1946-1988
Lart 1941-1945 1946-1988 1989-2004 Kronologji

 


 

Kombet e Bashkuara

Zhvillimi i Kombeve tė Bashkuara (II):

Kombet e Bashkuara nė Luftėn e Ftohtė (1946-1988)

Shpresat e mėdha gjatė themelimit tė organizatės botėrore u zėvendėsuan shpejt me zhgėnjim. Konflikti Lindje-Perėndim, i manifestuar jo mė vonė se nė vitin 1947 e vėshtirėsoi sė tepėrmi veprimtarinė konstruktive tė komiteteve tė Kombeve tė Bashkuara gjatė dekadave tė para:

"Uniteti i Fuqive tė Mėdha, aleate gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, u shkatėrua gjatė ndarjes sė plaēkės sė luftės - e bashkė me tė edhe pėr 'atė botė', qė OKB-ja duhej ta mishėronte dhe mbronte institucionalisht. Nėse deri nė vitin 1947 Kombet e Bashkuara shėnuan edhe njė sėrė suksesesh, ndėr tė tjera tėrheqja e Bashkimit Sovjetik nga Irani, rregullimi i ēėshtjes sė Triestes dhe heqja e trupave britaniko-franceze nga Libani dhe Siria, jo mė vonė se 1947 kjo vllazėri e dikurshme armėsh mes fuqive perėndimore dhe Bashkimit Sovjetik u shndėrrua nė njė konflikt, i cili sikurse dihet do tė karakterizonte 40 vitet e ardhshme marrėdhėniet ndėrkombėtare dhe veprimtarinė e Kombeve tė Bashkuara.

Kundėrshtitė pėr pushtet politik dhe ideologji mes dy blloqeve ... dominuan mė pas debatet dhe bisedimet nė tė gjitha komitetet e Kombeve tė Bashkuara, por natyrisht para sė gjithash nė Kėshillin e Sigurimit. Funksioni paqe-garantues i organizatės praktikisht ishte nė fund tė tij, madje shumė mė tepėr: 'Fuqitė e Mėdha paqe-dashėse', tė cilat me statut mbanin pėrgjegjėsinė kryesore pėr paqen, filluan vetė shumė shpejt, qė nė luftėn e tyre pėr zona influence tė shkelnin paqen nė mėnyrėn mė tė rrezikshme tė mundshme."

[nga: Günther Unser/Michaela Wimmer, Kombet e Bashkuara. Mes pretendimit dhe tė vėrtetės, Zyra Qendrore Federale pėr Edukim Politik, Bonn 1995, F. 37]

Bllokada e Kėshillit tė Sigurimit, e filluar pėrmes Luftės sė Ftohtė, nuk duhet tė ēojė nė pėrfundimin, se katėr dekadat e para qenė njė kohė e humbur pėr Kombet e Bashkuara dhe se historia e tyre fillon vetėm me pėrmbysjet epokale tė viteve 1989/90. Njė vlerėsim i tillė do t'i injoronte rezultatet e kėsaj organizate botėrore nė fushėn e tė drejtave tė njeriut, tė zhvillimit tė mėtejshėm tė sė drejtės ndėrkombėtare apo tė ēkolonializimit. Nė fakt Kapitulli VII i Kartės sė Kombeve tė Bashkuara nuk mund tė gjejė zbatim si thelbi i sistemit tė sigurisė kolektive, e megjjithatė organizata gjeti sektorė tė tjerė kyēė tė aktivitetit tė saj. Megjithė bllokadėn - ose mė mirė pėr shkak tė saj - u arrit tė ndėrmerreshin pozicione orientuese, tė cilat karakterizuan fytyrėn e sotme tė OKB-sė si forum pėr probleme globale.

"Fusha e veprimit tė OKB-sė u kufizua nė fazėn e parė nė ato sektorė, nė tė cilėt nuk prekeshin drejtpėrdrejt interesat e Fuqive tė Mėdha. Sekretari i Parė i Pėrgjithshėm, Trygve Lie nga Norvegjia, gjatė pjesės mė tė madhe tė mandatit tė tij (1946-1952) u kujdes pėr zgjerimin e Sekretariatit si dhe pėr tė bėrė rezultative Kombet e Bashkuara nė selinė e tyre kryesore nė New York. Pėrveē kėsaj ... u ngritėn edhe njė sėrė organizatash ndihmėse dhe tė posaēme, nė mėnyrė qė tė lehtėsohej rindėrtimi i zonave tė shkatėrruara - veēanėrisht nė Evropė. Kulmin e atyre viteve e pėrbėn  'Deklarata e Pėrgjithshme pėr tė Drejtat e Njeriut', e cila u hartua nga Komisioni i OKB-sė pėr tė Drejtat e Njeriut - njė organ i  specializuar i Kėshillit Ekonomik dhe Social - dhe u pranua unanimisht nė datėn 10 dhjetor 1948 nga  Asambleja e Pėrgjithshme." [...mė shumė informacione mbi temėn e tė drejtave tė njeriut si dhe tė gjitha dokumentet e rėndėsishme i gjeni nė Kompleksin tematik e tė Drejtave tė Njeriut nė D@dalos]

[nga: Günther Unser/Michaela Wimmer, Kombet e Bashkuara. Mes pretendimit dhe tė vėrtetės, Zyra Qendrore Federale pėr Edukim Politik, Bonn 1995, F.  41]

Ētensionimi i lehtė midis blloqeve pas vdekjes sė Stalinit nė vitin 1953 ("bashkėekzistenca paqėsore") ēoi nė njė lehtėsim tė kushteve tė punės edhe te Kombet e Bashkuara. Pas njė periudhe disavjeēare pa pranime tė reja nė vitin 1955 u bė e mundur, qė 16 shtete tė reja tė bėheshin anėtare tė OKB-sė. Shtetet e Bllokut tė Lindjes filluan tanimė tė merrnin pjesė nė disa Programe Ndihme tė OKB-sė dhe nė Organizata tė Posaēme tė financuara me bazė vullnetare, tė cilat i kishin bojkotur vitet e para. Pėrveē kėsaj, nė vitin 1953 u zgjodh nė postin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara suedezi Dag Hammarskjöld, i cili deri mė sot konsiderohet si drejtuesi mė i shkėlqyer i kėtij posti.

"Dag Hammarskjöld e nuk konsideronte veten 'vetėm' si pėrfaqėsues dhe shef i administratės sė Kmbeve tė Bashkuara. Me orientime shumė tė qarta dhe zhdėrvjelltėsi tė madhe ai shfrytėzoi nė vitet pasuese boshllėqet e Kartės sė OKB-sė, pėr tė zgjeruar nė mėnyrė tė vazhdueshme detyrat dhe hapėsirėn e veprimit tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm. Pa kėrkesa apo autorizime tė veēanta tė Kėshillit tė Sigurimit ai u pėrpoq, qė tė ndėrmjetėsonte nė sensin e njė  'diplomacie parandaluese' nė konfliktet qė shfaqeshin, para se konflikti tė kishte arritur njė stad akut.

Mbi bazėn e Uniting-for Peace-Resolution tė vitit 1950 ... Kombet e Bashkuara, me nxitjen e Sekretarit tė tyre tė ri tė Pėrgjithshėm, zhvilluan nė mes tė viteve pesėdhjetė njė instrument krejt tė ri dhe jo tė parashikuar nė Kartė: tė ashtuquajturat 'Operacione paqeruajtėse' (Peacekeeping missions). Nė dallim nga masat 'paqe-imponuese' tė Kapitullit VII, kėto operacione nuk bazohen nė pėrdorimin e dhunės, por i shėrbejnė stabilizimit tė heqjes dorė nga dhuna pėrmes vendosjes sė njė 'zone neutrale' mes palėve nė konflikt.

Meqenėse misione tė tilla paqevendosėse tė Kombeve tė Bashkuara, nė parim, janė tė mundshme vetėm me miratimin e palėve pėrkatėse nė konflikt dhe ushtarėt e Kombeve tė Bashkuara nuk lejohet tė pėrdorin armė - pėrveēse nė rast vetėmbrojtjeje - kėto operacione janė realizuar me shumicė votash si aksione ushtarake tė OKB-sė."

[nga: Günther Unser/Michaela Wimmer, Kombet e Bashkuara. Mes pretendimit dhe tė vėrtetės, Zyra Qendrore Federale pėr Edukim Politik, Bonn 1995, F. 45]

Motivi pėr misionin e parė tė "Helmetave Blu" ishte kriza e kanalit tė Suezit e vitit 1956. Kėtu, trupat e Kombeve tė Bashkuara vepruan si balancues mes palėve nė konflikt. Pati edhe misione tė tjera, ku fushat e detyrave tė Helmetave Blu u zgjeruan nė mėnyrė tė vazhdueshme. Njė vėshtrim tė pėrgjithshėm mbi misionet e deritanishme tė paqes, numri i tė cilave u rrit rrufeshėm pas pėrfundimit tė Luftės sė Ftohtė [shih fragmentin tjetėr brenda kėtij kursi bazė], vihet nė dizpozicion nė tekstin me titull Kronologji .

Qė prej mesit tė viteve '50 veprimtaria e OKB-sė u pėrqendrua nė ēėshtje tė ēkolonializimit. Pasi pėrpjekjet pėr pavarėsi tė kolonive fillimisht kishin shėnuar luftra (ēlirimtare) tė pėrgjakshme, u arrit - dhe kjo falė, kryesisht, Kombeve tė Bashkuara - qė procesi tė futej nė rrugėn e rendit dhe paqes.

"Procesi i ēkolonializimit pati pasoja tė rėnda mbi vetė Kombet e Bashkuara: Shtetet tė cilat sapo kishin marrė pavarėsinė u bėnė tė gjitha anėtare tė OKB-sė, kėshtu qė organizata vetėm nė periudhėn 1955-1962 u shtua me 50 anėtarė tė rinj. Nė vitin 1965 nė OKB aderonin 118 shtete, edhe shpėrndarja gjeografike kishte ndryshuar rrėnjėsisht. Nėse nė vitin 1945 OKB-ja pėrbėhej pothuajse vetėm nga shtete tė Amerikės Veriore dhe Jugore si dhe nga shtete evropiane, gjatė valės sė ēkolonializimit u shtuan vende aziatike dhe afrikane, e mė pas vende nga Oqeania dhe ishujt e Karaibeve. Nė kėtė mėnyrė OKB-ja u zhvillua nga njė Komitet, i pėrbėrė, nė radhė tė parė, nga Aleatėt e Luftės sė Dytė Botėrore, nė organizatė Botėrore tė mirėfilltė."

[nga: Günther Unser/Michaela Wimmer, Kombet e Bashkuara. Mes pretendimit dhe tė vėrtetės, Zyra Qendrore Federale pėr Edukim Politik, Bonn 1995, F. 51-53]

Kjo e ndryshoi krejtėsisht fytyrėn e Kombeve tė Bashkuara. Nga tre fushat e detyrave [shih kursin bazė 1] ajo qė fillimisht ishte mė e rėndėsishmja - garantimi i paqes - doli nė plan tė dytė, aq mė tepėr qė Kėshilli i Sigurimit funksiononte absolutisht nė mėnyrė tė kufizuar si pasojė e pushtetit tė vetos sė kundėrshtarėve nė Luftėn e Ftohtė, duke vendosur kėshtu nė qendėr tė veprimtarisė fushėn e "zhvillimit ekonomik dhe social".

Me kolonitė e dikurshme kishin hyrė nė OKB pothuaj pa pėrjashtim vende nė zhvillim. Shtetet e "Botės sė Tretė" zotėronin tashmė shumicėn e votave nė Asamblenė e Pėrgjithshme. Politika  e Zhvillimit u vendos qė prej kėtij momenti nė qendėr tė veprimtarisė sė KOmbeve tė Bashkuara. Nė vitin 1961 Sithu U Thant nga Birmania u zgjodh Sekretar i Pėrgjithshėm i OKB-sė dhe Asambleja e Pėrgjithshme shpalli kėshtu "Dekadėn e Parė tė Zhvillimit". Nė vitin 1963, si pasojė e dy ndryshimeve tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, numri i anėtarėve jo tė pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurisė u rrit nga gjashtė nė dhjetė, dhe numri i anėtarėve tė Kėshillit Ekonomik dhe Social nga 18 nė 27 (nė vitin 1971 edhe njėherė nė 54).

Shpėrndarja gjeografike e 127 anėtarėve tė OKB-sė (1970)

Afrika

42

Azia

29

Evropa

27

Amerika

26

Oqeania

3

Gjithsej

127

 

Duke patur shumicėn nė Asamblenė e Pėrgjithshme, vendet nė zhvillim arritėn themelimin e  UNCTAD (Konferencės sė Kombeve tė Bashkuara pėr tregtinė dhe Zhvillimin) si kundėrpeshė e organizatave tė Bretton Woods Bankės Botėrore dhe Fondit Monetar Ndėrkomėtar, nė tė cilat numri i votave llogaritej sipas kapitalit tė depozituar, ēka do tė thoshte, qė vendeve mė tė varfėra zor se u ofroheshin mundėsi ndikimi.

Nė vitin 1966 dy institucione tashmė ekzistuese - Programi i Asistencės Teknike dhe Programi i Fondeve tė Posaēme, themeluar nė vitin 1959 - u bashkuan duke krijuar Programin e Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillim UNDP. Konfliktit Lindje-Perėndim, i cili vazhdonte tė ekzistonte duke rėnduar kėshtu veprimtarinė e OKB-sė, iu mbivendos tashmė njė tjetėr konflitk, ai Veri-Jug.

"Shtetet perėndimore po refuzonin gjithnjė e mė tepėr tė pranonin shumicėn automatike me dy tė tretat e votave tė shteteve tė Botės sė Tretė. Vendet nė zhvillim ankoheshin pėr 'injorimin nga ana e pakicės' e problemeve tė masės sė madhe tė njerėzimit. Vendet e industrializuara, nė rradhė tė parė SHBA - si dhėnėsi mė i fuqishėm i kontributeve, dhe kjo me distancė tė madhe nga tė tjerėt - akuzonin 'tiraninė e shumicės' sė Botės sė Tretė nė organet e OKB-sė... Meqenėse vendet nė zhvillim kishin njė kontribut tė pėrgjithshėm nė vlerėn e mė pak se tre pėr qind nė planin buxhetor, amerikanėt tregoheshin gjithnjė e mė pak tė gatshėm pėr tė pranuar rekomandimet dhe vendimet e tyre nė lidhje me ēėshtje tė rėndėsishme, pėrfshirė kėtu edhe buxhetin e  OKB-sė."

[nga: Günther Unser/Michaela Wimmer, Kombet e Bashkuara. Mes pretendimit dhe tė vėrtetės, Zyra Qendrore Federale pėr Edukim Politik, Bonn 1995, F. 67-69]

[Kurt Waldheim, Sekretar i Pėrgjithshėm i OKB-sė 1972-1981]

Helmut Volger e pėrmbledh kėshtu zhvillimin e kėsaj faze: "Vitet shtatėdhjetė ishin pėr Kombet e Bashkuara dekada e shpresave tė Mėdha tė shteteve tė Botės sė Tretė. Veēanėrisht pas tetorit 1971 kur me vendim tė Asamblesė sė Pėrgjithshme Republika Popullore e Kinės zėvendėsoi Republikėn e Kinės (Taivanin) si anėtare e Kombeve tė Bashkuara, shtetet e Botės sė Tretė u ndienė mė tė fortė nė pozicionin e tyre, pasi Republika e Kinės erdhi nė skenė si anėtare e pėrhershme e OKB-sė dhe si zėdhėnėse dhe pėrfaqėsuese e interesave tė Botės sė Tretė.

Nė kėtė periudhė Kombet e Bashkuara kishin vėnė nė qendėr tė veprimtarisė pėrpjekjet pėr reformėn e ekonomisė botėrore (...). Kėshtu, nė njė seancė tė posaēme tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara tė vitit 1974 u miratua me konsensus njė "Deklaratė mbi ndėrtimin e njė rendi tė ri tė ekonomisė botėrore". Ajo u plotėsua nga "Karta mbi tė drejtat dhe detyrimet ekonomike tė shteteve", e cila u miratua nga Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė nė formėn e njė rezolute nė dhjetor 1974.

Ndėr pikat e programit mbi "rendin e ri ekonomik tė botės" ... bėnin pjesė mes tė tjerash edhe raportet korrekte tė ēmimeve tė Botės sė Tretė, mėnjanimi gradual i pengesave tė tregtisė me anė tarifash dhe jo-tarifash, nė mėnyrė qė pėr shtetet e Botės sė Tretė tė lehtėsohej hyrja nė tregjet e vendeve industriale, si dhe njė numėr mė i madh shėrbimesh publike ndihmėse (...).

Duke qenė se deklarata mbi reformėn e rendit ekonomik botėror ishte pranuar nga tė gjitha shtetet anėtare - edhe nga vendet industriale perėndimore - shtetet e Botės sė Tretė ishin optimiste, se realizimi i hapave tė veēantė tė reformave do tė kryhej me sukses. Por nė fakt ata nuk ia dolėn dot - kjo pėr shkak tė rezistencės sė zhdėrvjelltė nga pikėpamja diplomatike dhe tepėr tė fortė nė materie  tė vendeve industriale - qė nė vitet pasuese nė konferencat e tregtisė botėrore tė UNCTAD gjatė bisedimeve me Bankėn Botėrore, me Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe nė kuadėr tė Marrėveshjes sė Pėrgjithshme pėr Doganėn dhe Tregtinė (GATT) tė arrinin, veē disa lėshimeve tė vogla, njė ndryshim vendimtar tė strukturės sė sistemit tė tregtisė botėrore. Konferenca e UNCTAD mbajtur nė vitin 1983 nė Beograd sinjalizoi mė nė fund ... dėshtimin  e pėrpjekjve tė Botės sė Tretė pėr tė vendosur 'Rendin e Ri tė Ekonomisė Botėrore', ēka kishte pasoja katastrofale pėr kushtet e jetesės sė shumicės sė popullsisė nė pjesėn mė tė madhe tė shteteve tė Botės sė Tretė."

[nga: Günther Unser/Michaela Wimmer, Kombet e Bashkuara. Mes pretendimit dhe tė vėrtetės, Zyra Qendrore Federale pėr Edukim Politik, Bonn 1995, F. 7-8]

Kėto probleme tė shpėrndarjes sė tė mirave materiale nė tė gjithė botėn dhe padrejtėsitė, qė rrjedhin prej kėsaj, janė edhe sot e kėsaj dite tė pazgjidhura. Ato madje janė bėrė edhe mė tė mprehta pėrmes proceseve tė dekadave tė fundit, qė mund tė pėrmblidhen nėn etiketimin e  "Globalizimit" [informacione tė tjera mbi kėtė temė gjeni nė Kompleksin tematik tė Globalizimit nė D@dalos].

Bilanci nė fushė e garantimit tė paqes

Bilanci i realizimit tė detyrės kryesore tė Kombeve tė Bashkuara , pikėrisht asaj tė garantimit tė paqes dhe sigurisė ndėrkombėtare, nė dhjetėvjeēarėt e parė mbart karakteristika ambivalente. Ndėrsa gjatė krizės sė Berlinit, Suezit dhe Kubės mund tė thuhej, se organizata ishte e suksesshme, gjatė misionit nė Kongo ajo u mbingarkua, ēka solli probleme nė misionet e mėpasshme tė paqes [njė pėrmbledhje kronologjike tė tė gjitha misioneve tė paqes e gjeni nė faqen Kronologji].

Kriza e
"Nė rastin e bllokadės sė Berlinit, e cila me kėrkesė tė Fuqive Perėndimore u vu nė rendin e ditės sė Kėshillit tė Sigurimit nė fund-shtatorin e vitit 1948, BS pengoi miratimin e rezolutės sė Kėshillit; e megjithatė nė periudhėn pasardhėse vijuan aktivitete diplomatike nė Kombet e Bashkuara. Nė tetor 1948 Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė Lie, me lutjen e tė deleguarit amerikan tė Kombeve tė Bashkuara Jessup ndėrmjetėsoi bisedime mes bashkėpunėtorėve tė tij Sobolew (BS) dhe Feller (SHBA) me Zv. Ministrin e Jashtėm Sovjetik Wyschinskij; gjithsesi inciativa pėr bisedime mbeti pa sukses.

Kur Presidenti i SHBA Truman vendosi nė datėn 31. Janar 1949 t'i pėrgjigjej me njė sinjal gatishmėrie njė oferte indirekte pėr bisedime tė Stalinit nė njė intervistė tė tijėn me njė agjenci amerikane lajmesh, SHBA zgjodhėn nė mėnyrė tė vetėdijshme Kombet e Bashkuara pėr kėto kontakte bisedash sekrete: i deleguari amerikan nė Kombet e Bashkuara Jessup u takua nė mėnyrė tė pėrsėritur me tė deleguarin sovjetik aty Malik dhe ra dakord me tė pėr t'i dhėnė fund bllokadės. Megjithė bllokimin e Kėshillit tė Sigurimit nga vetoja, Kombet e Bashkuara gjatė konfliktit tė Berlinit rezultuan tė ishin njė instrument i mirėfilltė pėr zgjidhje konfliktesh."

[nga:  Helmut Volger, Mbi historinė e Kombeve tė Bashkuara; nė: Nga Politika dhe Historia aktuale 42/1995, Zyra Federale Qendrore pėr Edukim Politik Bonn, F. 4]

Sistemi i sigurisė kolektive: Ideja themelore dhe problemi kryesor

Kriza e Berlinit tregon, se funksionet e rėndėsishme tė Kombeve tė Bashkuara gjenden nėn pragun e misioneve "spektakolare" tė paqes. Ato ofrojnė njė forum bisedimesh, dhe kėtė madje edhe nė kohė krizash, nėse ato kanale bisedash, tė cilėt mungojnė, mund tė ēojnė nė pėrshkallėzim konfliktesh. Sigurisht, qė kjo nuk ėshtė e mjaftueshme pėr njė sistem funksionues tė sigurisė kolektive, ideja e thjeshtė bazė e tė cilit qėndron nė faktin, se njė agresor i mundshėm  do tė gjendej pėrballė njė fronti tė mbyllur tė tė gjithė anėtarėve, dhe pėr kėtė ai (nė rastin ideal) heq dore apriori nga sulmi. Edhe nė rast se i sulmon, shteti i sulmuar do tė mbrohet nga tė gjithė anėtarėt e sistemit.

Njė sistem i tillė (deri tani) nuk ka funksionuar, dhe kritikėt pretendojnė, se ai nuk mund tė funksionojė pėr arsye strukturore, sikurse e provon edhe historia e deritanishme e Kombeve tė Bashkuara. Sepse ose nuk ka nevojė pėr tė (nėse tė gjithė anėtarėt e rėndėsishėm janė tė njė mendjeje), ose nuk funksionon (nėse ata nuk bien dakord).

Megjithatė, nė vitin 1950, pas sulmit tė Koresė sė Veriut kundėr Koresė sė Jugut, pati njė aksion ushtarak nėn udhėheqjen e SHBA, tė cilat kishin marrė pėr kėtė aksion autorizimin shprehimor tė Kėshillit tė Sigurimit. Kėtu kishim tė bėnim deri diku me njė rast tė veēantė pėrsa i pėrket miratimit tė Rezolutės nė Kėshillin e Sigurimit, pasi Bashkimi Sovjetik nė kėtė periudhė mungonte nė seancat e Kėshillit (nė formė proteste kundėr mospranimit tė Republikės Popullore tė Kinės nė Kombet e Bashkuara nė vend tė Tajvanit).

Kriza e ė paqes

"Njė dėshmi tė rėndėsishme pėr vlefshmėrinė e sistemit tė garantimit tė paqes nė Kombet e Bashkuara pėrbėnte Konflikti i Suezit nė vitin 1956: nga njėra anė Kombet e Bashkuara ia dolėn, qė, megjithė pjesėmarrjen direkte tė dy anėtarėve tė pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurisė - Britanisė sė Madhe dhe Francės - tė vazhdonin tė funksiononin, pasi SHBA ushtronin njė presion tė fuqishėm politik mbi tė dy kėto shtete pėr tė rėnė dakord me njė zgjidhje ndėrmjetėsimi, dhe sepse Kėshilli i Sigurimit - pasi Britania e Madhe dhe Franca e kishin bllokuar me veton e tyre - kishte vendosur me votat e SHBA dhe BS tė thėrriste sipas procedurave tė  'Uniting-for-Peace-Resolution' njė seancė tė jashtėzakonshme tė Asamblesė sė Pėrgjithshme.

Me propozim tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm Hammarskjöld Asambleja e Pėrgjithshme vendosi tė vinte nė veprim trupa tė Kombeve tė Bashkuara me qėllim ruajtjen e armėpushimit tė dakorduar mė parė; kėta ishin trupat e parė tė Kombeve tė Bashkuara dhe kjo do tė thoshte njė zgjerim i Kartės, nė tė cilėn nuk ishin parashikuar trupa tė tillė tė Kombeve tė Bashkuara, qė nuk duhej tė realizonin sanksione ushtarake sipas kapitullit VII nė rast shkeljeje tė paqes, por qė duhej thjesht tė garantonin armėpushimin me miratimin e palėve nė konflikt. Sot, kėto trupa pėrbėjnė pa dyshim instrumentin mė tė rėndėsishėm tė Kombeve tė Bashkuara."

[nga:  Helmut Volger, Mbi historinė e Kombeve tė Bashkuara; nė: Nga Politika dhe Historia aktuale 42/1995, Zyra Federale Qendrore pėr Edukim Politik Bonn, F. 6]

Konflikti i Kongos: Mbingarkimi i trupave tė paqes

Misioni i paqes nė konfliktin e Kongos 1960-1964 qartėsoi kufinjtė e instrumentit tė ri dhe e zbehu optimizmin pėr trupat e paqes. Sven Gareis dhe Johannes Varwick e pėrmbledhin kėshtu dėshtimin e misionit:

"Sukseset e pėrkohshme tė misionit tė UNEF bėnė, qė nė fillim tė viteve '60 me garantimin e paqes nga Kombet e Bashkuara tė lidheshin shpresa vėrtet optimiste. Shprehje e kėtij qėndrimi ishte mes tė tjerash misioni ambicioz nė Kongo ...  (ONUC), i cili nuk i respektoi pjesėrisht parimet e vendosura nga Hammarskjöld. Duke filluar me rezolutėn 143 tė korrikut 1960 mandati  u zgjerua me gjithsej katėr rezluta tė tjera tė Kėshillit tė Sigurisė.

Parimet bazė Hammarskjöld pėr misionet e Helmetave Blu::

bullet

Tė gjitha palėt nė konflikt duhet tė jenė dakord me misionin.

bullet

Kombet e Bashkuara janė pėrgjegjėse pėr misionin, d.m.th. misionet e vėzhgimit dhe trupat e paqes janė organe dytėsore tė Kėshillit tė Sigurimit.

bullet

Helmetat Blu janė tė paanėshme.

bullet

Helmtave Blu u lejohet pėrdorimi i armėve vetėm nė rast vetėmbrojtjeje.

Misioni ONUC, i cili nė periudha kritike pėrfshinte rreth 20.000 ushtarė, u shfrytėzua, fillimisht, pėr tė mundėsuar tėrheqjen e trupave belge nga Republika e Kongos, por mė vonė u zgjerua si pėr tė garantuar integritetin territorial tė Kongos, pėr tė penguar apo pėr tė ndaluar shpėrthimin e luftės civile si dhe pėr tė mbėshtetur qeverinė nė ndėrtimin e veprimtarive tė saj zyrtare.

Me Rezolutėn nr. 161 tė Kėshillit tė Sigurisė, nė shkurt 1961 trupave tė paqes iu lejua pėr herė tė parė pėrdorimi i armėve pėrtej rasteve tė vetėmbrojtjes, pikėrisht pėr realizimin e misionit tė tyre, duke u shndėrruar kėshtu vetė gjatė misionit, pėrkundėr konceptit tė tij fillestar, gjithnjė e mė tepėr nė palė konflikti. Pas sukseseve tė fillimit, ONUC u bė i pari rast 'major peacekeeping failure' (Jett). Kombet e Bashkuara u perfshinė pas kėsaj gjithnjė e mė shumė nė konfliktet e pazgjidhura brenda-shtetėrore tė Republikės sė Kongos (...).

Mėsimet e nxjerra nga misioni i Kongos, tė cilin  William Durch e ka cilėsuar sigurisht nė njė masė disi tė ekzagjeruar si 'Vietnami i OKB-sė', patėn efekt tė qėndrueshėm. Nė mė tepėr se tre dekada nuk pati njė mision tė tillė pėr nga madhėsia dhe kompleksiteti. Pas kėsaj, objektivat e garantimit tė paqes ishin mė modeste. Kombet e Bashkuara iu rikthyen parimeve tė formuluara nga Hammarskjöld dhe kėrkonin veēanėrisht miratimin e palėve nė konflikt pėrpara se tė ndėrmerrnin ndonjė mision."

[nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat, reformat; Zyra Qendrore Federale pėr Edukimin Politik, Seri shkrimesh vėll.403, Bonn 2003, F. 122-123]

Kriza e Kub
ės: Ndėrmjetėsim i suksesshėm

"Nė krizėn e vitit 1962 nė Kubė, e cila shkaktoi edhe rrezikun akut tė njė lufte bėrthamore mes SHBA dhe BS, Kombet e Bashkuara realizuan njėrėn prej detyrave tė tyre mė tė rėndėsishme. Nė kulmin e konfrontimit, kur anijet sovjetike ishin nisur drejt Kubės, pėr territorin detar tė sė cilės Presidenti amerikan Kennedy kishte pėrcaktuar njė zonė bllokimi pėr anije sovjetike, Sekretari i Pėrgjithshėm U Thant, qė pėrmes njė shkrese me tekst tė njėjtė drejtuar Hrushovit dhe Kennedy-t nė datėn 24 tetor, nė tė cilėn ai lutej pėr njė afat tė kufizuar qetėsie, dhe me anė tė dy shkresave tė veēanta nė datėn 25 tetor, nė tė cilėn ai sėrish lutej pėr mėnjanimin e konfrontimeve tė tjera, qe nė gjendje tė ndalte mekanizmin e pėrshkallėzimit(...).

Nga shkresa e U Thant drejtuar Hrushovit dhe Kennedy-t:

"Unė besoj, se njė pushim i tillė vullnetar pėr njė periudhė prej dy ose tre javėsh do ta ētensiononte shumė situatėn dhe do t'u jepte palėve kohė tė takohen dhe tė diskutojnė, me qėllim qė tė gjejnė njė zgjidhje paqėsore pėr problemin. Nė kėtė kontekst, unė vihem me kėnaqėsi nė dispozicionin e tė gjitha palėve pėr ēdo lloj shėrbimi, qė do tė isha nė gjendje tė kryeja."

[cituar sipas: Helmut Volger, Mbi historinė e kombeve tė Bashkuara; nė: Nga politika dhe historia aktuale 42/1995, Zyra Qendrore Federale pėr Edukim Politik Bonn, F. 6, shėnimi 17]

Kombet e Bashkuara kanė luajtur njė rol vendimtar nė menaxhimin e krizės sė Kubės: kontributi i U Thant ndihmoi nė shmangien e konfrontimit tė drejtpėrdrejtė, u dha palėve kohė tė kėrkonin zgjidhje tė reja dhe u lejoi atyre tė ndryshonin pozicionet e tyre tė deriatėhershme pa humbur kredibilitetin, me qėllim qė tė binin dakord pėr njė zgjidhje paqėsore tė problemit."

[nga:  Helmut Volger, Mbi historinė e Kombeve tė Bashkuara; nė: Nga Politika dhe Historia aktuale 42/1995, Zyra Federale Qendrore pėr Edukim Politik Bonn, F. 6-7]

Bilanc ambivalent sipas Gareis dhe Warwick

"Nėse bėjmė njė bilanc pėrmbledhės tė pėrvojave tė katėr dekadave tė para nė detyrėn e Kombeve tė Bashkuara pėr garantimin e paqes, rezulton njė panoramė e pėrzier. Fillimisht duhet tė pėrcaktojmė qartė, se ēdo mision ėshtė njė rast i veēantė, i cili nuk mund tė rrjedhė krejt sipas njė plani me strukturė fikse tė pėrcaktuar deri nė detaje. Idealet e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara (dhe veēanėrisht rregullat e shumta tė Kapitullit VII) treguan se ishin vėshtirė tė zbatoheshin nė praktikė, ndaj edhe me 'helmetat blu', tė cilat nuk ishin parashikuar nė Kartė, u zhvillua njė element inovativ.

Misionet synonin kryesisht tė ndihmonin palėt nė zgjidhjen e njė konflikti respektivisht 'tė qetėsonin konfliktin nė pjesėn e tij tė dhunshme' (Kühne) ... Misionet e Helmetave Blu ishin mjetet e qetėsimit tė konfliktit, dhe kjo nisur jo nga kufizime ekonomike apo nga mungesa e besimit nė kompetencėn e Kombeve tė Bashkuara pėr tė gjetur zgjidhje, por nga njė vetėpėrmbajtje konceptuale,urtėsi strategjike dhe kufizim nė gjėrat, qė bėhen. Objektivi i qetėsimit tė konfliktit nė mė tė shumtėn e rasteve ėshtė arritur, por shpesh - sikurse nė rastin e Qipros - vetėm duke paguar ēmimin e njė prezence tė vazhdueshme. Nėse ky kufizim nuk aplikohej mė, atėherė kjo kishte rezultate negative - sikurse nė rastin e Kongos."

[nga: Sven Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, instrumentat, reformat; Zyra Qendrore Federale pėr Edukimin Politik, Seri shkrimesh vėll.403, Bonn 2003, F. 124]

Kriza e Kombeve t
ė Bashkuara

Mundėsitė pa dyshim tė kufizuara pėr garantimin e paqes nė vitet '70 dhe '80 vazhduan tė pakėsoheshin. Nė pėrgjithėsi flitej pėr njė krizė tė Kombeve tė Bashkuara, e cila nė mes tė viteve '80 mori deri edhe pėrmasa ekzistenciale pėr organizatėn botėrore, sikurse dėshmohet nė fragmentin e mėposhtėm:

"Pėrsa i pėrket garantimit tė paqes, nė vitet '70 dhe '80, Kombet e Bashkuara u gjendėn nė njė krizė tė thellė: faktikisht ato vazhduan tė ishin tė pranishme nė Lindjen e Afėrt  dhe nė Qipro me njė sėrė misionesh pėr ruajtjen e paqes, por nė tė dyja zonat e konfliktit ato nuk  mundėn tė pengonin pėrballje tė reja ushtarake. Po ashtu, ato nuk mundėn, qė gjatė kėsaj periudhe tė kontribuonin nė zgjidhjen e konflikteve luftarake nė Nikaragua, Saharanė Perėndimore, Kamboxha dhe Afganistan si dhe nė luftėn gjithnjė e nė rritje mes Iranit dhe Irakut.

[Pérez de Cuéllar,
Sekretar
i Pėrgjithshėm i OKB-sė
1982-1991]

Nė kėtė fazė, problemi kryesor i politikės ndėrkombėtare Pérez de Cuéllar fliste nė raportin e tij pėr vitin 1983 para Asamblesė sė Pėgjithshme pėr 'Procesin e shpėrbėrjes sė multilateralizmit dhe tė internacionalizmit', i cili e dėmtoi rėndė punėn e Kombeve tė Bashkuara. Ai kritikoi tendencėn e Fuqive tė Mėdha, pėr t'u angazhuar nė konfliktet rajonale me asistencė nė armė: 'Nė disa raste kjo shkonte deri aty sa konfliktet rajonale u degjeneruan shprehimisht nė luftėra pėrfaqėsuese tė kombeve mė tė fuqishme. Nė situata tė tilla ekziston tendenca pėr t'iu shmangur organeve kėshilluese tė Kombeve tė Bashkuara ose pėr t'i eliminuar ato ose ... pėr tė kėrkuar  asistencėn e tyre vetėm nė rast tė njė pėrballjeje polemike.' (...)

Kriza nė garantimin e paqes u zgjerua nė njė krizė tė pėrgjithshme ekzistence tė Kombeve tė Bashkuara pėrmes politikės sė tėrheqjes dhe refuzimit tė kontributit nga ana e SHBA nėn Presidentin Regan nė mesin e viteve '80. Kjo politikė u shkaktua nga zemėrimi i SHBA nė lidhje me humbjet  nė votime nė Asamblenė e Pėrgjithshme si dhe nė lidhje me rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit, gjatė tė cilave ata e panė veten tė detyruar tė vendosnin veton e tyre pėr tė penguar masat e sanksioneve kundėr Afrikės sė Jugut e Simbabvesė Jugore dhe kritikėn drejtuar politikės sė Izraelit  pėrkundrejt shteteve fqinjė dhe Palestinezėve.

Pėrveē kėsaj, qortime ka patur edhe brenda SHBA kundėr aparatit administrativ tė Kombeve tė Bashkuara: Sikur ai punonte nė mėnyrė jo-rezultative dhe se shpėrdoronte fondet (...) [nė lidhje me problemet e Kombeve tė Bashkuara shih  Kursin bazė 5]. Shumė mė tė rėnda ishin pasojat e refuzimit tė SHBA nė vitin 1986 pėr tė paguar detyrimin e kuotės nė masė tė plotė."

[nga: Helmut Volger, Mbi historinė e Kombeve tė Bashkuara; nė: Nga politika dhe historia aktuale 42/1995, Zyra Qendrore Federale pėr Edukimin Politik Bonn, F. 8]

Deficiti nė pagesė i Kombeve tė Bashkuara mundi tė shmangej pėrmes njė kompromisi, por roli i organizatės nė politikėn ndėrkombėtare ishte nė njė nivel tė mjerueshėm. Kjo ndryshoi nė mėnyrė tė rrufeshme me mbarimin e konfliktit Lindje-Perėndim ...

bullet

shko mė tej nė fragmentin tjetėr nė kuadėr tė kursit bazė 2:
Kombet e Bashkuara pas mbarimit tė Luftės sė Ftohtė (1989-2004)

[Autor: Ragnar Müller]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut I Modele I Demokracia I Partitė I Evropa I Globalizimi I Kombet e Bashkuara I Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e edukimit    II    Metodat

     
 

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.