|
|
|
|
Cikli Policy Nė rastin e ciklit Policy bėhet fjalė pėr njė koncept tė Analizės Policy (shih poshtė), nė bazė tė tė cilit qėndron njohuria, qė gjatė Policy-Making, pra gjatė proceseve vendimmarrėse pėr nxjerrjen dhe realizimin e pėrcaktimeve autoritare tė vlerave, nė mėnyrė idealiste - sikurse ėshtė paraqitur edhe nė diagramė - mund tė dallojmė faza tė ndryshme.
Njė problem shfaqet si i tillė nė ndėrgjegjen publike dhe pėrkufizohet nė bazė tė kėrkesave tė grupeve tė caktuara dhe koncepteve dominante tė vlerave nė shoqėri si njė problem i denjė pėr lėvizje (Pėrkufizimi i problemit). Arrihet kėshtu nė axhendėn politike tė vendimeve, ku do tė merren vendime, se cili do tė merret me kėtė problem, kur dhe nė ēfarė forme (ndėrtimi i axhendės). Shoqėruar nga pėrpjekjet pėr ndikim dhe nga konfrontime nė kuadėr tė rregullave tė lojės tė sistemit aktual dhe pėrmes aktorėve, pėrcaktuar nga kėto rregulla, zhvillohet formulimi i politikės, i cili mbyllet me pėrcaktimin autoritar tė vlerave nė formėn e njė ligji, urdhėrese apo programi (formulimi i politikės). E gjithė kjo merr mė pas formėn e saj konkrete gjatė procesit tė zbatimit pėrmes aktorėve hierarkikė nė fushėn politike dhe administrative (zbatimi). Rezultatet apo pasojat, qė rrjedhin prej kėtej shkaktojnė reagime politike tė miratimit ose refuzimit, tė cilat do tė realizohen sėrish politikisht, dhe ēojnė nė mbartjen, ndryshimin ose pėrfundimin e Policy (riformulimi i politikės, kufizimi kohor i politikės). Por ēfarė sjell ky koncept - natyrisht i tipit idealist? Fillimisht ai ndihmon nė strukturimin e njė analize empirike. Por para sė gjithash ka rezultuar, qė nė krahasimin e sistemeve ai mund tė kontribuojė, nė njohjen dhe trajtimin mė tė saktė dhe tė diferencuar tė veēorive nė proceset e tyre tė vendimmarrjes. Nė shkencėn politike ka shumė koncepte Policy tė ngjashme nė pėrgjithėsi, por tė ndryshme nė detaje. Nė njė faqe tė veēantė po prezantojmė njė model alternativ fazash. Teksti i atjeshėm e ndan procesin politik nė gjashtė faza si dhe tematizon disa prej pėrparėsive tė kėsaj mėnyre trajtimi nė mėsimin e politikės. [... Shko nė tekstin "Modeli i fazave"].
Analiza Policy paraqet njė fushė tashmė tė njohur dhe tė rėndėsishme tė shkencės politike, interesat e sė cilės pėrqėndrohen kryesisht nė dimensionin e pėrmbajtjes sė politikės (Policy) nė tė gjitha format e shfaqjes sė saj, si projekte, ligje apo urdhėresa. Qėllimi i parė dhe shumė i rėndėsishėm i marrjes me pėrmbajtjen e politikės ėshtė qė tė pėrceptohet nė mėnyrė sistematike moria e tejmadhe e formave tė shfaqjes dhe e karakteristikave tė saj, nė mėnyrė qė kėshtu tė krijohen kushtet pėr pėrgjithėsime. Kėtu pėrpjekjet pėrkatese pėr klasifikim orientohen para sė gjithash nga tre dimensione: efekti, parimet e drejtimit dhe thelbi i Policies. Marrja me pėrmbajtjet e politikės nuk pėrbėn njė qėllim nė vetvete pėr analizėn Policy, por ėshtė ngushtėsisht i lidhur me pėrpjekjet, pėr tė identifikuar faktorėt qendrorė ndikues, qė pėrcaktojnė formimin e Policies. Duke u nisur nga premisa, qė politika nė kuptimin e zgjidhjes sė problemeve me anė Policies shtetėrore duke mbajtur parasysh diferencimin funksional, i cili ndėr tė tjera ėshtė i lidhur ngushtė me kompleksitetin e jashtėzakonshėm tė materies rregullative, pėrcaktohet kryesisht nga kushtet e pėrgjithshme nė fusha tė veēanta, analiza Policy zgjedh krejtėsisht me vetėdije fusha tė veēanta tė politikės si pikėnisje pėr pėrcaktimin e faktorėve ndikues mbi Policies. Ajo mundohet tė pėrfshijė tė gjithė paletėn dhe ndryshueshmėrinė e faktorėve pėrcaktues, si psh. linja strukturore tė paracaktuara, specifikat e zhvillimit tė proceseve, elemente tė kulturės politike, interesat dhe bindjet e aktorėve, faktorėt ekonomike dhe shumė tė tjerė. Pėr tė vlerėsuar rėndėsinė dhe klasifikimin e tyre ajo shfrytėzon njė radhė konceptesh tė ndryshme teorike. Njė element tjetėr themelor i analizės Policy ėshtė edhe fakti, qė policies analizohen nė njė perspektivė dinamike, qė i kushton vėmendjen e saj jo vetėm lindjes por edhe zbatimit, e ndoshta edhe riformulimit, tė politikės shtetėrore. Pra me fjalė tė tjera kemi tė bėjmė me njė kėndvėshtrim ciklik, nė tė cilin dallohen faza tė ndryshme, tė cilat nė praktikė shpesh ndėrpresin njėra tjetrėn ose ecin paralel me njėra tjetrėn (Cikli Policy). Perspektiva e orientuar nė mėnyrė ciklike lidhet ngushtėsisht me elementet e tjera, tashmė tė pėrmendura tė analizės Policy, pėr sa kohė qė nė kuadrin e kėsaj analize hetohet, nėse ndryshon njė Policy dhe nė ē'masė, e se cilėt faktorė janė pėrgjegjės pėr kėtė. [Autoren: Ragnar Müller, Prof. Dr. Wolfgang Schumann] |
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia
I Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|