Me kompetencat e Gjykatės
Ndėrkombėtare merret, nga njėra anė, Kapitulli XIV i Kartės
sė OKB-sė, nga ana tjetėr
ato janė tė pėrcaktuara nė statutin e saj, qė ėshtė edhe njė pjesė pėrbėrėse
integrale e Kartės. Kjo do tė
thotė, se ēdo shtet, qė bėhet anėtar i Kombeve tė Bashkuara, bėhet nė tė
njėjtėn kohė edhe palė kontraktore e Gjykatė Ndėrkombėtare. Gjykata
Ndėrkombėtare
dallon nė thelb nga gjykatat "normale". Kjo duket
qartė nė faktin, qė pėrpara Gjykatės Ndėrkombėtare lejohen tė dalin si palė
vetėm Shtetet. Edhe mė
i rėndėsishėm ėshtė fakti, qė shtetet duhet t'i nėnshtrohen paraprakisht
juridiksionit tė Gjykatės Ndėrkombėtare:
"... Karakteri komunitar i sė
drejtės ndėrkombėtare (kėrkon),
qė
nėnvendosja pėrkundrejt njė gjykate ndėrkombėtare tė paraprihet nga marrėveshja
pėrkatėse mes palėve. Nėse
nė njė rast tė tillė mungon gatishmėria qoftė edhe e njė shteti tė vetėm,
atėherė Gjykata ndėrkombtare nuk mund tė veprojė. Po ashtu, nėse
vendimet e Gjykatės Ndėrkombėtare janė tė detyrueshme vetėm pėr palėt e
prekura nė konfliktin-objekt tė procesit gjyqėsor, atėherė jurisprudenca
e saj nuk ka njė efekt tė pėrgjithshėm."
[nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat
dhe reformat; Zyra Federale Qendrore pėr
edukimin politik,
Seria e shkrimeve vėll. 403, Bonn 2003,
F.
56]
Kėto
kushte tė vėshtira pune kanė ushtruar ndikimin e tyre, qė Gjykata Ndėrkombėtare
nuk mundi tė luante njė rol tė rėndėsishėm nė kuadrin e detyrės kryesore
tė Kombeve tė Bashkuara, garantimit tė paqes dhe sigurisė ndėrkombtare.
Gjykata Ndėrkombėtare,
ashtu sikurse paraardhėsja e vet, Gjykata e Pėrhershme Ndėrkombtare e Lidhjes
sė Popujve, nuk mundi tė realizonte me sukses idenė bazė dhe tradisionale,
sipas sė cilės konfliktet mes shteteve duhet tė zgjidhen nga njė Gjykatė
Ndėrkombėtare
dhe jo nė fushėn e betejės.
Njė
bilanc tė ngjashėm bėjnė edhe Gareis dhe Varwick: "Me 65
sentenca nė
mė tepėr se pesė dekada Gjykata Ndėrkombėtare nukka luajtur ndonjė rol aktiv
nė politikėn ndėrkombėtare, por me vendimet dhe 23 vlerėsimet e saj juridike
nė fushat, qė janė objekt i trajtimit tė saj, ka dhėnė njė kontribut
shembullor nė zhvillimin e mėtejshėm tė sė drejtės ndėrkombėtare."
[nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat
dhe reformat; Zyra Federale Qendrore pėr
edukimin politik,
Seria e shkrimeve vėll.
403, Bonn 2003, F.
56]
Faqe tė
tjera mbi organet kryesore tė OKB-sė: