ECOSOC
Lart Asambleja e Pergjithshme Keshilli i Sigurimit Sekretariati Gjykata Nderkombetare ECOSOC Treuhandrat

 


 

Kombet e Bashkuara

Kėshilli Ekonomik dhe Social (ECOSOC) i Kombeve tė Bashkuara

ECOSOC, sė bashku me
Asamblenė e Pėrgjithshme, ėshtė pėrgjegjės pėr detyrat e pėrshkruara nė kapitullin IX tė Kartės sė OKB-sė. Sipas nenit 63, ai mund tė veprojė nė fushat e mėposhtme: ekonomi, ēėshtje sociale, shėndetėsi, arsim, kulturė dhe sektorė tė ngjashėm. Ai mund tė cilėsohet si organ koordinimi pėr ēėshtje ekonomike dhe sociale. Pėrbėrja e tij ndjek njė kod rajonal, i cili dallon pėr pėrfaqėsimin mbiproporcional tė vendeve nė zhvillim, sikurse e tregon edhe diagrama e mėposhtme.

Asambleja e pėrgjithshme zgjedh ēdo vit njė tė tretėn e anėtarėve tė vet pėr njė periudhė tre vjeēare. Ndryshe nga ē’ndodh nė Kėshillin e Sigurimit, mundėsia e rizgjedhjes sė drejtpėrdrejtė nuk pėrjashtohet, kėshtu qė disa shtete kanė mundur tė stabilizohen pothuaj si shtete tė pėrhershme. ECOSOC pėrfaqėson elementin lidhės me organizatat e posaēme me anėtarėsi tė vetėn duke pėrmbushur kėshtu njė funksion tė rėndėsishėm nė sistemin e tejetdegėzuar tė Kombeve tė Bashkuara, me tė cilin merret Kursi bazė 4. Pėrveē kėsaj, ky kėshill mban marrėdhėnie konsultative me mbi 1.500 NGO (Organizata joqeveritare).

ECOSOC mblidhet njė herė nė vit pėr katėr javė rresht. Njė pjesė e madhe e aktivitetit realizohet nga organet dytėsore tė shumta nė numėr, shumimi i tė cilave ka qenė shpeshherė shkak kritikash pėr efikasitetin nė punė
[nė lidhje me problemet dhe kritikat shih kursin bazė 5]. Organet dytėsore ndahen nė gjashtė kategori:

bullet

1) Organe te veēanta: Programi i kontrollit tė drogės (INDCB), Instituti Kėrkimor pėr Mbėshtetjen e Gruas(INSTRAW)
 

bullet

2) Komisione tė pėrhershme: Komisioni pėr sistemin e banimit dhe ngulimet, Komisioni pėr organizatat joshtetėrore, Komisioni pėr bisedime me organizatat ndėrshtetėrore, Komisioni pėr sipėrmarrjet ndėrkufitare
 

bullet

3) Komisione speciale: Komisioni pėr programimin dhe koordinimin (CPC, sė bashku me Asamblenė e Pėrgjithshme), Komision administrimi pėr koordinimin (ACC)
 

bullet

4)  Komitete ekspertėsh:
komitete tė pėrbėra nga ekspertė tė pavarur: Komiteti pėr planifikimin e zhvillimit, Kongresi mbi programin e Kombeve te Bashkuara pėr administratėn publike dhe financat, Grupi i ekspertėve ad-hoc pėr bashkėpunim ndėrkombėtar nė ēėshtje taksash
Komitete tė pėrbėra nga ekspertė qeveritare: Komiteti pėr burime tė reja dhe tė rigjenerueshme energjie pėr zhvillimin, Komiteti pėr burime natyrore, Komiteti pėr transportin e objekteve tė rrezikshme, grupi i ekspertėve tė Kombeve tė Bashkuara pėr emrat gjeografikė, grupi ndėrshtetėror i punės pėr normat ndėrkombėtare tė sistemit tė kontabilitetit

 

bullet

5) Komisione rajonale: Komisioni i ekonomisė pėr Afrikėn (ECA), Komisioni i Ekonomisė pėr Evropėn (ECE), Komisioni i Ekonomisė pėr Amerikėn Latine dhe Karaibet (ECLAC), Komisioni ekonomik dhe Social pėr Azinė dhe Paqėsorin (ESCAP), Komisioni ekonomik dhe Social pėr Azinė Perėndimore (ESCWA)
 

bullet

6) Komisione pėr fusha tė caktuara: Komisioni pėr zhvillim tė qėndrueshėm, Komisioni pėr popullsinė, Komisioni pėr zhvillim social, Komisioni pėr statistikat, Komisioni pėr tė drejtat e njeriut, Komisioni pėr pozicionin juridik tė gruas, komisioni pėr substancat narkotike, Komisioni pėr parandalimin e krimeve dhe tė drejtėn penale.

Megjithė kėtė masė organesh dytėsore, rėndėsia e ECOSOC ka rėnė. Gareis dhe Varwick konstatojnė: "Sipas objektivave tė Kombeve tė Bashkuara, tė bėra tė qarta nė nenin 1, shifra 3, dhe problemeve tė pėrmendura nė nenin 55, ECOSOC merret kryesisht me ēėshtje tė zhvillimit nė vende tė varfra (...). Kompetencat e tij kėtu janė gjithsesi tė kufizuara dhe i nėnshtrohen autoritetit tė Asamblesė sė Pėrgjithshme, duke bėrė qė ECOSOC tė shndėrrohet kėshtu gjithnjė e mė tepėr nė njė 'organ ndihmės tė saj' (...).

Veē kėsaj Asambleja e Pėrgjithshme i ka hequr disa kompetenca ECOSOC-ut nė fushėn e zhvillimit pėrmes krijimit tė organeve speciale si p.sh. te Programit pėr Zhvillim (UNDP) ose tė Konferencės pėr Tregtinė dhe Zhvillimin (UNCTAD), kėshtu qė atij, pėrveē sektorit tė tė drejtave tė njeriut, zor se i mbeten sektorė tė tjerė operativė aktivizimi. "

[nga: Sven Gareis/Johannes Varėick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, Instrumentat dhe Reformat; Zyra Federale Qendrore pėr edukim politik, seri shkrimesh vėll. 403, Bonn 2003, F. 54]

Faqe tė tjera mbi organet kryesore tė OKB-sė:

bullet

Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė
 

bullet

Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė
 

bullet

Sekretariati dhe Sekretari i Pėrgjithshėm tė OKB-sė
 

bullet

Kėshilli Ekonomik dhe Social (ECOSOC)
 

bullet

Kėshilli i Kujdestarisė
 

bullet

Gjykata Ndėrkombėtare

[Autor: Ragnar Müller]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut I Modele I Demokracia I Partitė I Evropa I Globalizimi I Kombet e Bashkuara I Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e edukimit    II    Metodat

     
 

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.