|
|
|
|
Tre dimensionet e politikės "Nė mėsimin politik mėsueseve dhe mėsuesve u nevojitet njė koncept sa mė i plotė i politikės, i cili pėrmbledh dhe integron morinė e aspekteve dhe elementeve tė realitetit politik, dhe nė tė njėjtėn kohė i strukturon dhe i sistematizon ato. Ky proces krijon njė perceptim tė tillė tė politikės, i cili e pėrshkruan atė si tė strukturuar kategorikisht nė mėnyrė shumėdimensionale. Kėtu dallohen tre dimensione tė asaj, qė quhet politikė: dimensioni institucional (polity), dimensioni normativ i pėrmbajtjes (policy) dhe dimensioni procesual (politics). Me kėto kuptojmė: 'Sė pari, politika ka njė dimension institucional, i cili pėrcaktohet nga kushtetuta, sistemi ligjor dhe tradita. Edhe parimet e formimit tė vullnetit politik kanalizohen nėpėrmjet institucioneve: zgjedhjet, tė drejtat themelore tė lirisė dhe mendimit, partitė dhe shoqatat... Hapėsira e veprimit kufizohet nga institucionet. Nė anglisht, ky dimension institucional i politikės quhet polity. Sė dyti, politika ka njė dimension normativ tė pėrmbajtjes, i cili u referohet qėllimeve, detyrave dhe objekteve tė politikės. Trajtėsimi i politikės dhe pėrmbushja e detyrave tė saj janė tė varura nga interesa... ndaj edhe hapėsira e pėrmbajtjes sė politikės ėshtė e mbushur me elemente konfliktuale. Dimensioni i pėrmbajtjes sė politikės nė konceptimin abstrakt anglez pėrcaktohet si policy. Dhe sė treti, politika ka njė dimension procesual, i cili ka tė bėjė me pėrēimin e interesave pėrmes konfliktit dhe konsensunsit. Ky proces i vazhdueshėm i formimit tė vullnetit politik dhe i pėrēimit tė interesave nuk mund tė kuptohet duke studiuar institucionet apo pėrmbajtjet... Pėr dimensionin e tretė tė politikės gjuha angleze ofron termin politics.' (Ulrich von Alemann) Tė tre dimensionet - forma institucionale, pėrmbajtja normative dhe rrjedha procesuale - pėrbėjnė atė qė quhet politikė". [Pėrmbledhje e shkurtėr e didaktikės politike. Ēėshtje tė planifikimit nė mėsimin e politikės, bot. nga Zyra Qendrore Federale pėr Edukimin Politik, vėll. 326, Bonn 1994, F. 20-21] |
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia
I Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|