|
|
|
|
Diagrama e mėposhtme pėrpiqet tė paraqesė nė mėnyrė tė qartė dhe pėrmbledhėse pyetjet, qė lindin gjatė pėrgatitjes sė njė njėsie mėsimore tė mėsimit tė politikės. Njė tekst sqarues gjendet poshtė diagramės.
"Kėto pyetje u referohen qėllimeve konkrete tė mėsimit tė politikės dhe legjitimimit tė tyre, pėrmbajtjeve mėsimore dhe argumentimit tė pėrzgjedhjes sė tyre, premisave shoqėrore, institucionale dhe individuale pėr tė mėsuar si dhe organizimit tė procesit mėsimor, pra pėrzgjedhjes sė metodave dhe mjeteve, tė formave tė punės dhe tė ndėrveprimit. Pra vendimet, qė mėsueset dhe mėsuesit duhet tė marrin herė pas here nė kuadėr tė planifikimit shtrihen nė rrafshe tė ndryshme, por janė gjithsesi tė lidhura ngushtė me njėra tjetrėn dhe kushtėzohen reciprokisht. Ato pėrfshijnė dhe marrin nė konsideratė si njohuritė e diskutimit politiko-didaktik ashtu edhe rezultatet e shkencės politike dhe tė shkencave tė tjera shoqėrore. Katalogu i mėposhtėm i pyetjeve nuk duhet keqkuptuar si njė recetė pėr planifikimin e mėsimit. Edhe pse tė gjithė pėrbėrėsit janė aty, nė pėrfundim nuk kemi njė njėsi tė gatshme mėsimore, po kėshtu edhe suksesi i mėsimit nuk ėshtė i garantuar. Kėto pyetje janė mė tepėr njė instrument kėrkues, me ndihmėn e tė cilit mėsueset dhe mėsuesit gjatė planifikimit mund tė kontrollojnė, nėse kanė lėnė jashtė vėmendjes ide tė rėndėsishme ose nėse aspekte qendrore janė peshuar dhe marrė nė konsideratė nė masėn e duhur. Po kėshtu, ky katalog pyetjesh nuk ėshtė aspak i plotė, dhe baza e tij nuk ėshtė njė teori apo njė konceptim disiplinor didaktiko-shkencor, por kėtė bazė e pėrbėjnė problemet e vetė praktikės mėsimore, tė cilat mė pas kanė ēuar nė kėto pyetje. (...) Pyetjet u janė nėnrenditur tre rrafsheve tė ndryshme si dhe janė sjellė nė njė strukturė logjike pėr aq sa ishte e mundur. Prej kėtej mund tė lindė lehtėsisht pėrshtypja, qė planifikimi i procesit mėsimor ėshtė njė proces aditiv, dhe se pyetjet i pėrmbahen njė renditjeje tė caktuar, e cila duhet ruajtur gjatė trajtimit. Kjo do tė ishte njė pėrshtypje e gabuar, qė do tė linte jashtė vėmendjes njė tipar tė rėndėsishėm tė planifikimit tė mėsimit, pikėrisht ,qė planifikimi i mėsimit nuk ėshtė njė proces tė menduari linear por rrethor. Kjo ka njė kuptim tė dyfishtė: nga njėra anė fillimi i procesit tė planifikimit nuk ėshtė i pėrcaktuar. Mėsueset/it mund tė fillojnė planifikimin praktikisht me cilėndo pyetje, por gjatė rrjedhės sė ideve tė tyre duhet tė reflektojnė gjithsesi tė gjitha pyetjet dhe tė marrin vendimet pėrkatėse. Nga ana tjetėr tė gjitha pyetjet e planifikimit janė tė lidhura ngushtė me njėra tjetrėn. Kjo do tė thotė se vendimi i marrė nė lidhje me njė pyetje ndikon nė tė gjitha vendimet e tjera. Diēka e domosdoshme ėshtė koordinimi dhe korrigjimi i vazhdueshėm derisa tė gjitha vendimet e marra nė kuadrin e planifikimit t'i pėrshtaten njėri-tjetrit." [Pėrmbledhje e shkurtėr e politikės didaktike. Ēėshtje tė planifikimit nė mėsimin e politikės. Botuar nga Zyra Qendrore Federale pėr Edukimin Politik Bundeszentrale für Politische Bildung vėll.326, Bonn 1994, F.9-11] |
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia
I Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|