Server ndėrkombėtar i UNESCO-s pėr edukimin me parimet e demokracisė, paqes dhe tė drejtave tė njeriut
 
  D@dalos Faqja hyrėse Faqja hyrėse nė shqip Pėrmbledhje grafike Kontakt  
 

 

Temat:

Tė drejtat e njeriut / Udhėrrėfyesit / Demokracia / Partitė / BE / OKB / Qėndrueshmėria / Globalizimi / Web 2.0

     

 

Metodat:

Didaktika politike / Metodat e edukimit politik / Pedagogjia e paqes     ///     Pyetje, kritika, komente?

 
 

 Ju jeni tek:

D@dalos > Faqja hyrėse > Web 2.0 > Ēfarė ėshtė Web 2.0? > Tagging: Tė menduarit 2.0

 



Pėrmbajtja


Temat e librit metodik online rreth Web 2.0:

Hyrja

Ēfarė ėshtė Web 2.0?

 Elemente tė Web 2.0

 Tagging: Tė menduarit 2.0

Tė mėsuarit  2.0

Politika 2.0

Ekonomia 2.0

Shoqėria 2.0

 


Tagging dhe Folksonomies: Tė menduarit 2.0

Le tė fillojmė me njė histori:

"Zoologėt e parė i klasifikonin gjitarėt si kafshė tė cilėt ushqejnė me gji tė vegjlit e tyre, ndėrsa reptilėt si ata, qė shumoheshin me anė tė vezėve. Pas kėsaj nė Australi u zbulua ornitorinku, i cili bėn vezė si njė reptil dhe, pasi dalin nga veza, i ushqen tė vegjlit me gji si njė gjitar.

Ky zbulim ra si bombė. Ēfarė enigme! thėrrisnin njerėzit. Ēfarė sekreti! Ēfarė mrekullie e natyrės! Dhe kur nė fund tė shek. XVII mbėrritėn ekzemplarėt e parė nga Australia nė Angli, ata u konsideruan si njė falsifikim dhe u mendua, se pjesė tė kafshėve tė ndryshme ishin bashkuar nė njė tė vetme. Edhe sot gjendet aty-kėtu ndonjė artikull nė gazetat natyrore, qė pyet ende: "Po si ėshtė e mundur, qė ekziston ky paradoks i natyrės?"

Pėrgjigja ėshtė: Ky paradoks nuk ekziston. Ornitorinku nuk sillet fare si paradoks. Ai nuk ka probleme. Ornitorinkėt kanė miliona vite, qė bėjnė vezė dhe i ushqejnė tė vegjlit me gji, shumė pėrpara se tė kishte zoologė dhe ta shpallnin kėtė si diēka ilegjitime.

Enigma e vėrtetė, sekreti i vėrtetė qėndron nė faktin qė vėzhgues tė rritur, objektivė, me arsim shkencor e bėjnė ornitorinkun e gjorė e tė pafajshėm pėrgjegjės pėr kėtė zhvillim tė ndryshėm tė tij."

[nga: Robert M. Pirsig, Lejla ose njė pėrpjekje pėr moral, Frankfurt/Main 1992, fq. 118]









Foto: TwoWings, Wikimedia Commons, Creative Commons-



Renditja hierarkike e ornitorinkut:

Shkenca
       Ґ
 Shkenca natyrore
        Ґ
  Biologjia
         Ґ
   Flora dhe Fauna
          Ґ
    Animalia
           Ґ
     Kordata
            Ґ
      Mamalia
             Ґ
       Monotremata
              Ґ
        Ornitorinku



Klasifikimet e zakonshme janė sisteme tė renditjes hierarkike tė tipit "ose kėshtu -ose ashtu". Pra, njė kafshė ose shumohet me vezė dhe renditet pėr kėtė arsye nė kategorinė "reptil" , ose i ushqen tė vegjlit me gji, dhe renditet pėr kėtė arsye nė kategorinė "gjitar". Ornitorinku e vendos kėtė lloj klasifikimi para problemesh tė pakapėrcyeshme, ndaj edhe duhet tė kategorizohet nėn termin "tė ndryshme" (engl. miscellaneous). Nė vitin 2007 filozofi i internetit David Weinberger publikoi njė libėr me titullin: "Everything is Miscellaneous", i cili mė 2008 ėshtė botuar edhe nė gjermanisht ("Fundi i sirtarit") dhe pėr tė cilin do tė flasim mė poshtė nė hollėsi.

Por, pėr sė pari duam tė shohim, se ē'vend zė ornitorinku nė njė sistem renditjeje, qė bazohet nė tags. Kėtu ai nuk do tė kishte asnjė problem. Pėr ornitorinkun do tė shkonte si Tag-u "bėn vezė" ashtu edhe ai "ushqen me gji". Problemi, qė zoologėt i ka lėnė pa gjumė pėr net tė tėra, kėtu nuk shtrohet fare si i tillė.


 

 

 

tag / tagging

 

"tag" ėshtė njė fjalė nė anglisht dhe paraqet njė tabelėz, qė mund ta ngjisim apo kapim diku; "price tag" ėshtė p.sh tabela e ēmimit.

Folja "to tag" do tė thotė tė vesh diku njė tabelėz apo thjesht ta cilėsosh apo etiketosh atė.

Blogs, Wikis, shėrbimet e Social Bookmarking etj. (shih Elemente tė Web 2.0) ofrojnė sisteme tagging nė vullnetin e lirė tė pėrdoruesve pėr zgjedhjen e fjalėve kyē tė pėrmbajtjeve tė ndryshme (foto, video, postime blog, link-e etj.).

Nė njė numėr tė madh pėrdoruesish nga tags pėrdorur individualisht lind njė sistem johierarkik prej fjalėsh kyē. Kėto grupime krijuar prej procesit tė tagging nė komunitet quhen Folksonomy (folk + taxonomy).

 

 




Shembull:
fotografi dixhitale



Epėrsitė bazė tė tagging si ato tė njė koncepti tė pėrshtatur pėr botėn dixhitale (ndryshe nga ajo fizike) mund tė bėhen tė qarta me shembullin e fotografive. Mė parė njerėzit i ruanin fotografitė, p.sh. ato qė ishin bėrė mė 1991 me rastin e 50-vjetorit tė lindjes sė teta Inges nė Barcelonė, nė njė album fotografish, (apo mė thjeshtė akoma, nė njė kuti kartoni kėpucėsh). Ndėrsa fotografitė me rastin e 70-vjetorit nė vitin 2011 janė bėrė me njė aparat dixhital, janė ngarkuar nė Flickr dhe dėrgohen me tag.


 



Ndėrsa fotot e vitit 1991 mund tė gjenden vetėm nė kontekstin e 50-vjetorit dhe vetėm nė njė vend tė caktuar nė albumin e fotografive, fotografitė dixhitale tė vitit 2011 mund tė gjenden nė tė gjitha kontekstet, tė cilat i kemi krijuar vetė me anė tė tags.

Sigurisht, qė gjatė qėndrimit nė Barcelonė nuk janė bėrė vetėm fotografi tė festės familiare, por janė vizituar edhe bukuritė e qytetit. Kėshtu pėr shembull, fotografitė e Sagrada Famķlia - kishės sė projektuar nga Antoni Gaudķ - mund tė kishin kėto tags:

2011, ditėlindje, Inge, festė familjare, Barcelona, Spanja, Katallanja, Sagrada Familia, Gaudi, arkitekturė, kisha

Nėse pas nja dy vitesh vajzės i duhen fotografi arkitekture pėr studimin e saj, ėshtė shumė pak e mundur, qė tė na bjerė ndėrmend festa e ditėlindjes sė vitit 1991. Por nuk ėshtė absolutisht asnjė problem, qė nė albumin personal tė fotografive nė Flickr tė klikojmė mbi tag-un "arkitekturė", i cili do tė bėjė tė na shfaqen ato fotografi, qė nė fakt kanė lindur nė njė kontekst krejt tjetėr, por qė gjithsesi tregojnė veprėn e njė arkitekti tė shquar.









bota fizike kundėr botės dixhitale


Thėnė nė mėnyrė figurative fotografia e Sagrada Famķlia vendoset njėkohėsisht nė 11 albume: nė albumin "tė gjitha fotot e vitit 2011", nė albumin "tė gjitha fotot e ditėlindjeve", nė albumin "tė gjitha fotot e Inges" etj. - dhe pikėrisht edhe nė albumin "tė gjitha fotot me interes arkitektonik". Dhe kjo mund tė realizohet vetėm mė njė foto dixhitale, pasi nėse nuk do tė ishte kėshtu, do tė na duheshin 11 foto tė njėjta dhe 11 albume.

Por nė fakt foton e Sagrada Famķlia nuk e vendosim gjėkundi. Thjeshtė e hedhim nė grumbullin e tė gjitha fotove tė tjera dixhitale - e megjithatė mė vonė atė mund tė gjejmė sėrish mė mirė, mė shpejt dhe nė tė gjitha kontekstet e mundshme. Kėtu David Weinberger flet pėr "pushtetin e ērregullit dixhital" (nėntitulli i librit tė tij).

Dallimin bazė mes botės dixhitale dhe asaj fizike ai e bėn tė qartė pėrmes laboratorit tė firmės amerikane Staples pėr artikuj kancelarie. Ky laborator imiton njė treg tė kompletuar me artikujt Staples. Bashkėpunėtorėt pėrpiqen t' i sistemojnė produktet dhe sistemet e informcionit nė mėnyrė sa mė miqėsore pėr klientin. Ata luftojnė, pra, me kufizimet e botės fizike, tė cilat

"janė pjesė e botės sonė tė pėrditshme, aq sa ne nuk i njohim mė. Pėr shembull:
Nė hapėsirėn fizike disa sende janė mė afėr se disa tė tjera. (...) Objektet fizike mund  tė jenė nė njė moment tė caktuar gjithmonė nė njė vend tė caktuar (...) Nė botėn fizike mund tė ketė vetėm njė renditje. (...) Aftėsitė fizike tė njerėzve janė tė kufizuara. (...) Tregu duhet tė jetė i organizuar sistematikisht dhe i rregullt. (...) Pėr shkak tė kėtyre kufizimeve pjesa mė e madhe  tregut Staples  do tė jetė pengesė pėr klientėt e vet (...). Nėse unė do tė shkoja atje me njė listė prej 15 artikujsh, atėherė pjesa qė mbetet, pra 7185 artikujt e tjerė ofruar nga Staples pėr mua janė jo vetėm jointeresantė, por mė pengojnė edhe rrezen e shikimit pėr ata artikuj, qė jam duke kėrkuar." (fq. 5-6)

Bota dixhitale ndėrkohė i kapėrcen kėto kufizime duke qenė se ajo nuk pėrbėhet nga atome, tė cilat kėrkojnė hapėsirė, por nga bit-e:

"Nė njė botė tė tillė nuk na duhet tė qėndrojmė pranė rafteve tė gjata, pasi gjithēka ėshtė vetėm nja dy klikime larg. Ajo nuk ėshtė e thėnė tė jetė e njėjtė pėr tė gjithė njerėzit, ajo mund tė riorganizohet pėr secilin prej nesh dhe brenda pak sekondash. Ajo nuk ėshtė e kufizuar prej hapėsirės dhe imperativit tė thjeshtėsisė sė proceseve, por mund tė pėrmbajė tė gjithė artikujt dhe variacionet e mundshme qė mund tė dėshirojnė klientėt. Atje artikujt nuk vendosen vetėm nė njė apo ndoshta edhe dy zona, por mund tė klasifikohen nė varėsi tė pritshmėrive tė klientėve nė njė numėr tė madh kategorish. Nė vend qė tė qėndrojnė nė rafte tė rregullta e tė sistemuara (...), artikujt hidhen nė njė grumbull tė madh nė mėnyrė dixhitale dhe vetėm sa duhen grupuar, kur njė pėrdorues kėrkon ndonjė prej tyre." (fq. 7)

Shembulli i Weinberger - njė treg artikujsh kancelarie krahasuar me njė Online-Shop tė kėtij lloji - na ēon nė fakte interesante, dhe pėrbėn pikėnisjen e parė pėr librin e tij, nė tė cilin ai pėrpiqet tė analizojė rėndėsinė e ndryshimeve nė fusha tė ndryshme:

"Kėtu ėshtė fjala, pra, pėr diēka shumė mė tė madhe se sa ēėshtja, se si duhet t'i organizojmė tregjet tona. Kufizimet fizike, tė cilave u nėnshtrohet organizimi i njė tregu artikujsh kancelarie, pėrcaktojnė edhe mėnyrėn se si ne organizojmė sipėrmarrjet, administratat apo shkollat tona - dhe vetė informacionet. Nisur prej kėtyre strukturave tė menaxhimit, pėrmes enciklopedive e deri te edukimi qė kėrkojmė t'u pėrēojmė fėmijėve tanė (...), idetė tona i kemi organizuar mbi bazė parimesh, tė cilat orientohen drejt njė bote tė kufizuar nga ligjet e fizikės. Tani, pėr herė tė parė nė historinė tonė, jemi nė gjendje tė rendisim konceptet tona pa kufizimet e botės fizike. Kjo do tė sjellė ndryshime rrėnjėsore nė idetė, organizimin dhe dijet tona. (...) Ēfarė do tė zbulojmė ne kėtu? Nėse do tė gjejmė parime tė reja tė organizimit, tė cilat do tė ishin kuptimplote nė njė botė pa kufizime fizike, atėherė informacionet jo vetėm do tė jenė tė lira, por edhe tė parenditura." (fq. 7-8)



 



Pėr tė kuptuar, se ēfarė do tė thotė qė sistemet tona tė renditjes "orientohen drejt njė bote tė kufizuar nga ligjet e fizikės", mund ta bėjmė tė qartė duke iu referuar sėrish ornitorinkut. Bibliotekari duhet tė rendisė njė libėr tė ri ta sapodalė rreth ornitorinkut nė njė vend tė caktuar tė njė rafti tė caktuar.

Por, nėse ai ka nė dispozicion vetėm kategoritė "gjitar" dhe "reptil", atėherė nuk do t'ia dalė dot. Ndaj nė shkallėn hierarkike ėshtė krijuar njė kategori e re, monotremata, ku bėjnė pjesė ornitorinku dhe ekidna (njė lloj iriqi) - Weinberger jep shembuj tė tjerė shumė argėtues nė referatin e tij, sikurse shfaqet nė videon kėtu pranė.

Ky kategorizim gjendet nė efekt tė ndėrsjelltė me idenė tonė pėr botėn, megjithėse ai nuk ka tė bėjė fare me dijet, por paraqet njė reagim ndaj kufizimeve tė botės sonė fizike.





Sisteme tė renditjes "ose kėshtu - ose ashtu"
 


"Ēmimi pėr sistemimin e dijes nė njė botė fizike ėshtė (...), qė duhet tė merren vendime tė tipit ose kėshtu - ose ashtu. (...) Libri rreth muzikės ushtarake do tė vendoset ose mes librave tė muzikės, ose mes atyre tė ushtrisė, por nuk mund tė vendoset nė tė dy vendet. Gjeografia e dijes nė njė bibliotekė mund tė ketė vetėm njė formė, dhe jo tjetėr. Ky nuk ėshtė njė ligj i dijes, por ligj i gjeografisė lokale." (fq. 68)

Dhe ka ende shumė faktorė tė tjerė ndikues mbi mėnyrėn, se si organizojmė ne dijet tona rreth botės. Lidhur me diskutimin rreth kategorisė "Planet" (dhe pyetjes, nėse Plutoni ėshtė apo jo njė planet) Weinberger del nė pėrfundimin qė:

"Rreth diellit tonė sillen miliona objekte. Ata tė nėntė, qė deri mė tani i kemi pėrcaktuar si planete, janė pėr ne tė rėndėsishėm pasi rreth tyre ne disponojmė informacione disashekullore. Ruajtja e kategorisė "planet" thotė mė pak rreth natyrės sė universit tonė, se sa rreth nevojės sonė pėr tė menduar se ne bredhim mbi trupa tė tjerė qiellorė dhe jo mbi planetin tonė blu. (...) Fakti, qė ne jemi kapur me kaq kokėfortėsi pas kėsaj kategorie, edhe pse pėr kėtė nuk ka asnjė arsye shkencore qė tė na detyrojė, zbulon njė domethėnie mė tė madhe, e cila bėhet edhe mė e rėndėsishme, sa mė shumė fusha tė hedhin tutje prangat e kategorizimit dhe tė zhyten nė vorbullėn e shumėllojshmėrisė tė pasistemuar: Mėnyra  se si e organzojmė ne botėn tonė, reflekton jo vetėm botėn por edhe interesat, pasionet, nevojat dhe ėndrrat tona." (fq. 47)



Fundi i autoriteteve tradicionale


Njė aspekt i rėndėsishėm i kalimit nga bota fizike nė atė dixhitale, qėndron nė faktin, qė autoritetet tradicionale  - rojet e portės nė rezervat e dijes - po humbin funksionet e tyre. Dhe pikėrisht ky aspekt shkakton diskutime interesante ("Urtėsia e masės" versus "Kultit tė amatorit", shih "The Good, the Bad, and the Web 2.0"), nė tė cilat merr pjesė nė mėnyrė prominente edhe David Weinberger.

"Fakti, qė rendi nė formė letre kufizon ndjeshėm mundėsitė e organizimit, ėshtė vėnė nė pah nga njė industri e tėrė dhe instucione tė panumėrta. Muzeumet, planet mėsimore, gazetat, dega e turizmit  dhe programet e kanaleve televizive, tė gjitha kėto mbėshteten nė supozimin, sipas tė cilit nė njė botė tė rendit tė dytė ne kemi nevojė pėr specialistė, qė tė rendisin pėr ne informacionet, idetė dhe dijet duke e bėrė kėtė nė mėnyrė tė qartė e tė rrokshme pėr ne. E megjithatė, tani, ne - klientė, tė punėsuar, pra secili prej nesh - ėshtė mėsuar me kėtė rend tė dytė. Ne mund tė vihemi pėrballė atij grumbulli tė pa sistemuar. (...) Ne mund tė mendojmė vetė - dhe ē'ėshtė mė e rėndėsishmja, tė mendojmė bashkarisht - se cila renditje do tė ishte me vend pėr ne atė ēast dhe cila renditje e re njė minutė mė pas. Kėshtu mund tė gjejmė mė shpejt atė, pėr tė cilėn kemi nevojė dhe tė injorojmė autoritetet tradicionale. Rendi i tretė revolucionalizon jo vetėm ekonominė, por ndryshon tėrėsisht idenė tonė pėr organizimin e botės dhe (qė mund tė jetė edhe mė e rėndėsishme), se kush e ka autoritetin pėr tė na e thėnė kėtė." (fq. 26-27)



Deficititet e klasifikimit hierarkik


Tė gjitha pėrpjekjet tradicionale pėr klasifikim (tė zoologėve pėr tė kategorizuar kafshėt, apo tė sistemit decimal tė Deweys, sipas tė cilit shumė biblioteka nė mbarė botėn rendisin rezervat e tyre) janė hierarkike nė mėnyrė implicite. Njė krahasim me Sistemin Deweys me mėnyrėn se si mund tė ndeshėsh e tė kėrkosh libra tė caktuar nė librarinė online Amazon, bėn qė Weinberger tė vijė nė kėtė pėrfundim:

"Problemi qėndron (...) nė faktin, qė ēdo skedė e dijes merr pėr tė mirėqenė kushtin paraprak tė ekzistencės sė njė gjeografie tė dijes, pra, qė dija ka njė formė, tė cilėn mund ta vėzhgosh nga lart poshtė. Nė rendin e parė e tė dytė tė sistemit  ky supozim ėshtė me vend. Por ai pengon ērregullin e dobishėm tė rendit tė tretė pa qenė e nevojshme." (fq. 75)

[tė gjitha citatet nga: David Weinberger (2008), Fundi i sirtarit: Pushteti i ērregullit tė ri dixhital, München]



Tagging dhe Folksonomies


Tagging ėshtė njė sistem renditjeje, i pėrshtashėm pėr "ērregullin dixhital". Ai nuk ka nevojė pėr njė renditje apo kategorizim fiks, asnjė hieraki, pra asnjė klasifikim tė tipit ose kėshtu - ose ashtu. Sistemet e bazuara nė tagging janė fleksible dhe tė personalizueshme. Nuk ėshtė nevoja e ndonjė "harte tė informacionit", pėrpara se tė niset me sistemimin. Rendi lind mė tepėr pėrmes faktit, qė shumė pėrdorues pėrdorin tags (si tek Flickr). Rezultati pėrkohėsisht i vazhdueshėm pas pėrpjekjeve pėr sistemim ėshtė Folksonomy, pra taksonomia, qė lind nė mėnyrė spontane prej masės. Dobia individuale dhe komunitare shkrihen nė njė - fenomen ky i cili gjendet nė tė gjitha elementėt e Web 2.0.

Pėr tė paraqitur nė mėnyrė tė qartė renditjet e mundshme, qė krijohen pas tags, ėshtė konsoliduar si strukturė fikse agregimi tag cloud. Cloud pėrbėhet nga tags tė pėrdorur p.sh. nė njė blog apo nė njė pėrmbledhje-bookmark. Sa mė shpoesh tė jetė pėrdorur njė tag, aq mė i dukshėm bėhet ai nė njė tag cloud. Kėshtu, njė shembull i njohur pėr kėtė paraqitet edhe mė poshtė, nė tag cloud rreth Web 2.0, i cili ka mė shumė njė natyrė teknike:




tag cloud




Burimi: http://commons.wikimedia.org/wiki/File:Web_2.0_Map.svg (By Original by Markus Angermeier Vectorised and linked version by Luca Cremonini [CC-BY-SA-2.5 (www.creativecommons.org/licenses/by-sa/2.5)], via Wikimedia Commons)








koncept i ri pėr dijen



"Dije nuk do tė thotė mė tė shohėsh tė thjeshtėn, por tė notosh nė kompleksen."

[David Weinberger (2008), Fundi i sirtarit, Mynih, fq. 237]



Jeff Howe sheh nė procesin e Tagging dhe rezultatit tė tij Folksonomies njė aplikim tjetėr tė fuqishėm tė "Crowdsourcing" (ky ėshtė edhe titulli i librit tė tij, qė vlen vėrtet tė lexohet):

"The advantage folksonomies offer is no different than that of many other crowdsourcing applications: it makes an overwhelming task manageable." (fq. 240)

Njėsoj si Weinberger, ai i atribuon kėtij zhvillimi drejt Mendimit 2.0  njė rėndėsi tė madhe:

"This all amounts to a sea change in how we experience the world around us. If ever there was a realm in which the expert once reigned uncontested, it was in the selection and organization of the world's knowledge. Yet in a few short years, this function has been largely democratized." (S. 241)

[tė dy citatet marrė nga: Jeff Howe (2009), Crowdsourcing. Why the Power of the Crowd is Driving the Future of Business, New York]

Si shembull pėr kėtė shndėrrim pėrmendim Enciklopedinė online Wikipedia, e cila zė njė vend tė gjerė nė tė gjitha analizat e Weinberger, Howe dhe tė gjithė autorėve tė tjerė, tė cilėt merren me Web 2.0. Stefan Münker sqaron:

"Koncepti i dijes (...), qė pėrfaqėson Wikipedia, ka pak tė bėjė me konceptin e dijes sikurse e kemi mėsuar dikur ne fėmijėt e epokės sė shkencės moderne dhe tė iluminizmit. Nėse trendi i vėnė nė lėvizje nga pėrdorimi i ndryshėm i mediave qėndron stabėl (...), atėherė nė tė ardhem pyetjet tona pėr dije dhe informacion do t'i adresojmė gjithnjė e mė pak nė drejtim tė mediave tė elitės enciklopedike tė kulturės sė librit tė shtypur, dhe shumė mė tepėr nė drejtim tė inteligjencės sė kulturės sė rrjeteve dixhitale dhe efekteve tė tyre. Koncepti ynė pėr dijen, pra, nuk do tė jetė mė i karakterizuar nga referenca drejt njė klase relativisht tė vogėl ekspertėsh tė sprovuar; pėrkundrazi, dija do tė kuptohet mė sė shumti si njė rezultat i njė bashkėpunimi nė rrjet i njė rrethi gjithnjė e mė tė madh amatorėsh tė angazhuar, anonimiteti i tė cilėve nuk na lejon tė nxjerrim asnjė pėrfundim rreth kompetencave tė tyre. (...) Pėr atė, qė sheh njė kundėrshti tė qartė mes prodhimit kolaborativ tė dijes nė rrjet dhe dijes sė ekspertėve tė librave, vlen tė thuhet: urtėsia e masės nė Web 2.0 triumfon kundrejt dije sė elitės."

[Stefan Münker (2009), Emergjenca e opinionit publik dixhital. Mjetet sociale nė Web 2.0, Frankfurt/Main, fq. 99-100]



Debati rreth urtėsisė sė masės, sikurse ėshtė analizuar edhe prej James Surowiecki nė njė libėr qė ka ngjallur shumė kureshtje, do tė pėrmblidhet prej nesh nė faqen "Urtėsia e masės" nė kapitullin Shoqėria 2.0. Pasojat nė sistemin ekonomik, qė lidhen me termin Wikinomics, do tė paraqiten nė kapitullin Ekonomia 2.0. Faqja Digital Natives i kushtohet para sė gjithash problemit, qė nxėnėsit dhe mėsuesit nuk flasin mė tė njėjtėn "gjuhė".

Ata, qė dėshirojnė tė merren edhe mė intensivisht me efektet e Web 2.0 mbi tė menduarit tonė, le t'u shėrbejė si pikėnisje, pėrveē librave tė  David Weinberger, edhe libri tjetėr kritik ndaj web-it botuar nė 2010 me autor Nicholas Carr "The Shallows. What the Internet Is Doing to Our Brains" (titulli i pėrkthimit nė gjermanisht: "Kush jam unė, ndėrsa jam online... Dhe ē'bėn truri im gjatė kėsaj kohe? Si e ndryshon interneti tė menduarit tonė". Rekomandimet pėr literaturė rreth temės Web 2.0 i gjeni kėtu...


[Autorėt: Dr. Ragnar Müller / Prof. Dr. Wolfgang Schumann]

 

 

Shko lart

D@dalos Faqja hyrėse

Faqja hyrėse nė shqip

Pėrmbledhje grafike

Kontakt

1998-2011 D@dalos - Edukimi politik, Edukimi me parimet e demokracisė, Edukimi me tė drejtat e njeriut, Pedagogjia e paqes (Projekt i Pharos e.V.), Web: Agora