet Centres. Ato pėrbėhen nga tre komponentė. Sė pari janė "Awareness Centres", sė dyti Hotlines, tek tė cilat njoftohen pėrmbajtjet e paligjshme dhe sė treti Helplines, tė cilat kėshillojnė adoleshentėt, prindėrit dhe mėsuesit rreth tė gjitha aspekteve tė sigurisė nė internet. Zakonisht qendrat ofrojnė informacione interesante dhe tė orientuara pėr nga grupet e synuara rreth tė gjitha temave mbi lundrimin e sigurt nė internet (videot, lojrat, check-listat, broshura falas etj). Pėrveē kėsaj mė 8 shkurt, njohur si Safer Internet Day,  organizohen aktivitete tė pėrqendruara rreth sigurisė nė internet.

Diapazoni i temave ėshtė shumė i gjerė. Nė faqen gjermane tė klicksafe.de gjenden pėr shembull informacione rreth aspekteve tė mėposhtme tė sigurisė nė rrjet:

Komunikimi: chat, spam, handy, instant messenger, rrjetet sociale,  cyber-mobbing

Lojra kompjuterike: informacione bazė, efekti i mediave, edukimi mediatik

Mbrojtja e informacioneve: informacione bazė, dosier pėr mbrojtjen e informacionit

Kėrkimi dhe kėrkimet shkencore: instrumentat e kėrkimit, besueshmėria

Pėrmbajtje problematike: pornografi, ekstremizėm i djathtė, dhunė, nxitje e problemeve me ushqimin

Blerjet nė rrjet: ofertat nė internet, reklama

Shkarkimet: e drejta e autorit, bursat e kėmbimit

Masa teknike pėr mbrojtjen: mbro kompjuterin, siguria e fėmijėve, filtri pėr mbrojtjen e tė rinjve

Linket e mėposhtme tė ēojnė nė qendrat kombėtare tė Safer Internet Centres:
Austria / Belgium / Bulgaria / Cyprus / Czech Republic / Denmark / Estonia / Finland / France / Germany / Greece / Hungary / Iceland / Ireland / Italy / Latvia / Lithuania / Luxembourg / Norway / Netherlands / Poland / Portugal / Romania / Russia / Slovakia / Slovenia / Spain / Sweden / United Kingdom












Kėshillat mė tė rėndėsishme pėr adoleshentėt



Kėshillat mė tė rėndėsishme

Faqja austriake e saferinternet.at pėrmbledh nė gjashtė pika kėshillat mė tė rėndėsishme pėr tė rinjtė:

"Nė mėnyrė qė ti tė jesh i sigurt edhe kur lundron nė internet dhe tė mos pėrjetosh surpriza tė pakėndshme, kėtu janė kėshillat mė tė rėndėsishme  - kėshtu LUNDRON I SIGURT:

1. MBRO SFERĖN TĖNDE PRIVATE
Mendohu mirė, se cilat informacione rreth vetes kėrkon tė vesh nė internet. Mos posto fotografi apo tekste, tė cilat dikur mund tė pėrdoren kundėr teje. Tė dhėnat personale sikurse janė emri, adresa, nr. i celularit, fjalė-kalimi etj. ėshtė mė mirė t'i mbash pėr vete. Nė 'komunitetet' e tua pėrdor instrumentin e „sferės private“, nė mėnyrė qė tė huajt tė mos mėsojnė asgjė rreth teje
.

2. JO ĒDO GJĖ ĖSHTĖ E VĖRTETĖ
Ji mosbesues ndaj pretendimeve, qė ndesh nė rrjet. Shpesh nuk ėshtė e qartė prej nga vinė informacionet, dhe asnjėherė nuk mund tė dish nėse dikush ėshtė vėrtetė ai, qė thotė se ėshtė. Ndaj ėshtė e mira t'i kontrollosh nė mėnyrė tė shumėfishtė informacionet e internetit
!

3. RESPEKTO TĖ DREJTAT E AUTORIT
Ofrimi dhe pėrdorimi i mėtejshėm (p.sh. nė blog, profile etj.) i materialeve muzikore, filmike, fotografike apo i software-ve tė ndryshėm – pa lejen e autorit – ėshtė i ndaluar. Pasojė e pakėndshme e kėtij akti mund tė jetė ndonjė gjobė prej disa mijėra eurosh.
Pėrjashtim bėjnė kėtu vepra, qė janė objekt i njė licence tė tipit Creative Commons. Nėse pėrdor fragmente tekstesh nga autorė tė tjerė, duhet qė gjithmonė tė japėsh edhe burimin.

4. E DREJTA PĖR FOTOGRAFINĖ TĖNDE
Publikimi i fotografive dhe videove, qė i paraqesin tė tjerėt nė disavantazh, nė mė tė shumtėn e rasteve, nuk lejohet. Pėr siguri, pyesni mė mirė personat, qė figurojnė ndėr to, nėse do tė ishin dakord me publikimin e materialit
!

5. FALAS NUK KA ASGJĖ
Edhe nė internet rrallė mund  tė ketė diēka, qė tė jetė vėrtet falas. Nė rastin e ofertave gratis ji gjithmonė mosbesues, veēanėrisht atėherė kur duhet tė regjistrohesh me emėr dhe adresė
.

6. NĖSE TĖ DUKET DIĒKA E ĒUDITSHME, ATĖHERĖ THUAJE!
Nėse ndonjėherė gjatė lundrimit ke njė ndjesi tė keqe, atėherė fol pėr kėtė me tė rriturit, qė u beson. Mos iu pėrgjigj njoftimeve tė ēuditshme apo kėrcėnuese! Nė faqen
www.rataufdraht.at do tė marrėsh gratis, nė mėnyrė anonime dhe 24 orė nė ditė asistencė telefonike, nėse nuk do tė dish si tė veprosh mė tej."

[Burimi: http://www.saferinternet.at/staysafe/, 23.03.11]





Tabelė pėrmbledhėse e rreziqeve online



Tipologji e rreziqeve online

Nė esenė e vet me titull "Fėmijėt dhe tė rinjtė nė Web 2.0 – fakte, mundėsi dhe rreziqe" (APuZ 3/2011, Online-Version) Uwe Hasenbrink dhe Claudia Lampert vlerėsojnė studime tė shumta rreth pėrdorimit tė mediave (JIM-Studie 2010 - www.mpfs.de; EU Kids Online - www.eukidsonline.net). Krahas shėnimeve rreth ndryyshimit tė rolit tė pėrdoruesit pėrmes rrjetit social dhe rreth forcės tėrheqėse tė rrjeteve sociale tek tė rinjtė, ata zhvillojnė edhe njė sistematikė tė rreziqeve online, sikurse tregohet nė tabelėn e mėposhtme:
 

 

Dimensionet e rrezikut

qėllime komerciale

agresion, dhunė

seksualitet

vlera

Fėmija si marrės
(content)

reklamė, spam, sponsorizim

pėrmbajtje me dhunė dhe urrejtje

pėrmbajtje tė padėshiruara pornografike  ose seksuale

racizėm, informacione  tė shtrembėruara / ēorientuese (p.sh. rreth drogave)

Fėmija si pjesėmarrės
(contact)

spiunimi apo mbledhja e tė dhėnave personale

ngacmohen, tallen, apo intimidohen

marrin komente tė natyrės seksuale, kontakte me tė huaj, lėnie takimesh me tė huaj

sjellje vetėdėmtuese

Fėmija si veprues
(conduct)

shkarkime tė paligjshme, hacking, lojra fati

bezdis apo intimidon tė tjerėt

ngacmime seksuale, publikim maerialesh pornografike

ofron informacione, p.sh. nė chat-in  e vetėvrasjeve apo tė proanoreksisė

 

Burimi: Uwe Hasenbrink/Claudia Lampert: : Fėmijėt dhe adoleshentėt nė Web 2.0 - – Fakte, mundėsi dhe rreziqe; nė: APuZ 3/2011, fq. 8





Prezantim i ekuilibruar rreth temės

Njė literaturė e dobishme pėr prindėrit dhe mėsuesit do tė ishte libri i botuar nė vitin 2008 nga John Palfrey dhe Urs Gasser "Born Digital. Understanding the First Generation of Digital Natives" (nė gjermanisht me titull: "Gjenerata Internet. Digital Natives: Si jetojnė, mendojnė dhe punojnė ata"). Nė kėtė libėr bėhet fjalė, si tė kuptosh  Web 2.0 dhe Digital Natives, por edhe tė njohėsh rreziqet e Web (2.0) dhe si t'i menaxhosh ato.

Prindėrit dhe mėsuesit e Digital Natives luajnė njė rol tė rėndėsishėm - sipas gjykimit tė Palfrey/Gasser (krahas operatorėve tė kėtyre shėrbimeve dhe ligjvėnėsve)- duke i udhėhequr fėmijėt dhe adoleshentėt nė pėrdorimin e internetit. Ajo ēka i pengon ata nė kėtė rol, ėshtė fakti se duke qenė Digital Immigrants nuk zotėrojnė kompetencat e nevojshme pėr ta bėrė kėtė. Nė 12 kapitujt e kėtij libri, me anė tė titujve listuar mė poshtė,  hidhet dritė mbi rreziqet dhe mundėsitė e pėrdorimit tė internetit nga Digital Natives:

Identitetet – Dosier (dixhitale) – Sfera private - Siguria – Forca krijuese - Pirateria - Cilėsia - Overload - Agresioni -  Risitė – Tė mėsuarit - Aktivizmi. Nė faqen shoqėruese tė internetit rreth librit do tė gjeni video tė pėrgatitura nga studentė rreth tė gjithė kapitujve, tė cilat do tė ishin tė pėrshtatshme si hyrje apo pėrmbledhje: http://youthandmedia.org/video/born-digital/.


[Autorėt: Dr. Ragnar Müller / Prof. Dr. Wolfgang Schumann]

 

 

Shko lart

D@dalos Faqja hyrėse

Faqja hyrėse nė shqip

Pėrmbledhje grafike

Kontakt

1998-2011 D@dalos - Edukimi politik, Edukimi me parimet e demokracisė, Edukimi me tė drejtat e njeriut, Pedagogjia e paqes (Projekt i Pharos e.V.), Web: Agora