|




| |
Kursi bazė
2: Si janė
zhvilluar Kombet e Bashkuara?

[Otfried Höffe e cilėsonte
analizėn e Kantit "Pėr paqen e pėrjetshme" si "tekstin
mė tė rėndėsishėm parė nga pikėpamja filozofike pėr debatin e Kohės
sė Re mbi paqen"] |
Historia e Kombeve
tė
Bashkuara fillon shumė kohė para themelimit tė Organizatės Ndėrkombėtare
nė datėn 26 qershor 1945 nė
San Francisko. Rrėnjėt
e historisė sė kėsaj ideje shkojnė deri te teoritė e mendimtarėve tė
rėndėsishėm si Hugo Grotius (Themelues i sė
Drejtės Moderne Ndėrkombėtare, 1584-1645), Abatit de Saint-Pierre (1658-1743)
ose te
analiza e Imanuel Kantit nė
vitin 1795 me titull "Pėr
paqen e pėrjetshme".
Nė
kėtė pjesė nuk mund tė trajtojmė mė hollėsisht kėto rrėnjė, por
informacione rreth tyre mund tė gjeni nė kompleksin tematik Pedagogjia e Paqes nė D@dalos:
Nė
kuadrin e kėtij kursi bazė mbi zhvillimin e Kombeve tė Bashkuara do tė pėrqendrohemi
nė retrospektivėn e drejtpėrdrejtė, pra, nė Lidhjen e Popujve si
organizata pararendėse. Teksti i mėposhtėm
pėrmbledh
informacionet mė tė rėndėsishme mbi Lidhjen e Popujve. |
Fragmente tė
tjera tė kėtij kursi bazė skicojnė zhvillimin e Kombeve tė Bashkuara qė
nga themelimi deri nė tė tashmen:

Lidhja e Popujve
Nė
njė tekst tė shkurtėr hyrės tė njė publikimi tė Kartės sė Kombeve tė
Bashkuara Hartmut Krüger thotė:
"Themelimi i Kombeve tė
Bashkuara nuk ishte pėrpjekja e parė pėr tė krijuar njė organizatė paqeje
gjithėbotėrore.
Tė
ndodhur nėn mbresat e humbjeve masive nė njerėz dhe materiale gjatė Luftės
sė Parė Botėrore, politikanėt ... kishin hedhur idenė e njė bashkimi
kombesh pėr ndalimin e luftrave. Presidenti amerikan Woodrow Wilson nė
14 pikat e tij tė famshme tė datės 8 janar 1918 apelonte ndėr tė tjera
'pėr
njė bashkim kombesh me garanci tė ndėrsjelltė tė pavarėsisė politike dhe
integritetit territorial nė tė njėjtėn mėnyrė si pėr shtetet e mėdha
ashtu edhe pėr ato tė vogla'.
Se sa revolucionare ishte ideja e nje pėrgjegjėsie
kolektive pėr paqen dhe sigurinė, kjo bėhet veēanėrisht e qartė nėse mendojmė
se pas teorisė sė tė drejtės ndėrkombėtare deri nė Luftėn e Parė
Botėrore udhėheqja e njė lufte, qoftė kjo edhe nje luftė agresioni - nėse
ishte deklaruar formalisht - nuk shihej si amorale dhe kriminale por si mjeti i
fundit legjitim i politikės.
Statuti i Lidhjes sė
Popujve tė vitit 1919/20 i detyronte anėtarėt
tė respektonin paprekshmėrinė e territorit dhe pavarėsinė ekzistuese
politike tė tė gjithė anėtarėve. Nė rast se ky detyrim shkelej, Lidhja e
Popujve duhej tė merrte 'masa tė
pėrshtatshme'. Anėtarėt
duhej t'i zgjidhnin konfliktet e tyre nė rrugėn e gjyqėsisė ndėrkombėtare.
Ata ranė
dakord, qė masat luftarake duheshin marrė, pasi tė kishin kaluar tė paktėn
tre muaj nga dhėnia e vendimit tė Gjykatės. Pakti Briand-Kellog i
vitit 1928, i cili u nėnshkrua
nga tė gjitha shtetet e rėndėsishme, solli njė pėrbuzje tė plotė kundrejt
luftės."
[nga: Hartmut Krüger, Hyrje; nė:
Karta e Kombeve tė
Bashkuara, Reclam Stuttgart 1982, S. 3]
Nė
kontekstin e Kombeve tė Bashkuara, Lidhja e Popujve ėshtė e rėndėsishme,
pasi solli shumė risi, tė cilave mundėn t'u referoheshin arkitektėt e
Kombeve tė Bashkuara. Kjo vlen si pėr
organet ashtu edhe pėr linjėn bazė tė njė sistemi sigurie kolektive,
sikurse e bėjnė tė qartė fragmentet e mėposhtme tė teksteve nga Sven Gareis
dhe Johannes Varwick:
Organet e
Lidhjes sė
Popujve
"Ideja e mirėkuptimit,
qė pėrbėn edhe bazėn e objektivave dhe normave tė sistemit kolektiv tė
sigurisė sė Kombeve tė Bashkuara, do tė mbetej i paplotė pa njė pėrshkrim
qoftė edhe nė formė skice i Lidhjes sė Popujve. Tė
dyja organizatat pėrmenden shpesh lidhur me njėra-tjetrėn, ndaj Kombet e
Bashkuara kanė dashur tė eliminojnė dobėsitė dhe deficitet normative dhe
strukturore tė organizatės
paaraardhėse.
Edhe pse e gjithė
kjo ėshtė e vėrtetė, shpeshherė anashkalohet fakti, qė pėrmes Lidhjes sė
Popujve janė bėrė tė mundura zhvillime me rėndėsi tė shumėanshme dhe janė
krijuar premisat, tė cilave do t'u referoheshin Kombet e Bashkuara. Ko vlen
para sė gjithash pėr linjėn bazė tė Lidhjes sė Popujve pėr tė krijuar njė
regjim parandalues luftrash, tė bazuar nė normat ligjore ndėrkombėtare dhe pėr
t'ia kaluar pėrgjegjėsinė pėr paqen njė organizate ndėrkombėtare (...).

Organet kryesore tė
Lidhjes sė Popujve ishin ... Asambleja e Lidhjes, Kėshilli dhe Sekretaria e
Pėrhershme. (...) Nė
Asamblenė e Lidhjes ishin tė pėrfaqėsuara tė gjithė shtetet anėtare pėrmes
delegacionesh, secili prej tė cilave kishte tė drejtėn e njė vote (...).
Asambleja e Lidhjes kishte kompetenca gjithėpėrfshirėse
nė lidhje me tė gjitha fushat e aktivitetit tė Lidhjes sė Popujve ose nė
lidhje me ēėshtje, qė kishin tė bėnin me paqen, kėshtu qė ajo mund tė
merrte nė analizė ēdo rrethanė dhe tė jepte rekomandimet e veta.
Kėshilli
pėrbėhej nga anėtarė tė pėrhershėm dhe jo tė pėrhershėm (...).
Pėr
vitin e hyrjes nė fuqi tė statutit 1920 si 'Pėrfaqėsues
tė Fuqive Kryesore Aleate dhe tė Asociuara' tė
marrėveshjeve pėr paqen, pesė anėtarė tė pėrhershėm tė Kėshillit (Franca,
Britania e Madhe, Italia, Japonia, SHBA) dhe katėr
anėtarė jo tė pėrhershėm, tė cilėt do tė pėrcaktoheshin me gjykim tė
lirė nga Asambleja e Lidhjes. Gjithsesi, duke qenė
se SHBA nuk hynė nė Lidhjen e Popujve vendi i atyre si anėtar i pėrhershėm
mbeti i lirė. (...).
Kėshilli
i merrte vendimet dhe rekomandimet e tij zakonisht me miratim tė njėzėshėm
(...). Nėse
anėtarė tė caktuar tė Kėshillit ishin pėrfshirė nė njė konflikt, ata pėrjashtoheshin
nga e drejta e votės, nė mėnyrė qė tė mos bėhej e mundur vetoja e tyre nė
ēėshtje tė vetat. Kėshilli ... gėzonte tė njėjtat kompetenca gjithėpėrfshirėse
sikurse edhe Asambleja e Lidhjes (...).
Sekretaria e Pėrhershme,
sė bashku me tė dy Sekretarėt e Pėrgjithshėm Sir James Eric
Drummond (deri nė
vitin 1933) dhe Francois Joseph Avenol, formonte
autoritetin administrativ tė
Lidhjes sė Popujve. Prej Sekretarit tė
Pėrgjithshėm ... varej njė zyrė ndėrkombėtare e ndarė nė departamente
specifike, personeli i sė cilės rekrutohej kryesisht nga shtresa e nėpunėsve
ekspertė tė shteteve anėtare."
[nga: Sven Gareis/Johannes
Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, Instrumentat dhe Reformat; Zyra Federale
Qendrore pėr
Formim Politik,
Seria e shkrimeve Vėllimi 403, Bonn 2003,
F.
92-95]
Sistemi i Sigurisė
Kolektive sipas Lidhjes sė Popujve
"Pėr
garantimin e paqes botėrore dhe sigurisė ndėrkombėtare pėrmes Statutit tė
Lidhjes sė Popujve u krijua njė sistem dual i sigurisė kolektive, i cili, nga
njėra anė, orientohej pėr nga mbrojtja nga luftrat pėrmes procedurave tė
zgjidhjes paqėsore tė konflikteve, dhe, nga ana tjetėr, parashikonte edhe njė
mekanizėm sanksionesh pėr pėrfundimin e luftrave, qė tashmė kishin nisur.
Ndalimi i pjesshėm
i luftės nga Statuti i Lidhjes sė Popujve i detyronte tė gjitha shtetet anėtare
tė merrnin pjesė nė njė procedurė tė quajtur "cooling-off"
(ētensionimi) nė
ato raste konfliktesh, tė cilat mund tė ēonin eventualisht nė luftė. Qėllimi
i kėsaj procedure ishte paraqitja e kėtij rasti konfliktual ose njė Gjykate
Arbitrare, Gjykatės sė Pėrhershme Ndėrkombėtare, ose Kėshillit.
Kėshilli
duhej, qė brenda gjashtė
muajve tė shqyrtonte ēėshtjen dhe tė hartonte raportin pėrkatės (...).
Gjatė
kėsaj faze si dhe njė afati tre-mujor nė pėrfundim tė saj, asnjėra prej palėve
nuk duhej tė deklaronte luftė. Nė rast se njėra prej palėve nė konflikt
pranonte gjykimin apo vendimin arbitrar apo rekomandimin e dhėnė njėzėri
nga Kėshilli, atėherė hynte nė fuqi njė ndalim lufte."
[nga: Sven Gareis/Johannes
Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, Instrumentat dhe Reformat; Zyra Federale
Qendrore pėr
Formim Politik,
Seria e shkrimeve Vėllimi 403, Bonn 2003,
F. 95-96]
Dobėsitė
e sistemit
"Te dobėsitė
mė tė mėdha tė kėsaj tėrėsie rregullash bėn pjesė edhe fakti, qė pėr
format e pėrdorimit tė dhunės nėn pragun e luftės nuk vlente kuadri i kėtij
ndalimi. Qė kėtej mbetet pa pėrgjigje pyetja, se nė cilin moment pėrdorimi
i lejuar i dhunės kalon nė luftė tė ndaluar.
Kėto
paqartėsira kishin rėndėsi tepėr tė madhe pėr efektivitetin e masave tė
sigurisė kolektive. Statuti i Lidhjes sė Popujve, nė fakt, ofronte mundėsinė
pėr tė vendosur sanksione kundėr njė shteti, nė rast se ky fillonte njė
luftė kundėr dispozitave tė pėrcaktuara. Kėto masa kolektive, spektri i tė
cilave shtrihej nga boikoti ekonomik dhe politik der nė detyrimin ushtarak,
duheshin ekzekutuar nga tė gjithė anėtarėt e Lidhjes
(...).
Por si pasojė
e mungesės sė njė pėrkufizimi tė qartė tė agresionit ... mbizotėronte njė
pasiguri i madhe nė lidhje me parakushtet e vendosjes sė masave shtrėnguese nė
pėrgjthėsi, si dhe nė lidhje me rrezen e veprimit tė detyrimeve pėr t'u
angazhuar ushtarakisht nė veēanti
(...). Praktika e sanksioneve tė
Lidhjes sė Popujve mbeti e kufizuar edhe nė njė rast tjeter: Nė Luftėn e
Abisinisė nė vitin
1937 Kėshilli
vendosi embargon kundėr Italisė, por gjithsesi nuk arriti qėllimin e vet, pėr
t'i dhėnė fund agresionit italian.
Edhe nė
rastin e invazionit japonez nė Kinėn e Veriut nė fillim tė viteve
tridhjetė, Lidhja e Popujve nuk kishte vepruar, duke mos mundur kėshtu, qė, pas
daljes sė Japonisė nga organizata nė vitin 1933, tė pengonte shpėrthimin e
luftės japonezo-kineze nė vitin 1935. Nė fakt sulmi sovjetik kundėr Finlandės
nė dhjetor 1939 ēoi nė pėrjashtimin e Bashkimit Sovjetik nga organizata, por
shpėrthimi i Luftės sė Dytė Botėrore nė shtator 1939 kishte shėnuar pėrfundimisht
dėshtimin e Lidhjes sė Popujve si sistem i sigurisė kolektive."
[nga: Sven Gareis/Johannes
Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, Instrumentat dhe Reformat; Zyra Federale
Qendrore pėr
Formim Politik,
Seria e shkrimeve Vėllimi 403, Bonn 2003,
F. 96-97]
Hartmut Krüger bėn
njė bilanc tė tillė tė punės sė Lidhjes sė Popujve nė fushėn kryesore tė
garantimit tė paqes: "Lidhja
nuk mundi tė
zgjidhte detyrėn
e saj kryesore, pengimin e luftrave.
Tė
gjitha pėrpjekjet pėr kufizimin e armatimeve, ose deri edhe pėr ēarmatim,
rezultuan tė pasuksesshme. Tė paefektshme rezultuan edhe pėrcaktimet e
statutit te Lidhjes sė Popujve, pėrmes tė cilave synohej tė pengohej
diplomacia e fshehtė, qė konsiderohej si njėri prej shkaqeve tė shpėrthimit
tė Luftės sė Parė Botėrore: marrėveshjet
ndėrkombėtare duhen bėrė hapur, dhe nė rast shkeljeje tė statutit tė Lidhjes
sė Popujve ato duhen bėrė automatikisht tė pavlefshme.
[aus: Hartmut Krüger,
Hyrje:
Karta e Kombeve tė
Bashkuara, Reclam Stuttgart 1982,
. 4]
Arsyet e dėshtimit
tė Lidhjes sė Popujve
"Pėrgjegjėsinė
e dėshtimit tė kėsaj pėrpjekjeje tė parė pėr tė ngritur njė sistem
sigurie globale e mbajnė nė pėrgjithėsi deficitet dhe paqartėsitė nė fushėn
normative tė statutit si p.sh. ... kufizimi i paorientuar mirė nė njė ndalim
tė pjesshėm tė luftrave. Por edhe dobėsitė strukturore e vetė organizatės
kanė shėrbyer si shkaqe (...). Por Lidhja e Popujve nė
rradhė tė parė nuk arriti pėr asnjė moment tė lidhte pranė vetes tė
gjitha fuqitė e mėdha tė atėherėshme (...). Nė
kėtė mėnyrė Lidhja e Popujve nuk do tė kishte mundur asnjėherė tė
zhvillohe nė njė organizatė universale. Nė
datėn 18 prill 1946 gjatė Asamblesė sė 21-tė tė saj u deklarua edhe shpėrbėrja
e saj."
[nga: Sven
Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, Instrumentat dhe Reformat;
Zyra Federale Qendrore pėr
Formim Politik,
Seria e shkrimeve Vėllimi 403, Bonn 2003,
F. 97]
Rėndėsia
e Lidhjes sė Popujve
Megjithė
dėshtimin bilanci i kėsaj organizate tė re nė llojin e saj nuk ėshtė
assesi vetėm negativ, gjė qė bėhet e qartė edhe nė fragmentin e mėposhtėm
tė autorėve Sven Gareis dhe Johannes Varwick:
"Lidhja e popujve shėnon
njė kthesė nė historinė e mendimit nė fushėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare,
edhe pse nė atė kohė shtetet nuk ishin ende gati pėr t'i dhėnė njė mundėsi
tė vėrtetė realizimi kėsaj problematike tė re revolucionare dhe tė rėndėsishme
nė mbrojtjen nga luftrat dhe nė garantimin e sigurisė pėrmes njė sistemi
global, pėr ta shndėrruar atė tė pasktėn nė njė
Clearing House pėr
ēėshtje tė sigurisė globale.
Dėshtimi
final i saj nė katastrofėn e Luftės sė Dytė Botėrore parimisht nuk ēoi nė
idenė, se idetė dhe normat bazė tė Lidhjes sė Popujve janė utopike apo tė
tepėrta. Pėrkundrazi,
fillimi dhe zhvillimi i Luftės sė Dytė Botėrore nėnvizoi nė mėnyrė
dramatike idenė e domosdoshmėrisė sė njė sistemi efektiv tė sigurisė
ndėrkombėtare.
Me Kartėn
e Kombeve tė Bashkuara bota mori njė hov tė ri nė ngritjen e njė organizate
globale pėr garantimin e paqes."
[nga: Sven
Gareis/Johannes Varwick, Kombet e Bashkuara. Detyrat, Instrumentat dhe Reformat;
Zyra Federale Qendrore pėr
Formim Politik,
Seria e shkrimeve Vėllimi 403, Bonn 2003,
F.97-98]
[Autor: Ragnar Müller]
[Kreu
i faqes]
|