|
| |
Zhvillimi i Kombeve tė
Bashkuara (III):
Kombet
e Bashkuara pas pėrfundimit tė Luftės sė Ftohtė (1989-2004)
Pėrmbysjet epokale tė viteve 1989/90 "i zhvendosėn Kombet e Bashkuara,
pas dekadash tė tėra paralizimi tė gjithanshėm, thuajse nė mėnyrė tė
rrufeshme sėrish nė qendėr tė zhvillimeve nė politikėn ndėrkombėtare.
Kėshilli
i Sigurimit ... arriti
njė kompetencė vendimmarrjeje dhe veprimi tė panjohur deri atėherė
" (Gareis/Varwick). Iniciativa e pati fillesėn nė Bashkimin Sovjetik,
sikurse pėrshkruhet edhe nė fragmentin e mėposhtėm shkėputur nga teksti i
Helmut Volger:
"Deri nė fund tė viteve 80 mundėsitė e Kombeve tė Bashkuara kishin
mbetur relativisht tė kufizuara para sė gjithash nė garantimin e paqes
dhe zgjidhjen e konflikteve sepse organi vendimmarrės i OKB-sė, Kėshilli
i Sigurimit, nuk vepronte pothuaj fare si pasojė e mungesės sė bashkėpunimit
tė dy superfuqive SHBA dhe BS. Gjatė fazės sė politikės sė ētensionimit,
pas krizės sė Kubės, pati faktikisht njė bashkėpunim tė kufizuar tė
Fuqive tė Mėdha, por qė u ndėrpre vazhdimisht nga kriza tė ndryshme.
Kėshtu p.sh., Kėshilli i Sigurimit nuk ishte nė gjendje tė vepronte nė mėnyrė
tė efektshme nė konfliktin nė Afganistan dhe nė Luftėn e Gjirit mes Irakut
dhe Iranit, pasi nė tė dyja kėto konflikte merrnin pjesė tė dy Fuqitė e Mėdha:
nė konfliktin e Afganistanit BS si agresor dhe SHBA si furnizues armėsh pėr
grupet afgane tė rezistencės, ndėrsa nė Luftėn e Gjirit tė dyja Fuqitė e
Mėdha si furnizuese armėsh.

 |
Vetėm
njė ndryshim rrėnjėsor i kursit tė politikės sė Bashkimit Sovjetik pėrkundrejt
OKB-sė nė kontekstin e konceptit tė ri tė Gorbacovit pėr politikėn e
jashtme, ndryshim ky qė gjeti pėrgjigje - pas njė faze hezitimi nė
hapa tė ngjashme politike nga ana e SHBA nė OKB, mundėsoi njė shndėrrim
thelbėsor tė aktivitetit tė Kombeve tė Bashkuara (...). Shprehjen e
tij mė tė fuqishme ky kurs i ri e gjeti nė njė fjalim tė Gorbacovit,
mbajtur nė datėn 7 dhjetor 1988 pėrpara Asamblesė
sė
Pėrgjithshme tė
Kombeve tė Bashkuara (...). Ai u shpreh pėr njė pėrforcim tė Kombeve
tė Bashkuara dhe nxori nė pah sfidat dhe mundėsitė e reja."
[nga:
Helmut Volger, Mbi historinė e Kombeve tė Bashkuara; nė: Nga politika
dhe historia aktuale 42/1995, Zyra Qendrore Federale pėr Edukimin Politik
Bonn, F. 9]
Pas njė hezitimi fillestar tė SHBA nėn udhėheqjen e Regan-it vijoi njė
fazė bashkėpunimi aktiv para sė gjithash nėn pasardhėsin e tj
George Bush -: "Numri i vetove u ul nė zero, ndėrkohė qė nga ana
tjetėr pati njė rritje thuajse eksplozive tė numrit tė rezolutave dhe
masave vendosur me konsensus " (Gareis/Varwick). Kėshtu mundi tė
merrte fund Lufta e Parė e Gjirit, po ashtu edhe konflikti i Afganistanit.
Nė tė dyja kėto zona konflikti u dėrguan misione paqeje, numri i tė
cilave u rrit vrullshėm: Helmetat Blu u shndėrruan nga njė dukuri
periferike e politikės ndėrkombėtare nė njė instrument qendror tė
politikės. Nė vitin 1988 ato morėn ēmimin Nobel pėr Paqen. Pėrveē kėsaj,
konfliktet nė Angola, Namibi, Kamboxha dhe nė Saharanė Perėndimore
mundėn tė zgjidheshin nė mėnyrė tė suksesshme. Ashtu si edhe nė
Fazėn
e Themelimit tė
Kombeve tė Bashkuara, u pėrhap njė optimizėm vėrtetė i madh. George
Bush fliste pėr njė "new world order", nė tė cilin Kombeve tė
Bashkuara u takonte njė rol i rėndėsishėm.
"Sulmi i Irakut mbi Kuvajtin i shkatėrroi shpresat pėr njė botė
pa luftra ndėrshtetėrore dhe shpėrbėrja e mbarsur me konfliktet e
shteteve nė Afrikė (Somali) dhe Evropė (Jugosllavi) e vuri organizatėn
botėrore para shume sfidave. Kombet e Bashkuara e panė veten mė pas
gjithnjė e mė shumė tė konfrontuar me konflikte ndėrshtetėrore. |
Shtrirja
graduale e kompetencave tė Kėshillit tė Sigurimit nė procese, qė deri para
pak vitesh do tė kishin qenė tė ndaluara nga direktivat e Kartės
pėr
mospėrzierje, ishte pasoja dhe njėkohėsisht edhe parakushti pėr krijimin e
njė brezi tė ri misionesh paqeje tė OKB-sė (...). Mes vitit 1988 dhe 1992 u
krijuan
14 misione tė reja, mė tepėr se nė katėr dekadat e shkuara marrė
sė bashku (
). Vetėm nė vitin 1993 pati gjashtė misione tė tjera paqeje
dhe megjithė njė shtyrje faktike tė pėrkohshme nė mesin e viteve '90
numri i misioneve tė paqes te Kombeve tė Bashkuara deri nė vitin 2001 u rrit
me 54 misione tė tjera."
Konferencat botėrore tė viteve '90-tė
 |
"Nėse
Kombet e Bashkuara, nė pėrpjekjet e tyre tė viteve '70 - '80 pėr tė
zbutur problemet sociale, ekonomike, ekologjike dhe humanitare nė shumė
prej shteteve tė tyre anėtare para sė gjithash pėrmes rezistencės sė vendeve industriale kundėr programeve multilaterale tė
ndihmės me kosto tė larta dhe kundėr kėrkesės pėr ristrukturimin e
sistemit tė ekonomisė botėrore [shih
paragrafin paraardhės]
-, u
desh tė
shėnonin disfata tė herėpashershme, nė
vitet '90-tė ato u pėrpoqėn qė pėrmes konferencash tė pėrgatitura nė mėnyrė
intensive tė gjenin koncepte zgjidhjeje pėr problemet globale, qė po bėheshin
gjithnjė e mė akute. (...) [njė pėrmbledhje konferencave tė rėndėsishme
vihet nė dispozicion nė
Kompleksin
tematik Globalizimi ].
Nė pėrfundim,
nė tė gjitha konferencat janė shėnuar si suksese ashtu edhe dėshtime. Si
sukses duhet vlerėsuar pjesėmarrja e madhe e OJQ-ve, prezenca e fuqishme e
politikanėve tė rangut tė lartė nga shtetet anėtare si dhe jehona e
gjerė e konferencave nė masmedia. Suksese tė pjesshme u shėnuan nė lidhje
me marrėveshjet ndėrkombėtare tė detyrueshme, pasi zakonisht ato mbeteshin nė
nivelin e deklaratave tė qėllimeve dhe tė programeve tė veprimit; vetėm nė
Konferencėn mbi mjedisin nė Rio u miratuan dy Konventa tė Pėrgjithshme pėr
mbrojtjen e specieve dhe tė klimės, tė cilat pėr tu bėrė efektive kanė
nevojė pėr pėrcaktime tė reja nė nivel pėrmbajtjeje pėrmes konferencash tė
tjera. "
[nga:
Helmut Volger, Mbi historinė e Kombeve tė Bashkuara; nė: Nga politika
dhe historia aktuale 42/1995, Zyra Qendrore Federale pėr Edukimin Politik
Bonn, F. 11]
Megjithė karakterin e detyrueshėm tė shumė deklaratave nė lidhje me
probleme globale,
Kombet e Bashkuara janė stabilizuar si forum pėr trajtimin e
vazhdueshėm tė kėtyre problemeve. Nė tė gjitha
Konceptet
e Global Governance ato
luajnė njė rol qendror si organizata e vetme globale. Vėshtirėsia
kryesore nė reformat politike, qė do ti korrespondonte globalizimit tė
problemeve, qėndron nė organizimin e qeverisjes tej kufijve tė shtetit
kombėtar nė mėnyrė efektive dhe
demokratike. Njė ndėr problemet mė urgjente tė shkencės politike ėshtė
zhvillimi i modeleve inovative pėr kėtė qėllim. |
Bilanci
nė fushėn e garantimit tė paqes
Edhe pėr kėtė fazė tė zhvillimit tė Kombeve tė Bashkuara bilanci i
realizimit tė detyrės sė tyre kryesore pėr garantimin e paqes dhe tė
sigurisė ndėrkombėtare ėshtė i
pėrzier. Pėrkrah sukseseve fillestare tė pėrmendura
mė sipėr para sė gjithash operacionit nė Namibi gjatė fazės sė
kalimit tė vendit nė pavarėsi organizata pėsoi edhe goditje tė rėnda
ndėr tė tjera nė Somali dhe Bosnje, qė i shkaktuan prestigjit tė saj njė dėm
tė qėndrueshėm.
Sikurse kishte ndodhur edhe nė misionin e Kongos nė vitin 1960 [shih
paragrafin e mėparshėm],
Helmetat
Blu u tejngarkuan gjithnjė e mė tepėr me detyra, pėr tė cilat ato nuk ishin
krijuar, pra, edhe qė nuk do tė mund ti plotėsonin: Nėse misionet e
paqes nė kuptimin klasik tė fjalės
kishin pėr tipar kryesor funksionin e
tyre si faktor asnjanjės mes forcave tė armatosura tė palėve zakonisht
shtetėrore nė konflikt, mandatet e 'brezit te dytė' karakterizoheshin nga
njė spektėr gjithnjė e mė i gjerė detyrash.
Nė detyrat e reja tė misioneve tė paqes bėnin pjesė tashmė ndihmat pėr
shtete nė procese tranzicioni ose pajtimi kombėtar, mbėshtetja e proceseve
demokratike tė konsolidimit, ēarmatimi dhe riintegrimi i ushtrive tė luftrave
civile, riatdhesimi i refugjatėve dhe, nė mbyllje, marrja pėrsipėr e
kompetencave thuajse shtetėrore pėr njė vend tė tėrė."
[nga:
Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, intrumentat dhe
reformat; Zyra Qendrore Federale
pėr Edukimin Politik. Seria e shkrimeve, vėll. 403, Bonn 2003, F. 127]
Misione tė tilla tė brezit tė dytė janė realizuar jo vetėm nė Namibi, por
relativisht me sukses edhe nė Nikaragua, El Salvador, nė kufirin mes Irakut
dhe Kuvajtit pas ēlirimit tė kėtij tė fundit mandatuar nga Kėshilli i
Sigurimit dhe nė Kamboxha, ku, nė kuadrin e misionit mė tė madh dhe mė tė
shtrenjtė deri mė sot, u ngrit njė administratė e plotė tranzicioni. Kėto
misione kishin tė pėrbashkėt faktin se vazhdonin tė qėndronin nė traditėn
e klasikut Peacekeeping, pasi ato zhvilloheshin jo gjatė, por pas
konflikteve tė armatosura, sikurse e dėshmon edhe fragmenti i mėposhtėm:
"Zhvillimi i mėtejshėm i doktrinės Peacekeeping nė 'Brezin e dytė'
kishte njė karaktter gradual pėr sa kohė, qė misionet zhvilloheshin nė
situata Post-Conflict, pra, nė njė mjedis kryesisht paqėsor, dhe njėkohėsisht
mbi bazėn e konsensusit mes palėve nė konflikt. Megjithatė, disa prej
misioneve pas vitit 1992 ranė ndesh me parimet tashmė tė sprovuara tė
konceptit tė Helmetave Blu nė konflikt (...).
Me UNOSOM II nė Somali, pėr herė tė parė pas angazhimit nė Kongo, mandati pėr
trupat e paqes sipas pėrcaktimeve tė kapitullit VII tė Kartės u lidh me
ushtrimin e imponimit ushtarak. Megjithatė, ndėrhyrja e parė humanitare e
Kombeve tė Bashkuara
nuk e arriti qėllimin e vet pėr tė ēarmatosur
klanet e milicėve, qė luftonin kundėr njėri tjetrit dhe pėr tė garantuar nė
mėnyrė tė vazhdueshme ndihmėn humanitare pėr popullsinė. Pas vdekjes sė
24 ushtarėve pakistanezė, Helmetat Blu hoqėn dore nga asnjanėsia duke u shndėrruar
nė palė konflikt (...). UNOSOM II dėshtoi pikėrisht nga kjo kundėrshti bazė:
nė vend tė siguronin paqen e negociuar mes palėve, Helmetat Blu e
imponuan atė duke u shndėrruar kėshtu, me humbje tė konsiderueshme nė palė
konflikti.
Edhe misionet UNPROFOR nė
Ish-Jugosllavi karakterizoheshin nė fillimet e tyre nga pėrpjekja pėr tė
praktikuar klasikun Peacekeeping. E megjithatė shpejt u tregua, se sa i dobėt
ėshtė veprimi i njė instrumenti tė sprovuar nė njė kontekst, pėr tė
cilin ai nuk ėshtė krijuar. Helmetat Blu u dislokuan pa lidhur mė parė njė
marrėveshje tė besueshme mes palėve. Misioni i filluar nė vitin 1992 nė
Kroaci pati njė shtrirje tė mėtejshme drejt Bosnje-Hercegovinės, duke nisur
nga viti 1993 pėrmes njė zgjerimi gradual tė mandatit,... nė njė masė ndėrhyrjeje
pėr mbrojtjen e popullsisė civile nga shkeljet masive tė tė drejtave tė
njeriut.

[Boutros
Boutros-Ghali,
Sekretar i Pėrgjithshėm i OKB-sė
1991-1996] |
Nė
fakt Sekretari i Pėrgjithshėm kishte paralajmėruar nė mėnyrė tė pėrsėritur
nė lidhje me mbingarkimin e Trupave tė Paqes me detyra, tė papėrshtatshme
pėr to. Por zgjerimi i mandatit tė UNPROFOR, i cili ishte edhe pasojė e
presionit tė ngjarjeve, nuk gjeti pėrgjigje nė pajisjet ushtarake dhe nė
qartėsinė politike dhe juridike tė rregullave tė lojės nė mision
Helmetat Blu nė disa raste u morėn peng
dhe ranė mes frontesh, pėr tė
cilat shpesh nuk ishte e qartė, nėse ishin forca tė rregullta tė
armatosura apo pėrbėheshin nga tė ashtuquajturit lordėt e luftės
(...).
Misionet e dėshtuara nė Somali dhe nė ish-Jugosllavi simbolizojnė
fillimin e krizės sė ruajtjes dhe garantimit tė paqes nga Kombet e
Bashkuara. Pėrvojat me tė ashtuquajturin Peacekeeping i 'Brezit tė Tretė',
gjatė tė cilit pėr realizimin e mandateve tė Helmetave Blu u pėrdorėn
edhe instrumentat e detyrimit dhe tė dhunės ushtarake, janė kontradiktore.
Kėshtu pamjet e ushtarėve amerikanė tė vrarė nė Somali, tė cilat u
shpėrndanė nė tė gjithė botėn, apo marrja peng e trupave tė paqes sė
OKB-sė nė Bosnje-Hercegovinė shkaktuan njė rėnie dramatike tė gatishmėrisė
sė shumė shteteve pėr tė rrezikuar ushtarėt e tyre nė misione tė vėshtira.
|
 |
Marrja
e Srebenicės, zonės sė mbrojtur nga trupat e Kombeve tė Bashkuara, nga
serbėt nė korrik 1995 (ku u vranė tė paktėn 7000 boshnjakė, qė
kishin besuar mė kot nė mbrojtjen e Kombeve tė Bashkuara) u shndėrrua
nė njė simbol tė dėshtmit tė OKB-sė nė situata konkrete konfliktesh."
[nga:
Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet
e Bashkuara. Detyrat, instrumentat dhe reformat. Zyra Federale
Qendrore pėr
edukimin politik. Seri shkrimsh, vėll. 403, F. 128-130]
Nė Ruanda, megjithė prezencėn e misionit tė paqes, u vranė 800.000
njerėz, pėrpara se tė bihej dakord pėr njė ndėrhyrje ushtarake.
"Pėrmes kėtyre hapave tė gabuara, OKB-ja u vu nė njė dritė tė
keqe pėr njė pjesė tė madhe tė opinionit publik duke krijuar pėrshtypjen
e njė tigri tė paaftė prej letre " (Gareis/Varwick). Ishte tashmė
e qartė, qė misionet e paqes tė tipit tė ri kėrkonin njė konceptim
krejt tė ri. Gareis dhe Varwick konstatonin nė mėnyrė pėrmbledhėse:
"Megjithėse bilanci i Kombeve tė Bashkuara nuk ėshtė thjesht
dhe vetėm negativ, kjo organizatė botėrore gjatė viteve '90-tė ra nė
njė krizė tė thellė."
[nga:
Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat,
reformat; Zyra Federale Qendrore pėr edukimin politik, Seri shkrimesh vėll.
403, Bonn 2003, F. 131] |
Megjithė
pėrpjekjet intensive pėr reforma dhe koncepteve inovative (veēanėrisht "Axhenda
pėr
Paqen" e Boutros
Ghali-t ) kjo
krizė bėri, qė fokusi i garantimit tė paqes tė zhvendosej nga Kombet e
Bashkuara dhe Kėshilli i Sigurimit nė lidhje rajonale dhe grupe shtetesh. Kjo
tendencė u bė e qartė nė luftėn e Kosovės dhe u pėrforcua nė Luftėn
e SHBA kundėr terrorizmit. Kėshtu nuk vihet nė rrezik vetėm organizata
botėrore, por edhe ideja bazė e pėrgjegjėsisė sė pėrbashkėt tė tė
gjitha shteteve pėr paqen, sikurse e theksojnė edhe Gareis dhe Varwick nė
konkluzionin e tyre:
"Pretendimi i Kombeve tė Bashkuara, pėr tė ndėrtuar njė sistem global
pėr garantimin e paqes me kompetenca pėrfshirėse dhe me pretendimin legjitim
pėr tė respektuar normat dhe rregullat e parashikuara nė Kartėn e OKB-sė, u
shndėrrua shpejt nė njė pretendim tė diskutueshėm. Kritika, se vendet e
industrializuara po i instrumentalizonin Kombet e Bashkuara nė mėnyrė
selektive pėr realizimin e interesave tė tyre
filloi tė dėgjohej gjithnjė
e mė tepėr. Nė kėtė mėnyrė, Kombeve tė Bashkuara u kanosej rreziku i
margjinalizimit nė fushėn e detyrave tė tyre kryesore, pėr pėrmbushjen e tė
cilave ato ishin krijuar nė vitin 1945.
Por me kėtė shqetėsim nuk lidhet vetėm shqetėsimi pėr rėnien eventuale tė
njė organizate ndėrkombtare. Pėrkundrazi, kėtu bėhet fjalė pėr problematikėn
bazė, nėse ēėshtjet, qė kanė tė bėjnė me paqen botėrore dhe sigurinė
ndėrkombėtare, do tė vazhdojnė tė mbeten edhe nė tė ardhmen pėrgjegjėsi e
njė sistemi kolektiv pėr garantimin e paqes apo do tė rikthehen nė nivelin e
shteteve respektivisht tė sistemeve tė lidhjeve rajonale (...).
Nėse vendimi nė lidhje me kėtė opsion do tu mbetej de facto shteteve, pėr
ta marrė atė mbi njė bazė ad-hoc, kjo rrugė do tė ēonte nė rėnien e njė
rendi ndėrkombėtar juridik, i cili u krijua mes shumė goditjesh, dhe, nė
lidhje me domosdoshmėrinė e tė cilit, me gjithė thyeshmėrinė e tij,
ekziston njė konsensus i gjerė mes shteteve."
[nga:
Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat dhe
reformat; Zyra Federale Qendrore pėr edukimin politik, Seri shkrimesh vėll.
403, Bonn 2003, F. 132]
[Autor: Ragnar Müller]
[Kreu i
faqes]
|