Server ndėrkombėtar i UNESCO-s pėr edukimin me parimet e demokracisė, paqes dhe tė drejtave tė njeriut
 
  D@dalos Faqja hyrėse Faqja hyrėse nė shqip Pėrmbledhje grafike Kontakt  
 

 

Temat:

Tė drejtat e njeriut / Udhėrrėfyesit / Demokracia / Partitė / BE / OKB / Qėndrueshmėria / Globalizimi / Web 2.0

     

 

Metodat:

Didaktika politike / Metodat e edukimit politik / Pedagogjia e paqes     ///     Pyetje, kritika, komente?

 
 

 Ju jeni tek:

D@dalos > Faqja hyrėse > Web 2.0 > Shoqėria 2.0 > Digital Natives

 



Pėrmbajtja


Temat e librit metodik online rreth Web 2.0:

Hyrje

Ēfarė ėshtė Web 2.0?

Tė mėsuarit2.0

Politika 2.0

Ekonomia 2.0

Shoqėria 2.0

 Rreziqet e Web 2.0

 Rrjetet sociale

 Urtėsia e masės

 Digital Natives
 


Digital Natives

Termi "Digital Natives" e ka burimin nga njė ese e shkurtėr e Marc Prensky nė vitin 2001. Kėtė ese mund ta gjeni nė tekst tė plotė si dokument pdf nė kėtė adresė  (Marc Prensky: Digital Natives, Digital Immigrants). Autori niset nga teza:

"Our students have changed radically. Today's students are no longer the people our educational system was designed to teach." (fq. 1)

Deri nė ē'masė kanė ndryshuar tė rinjtė? Ata janė brezi i parė i rritur me teknologji dixhitale: kompjuter, internet, telefon celular, MP3-Player, kamera dixhitale, lojra kompjuterike etj., tė gjitha kėto janė pėr ta diēka e vetėkuptueshme e tė pėrditshmes.

"It is now clear that as a result of this ubiquitous environment and the sheer volume of their interaction with it, today's students think and process information fundamentally differently from their predecessors." (fq. 1)

Tė rinjtė mendojnė ndryshe - jo mė keq, por ndryshe: mė shumė nė rrjet, nė formė loje, impulsivė, interaktivė pėrtej kufijve tė paravendosur, pra ndėrdisiplinorė, mė pak sistematikė nė kuptimin tradicional tė klasifikimeve (shih Tė menduarit 2.0), ), shpesh mė kreativė... ky ėshtė vlerėsimi i  Prensky-t, tė cilin ai e konsolidon nė njė ese tė dytė, e cila gjendet gjithashtu e plotė si dokument pdf nė faqen  (Marc Prensky: Digital Natives, Digital Immigrants, Part II: Do They Really Think Differently?).









[Foto: J-Cornelius, Wikimedia, Creative Commons]-



Digital Natives vs. Digital Immigrants









Mėsues e nxėnės nuk flasin mė tė njėjtėn gjuhė


Kėta tė rinj Prensky i quan "Digital Natives", pėr t'i dalluar ata nga "Digital Immigrants". Digital Natives janė "vendasit" e epokės dixhitale, ndėrsa Digital Immigrants tė botės dixhitale dallojnė prej tė parėve nga „theksi“ (Shembuj – sikurse mund tė jetė mėnyra e tė shprehurit nė e-mail – pėrmenden nga Prensky nė esenė e tij).

Nė kėtė kontekst nuk kemi tė bėjmė me kategori shkencore tė ndara qartazi nga njėra tjetra, ndaj edhe debate tė tilla, si pėr shembull, nėse me Digital Natives nėnkuptohen mė shumė personat e lindur nė vitet '70 apo ata tė viteve '80, janė pak tė frutshme. Sigurisht ka Digital Immigrants, tė cilėt lėvizin vėrtet zhdėrvjellėt nė botėn dixhitale  - pėr tė cilėt David Weinberger propozon shprehjen e bukur "Digital Settlers". Sikurse ka edhe njerėz tė lindur pas vitit 1980, qė janė gjithka tjetėr veē vendas dixhitalė.

Problemi i vėrtetė, pėr tė cilin tėrheq vėmendjen edhe Prensky, qėndron nė faktin se nė sistemet tona arsimore Digital Immigrants (me tė menduarit dhe qasjen e tyre) u japin mėsim Digital Natives. Dhe pikėrisht ky ėshtė shkaku kryesor i problemeve tė ndryshme nė sistemin arsimor:

"... the single biggest problem facing education today is that our Digital Immigrant instructors, who speak an outdated language (that of the pre-digital age), are struggling to teach a population that speaks an entirely new language." (fq. 2)

Po ku qėndrojnė dallimet? Deri nė ē'masė nuk pėrputhen konceptet e e mėsimdhėnies sė  Digital Immigrants me konceptet e tė mėsuarit tė Digital Natives? Prensky sqaron:

"Digital Natives are used to receiving information really fast. They like to parallel process and multi-task. They prefer their graphics before their text rather than the opposite. They prefer random access (like hypertext). They function best when networked. They thrive on instant gratification and frequent reward. They prefer games to 'serious' work. (...) These skills are almost totally foreign to the Immigrants, who themselves learned - and so choose to teach - slowly, step-by-step, one thing at a time, individually, and above all, seriously." (fq. 2)

[Tė gjitha citatet shkėputur nga: Marc Prensky: Digital Natives, Digital Immigrants; On the Horizon, Vol. 9, No. 5, tetor 2001]

Zgjidhja, qė propozon Prensky, ka tė bėjė me mėsimdhėnien me ndihmėn e lojrave (kompjuterike), pra, metodologjikisht, t'i marrėsh Digital Natives prej atje ku janė. Lojrat kompjuterike komunikojnė me Digital Natives nė „gjuhėn e tyre amtare“. Ky propozim sigurisht ėshtė i pėrligjur, por i paplotė, duke patur parasysh ndryshimet rrėnjėsore, qė rezultojnė me Web (2.0) pėr procesin e mėsimdhėnies dhe tė tė mėsuarit (shih Tė mėsuarit 2.0).




Net Generation







Termi "Digital Natives" u pėrhap shpejt. Nė raport me kontra-termin "Digital Immigrant" ai vendos njė linjė tė qartė ndarjeje dhe metaforika flet nė mėnyrė intuitive. Por ka edhe terma konkurrues, qė pėrpiqen tė shprehin tė njėjtėn gjė, ku duhet veēuar termi, qė pėrdori Don Tapscott qė nė vitin 1997 nė librin e tij "Growing Up Digital", pikėrisht termi  "Net Generation". Nė vitin 2008 Tapscott publikoi rezultatet e njė projekti tė rėndėsishėm kėrkimor me titullin "Grown Up Digital. How the Net Generation is Changing Your World". Videot e mėposhtme tregojnė njė intervistė me autorin rreth librit dhe njė referat rreth tezave themelore tė  "Grown Up Digital":








Kritikė drejtuar Digital Natives
 



Kritika e tejpėrhapur drejtuar "Net Generation", tė cilėn Tapscott pėrpiqet ta shfuqizojė nė referatin e tij (por edhe nė libėr), ai vetė e pėrmbledh (nė njė pėrshkallėzim tė qėllimshėm) si mė poshtė:

"They're dumber than we were at their age. (...) They're screenagers, Net addicted, losing their social skills, and they have no time for sports or healthy activities. (...) They have no shame. (...) Because their parents have coddled them, they are adrift in the world and afraid to choose a path. (...) They steal. They violate intellectual property rights. (...) They're bullying friends online. (...) They're violent. (...) They have no work ethic and will be bad employees. (...) This is the latest narcissistic 'me' generation. (...) They don't give a damn."

[Don Tapscott (2008), Grown Up Digital. How the Net Generation is Changing Your World, New York u.a., fq. 4-5]

Autorėt e raportit kėrkimor "Digital Natives With a Cause? A Knowledge Survey and Framework", Nishant Shah dhe Sunil Abraham, e pėrmbledhin kritikėn dhe lavdėrimin drejtuar Digital Natives nė kėto tituj (pdf nė Internet):
 

Digital Natives

 

The Criticism

The Applause

 

Ignorance and Dumbness

The Values of Freedom

Addiction and Poor Social Skills

Promoting Tolerance and Co-existence

Confessionals and Privacy

A Call for Diversity

Self-centredness and Self-importance

Finding Collaborators and Innovators

Digital Piracy

Mobilisation and Participation

Plagiarism and the Digital Classroom

Information Dissemination & Political Engagement

Consumers rather than Citizens

Cultural Production and Interventions



A ka njė "Net Generation"?










 



Krahas debateve tė nxehta rreth tipareve tė Digital Natives autorė tė tjerė arrijnė deri edhe tė dyshojnė, nėse ekziston me tė vėrtetė njė "Net Generation". Njė kritikė e ashpėr u ndez veēanėrisht ndaj tezave tejet tė mprehta tė Prensky-t. Kėshtu ndėr skeptikėt mė tė spikatur bėn pjesė edhe Rolf Schulmeister:

"Fakti, qė sot pėrdoren media tė tjera, tė ndryshme nga mė parė, nuk e pėrligj mistifikimin e njė brezi tė tėrė si tė njė lloji tjetėr. Pėrkundrazi, brezi qė rritet me kėto lloj mediash, i konsideron ato si shoqėrues tė vetėkuptueshėm tė tė pėrditshmes sė vet sikurse kanė bėrė brezat e tjerė paraardhės me televizorin, telefonin apo radion."

[Rolf Schulmeister (2009), A ka njė "Net Generation"? Versioni i zgjeruar  3.0, fq. 149, pdf nė Internet]

Njė prezantim tė ekuilibruar gjeni nė librin e John Palfrey dhe Urs Gasser "Born Digital. Understanding the First Generation of Digital Natives" botuar nė 2008 (botuar nė gjermanisht po gjatė vitit 2008 nėn titullin : "Gjenerata internet. Digital Natives: Si jetojnė, mendojnė dhe punojnė ata"). Nė njė intervistė pėr Stuttgarter Zeitung datė 10.01.2009 Urs Gasser i pėrkufizon Digital Natives si mė poshtė:

"Ne i dallojmė Digital Natives, pra tė lindurit e kėsaj epoke, nga Digital Immigrants, emigrantėt. Emigrantėt janė ata, tė cilėt mund tė kujtohen edhe pėr njė periudhė tė jetės sė tyre pa celular dhe internet. Ata vazhdojnė tė lexojnė gazetat dhe kėrkojnė informacione nėpėr libra dhe biblioteka. Ndėrsa Digital Natives kanė njė raport tjetėr me mediat. Pėr tė qenė pjesė e Digital Natives, tė rinjtė duhet tė pėrmbushin tre kritere. Sė pari, duhet tė kenė lindur pas vitit 1980, pra nė njė botė pėr tė cilėn celularėt, kompjuterat dhe interneti janė bėrė tėrėsisht tė vetėkuptueshme dhe tė natyrshme. Sė dyti, ata duhet tė kenė akses nė mjetet moderne tė komunikimit. Nė shumė vende dhe nė disa shtresa sociale tė caktuara kjo nuk ėshtė e vetėkuptueshme. Dhe kriteri i tretė, i cili shpesh nėnvlerėsohet: Digital Natives duhet tė dinė t'i pėrdorin kėto mjete komunikimi."

Libri u drejtohet kryesisht prindėrve dhe mėsuesve tė Digital Natives, tė cilėt sipas Palfrey/Gasser luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė udhėzimin e fėmijėve dhe adoleshentėve nė pėrdorimin e internetit. Por ajo qė i pengon ata, ėshtė se, duke qenė Digital Immigrants, ata nuk zotėrojnė kompetencat e nevojshme pėr kėtė rol. Nė 12 kapitujt e librit hidhet dritė mbi shanset dhe rreziqet e pėrdorimit tė internetit nga Digital Natives:

Identitete -  Dosier dixhitale – Sfera private - Siguria – Forca krijuese - Pirateria - Cilėsia - Overload - Agresioni -  Risitė – Tė mėsuarit – Aktivizmi. Nė faqen shoqėruese tė librit nė internet gjeni video tė pėrgatitura nga studentė rreth tė gjithė kapitujve, tė cilat do tė ishin tė pėrshtatshme si hyrje apo pėrmbledhje: http://youthandmedia.org/video/born-digital/



"Educating the Net Generation"


Pėr ata qė dėshirojnė tė thellohen nė temėn "Digital Natives dhe tė mėsuarit" rekomandojmė si pikėnisje njė eBook me autorė Diana dhe James Oblinger botuar nė 2005 me titull "Educating the Net Generation", i cili gjendet i plotė online: http://www.educause.edu/educatingthenetgen. Lidhur me pasojat, qė mund tė ketė hyrja e Net Generation nė botėn e ekonomisė dhe tė punės, kjo ėshtė njė temė e rėndėsishme e Wikinomics, mjaft i rėndėsishėm pėr prezantimin e tendencave ekonomike, tė cilės ne i kushtohemi nė kapitullin Ekonomia 2.0.


[Autorėt: Dr. Ragnar Müller / Prof. Dr. Wolfgang Schumann]

 

 

Shko lart

D@dalos Faqja hyrėse

Faqja hyrėse nė shqip

Pėrmbledhje grafike

Kontakt

1998-2011 D@dalos - Edukimi politik, Edukimi me parimet e demokracisė, Edukimi me tė drejtat e njeriut, Pedagogjia e paqes (Projekt i Pharos e.V.), Web: Agora