|
| |
Zhvillimi i Kombeve tė
Bashkuara (I):
Themelimi i Kombeve tė
Bashkuara (1941-1945)
Günther Unser dhe Michaela Wimmer skicojnė
nė fragmentin e mėposhtėm fazėn e themelimit Kombeve tė Bashkuara gjatė
Luftės sė Dytė Botėrore:
"Dy Luftėrat
Botėrore kanė sjellė pėr njerėzimin vuajtje tė pathėna dhe pėr njė
gjysmė shekulli u kanė kushtuar jetėn mė tepėr se 100 milionė njerėzve. Baballarėt
e themelimit tė Kombeve tė Bashkuara dhe hartuesit e Kartės
i mbushte dėshira
e thellė pėr paqe dhe bindja, qė pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore
duhej tė garantonin bashkarisht njė rend tė qėndrueshėm dhe tė paqtė botėror (...).
 |
Nė
gusht tė vitit 1941 ... u takuan nė Bermuda presidenti amerikan
Franklin D. Roosevelt dhe kryeministri britanik Winston Churchill pėr
tė pėrcaktuar objektivat e pas-luftės. Megjithėse pas sulmit gjerman
kundėr Bashkimit Sovjetik nė qershor 1941 ishte arritur njė marrėveshje
mes Moskės dhe Londrės, ky takim u zhvillua pa pjesėmarrjen e Sovjetikėve.
Rezultati
i kėtyre bisedimeve u fiksua nė njė deklaratė tė pėrbashkėt - quajtur
Karta e Atlantikut. Tė dy shtetet njihnin me anė tė kėsaj deklarate tė
drejtėn e popujve pėr vetėvendosje, tregtinė e lirė botėrore dhe bashkėpunimin
ekonomik, heqjen dorė nga dhuna dhe ngritjen e njė sistemi tė pėrgjithshėm
sigurie. |
Nė
mbyllje ata theksonin, qė 'deri nė
ngritjen e njė sistemi tjetėr tė qėndrueshėm tė sigurisė ndėrkombėtare'
ishte i nevojshėm
ēarmatimi i shteteve sulmuese, qė do tė thoshte themelimin e njė organizate
tė re ndėrkombėtare. Si Roosevelt ashtu edhe Churchill treguan
fillimisht pak interes nė
lidhje me faktin, qė edhe shtete tė tjera tė merrnin pjesė nė pėrgjegjėsinė
kryesore pėr paqen ndėrkombėtare. Kjo ndryshoi vetėm
pas sulmit japonez kundėr Pearl Harbour dhe hyrjes nė
luftė tė SHBA. Qė nga ky moment mori jetė ideja, qė njė rend i qėndrueshėm
paqeje kėrkonte njė koalicion shtetesh me bazė tė gjerė dhe veēanėrisht pėrfshirjen
e Bashkimit Sovjetik.
| Nė
datėn 1 janar 1942, nėn udhėheqjen e SHBA, BS, Britanisė sė Madhe dhe
Kinės, 26 shtete aleate morėn pėrsipėr me anė tė njė 'Deklarate
tė
Kombeve tė Bashkuara' tė
vijonin luftėn me tė gjitha mjetet deri nė fitoren e plotė kundėr
Fuqive tė Boshtit - veēanėrisht
kundėr Rajhut Gjerman, Italisė dhe Japonisė. Nė
tė njėjtėn kohė ata njohėn
parimet e Kartės britaniko-amerikane tė Atlantikut mbi rendin e pasluftės
pra edhe ngritjen e njė sistemi tė qėndrueshėm tė sigurisė ndėrkombtare.
Gjatė luftės kėsaj deklarate iu bashkuan edhe 21 shtete tė tjera.
Para
sė
gjithash me iniciativėn e Amerikanėve planet pėr njė organizatė ndėrkombėtare
morėn formė shpejt. Kėshtu nė vitin 1943 SHBA paraqitėn njė
projekt-statut tė parė.Nė tetor tė vitit 1943 ministrat e jashtėm tė
SHBA, BS, Brianisė sė Madhe dhe Kinės ranė dakord gatė njė konference
nė Moskė pėr krijimin e njė organizate tė pėgjithshme ndėrkombtare pėr
paqen dhe sigurinė nė njė moment sa mė tė hershėm kohor.
Nė
fakt sipas parimit tė universalitetit anėtarė tė kėsaj organizate mund
tė bėheshin tė gjitha shtetet sovrane dhe paqėsore (gjė qė fillimisht
pėrjashtonte 'shtetet armike' tė Luftės sė Dytė Botėrore) por tė katėr
superfuqitė e kishin siguruar tashmė qė nė koncept ndikimin e tyre
vendimtar:ato donin qė nė rolin e 'policėve tė botės' tė kujdeseshin
me trupat e tyre ushtarake pėr ruajtjen e paqes, ndėrsa tė gjitha shtetet
e tjera tė mbikqyrura nga njė komision neutral duhej tė carmatoseshin. Nė
Konferencėn
e Teheranit, mbajtur nė
nėntor
1943 ky koncept u konfirmua edhe njėherė.
Ekspertėt
e tė katėr superfuqive morėn pėrsipėr
gjithashtu tė pėrpunonin edhe parimet dhe strukturėn e organizatės qė
do tė krijohej,
ku duhej tė
shmangeshin mangėsitė e Lidhjes sė Popujve.
 |
Momentet
kryesore nė
rrugėn drejt OKB-sė:
1941: Churchill dhe Roosevelt shpallin Kartėn
e Atlantikut, nė tė cilėn gjenden edhe premisat e para tė njė
rendi tė ri paqeje dhe bashkėpunimi.
01.01.1942: Emri Kombet e Bashkuara shfaqet pėr
herė tė parė nė deklaratėn e aleatėve tė Luftės sė Dytė
Botėrore, nė tė cilėn 26 shtete merrnin pėsipėr tė vijonin
luftėn kundėr Fuqive tė Boshtit. Deri nė fund tė luftės me kėtė
lidhje u bashkuan edhe 25 shtete tė tjera.
30.10.1943: Konferenca e parė
e Ministrave tė Jashtėm tė shteteve aleate nė Moskė. SHBA, Britania e Madhe, BS dhe Kina deklarojnė,
se duhet krijuar njė organizatė e pėgjithshme ndėrkombėtare e tė
gjitha shteteve paqedashėseme qėllim ruajtjen e paqes botėrore
dhe sigurisė ndėrkombėtare.
01.12.1943: Gjatė
Konferencės
sė
Teheranit Roosevelt,
Churchill dhe Stalin deklarojnė
vetveten dhe Kombet e Bashkuara si pėrgjegjės pė krijimin e njė
paqeje tė qėndrueshme.
Shtat. 1944: Pėrfaqėsues
tė SHBA, BS, Britanisė sė Madhe dhe Kinės punuan nė Dumbarton Oaks/SHBA karakteristikat kryesore tė
Kartės sė Kombeve tė Bashkuara.
Shkurt 1945: Churchill, Roosevelt dhe Stalin mblidhen nė
Jaltė dhe ranė dakord pėr statusin special tė Fuqive tė Mėdha
nė Kėshillin e Sigurimit (e drjta e vetos).
PrillQershor 1945: Nė
Konferencėn e San Franciskos pėrfaqėsues
tė 50 shteteve anėtare tė Aleancės pėrpunuan Kartėn e Kombeve
tė Bashkuara.
26.06.1945: Karta nėnshkruhet
nga 50 shtetet themeluese (Polonia deklarohet mė
vonė si shteti i 51-teė anėtar).
24.10.1945: Pas ratifikimit nga shumica e anėtarėve
tė themelimit Karta e Kombeve tė Bashkuara hyri nė fuqi.
[nga: Ministria e Jashtme
Federale, ABC-ja e Kombeve tė
Bashkuara, Berlin 20004,
F. 47] |
|
Nė
Konferencėn
e Jaltės nė shkurt 1945 Roosevelt, Churchill dhe Stalini ranė mė nė fund
dakord nė lidhje me pikat e fundit tė diskutueshme. Kėtu bėhej fjalė veēanėrisht
pėr mėnyrėn e tė votuarit nė komunitetin mė tė fuqishėm tė organizatės
sė ardhshme, Kėshillit tė Sigurimit. Me kėrkesė tė BS anėtarėve tė pėrhershėm
- BS, SHBA, Britanisė sė Madhe, Francės dhe Kinės - iu akordua e drejta e
vetos nė tė gjitha ēėshtjet e rėndėsishme. Pėr veprimtarinė e organizatės
kjo rezultoi tė ishte paralizuese pėr njė kohė tė gjatė. Por pa kėtė lėshim
nuk do tė kishte qenė e mundur rėnia dakord.
Edhe para mbarimit tė
luftės, katėr Fuqitė e Mėdha u bėnė thirrje tė gjitha shteteve, tė cilat
deri nė atė moment kishin nėnshkruar deklaratėn e Kombeve tė Bashkuara, tė
vinin nė San Francisko dhe tė prezantonin projekt-statutin e tyre. Gjatė
Konferencės, e cila zgjati gjithsej nga prilli deri nė qershor 1945, 50 shtete
pjesėmarrėse sollėn mė shumė se 1000 ndryshime edhe pse koncepti i 'policėve
tė botės' nuk mundi tė realizohej nė versionin e tij tė parė, shtetet e
vogla dhe tė mesme nuk ia dolėn dot gjithsesi tė shfuqizonin pozicionin e
privilegjur tė Fuqive tė Mėdha.
Megjithatė,
pjesėmarrėsit e pranuan unanimisht Kartėn nė datėn 26 qershor 1945. Si anėtar
i 51-tė themelues nėnshkroi Polonia, e cila nuk kishte mundur tė merrte pjesė
mė parė. Organizata mori emrin e Kombeve tė Bashkuara (United Nations
Organization - UNO),
dhe, pasi kontrata u ratifikua nga numri i duhur i shteteve, ajo hyri nė fuqi nė
datėn 24 tetor 1945. "
[Günther Unser/Michaela Wimmer, Kombet e
Bashkuara. Mes pretendimit dhe realitetit, Zyra Federale qendrore pėr
edukim politik, Bonn 1995, F. 25-31]
[Kreu i
faqes]
|