Server ndėrkombėtar i UNESCO-s pėr edukimin me parimet e demokracisė, paqes dhe tė drejtave tė njeriut
 
  D@dalos Faqja hyrėse Faqja hyrėse nė shqip Pėrmbledhje grafike Kontakt  
 

 

Temat:

Tė drejtat e njeriut / Udhėrrėfyesit / Demokracia / Partitė / BE / OKB / Qėndrueshmėria / Globalizimi / Web 2.0

     

 

Metodat:

Didaktika politike / Metodat e edukimit politik / Pedagogjia e paqes     ///     Pyetje, kritika, komente?

 
 

 Ju jeni tek:

D@dalos > Faqja hyrėse > Web 2.0 > Ēfarė ėshtė Web 2.0? > Elemente tė Web 2.0

 



Pėrmbajtja


Temat e librit metodik online rreth Web 2.0:

Hyrje

Ēfarė ėshtė Web 2.0?

 Elemente tė Web 2.0

 Tagging: Tė menduarit 2.0

Tė mėsuarit 2.0

Politika 2.0

Ekoniomia 2.0

Shoqėria 2.0

 


Elemente tė Web 2.0

Nė fakt nuk ka asnjė pėrkufizim tė gjithėnjohur tė Web 2.0(shih Ēfarė ėshtė Web 2.0?), por ekziston njė konsensus lidhur me faktin, se (tė paktėn) aplikimet, shėrbimet dhe aktivitetet e paraqitura nė renditjen e mėposhtme janė pjesė e Web 2.0. Nė kėtė faqe do tė sqarohen kėto elemente tė Web 2.0 (resp. Social Web ose Social Media):


Blogs (resp. Weblogs)

Microblogging (Twitter)

Wikis (para sė gjithash Projekti Wikipedia)

Social Bookmarking (Diigo, Delicious etj.)

Media Sharing (YouTube, Flickr etj.)

Social Networks (MySpace, Facebook etj.)

RSS Feeds

Webapps (Online-Tools nė bashkėpunim si Google Docs etj.)




 



Nė sqarimin e elementėve tė ndryshėm tė Web 2.0 do t’u referohemi pamjeve video tė shkėlqyera (e njėkohėsisht argėtuese) tė Common Craft. Nėse do tė klikoni mbi simbolin e videos – dhe nuk duhet absolutisht ta humbisni kėtė rast – do tė mbėrrini nė pamjet filmike pėrkatėse nė faqen e Common Craft, me anė tė tė cilės ju shpjegohet nė 2-3 minuta aplikimi i radhės. Zakonisht videot janė tė disponueshme nė disa gjuhė (gjermanisht, anglisht, frėngjisht, portugalisht dhe spanjisht). Videoja e parė shpjegon idenė bazė, qė qėndron pas Social Media me shembullin e njė akulloreje...



Tagging



Njė faqe mė vete do tė trajtojė Tagging, njė funksion bazė nė Web 2.0., i cili luan njė rol tė rėndėsishėm nė tė gjithė elementėt e sqaruar nė kėtė faqe (shko nė faqen Tagging: Mendimi sipas 2.0). Pa shėrbimin e Tags dhe Folksonomies, qė rrjedhin sė andejmi, ky Social Web nuk do tė mund tė imagjinohej:

"Duke e parė Web 2.0 si filozofi, qė maksimalizon inteligjencėn kolektive dhe dobinė individuale tė pjesėmarrėsve tė veēantė pėrmes proceseve dinamike dhe tė formalizuara tė shkėmbimit (...), shėrbimet e Tags dhe – bazuar nė tė – tė Folksonomy janė shtylla kurrizore e kėsaj lėvizjeje, pasi janė kėto, qė mundėsojnė rigjetjen dhe ndarjen e pėrmbajtjeve tė gjeneruara nga pėrdoruesit nė pjesėn mė tė madhe tė tyre."

[Matthes Fleck/Lars Kirchhoff:Folksonomy dhe Tags ose Pėrse nė Web nuk ka rafte?, nė: Miriam Meckel/Katarina Stanoevska-Slabeva (bot.) (2008), Web 2.0. Gjenerata e re e internetit, Baden-Baden: Nomos, fq. 189-200]







Larmi nė Blogs








Arsyet e njė pėrhapjeje tė gjerė




Blogs

Cilėsimi i mėparshėm Weblogs tregon, se pėr ēfarė ėshtė fjala, kur flasim pėr Blogs: Kėto janė ditare-Web, tė cilat mund tė shėrbejnė pėr qėllime nga mė tė ndryshmet. Njė familie mund tė njoftojė me anė tekstesh, fotografish, dhe videosh tė gjithė miqtė dhe tė afėrmit nė mbarė botėn rreth rritjes sė fėmijėve tė vet. Dikush, qė e ka pasion kopshtarinė, mund tė pėrshkruajė sukseset dhe dėshtimet e veta nė kultivimin e bimėve tė ndryshme nė kopshtin e vet. Njė i dashuruar pas aforizmave i ka vėnė vetes qėllim, tė postojė ēdo javė njė aforizėm tė ri nė blog-un e tij. Ne vetė kujdesemi pėr dy blogs rreth dy prej sektorėve tanė: nė njėrin prej tyre tyre informojmė rreth zhvillimeve tė reja pėr sa i pėrket pėrdorimit tė kompjuterit dhe internetit nė kėrkime shkencore, metodikė dhe shkollė, ndėrsa i dyti i kushtohet temės sė „Edukimit politik dhe Web 2.0".

Blogs u shndėrruan nė njė fenomen brenda pak vitesh. Dy ishin arsyet kryesore pėr kėtė: arsyeja e parė bėn tė qartė njėkohėsisht pėrhapjen e gjerė e tė gjithė elementėve tė Web 2.0 dhe lidhet me trion e termave express - connect - share. Ishte dhe ėshtė e dukshme nevoja e madhe pėr tė informuar, pėr tė shprehur interesat dhe prirjet, pėr tė vendosur lidhje me tė tjerėt, pėr tė qenė pjesė e rrjetit si dhe pėr ndarė me tė tjerėt dijet, mendimet, preferencat, pra ato pėrmbajtje, qė na duken interesante (shih Shoqėria 2.0).

Dhe pikėrisht kėtė funksion pėrmbushin shėrbimet e ndryshme tė Web 2.0. Pėr shembull, Blogs janė tė pajisur zakonisht me njė opsion komenti, sfera e blogs (= aktualisht gjithsej mė shumė se 150 milionė blogs [01/2011]) ėshtė rrjetėzuar me anė tė linkeve, apo trackbacks dhe Blogrolls, lajmet gjithashtu mund tė pėrhapen me shpejtėsi tė rrufeshme nė dimensione tė pabesueshme.

Motivi i dytė vlen gjithashtu pėr numrin jashtėzakonisht tė shumtė tė aplikimeve Web 2.0: Blogs mund tė pėrdoren thjesht dhe gjithmonė gratis. Nėse vendosni tė publikoni vetė diēka nė internet dhe kėrkoni tė jetė blog, atėherė nuk zgjat as dhjetė minuta, derisa njoftimi juaj i parė tė jetė nė internet. Regjistrohuni nė njė server gratis, sikurse ėshtė Blogger ose WordPress, dhe do tė udhėhiqeni prej njė ‚menuje‘, e pas kėsaj forca!. Videoja e mėposhtme nga Common Craft jep shpjegime lidhur me blogs nė mėnyrė tė qartė dhe tė kuptueshme:



Funksionet e Blogs


Ndėrsa fillimisht Blogs funksiononin si ditare tė personave tė veēantė, potenciali i tyre u njoh shpejt nga sipėrmarrjet (Corporate Blogs), shoqatat, OJQ, etj. Kėshtu pėr shembull ne kujdesemi pėr Blog-un e DARE, njė rrjet mbarėevropian pėr OJQ, tė cilat janė aktive nė fushėn e edukimit me parimet e demokracisė dhe tė tė drejtave tė njeriut. Pėr tė tilla rrjete, Blogs pėrbėjnė njė instrument tė thjeshtė dhe tė pėrdorshėm bashkarisht nga shumė autorė prej vendesh tė ndryshme, me qėllim shkėmbimin e informacioneve, realizimin e projekteve tė pėrbashkėta dhe bėrjen e tyre tė njohur, pėr tė bėrė Lobbying dhe shumė e shumė qėllime tė tjera. Dhe krejtėsisht nė mėnyrė anėsore krijohet edhe njė arkiv kronolgjik dhe i sistemuar mbi bazėn e tags (shih Tagging: Mendimi sipas 2.0).



Corporate Blogs:
Komunikimi me klientėt dhe menaxhimi i dijes








Libri i mėposhtėm merret hollėsisht me Blogs, edhe pse titulli nuk tė lė domosdoshmėrisht ta nėnkuptosh kėtė:


Sipėrmarrjet i pėrdorn Blogs kryesisht nė funksion tė komunikimit me klientin. Ndėr epėrsitė numėrohet fakti, qė nė blogs komunkohet nė mėnyrė tė padetyruar dhe qė klientėt arrinė tė thonė fjalėn e tyre pėrmes funksionit tė komentit. Kjo fsheh natyrisht edhe rreziqe, pėr shkak tė tė cilave shumė sipėrmarrje ngurrojnė tė ecin nė rrugėn drejt Enterprise 2.0 (shih Ekonomia sipas 2.0).

Por, zor se ka ndonjė sipėrmarrje, qė tė paktėn tė mos ndjekė se ē’shkruhet rreth saj nė sferėn e blogs (Blog-Monitoring). Njoftimet nė sferėn e blogs mund tė shfaqin efekte tė papritura, sikurse e pėsoi pėr shembull firma DELL nė mėnyrė tė dhimbshme (shih kutinė djathtas). Kjo pėrhapje virale nga ana tjetėr i bėn blogs tė jenė atraktivė edhe pėr marketing.

Krahas kėsaj shumė sipėrmarrje i pėrdorin blogs edhe nė mėnyrė interne. Ashtu si Wikis edhe blogs janė njė instrument i komunikimit tė brendshėm nė njė firmė apo brenda njė rrjeti bashkėpunėtorėsh, dėrguesish dhe operatorėsh.

Nė kėtė kontekst blogs mund tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė menaxhimin e dijes, brenda njė sipėrmarrjeje (apo rrjeti sipėrmarrjesh), pasi me kalimin e kohės nga kontributet pėrkatėse krijohet njė arkiv i dijeve tė grumbulluara tė bashkėpunėtorėve. Nėse njė kolege e rėndėsishme largohet nga firma, aty mbetet tė paktėn njė pjesė e dijeve tė saj nė formėn e kontributeve blog.

Edhe nė kėrkimet shkencore blogs janė duke luajtur njė rol gjithnjė e mė tė rėndėsishėm. Shpesh gjatė kėrkimeve me instrumentat e kėrkimit nė Web, nė faqet e rezultateve gjejmė kontribute blog, madje qė nė radhėt e para. Duke qenė se shpesh ėshtė fjala pėr kontribute personale dhe/ose opinione subjektive, vetėkuptohet, qė nė rast se duam tė marrim blog pėr burime informacioni duhet tė bėjmė kujdes. Por krahas ditareve personale tė shumtė nė numėr, ekzistojnė edhe shumė blogs profesionale, tė cilat mund tė numėrohen nė burimet mė tė mira tė informacionit nė fushat pėrkatėse.

 

 

 

"DELL Hell"

 

Nė qershor tė vitit 2005 bloggeri profesionist nga SHBA Jeff Jarvis ankohej nė blogun e tij  "buzzmachine" pėr kompjuterin e tij tė ri tė firmės DELL. Kur e kishte blerė ai kishte paguar edhe pėr njė shėrbim shtesė, i cili garantonte, qė nė rast defekti kompjuteri do tė riparohej nga njė teknik i formės nė shtėpi. Firma Dell si dukej nuk ishte nė gjendje ta vinte nė dispozicion kėtė shėrbim. Pas disa debatesh me Dell, Jeff Jarvis nisi tė informonte nė blogun  e tij rreth kėtij problemi. Nė postimin e tij tė dytė rreth shėrbimit tė mangėt tė klientėve nga ana e DELL ai krijoi termin DELL HELL.  Ndėrsa kėrkoje nė Google katėr javė pas fillimit tė debatit Weblog (...) shfaqeshin 3,5 milionė rezultate. E ndėrkohė debatit nė blogun e Jeff Jarvis, i ishin bashkuar edhe klientė tė tjerė tė panumėrt, qė kishin mbetur tė pakėnaqur, madje e bėnin kėtė edhe nė platforma tė tjera komunikimi. Njė analizė e difuzionit tė marrėdhėnieve tė komunikimit nė komunitetin e rrjetėzuar rreth cilėsisė sė shėrbimeve tė DELL tregon nė radhė tė parė, qė dominojnė Weblogs rreth temės sė (pa)kėnaqėsisė sė klientėve nga produktet dhe shėrbimet e firmės DELL, dhe sė dyti qė 37% e tė gjitha lidhjeve link tė informacioneve i referohen (...) bloggerit Jeff Jarvis. Konkluzioni: Veēoritė e pėrshkruara kėtu (...) i mundėsojnė njė komunikuesi tė vetėm  tė hedhė njė temė nė rrjet dhe ta vėrė nė presion njė sipėrmarrje tė caktuar pėr njė kohė tė caktuar.

[Miriam Meckel, Prej shumicės, nga e cila rrjedh NJĖ – se si e ndryshon komunikimin tonė Web 2.0;nė: Nga politika dhe hstoria e kohėve moderne 39/2008; fq. 20, Versioni online]

 

 



Blogger-Credo:
"We don't break the news, we fix the news."



Aktualitei dhe rrjetėzimi


Me kėtė moto bloggerat nėnkuptojnė diēka si tė kundėrtėn e opinionit publik. Ata informojnė rreth temash dhe ngjarjesh, qė nuk merren nė konsideratė nga mediat e njohura. Nė kėtė mėnyrė masmediat sfidohen nė funksionet e tyre si Gatekeeper dhe hartues axhendash. Numri i blogs me natyrė politike, tė cilat informojnė dhe komentojnė ngjarjet politike, ėshtė nė rritje. Citizen Journalism po bėhet gjithnjė e mė i rėndėsishėm, ca mė shumė nė zonat e krizave (Warblogs, shih Politika 2.0).

Pavarėsisht pėrmbajtjeve pėrkatėse njė faktor plus i blogs qėndron natyrisht nė faktin, qė ato janė shumė aktuale, pra, pėrfaqėsojnė njė mjet tė shkėlqyer pėr tė qenė gjithmonė nė korent tė zhvillimeve mė tė reja lidhur me interesat e tua, duke abonuar p.sh. blogs-at pėrkatės me anė tė RSS-Feed. Krahas kėsaj – ashtu si nė tė gjitha aplikimet Web 2.0 – tė japin mundėsinė e identifikimit tė shpejtė tė kolegėve dhe kolegeve, qė trajtojnė tema tė njėjta apo tė ngjashme.



Blogs nė mėsim










Mundėsitė e shumta tė pėrdorimit tė Blogs nė praktikisht gjithēka, qė ka tė bėjė me edukimin, pas gjithė sa u tha, janė tanimė tė qarta. Ato mund tė pėrdoren nė mėnyrė individuale, si p.sh ditaret e tė mėsuarit; Klasat apo grupet e seminareve  bėjnė tė mundur shoqėrimin dhe dokumentimin e projekteve, seminareve apo njėsive mėsimore; shkollat gjithashtu mund tė krijojnė Blogs pėr tė gjithė komunitetin shkollor etj.


Objektivat, qė mendohet tė realizohen me pėrdorimin e blogs janė pėr shembull:

  • Nxitja pėr tė shkruar nė njė format tė caktuar, ēka nė jetėn profesionale po bėhet gjithnjė e mė e rėndėsishme
  • Dokumentimi i progresit nė nxėnie
  • Pėrsėritja e pėrmbajtjeve mėsimore pėrmes pėrpilimit tė postimeve
  • Reflektim mbi pėrmbajtjet mėsimore
  • Tė mėsohet, se si mund tė pėrmblidhet njė material
  • Bashkėpunimi nė skuadėr, tė mėsuarit dhe tė shkruarit nė bashkėpunim
  • Tė mėsohet, se si mund tė shkruhet pėr njė publik tė caktuar
  • Tė gjenden persona me interesa tė ngjashme
  • Pjesėmarrja nė diskutime nė internet (funksioni i komentit)
  • Rritje e motivimit pėr pėrvetėsim dijesh, qė tė mund tė shkruhet nė mėnyrė kompetente pėr njė publik potencialisht mbarėbotėror
  • Bashkėpunimi me klasa, grupe, shkolla, universitete, OJQ tė tjera...
  • etj.

Kompetencat mediatike, tė mėsuarit pjesėmarrės, bashkėpunues dhe i pavarur mund tė nxiten mė tej, dhe krahas kėsaj, ajo qė pėrpunohet mund tė arkivohet. Pra, ka shumė argumenta, qė flasin pro pėrdorimit tė blogs. Will Richardson, libri i mrekullueshėm i tė cilit rreth mundėsive tė pėrdorimit tė  instrumentave tė Web 2.0, publikuar nė fillim tė vitit 2011, pėrmbledh epėrsitė e pėrdorimit tė Blogs nė krahasim me shkrimin tradicional si mė poshtė:

"Writing stops; blogging continues.
Writing is inside; blogging is outside.
Writing is monologue; blogging is conversation."

[Will Richardson (2006), Blogs, Wikis, Podcasts, and Other Powerful Web Tools for Classrooms, Thousand Oaks, fq. 31]



Tėrheqja prej Blogs


Peter Glaser, i cili ka vėzhguar zhvillimin e botės dixhitale qė prej fillimit dhe edhe vetė ėshtė bloger aktiv, pėrgjigjej nė njė intervistė dhėnė Stuttgarter Zeitung nė datėn 23. korrik 2008, kur i bėhej pyetja se ēfarė e tėrhiqte atė tek blogs:

"Pėrmes blogs unė mund tė kuptoj larminė e paimagjinueshme tė asaj se ē’pėrjetojnė njerėzit, ēfarė mendojnė, shikojnė, bėjnė ata, ēfarė lexojnė, fotografojnė, krijojnė dhe vlerėsojnė. Shikoni, unė kam nė shtėpi njė bibliotekė tė madhe dhe lexoj me ėndje edhe gazeta nė variantin e printuar. Por, nėse gjithė atė begati surprizash dhe ēudirash tė ēmueshme qė ofrojnė blogs, do ta kishim nė formė tė shkruar, atėherė do tė mė duhej njė fadromė. Blogs janė njė mundėsi e re dhe e rėndėsishme aksesi nė kulturėn botėrore moderne"

[shko te pėrmbledhja]







Twitter & Co.


















Mundėsitė e pėrdorimit tė Microblogging




Microblogging

Me Microblogging kuptohet njė lloj i veēantė i blogging, i cili dallohet nga njė kufizim i rreptė i vėllimit tė njė njoftimi, zakonisht 140 karaktere, ose edhe mė pak. Fillesat i ka nė sms-et e pėrdorura shpesh nė celularė, tė cilat kanė dhėnė shembullin e Microblogging. Ky ėshtė njė funksion, i cili ndėrmerret si nė mėnyrė publike - sikurse ėshtė rasti i shėrbimit mė tė madh tė kėtij lloji Twitter -  ashtu edhe brenda grupimesh tė mbyllura, si pėr shembull brenda njė sipėrmarrjeje apo njė projekti tė caktuar.

Ky shėrbim pėrdoret nė nivel privat, nė rreth miqsh, familjesh apo tė njohurish, pėr ta mbajtur tjetrin nė korent tė ngjarjeve, ēka ėshtė lehtėsisht e mundshme pėrmes faktit, qė Status-Updates mund  tė dėrgohen edhe nga celularėt apo Smartphones. Nė fund tė vitit 2010 40%  e tė gjitha Tweets (kėshtu quhen njoftimet e shkurtra nė Twitter) realizoheshin nė kėtė mėnyrė. Videoja e Common Craft tregon se si funksionon kjo:



Edhe mundėsitė e pėrdorimit jashtė fushės private janė jashtėzakonisht tė larmishme, megjithė shkurtėsinė e detyruar tė njoftimit. Ato pėrfshijnė

  • kujdesin e marrėdhėnieve me klientėt nga ana e sipėrmarrjeve;

  • njoftimin e qytetareve dhe qytetarėve si dhe komunikimin me to nga ana e qeverive, administratave, deputetėve etj. (njė pėrshtypje tė parė rreth masės sė pėrdorimit tė kėsaj mundėsie prej politikės amerikane jua jep govtwit);

  • komunikimi i brendshėm i njė sipėrmarrjeje apo projekti (njė pyetje e shpejtė drejtuar njė kolegu; dėrgimi i njė linku dhe lutja pėr ta parė dhe dėrguar Feedback; dėrgimi i njė linku pėr njė burim tė kėrkuar, qė sapo e kemi ndeshur etj.);

  • komunikimi dhe informimi i kolegėve dhe studentėve nė ambjente universitare 

  • etj.



Kėrkimi shkencor me Hashtags










Automatizimi i kėrkimit me Alerts




Ndjekja e qėllimshme e personave nw Twitter









Shembull pėr pėrdorimin aktiv

Nė rastin e pėrdorimit pasiv bėhet fjalė pėr kėrkime shkencore dhe sigurim informacioni, si dhe njohje personash, qė kanė interesa pėr fusha tė caktuara, me ekspertizėn pėrkatėse. Krahas funksionit normal tė kėrkimit nė Twitter ka njė formė mė efikase tė kėrkimit mė ndihmėn e Hashtags. Kėto tė fundit nuk janė gjė tjetėr veēse fjalėt kyēe tė kėrkimit tė pėrdorura nė Web 2.0 (tags) nga pėrdoruesit pėr tė kategorizuar pėrmbajtje tė caktuara - nė kėtė rast nga Tweets.

Kėtu pėrmendim formėn #gov20 (njė prej mė tė rėndėsishmėve Hashtags pėr Tweets rreth temės "Government 2.0") ose #iranelections (njė Hashtag i famshėm, me tė cilin janė shėnjuar artikujt rreth zgjedhjeve tė fundit nė Iran si dhe trazirat, qė shoqėruan ato). Tė kėrkosh me ndihmėn e Hashtags pėrmirėson ndjeshėm relevancėn e rezultateve. Dhe kėtu ėshtė sigurisht e nevojshme tė njohėsh Hashtags, qė duhen. Pėr kėtė qėllim janė ngritur shėrbime tė veēanta si p.sh. Tagalus, njė lloj fjalori pėr Hashtags.

Mbetet pėr tu pėrmendur, se ky proces mund edhe tė automatizohet. Shėrbime tė tilla sikurse ėshtė Twilert ofrojnė mundėsinė e vendosjes sė Alerts, me ndihmėn e tė cilave mund t'ju dėrgohet me e-mail njė listė me tė gjitha Tweets tė postuara me Hashtag #gov20. Twitter prezanton kėshtu njė instrument tė mrekullueshėm, pėr tė qenė nė korent tė zhvillimeve aktuale nė sektorė me interes pėr ju.

Po dėshmohet, se ėshtė gjithnjė e mė efikase, nėse pėrqendroheni nė persona, Tweets tė tė cilėve janė pėr ju mė interesantet dhe tė dobishmet, dhe t'i ndiqni ata. Si realizohet kjo? Nė vepruam kėshtu: pėr shumė ditė me radhė ne ndoqėm me vėmendje listėn tejet tė gjatė me rezultatet e alert-it pėr #gov20 dhe mė pas vendosėm tė ndiqnim mė nga afėr katėr persona. Kjo e reduktoi investimin tonė, pasi tanimė nuk na duhej tė shihnim qindra Tweets, dhe siguronim nė kėtė mėnyrė dobi maksimale, pasi ky rreth personash tė pėrzgjedhur, nė mė tė shumtėn e rasteve, poston informacione me interes tė drejtpėrdrejtė.

Me dy Twitter-a, tė cilėt postojnė nė sektorin tonė special, morėm madje kontakt tė drejtpėrdrejtė dhe personal pėrmes dėrgimit tė njė mesazhi, qė na mundėson tanimė shkėmbime mė tė hollėsishme me e-mail  rreth temash, qė na interesojnė bashkarisht. Nė kėtė mėnyrė kemi gjetur dy persona tė rėndėsishėm kontakti pėr projektet tona aktuale, qė pa Twitter nuk do tė kishim patur mundėsi ta bėnim.

Pėrsa i pėrket pėrdorimit aktiv, pra, postimin nė vetė tė parė tė njoftimeve Twitter, shikoni videon e mėposhtme "Menaxhimi i dijes nė 140 karaktere" si dhe Website-in pėrkatės si njė shembull nga fusha e arsimit tė lartė:




[shko te pėrmbledhja]







Software paradigmatik tė Web 2.0


Libri i mėposhtėm pėrmban  njė kapitull interesant pėr Wikis, fq. 39-60:




Wikis

„Mendoni sikur jeni duke kėrkuar nė internet dhe gjeni listėn e publikimeve tė autorit tuaj mė tė dashur. Vetėm libri i fundit nuk gjendet aty. Tani, nė kėtė faqe ka njė buton "pėrpuno". E klikoni dhe do tė hapet njė dritare pėr pėrpunim (...). Ju shtoni titullin e ri dhe memorizoni regjistrimin. Titulli i ri gjendet menjėherė online. Nėse gjeni njė faqe interneti, ku mund ta bėni kėtė, ka shumė tė ngjarė tė jetė njė faqe Wiki. Sigurisht kontributin tuaj mund ta zgjerojė mė tej njė pėrdorues tjetėr i internetit, ose edhe ta heqė fare. Kėto janė rregullat. Por kjo aftėsi e Wiki-software e ka ndryshuar thellėsisht cilėsinė e medias internet.“

[Anja Ebersbach/Markus Glaser/Richard Heigl: Social Web, Konstanz: Shoqata e botuesve VVK, Botimi i dytė 2011, fq. 39f.]

Wikis simbolizojnė, si asnjė element tjetėr i Web 2.0,  kalimin nga Web-leximi nė Web-lexim/shkrim. Pėrmbajtjet e Wikis pėrgatiten prej pėrdoruesve (user generated content) dhe mund tė ndryshohen prej tyre nė ēdo kohė. Wikis mundėsojnė pėrgatitjen kolaborative tė pėrmbajtjeve. Nėse shfrytėzimi i inteligjencės kolektive qėndron pas Web 2.0 si njė parim thelbėsor, atėherė Wikis pėrbėjnė software-in paradigmatik tė kėsaj bote. Pėr kėtė fakt flet edhe historia e suksesit tė Wiki-t mė tė njohur nė botėn enciklopedisė online, Wikipedia. Don Tapscott dhe Anthony D. Williams, autorėt e librit me shumė ndikim "Wikinomics. How Mass Collaboration Changes Everything", pėrdorin termin Wikinomics (Wiki + Economics) pėr karakterizimin e ndryshimeve tė thella tė sistemit ekonomik (pėr Wikinomics shih Ekonomia 2.0):

"A Wiki is more than just software for enabling multiple people to edit Web sites. It is a metaphor for a new era of collaboration and participation."

[Don Tapscott / Anthony D. Williams: Wikinomics. How Mass Collaboration Changes Everything, London 2008, fq. 18]

Mėnyra bazė e funksionimit tė Wikis shpjegohet nė videon e mėposhtme nga Common Craft:



Wikipedia












"Pėrfytyroni njė botė, nė tė cilėn e tėrė dija e njerėzimit ėshtė e disponueshme prej gjithsecilit. Ky ėshtė qėllimi ynė!"

[Jimmy Wales]


Njė video tjetėr e Common Craft i kushtohet enciklopedisė online Wikipedia, versioni anglisht i sė cilės pėrmbledh aktualisht
[01/2011] mė shumė se 3,5 milionė artikuj leksiku tė pėrpiluar bashkarisht nga pėrdoruesit. Qėllim i deklaruar i Wikipedia-s ėshtė disponueshmėria e shumės sė dijeve njerėzore pėr tė gjithė njerėzit. Edhe pse cilėsia e lartė e kėsaj enciklopedie ėshtė dėshmuar nga studime tė shumta, shumė njerėz vazhdojnė tė kenė ende vėshtirėsi tė pranojnė faktin, qė njė enciklopedi e hartuar jo nga ekspertė, por nga vullnetarė tė panumėrt, tė pėrbėjė njė burm tė besueshėm informacioni (lidhur me debatin rreth "Urtėsisė sė turmės" / "Wisdom of crowds", i cili ėshtė ndezur para sė gjithash prej Wikipedia-s, shih faqen Urtėsia e turmės nė kapitullin Shoqėria 2.0). Mekanizmat, qė pėrdor Wikipedia, pėr tė garantuar ekuilibrin e artikujve, shpjegohen pjesėrisht nė kėtė video:



Wikipedia financohet ekskluzivisht nga sponsorizime, nė mėnyrė qė tė mbetet e pavarur. Nė fillim tė vitit 2011 themeluesi i Wikipedias, Jimmy Wales, iu drejtua me kėto fjalė mbėshtetėsve pas fushatės sė sponsorizimeve pėr financimin e vitit nė vijim:

"E pabesueshme! Pėr ēdo vit pėrcaktojmė njė objektiv ambicioz, qė dihet se do tė jetė njė sfidė. Duhet tė jetė kėshtu, sepse Wikipedia dhe gjithė komuniteti pas saj rriten vazhdimisht. Wikipedia ndodhet sot nė vendin e pestė ndėr faqet e internetit mė tė pėrdorura nė botė, por bashkėpunėtorėt tanė, infrastruktura jonė dhe buxheti qė kemi, nuk janė veēse njė fraksion i asaj, qė pėrdorin dhjetė faqet e tjera kryesuese tė listės.

Ēdo vit mijėra njerėz mbėshtesin Wikipedia-n nė mbarė botėn. Por ky vit ėshtė edhe ca mė i jashtėzakonshm se tė mėparshmit: festojmė dhjetėvjetorin e Wikipedia-s. Ndaj edhe ėshtė kaq e rėndėsishme ta nisim vitin pikėrisht kėshtu: me njė buxhet tė siguruar, qė tė financojmė Wikipedia-n dhe tė gjitha projektet e saj simotra, si dhe tė kemi mundėsinė e njė starti tė mirė tė punės sonė tė pėrbashkėt nė dhjetė vitet e ardhshme.

12 milionė euro - asnjėherė deri mė sot nuk kemi patur kaq shumė mbėshtetje, dhe asnjėherė njė fushatė sponsorizimi nuk ka qenė kaq e shkurtėr. Kam kėtu disa tė dhėna pėr ju:

Mė shumė se 500.000 sponsorizime nė adresė tė Fondaciont Wikipedia.
Pothuaj 130.000 sponsorizime pėr shoqatat Wikimedia nėpėr vende tė mbarė botės (...).

Fushata e sponsorizimeve tė kėtij vit u karakterizua  nga gjithēka, qė ne duam nė projektet e Wikimedia-s: njerėzit bashkohen, japin ēka kanė, dhe kėshtu, bashkarisht, lind diēka fantastike. Angazhimi i njė tekniku nė Mumbai, Indi, ėshtė nė krah tė sponsorizimit tė njė agjenti burse nė Londėr, ndėrsa njė student nė Moskė ėshtė edhe ai duke dhėnė mbėshtetjen e tij - dhe rezultati: ekzistenca e kėtij projekti madhėshtor nė komunitet ėshtė e siguruar edhe pėr njė vit.

Dhe tani? Le tė festojmė sė bashku! Nga thellėsia e zemrės dhe nė emėr tė mė shumė se 100.000 vullnetarėve aktivė,

Shumė faleminderit!

Jimmy Wales
Themeluesi i Wikipedias

[Burimi: Wikipedia, 07.01.2011]

Poshtė kėtij teksti kjo faqe interneti liston edhe sponsorizuesit/et aktualė/e sė bashku me shumat pėrkatėse tė sponsorizimit dhe komentet e tyre. Kėshtu pėr shembull nė datėn 7. janar 2011 tre postimet e para ishin kėto (emrat nė tekst janė hequr prej nesh):

Falėnderojmė sponsorizuesit tanė:

mė 07.01.2011: C. nga Diepholz 25.00 € "Wikipedia ėshtė shoqėruesi im i pėrditshėm. Jo gjithmonė shkencor deri nė detajin e fundit dhe gjithėpėrfshirės, por i pazėvendėsueshėm pėr idenė e parė dhe hyrjen nė temė. Shumė falemnderit pėr punėn tuaj!"

mė 07.01.2011: J. nga Berlini 50.00 € "Wikipedia mė ka shoqėruar gjatė studimeve tė mia. Ėshtė koha, t'i kthej diēka mbrapsht!""

mė 07.01.2011: U. nga Dresden 25.00 € "Informacionet e Wikipedia-s janė objektive dhe jo tė ndikuara nga interesa komerciale - pra asnjanjėse - dhe hartohen nga bashkėpunėtorė tė angazhuar. Vazhdoni kėshtu pa reklamė!!"


 


Nė dhjetėvjetorin e Wikipedias u prodhua edhe njė video e shkurtėr, e cila pėrmbledh zhvillimet e dekadės sė parė dhe sfidat mė tė rėndėsishme pėr tė ardhmen:



community building





Menaxhimi i dijes me Wikis




Wikis si  instrument mwsimi


Komentet e sponsorizuesve si dhe videoja bėjnė tė qartė, qė projekte tė tilla si Wikipedia janė projekte tė vėrteta komuniteti. Vetėm kėshtu mund tė shpjegohet tėrheqja dhe suksesi i kėtij projekti. Se cilėt janė faktorėt vendimtarė nė krijimin dhe kurimin e njė komuniteti, ėshtė diēka rreth sė cilės po bėhen kėrkime intensive. Kjo pėrbėn pa dyshim njė temė tė rėndėsishme pėr tė gjithė sektorėt e ekonomisė dhe shoqėrisė, duke qenė se me Web 2.0 tanimė vihet nė dispozicion pėr herė tė parė njė platformė (potencialisht mbarėbotėrore) pėr projekte komuniteti.

Nė mbyllje ėshtė pėr tu sjellė nė vėmendje, se Wikis mund tė gjejnė pėrdorime tė ndryshme nė kontekste tė ndryshme. Duke u nisur nga thjeshtėsia e pėrdorimit dhe fleksibiliteti i tyre, Wikis tė brendshme pėrdoren edhe nė shumė sipėrmarrje dhe organizata me qėllim menaxhimin e projektit dhe para sė gjithash tė dijeve. Edhe ne vetė i pėrdorim Wikis pėr shoqėrimin dhe dokumentimin e aktiviteve mėsimore. Nė mėnyrė tė ngjashme si Blogs (shih mė lart) edhe Wikis mund tė pėrdoren nė shumė kontekste edukuese nė mėnyrė mjaft tė dobishme. Me Wikis si platformė tė tė mėsuarit bėhet i mundur pėrpunimi i pėrbashkėt i pėrmbajtjeve. Edhe plotėsimi i njė artikulli tė Wikipedia-s mund tė jetė njė element i bukur e motivues i njė njėsie mėsimore. Nė mbyllje vlen tė vihet re ajo qė ndodh me postimet...  (Tė mėsuarit si proces).

Will Richardson thekson krahas kėsaj, qė Wikis ("a Website where anyone can edit anything anytime they want", fq. 59) motivojnė jo vetėm pėr shkrimin (kolaborativ) por edhe leximin (kritik) duke qenė se textet e editueshme  perceptohen ndryshe nga tekstet 'normale':

"As students approach the Wiki with writing ideas in mind, they first search to see if content about that topic has already been posted. So they need to read critically first, if they are to find the areas where information is missing or disorganized. Even though the writing is not their own, they must take it as their own because they have the ability to edit and make it better."

[Will Richardson (2006), Blogs, Wikis, Podcasts, and Other Powerful Web Tools for Classrooms, Thousand Oaks, fq. 67]


[shko te pėrmbledhja]







epėrsitė individuale







Ndarja e pėrmbajtjeve nė dobi tė tė gjithėve






Tė gjesh persona me interesa tė pėrbashkėta




"Kėrkimi social"




Social Bookmarking

Ideja themelore ėshtė e thjeshtė: nė vend qė tė memorizojmė nė mėnyrė lokale nė browser si Bookmark (pra si favorite) faqet e internetit, qė na pėlqejnė, e bėjmė kėtė nė faqen e njė shėrbimi Social Bookmarking, sikurse ėshtė pėr shembull Diigo ose Delicious. Ē'tė mirė kemi prej kėsaj? Lista me Linke  pėr tek faqet e preferuara ėshtė nė kėtė mėnyrė mė mirė e menaxhueshme, dhe mund tė sistemohet nė bazė tė tags (shih Tagging: Mendimi sipas 2.0) dhe para sė gjithash aty mund tė mbėrrish prej kudo. Ndėrsa bookmarks, qė i memorizojmė nė shtėpi nė browser (Firefox, Internet Explorer etj.), janė tė disponueshme vetėm nė kompjuterin personal, lista e bookmarks mund tė pėrdoret edhe prej njė internet-kafeje nė vendin e pushimit apo prej kompjuterit tė njė hoteli konferencash.

Dhe elementi "social" kėtu: kėto lista-bookmarks  mund tė bėhen edhe publike, nė mėnyrė qė edhe pėrdorues tė tjerė t'i shohin dhe pėrdorin. Kėshtu pėrfitojnė tė gjithė nga ekspertiza dhe zelli i atyre pėrdoruesve tė internetit, tė cilėt pėrpiqen pėr tė krijuar tė tilla lista. Edhe ne vetė kemi disa lista tė tilla publike, si pėr shembull listėn nė Social Bookmarking Delicious me burime informacioni rreth temave tė kėrkimeve shkencore nė internet, menaxhimit tė dijeve, aplikimeve tė mbėshtetura nė Web dhe e-learning. Aktualisht
[01/2011] ajo pėrbėhet nga mė shumė se 1.200 linke me informacione pjesėrisht tė hollėsishme.

Krahas kėsaj shėrbimet Social Bookmarking ofrojnė funksione, qė e bėjnė mė tė lehtė gjetjen e pėrdoruesve tė tjerė (dhe eventualisht kontaktin me ta), tė cilėt kanė memorizuar Bookmarks tė ngjashėm apo pėrdorin tags tė ngjashme. Mund tė mbėrrihet kėshtu nė krijime grupesh, hartime tė pėrbashkėta listash-bookmarks, apo thjesht tė shihet se ē'lloj bookmarks kanė mbledhur dhe listuar kėta persona, etj.

Dhe kėtu sjellim njė epėrsi tjetėr nė vėmendje: Social Bookmarking ėshtė njė instrument i fuqishėm pėr kėrkimet shkencore nė internet. Ndėrsa instrumentat e tjerė tė pėrgjithshėm tė kėrkimit zakonisht paraqesin shumė rezultate prej burimesh pjesėrisht modeste, kėrkimi nė njė shėrbim tė Social Bookmarking nxjerr vetėm faqe interneti si rezultat, tė cilat janė konsideruar si tejet tė vlefshme prej pėrdoruesve tė tjerė, ndaj edhe janė shtuar nė listėn pėrkatėse tė bookmark. Edhe kėtu, pra, mund tė pėrfitohet nga agregimi i "Urtėsisė sė turmės".

Se si funksionon Social Bookmarking, kėtė e shpjegon njė video e Common Craft:




[shko te pėrmbledhja]







YouTube & Co.
 




Media Sharing

Ndėr faqet mė tė njohura dhe tė dashura tė internetit  nė mbarė botėn janė ato si YouTube (Videot), Flickr (fotot), last.fm (Webradio) ose SildeShare (prezantime). Tė gjitha kėto ofrojnė mundėsinė pėr tė ngarkuar nė internet media tė ndryshme, pėr ti renditur ato nė bazė tė tags si dhe pėr tė komentuar video apo foto tė pėrdoruesve tė tjerė. Media Sharing shpjegohet nė videon e mėposhtme tė Common Craft duke marrė si shembull "Online Photo Sharing":



Nė mėnyrė tė veēantė ėshtė YouTube, i cili ka shėnuar njė histori tė pashembullt suksesi dhe luan njė rol qendror nė Marketing 2.0 (shih Ekonomia sipas 2.0). Firmat pėrpiqen tė prodhojnė video tėrheqėse me shpresėn se ato do tė shpėrndahen nė YouTube si zjarri nė njė vijė benziene (marketing viral).

"Pėrhapja virale e pėrmbajtjeve ėshtė (...) njė faktor vendimtar pėr suksesin e njė projekti nė epokėn e Web 2.0.  Kėtu ėshtė fjala, qė pėrdoruesit e njė faqeje interneti tė rekomandojnė njė fushatė apo njė video tė thjeshtė. Vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė pėrhapet njė aplikim apo informacion me shpejtėsinė  e dėshiruar dhe papritur mund tė ndeshen grupime tė synuara, tė cilat zakonisht janė imunė ndaj publicitetit normal."

[Torsten Ahlers: Apikime tė reja dhe sektorė veprimtarie nė Web 2.0; nė: Miriam Meckel/Katarina Stanoevska-Slabeva (bot.) (2008), Web 2.0. Gjenerata e ardhshme e internetit, Baden-Baden: Nomos, fq. 93-107, kėtu: fq. 97f.]




faktori politik










Problemet:
E drejta e autorit, Cybermobbing


Krahas sipėrmarrjeve ka edhe parti, politikanė, OJQ, dhe organizata tė tjera tė cilat kanė kanalet e tyre tė YouTube. Nė kaudėr tė fushatės elektorale pėr president tė Barack Obama-s, ekipi i tij vuri nė kanalin e vet YouTube pothuaj 2000 video, tė cilat u panė rreth 80 milionė herė. Krahas kėsaj nė YouTube u vendosėn rreth 442.000 video pėr Obama-n, tė cilėt ishin krijuar nga pėrdoruesit. Me fjalė tė tjera: Shėrbimet Media Sharing janė shdėrruar nė njė faktor tė rėndėsishėm tė komunikimit politik (shih Politika 2.0). Kjo vlen edhe pėr Podcasts, tė cilėve u kushtohet njė video tjetėr e Common Craft:



Por krahas avantazheve - si pėr shembull aksesi nė resurse multimediale pothuaj i pakufizuar pėr procesin mėsimor ose seminare - nė shėrbimet Media Sharing tė shumta janė edhe problemet (pėr mė shumė shihni faqen Rreziqet e Web 2.0 nė kapitullin Shoqėria 2.0):

"Njė problem i dukshėm nė pėrgatitjen e pėrmbajtjeve multimediale janė shkeljet e tė drejtės sė autorit. Ndoshta pėr shkak tė mungėsės sė ndėrgjegjėsimit lidhur me problematikėn, pėrdoruesit herė pas here ngarkojnė materiale, pėr tė cilat ata nuk disponojnė tė drejtat e pėrhapjes (...) Vėshtirėsi tė mėtejshme shkaktojnė edhe materialet diskriminuese, tė cilat synojnė demaskimin e njė personi nė publik."

[Anja Ebersbach/Markus Glaser/Richard Heigl: Social Web, Konstanz: Shoqata e Botuesve UVK, Botimi i dytė 2011, fq. 135]


[shko te pėrmbledhja]







Facebook & Co.




Social Networks

Nė dhjetor tė vitit 2010 Time Magazine kurorėzoi themeluesin e facebook-t, 26-vjeēarin Mark Zuckerberg, si "person tė vitit". Ky fakt si dhe argumentimi i pėrzgjedhjes bėjnė tė qartė rėndėsinė qė kanė marrė Online Social Networks vitet e fundit:

"For connecting more than half a billion people and mapping the social relations among them (something that has never been done before); for creating a new system of exchanging information that has become both indispensable and sometimes a little scary; and finally, for changing how we all live our lives in ways that are innovative and even optimistic, Mark Elliot Zuckerberg is TIME's 2010 Person of the Year."

[Richard Stengel: Only Connect, Time Magazine online]

Nė vitin 2010 Facebook pati njė rritje prej 550 milionė anėtarėsh. Ēdo ditė (!) 700.000 pėrdorues tė rinj. Ende nuk janė mbushur shtatė vjet dhe facebook ka arritur, qė njė nė dymbėdhjetė persona nė botė tė jetė pjesė e rrjetit tė tij. Dhe sipas Lev Grossman nė Time Magazine, ky ėshtė

"a permanent fact of our global social reality. We have entered the Facebook age."

[Lev Grossman: Mark Zuckerberg, Time Magazine online]

Idenė bazė tė Online Social Networks e shpjegon videoja e mėposhtme nga Common Craft:



Siē duket Social Networks sikurse janė LinkedIn dhe Xing (profesional) ose MySpace dhe Facebook (privat, ku duhet thėnė se kufinjtė ngatėrrohen) kanė prekur nė nervin e duhur. Ato pėrmbushin nė mėnyrė tė veēantė funksionet e Web 2.0  express - connect - share (shih Rrjetet sociale nė kapitullin Shoqėria 2.0) duke i integruar ato nėn tė njėjtėn ēati. Kėshtu, megjithė teknologjinė mė pak tė zhvilluar, facebook ka lėnė pas ndėrkohė Flickr, tė njohur si Foto Community mė e madhe nė botė (me 15 miliardė foto, ku ēdo ditė shtohen 100 milionė tė reja).



Problemet:
Mbrojtja e informacionit, Cybermobbing


Edhe debati publik mbi Web 2.0 (krahas Wikileaks, si pasojė e disa publikimeve spektakolare tė vitit 2010)  pėrcaktohet nga Facebook & Co. E kėtu janė shpesh nė plan tė parė, nė rastin e Social Networks, para sė gjithash problemet e mbrojtjes sė informacionit (trajtimi i tė dhėnave tė pėrdoruesve, mbikqyrja, Datamining, publicitet personal) dhe format e ndryshme tė ngacmimit (Stalker, Mobbing). Debatet e bėjnė tė qartė, qė konceptet tradicionale tė sferės private, mbrojtjes sė informacionit apo tė tė drejtave tė autorit etj. nuk janė mė tė praktikueshme. Vazhdon tė mbizotėrojė padija rreth mėnyrės, se si duhen pėrshtatur kėto koncepte dhe tė drejta. Pėr sa kohė qė kjo tė jetė e paqartė, mundėsitė e pėrdorimit tė kėtyre shėrbimeve nė shkolla janė tejet tė kufizuara. Videoja e mėposhtme trajton pėrdorimin e facebook nė arsimin e lartė:




[shko te pėrmbledhja]







menaxhimi i informacioneve




RSS Feeds

RSS (Really Simple Syndication) ėshtė
njė instrument i rėndėsishėm i menaxhimit tė dijeve dhe njė arsye, pse informacionet nė Web 2.0 pėrhapen me shpejtėsi tė rrufeshme. Ideja bazė qėndron nė faktin se faqe tė preferuara tė internetit (lajmet, Blogs, Wikis, kėrkimet etj.) nuk duhen kėrkuar mė, pėr tė parė nėse ka ndonjė gjė tė re, por kėto faqe (ose pjesė tė tyre) mund tė abonohen pėrmes RSS. Kjo ka pėr pasojė faktin, qė risitė e kėtyre faqeve njoftohen automatikisht. Pėr kėtė nevojitet njė Newsreader (resp. Feed-Reader), i cili tė mbledhė RSS-Feeds, dhe t’i shfaqė ato. Kėshtu mund tė pėrgatitet pėr shembull njė gazetė vetjake online, bazuar mbi interesat dhe nevojat individuale, e cila pajiset ēdo ditė nė mėnyrė automatike me njoftimet relevante. Viedoja e radhės nga Common Craft shpjegon se si funksionon




[shko te pėrmbledhja]







Ēfarė janė Webapps?













Cilat Webapps ekzistojnė?





Epėrsitė e
Webapps
 




Aplikimet Web

Zhvillimet teknike, qė bėnė tė mundur Web 2.0, si pėr shembull pėrhapja nė rritje e lidhjeve tė shpejta tė internetit ose teknologjitė e reja tė programimit, si AJAX, nuk kanė nxjerrė nė pah vetėm ato elementė qė diskutuam mė sipėr, si Blogs ose Wikis. Krahas kėsaj ato kanė krijuar edhe kushtet paraprake pėr krijimin e njė kategorie tė re aplikimesh: tė ashtuquajturat aplikimet Web (shkurt Webapps). Sipas Wikipedia kėtu ėshtė fjala pėr

"... njė program kompjuterik, i cili zbatohet nė njė Webserver dhe nė bazė tė tė cilit mund tė gjenerohet bashkėveprim me pėrdoruesin pėrmes njė Webbrowser-i. Pėr kėtė lidhen me njėri-tjetrin kompjuteri i pėrdoruesit (klienti) dhe ofruesit tė shėrbimit (serveri) pėrmes njė rrjeti sikurse mund tė jetė interneti apo intraneti, nė mėnyrė qė largėsia gjeografike mes klientit dhe serverit tė jetė e pakonsiderueshme."

Pas kėtij pėrkufizimi jospektakolar fshihet njė pjesė faktike e revolucionit, qė mbart Web 2.0. Kjo mund tė kuptohet dhe vlerėsohet pėr rėndėsinė qė ka, nėse merren nė konsideratė pikat e mėposhtme:

Sė pari: Sot ekzistojnė pėr - praktikisht - ēdo lloj aplikimi tė mundshėm e tė imagjinueshėm deri mė tani nė njė kompjuter lokal njėherazi disa alternativa nė formėn e aplikimeve-Web. Kjo vlen tė thuhet duke nisur qė nga pėrpunimi i teksteve, kalkulimi i tabelave dhe deri te software pėr prezantime, menaxhim projektesh, mindmapping, administrimin e financave, pėrpunime fotosh, menxhimin e marrėdhėnive me klientin etj. Kush dėshiron tė krijojė njė pėrshtypje rreth kėsaj larmie tė jashtėzakonshme, mund tė gjejė njė pikėnisje tė mirė nė listėn Go2Web20, ku pėrmbahen mė shumė se 3.000 aplikime.

Sė dyti: e gjitha kjo nė vetvete nuk do tė kish qenė kaq emocionuese, nėse kėto Webapps nuk do tė paraqisnin njėkohėsisht edhe shumė epėrsi krahasuar me Desktop-Pendantėt e tyre. Pėr disa prej kėtyre na bėn tė vėmendshėm videoja e mėposhtme e Common Craft "Google Docs in Plain English", qė do tė rekomandonim ta shihnit.



Pėrparėsisė sė tematizuar aty lidhur me mundėsinė pėr tė punuar njė dokument bashkė me tė tjerė nė kohė reale - s'ka rėndėsi, se ku gjenden ata (pavarėsisht se me cilin sistem punojnė dhe pa qenė nevoja e instalimit tė domosdoshėm tė ndonjė software-i shtesė) - i shtohen edhe shumė avantazhe tė tjera konkrete:

  • Webapps janė praktikisht tė gjitha financiarisht shumė mė tė leverdisshme se sa zgjidhjet Desktop. Shumė tė tilla, sikurse janė pėr shembull Google Docs dhe njė sėrė aplikimesh tė  Zoho, mund tė sigurohen madje gratis nė njė version-bazė tė mjaftueshėm pėr pėrdoruesit privatė.

  • Webapps janė lehtėsisht tė pėrshkallėzueshme, qė do tė thotė, se nėse njė sipėrmarrje zgjeron territorin e vet, nuk janė tė nevojshme investime tė mėdha nė hardware dhe licenca pėr software. Kapacitetet shtesė tė nevojshme pėr kėtė mund tė gjenden mė njė klikim tė mausit.

  • Sapo funksionalitetet e reja tė vihen nė dispozicion prej operatorit, kėto integrohen dhe mund tė pėrdoren mėnjėherė, pa qenė nevoja tė pritet me vite pėr versionin e ri tė Office-Paket dhe pastaj edhe tė paguash pėr tė.

  • Jo vetėm aplikimet, por edhe tė gjitha dosjet janė tė disponueshme nė ēdo kompjuter me lidhje interneti - madje pjesėrisht edhe nė aparate portabėl. Pra, ėshtė e mundshme pa asnjė problem, qė ta nisėsh punėn me njė dokument nė shkollė apo nė zyrė dhe tė pėrfundosh atė nė shtėpi.

  • Kjo nxjerr nė pah njė pikė tjetėr: dosjet janė automatikisht tė siguruara nė "Cloud" nė serverat e ofruesit tė aplikimeve Web.


Problemet

Problemi mė shumė i diskutuar lidhur me Webapps ėshtė siguria e informacionit. A und t'ia besojmė njė ofruesi tė Webapps informacionet tona tė njė ndjeshmėrie tė caktuar – kjo pyetje shtrohet sigurisht jo vetėm pėr sipėrmarrjet, por shumė mė shumė pėr administratat dhe qeveritė.

Krahas kėsaj, dalin pyetje edhe lidhur me fazėn e kalimit dhe pėrputhshmėrinė me zgjidhjet e derimėtanishme. Si do tė mund tė integrohen informacionet ekzistuese nė strukturat e reja Webapp? A janė ato ende tė kėmbyeshme me zgjidhjet e nevojshme apo tė dėshirueshme tė tipit desktop apo intranet brenda njė sipėrmarrjeje apo administrate?

Konkluzioni:  nė tė ardhmen nuk do tė jetė mė asgjė e mundur pa Cloud Computing dhe Webapps, por pėrdoruesit kėtu duhet tė marrin gjithnjė e mė shumė nė konsideratė dy koncepte nė thelb tė ndryshme. I pari zhvilluar prej Web-it  - si nė ratin e Google Docs ose Zoho -, tjetri qė vjen prej Desktop-it dhe "zgjaton" nė Web - si p.sh. nė Microsoft dhe Mindjet. Pėrparėsitė bazė tė tė parit janė kostot e pakta (veēanėrisht pėr institucionet arsimore) si dhe mundėsitė aktualisht ende superiore tė bashkėpunimit; ndėrsa pėr tė dytin flet fakti, qė aktualisht vazhdohet ende tė punohet mirė me zgjidhjet (desktop) software, tė mirėetabluara nė shumė raste.


[shko te pėrmbledhja]



[Autorėt: Dr. Ragnar Müller / Prof. Dr. Wolfgang Schumann]

 

 

Shko lart

D@dalos Faqja hyrėse

Faqja hyrėse nė shqip

Pėrmbledhje grafike

Kontakt

1998-2011 D@dalos - Edukimi politik, Edukimi me parimet e demokracisė, Edukimi me tė drejtat e njeriut, Pedagogjia e paqes (Projekt i Pharos e.V.), Web: Agora