|
|
|
|
Qėllimet dhe detyrat e edukimit politik Nė kompleksin tematik Demokracia konstatuam, si njė rezultat tė rėndėsishėm, faktin qė demokracia nuk ėshtė njė makineri, e cila mjafton tė ndėrtohet dhe tė vihet nė punė dhe funksionon vetė. Mė tepėr se aq demokracia ėshtė njė proēes, qė duhet mbushur me jetė. Pėr kėtė arėsye ajo ėshtė e varur nga qytetarėt aktivė. Nė kėtė kontekst, qytetari i pavarur ėshtė qėllimi final dhe afatgjatė i edukimit politik demokratik. Ai kėrkon tė zgjojė interesin pėr politikėn dhe tė krijojė premisat, qė nxėnėsit/et tė bėhen qytetarė/e tė pavarur/a, duke u pėrpjekur tė pėrēojė aftėsinė pėr njė analizė dhe gjykim tė pavarur politik. Pėr kėtė, natyrisht qė janė tė nevojshme njė sasi dijesh bazė. Ndaj nė detyrat e edukimit politik bėn pjesė edhe pėrēimi i ABC-sė sė politikės. Sikurse fjalėt nė mėsimin e gjuhės, ashtu ėshtė nė politikė kontakti me termat bazė si demokracia, ndarje e pushtetit, zgjedhjet, partitė, paqja, pushteti etj. "Njė qėllim themelor i mėsimit tė politikės ėshtė, qė tė zgjojė te nxėnėsit dhe nxėnėset njė mėnyrė tė konceptuari tė politikės dhe tė mundėsojė vėshtrimin nė varėsitė politike." (Pėrmbledhje e shkurtėr e politikės, botuar nga Zyra Federale Qendrore pėr Edukimin Politik - Bundeszentrale für politische Bildung - , Bonn 1994, F. 17). Por edukimi demokratik politik nuk mjaftohet vetėm me pėrēimin e njohurive bazė - kėto vetėm sa formojnė themelin pėr qėllimet e mėtejshme tė mėsimit tė politikės. Sepse ai qė nuk e njeh mirė sistemin politik, ai qė nuk shikon pėrtej funksioneve dhe varėsive, nuk mund t'i shfrytėzojė mundėsite e pjesėmarrjes, atij i mungon kompetenca demokratike (shih tekstin pėrmbyllės), dhe mbetet jo i pavarur si qytetar. Nga ato ēka u thanė me sipėr rrjedh njė seri qėllimesh, qė ngrihen mbi njėri tjetrin. Kėtė kėrkon tė ilustrojė diagrama e mėposhtme:
"Me kompetencė konjitive kuptohet domosdoshmėria e njė niveli tė caktuar dijesh dhe aftėsie pėr tė mėsuar, ku dijet i referohen rendit institucional tė sistemit politik, lidhjeve funksionale brenda pėrbrenda kėtij sistemi deri edhe varėsive tė tij politike dhe ekonomike nė rrafsh ndėrkombėtar. Por duke u nisur nga pėrmbajtjet e vendimeve politike aktuale, qytetari duhet tė zotėrojė edhe njohuri tė pėrēuara objektivisht. Kompetenca proceduriale janė ato njohuri dhe aftėsi, qė nevojiten pėr tė perceptuar konkretisht mundėsitė e ndikimit politik dhe shanset e pjesėmarrjes nė tė. Pėr kėtė qėllim, qytetari duhet tė zotėrojė njohuri mbi kompetencat administrative dhe proēedurat ligjore. Ai duhet tė kėtė aftėsi strategjike, qė tė mundė tė realizojė qėllimet e veta ose qėllime tė pėrgjithshme tė vlerėsuara si tė drejta. Kompetenca zakonore (habituale) janė ato qėndrime - ose e thėnė nė terminologjinė tradicionale - virtyte, qė qytetari duhet t'i dėshmojė komunitetit pėr ruajtjen e vazhdimėsisė sė kėtij tė fundit. Ato duhet tė jenė tė ankoruara nė mėnyrė afektive, qė tė mund tė motivojnė tė vepruarit. Demokracitė moderne janė vecanėrisht kritike nė lidhje me kėrkesat e tyre habituale. Duke qenė sistem shtetėror ato kanė nevojė jo vetėm pėr bindjen ndaj ligjit por edhe pėr gatishmėrinė pėr t'u sakrifikuar, nė rast se komuniteti duhet mbrojtur nga kėrcėnimet e jashtme. Duke qenė sisteme komunitare liberale ato kanė nevojė pėr ndershmėri dhe tolerancė nė ēėshtje botėkuptimesh. Si sisteme komunitare demokratike ato varen nga pjesėmarrja, qė duhet tė jetė mundėsisht racionale, e pėrgjegjshme dhe periodike. Si sisteme komunitare shtetesh sociale ato nuk mund t'ia dalin mbanė pa konceptin e drejtėsisė sociale dhe solidaritetin" [Joachim Detjen, Kompetenca demokratike e qytetareve. Sfida pėr edukimin politik, nė: Nga politika dhe historia aktuale, vėll. 25/2000, bot. nga Zyra Federale Qendrore pėr Edukim Politik, Faqe: 12-13] [Autor: Ragnar Müller] |
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia
I Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|