|
|
|
|
Sfidat e edukimit politik Edukimi politik nė fillim tė shekullit tė 21-tė [ėshtė] konfrontuar me njė situatė shoqėrore shndėrrimi dhe tranzicioni, qė e ēon atė detyrimisht nė perspektiva tė reja nė lidhje me pėrkufizimin e vetvetes dhe detyrave tė tij. Kjo situatė shndėrrimi dhe tranzicioni ka shumė anė dhe tė ēon nė kėrkesa tė reja jo vetėm nė drejtim tė edukimit politik, por nė drejtim tė gjithė sistemit arsimor tė shoqėrive moderne. Referenca ndaj disa termave kyēe, qė pėrdoren kur nė shkencat shoqėrore dhe nė publicistiken politike diskutohet rreth shndėrrimit shoqėror, duhet tė jetė njė shpjegim i mjaftueshėm: 'Shoqėri informacioni, dijesh dhe shėrbimesh': Epoka e industrisė po shkon drejt fundit; nė shoqėritė moderne numri i vendeve tė punės ulet vazhdimisht, ato shėrbime dhe, para sė gjithash, ato veprimtari profesionale, qė kanė tė bėjnė me dijet, bėhen gjithnjė e mė tė rėndėsishme. Nė kėtė mėnyrė zbehet edhe modeli industrial i punės - njė model ky qė e ka ndikuar nė mėnyrė tė shumėfishtė mėsimin nėpėr shkolla. Shkolla moderne dhe detyrimi pėr tė frekuentuar shkollėn historikisht kanė ecur nė mėnyrė paralele me industrializimin, dhe ngjashmėritė mes organizimit tė mėsimit nė shkolla dhe punės industriale janė me tė vėrtetė tė dukshme. Taylor-izimi (= pėrshtatja sipas nevojės dhe/apo kėrkesės) i punės dhe ndarja e punės gjatė mėsimit tė njė lėnde. Prodhimi nė masė dhe periodiciteti i mėsimit (shtrirė deri edhe nė vite tė tėra, nga njėra klasė nė tjetrėn, si edhe brenda mėsimit tė sė njėjtės klasė, ku ėshtė diēka e vetėkuptueshme, qė, nė tė njėjtėn kohė, tė gjithė nxėnėsit duhet tė bėjnė tė njėjtėn gjė); ritmi rigoroz kohor i proēeseve tė punės dhe i ditės sė shkollės; indiferentizmi pėrkundrejt objektit tė punės dhe imazhi i 'lėndės', qė duhet 'thithur'; produkti i pėrkryer dhe zgjidhja, pėr saktėsinė e sė cilės nuk ka asnjė dyshim; tė punuarit nė radhė tė parė pėrkundrejt shpėrblimit 'para' dhe tė mėsuarit nė rradhė tė parė pėrkundrejt shpėrblimit 'notė'. Drejtimi hierarkik dhe central i proceseve tė punės dhe drejtimi burokratik i shkollės. Idetė qė, nė sensin e njė skripti kulturor vazhdojnė tė asociojnė termin "mėsim" nė tė pėrditshmen shkollore dhe nė kėrkesat e opinionit publik pėrkundrejt shkollės (pa dyshim ndryshe nga shkenca e edukimit dhe didaktikat e specialiteteve), janė ndikuar nė mėnyrė tė vazhdueshme nga ky model pune: Mėsimi si "pėrēim lėnde" nė njė proēes tė planifikueshėm, tė drejtueshėm dhe tė kontrollueshėm. (...) 'Shoqėri mediash': Edukimi politik ka filluar relativisht vonė tė merrej nė mėnyrė kritike me 'revolucionin dixhital' nė fushėn e mediave dhe nė komunikimin publik, tė pėrkufizionte nė kėtė situate detyrat e disiplinės si dhe tė peshonte mirė shanset, qė mund tė sjelle nė disiplinė tė mėsuarit me media dixhitale. Megjithė krizėn akute nė fushėn e teeknologjisė sė informacionit (qė nė momente tė caktuara tė kujton krizėn e spekulimeve dhe tė tejnxehjes nė vitet 1870 gjate bum-it tė parė tė hekurudhės), revolucioni dixhital ndodhet ende nė fillimet e tij. Efektet e tij afatgjata nė fushėn e ekonomisė, politikės dhe kulturės nuk mund tė parashikohen ende, po kėshtu ka mė shumė pyetje pa pėrgjigje se sa pėrgjigje tė sigurta, kur ėshtė fjala pėr tė treguar potencialin e tė mėsuarit tė mediave dixhitale nė fushėn e edukimit (politik). 'Pluralizimi dhe shoqėria posttradicionale': Me pėrfundimin e epokės sė industrializimit daraviten edhe strukturat e shtresave dhe mjedisit social, qė kanė karakterizuar situatėn kulturore dhe linjat konfliktuale politike dhe shoqėrore tė shekullit tė 19-tė. Hovi i pluralizimit dhe individualizimit bėn qė shoqėria pasindustriale tė shndėrrohet shumė mė tepėr sesa ajo industriale nė njė shoqėri posttradicionale, nė tė cilėn njerėzit, nė krahasim me disa dekada mė parė, e pėrkufizojnė identitetin e tyre personal si shumė mė pak tė ndikuar nga pėrkatėsia ndaj mjedisit politiko-kulturor, nė tė cilin ata janė rritur. (...) Nė procesin e pluralizimit bėjnė pjesė edhe efektet kulturore tė migrimit. Kjo nė fakt nuk ėshtė njė temė krejt e re pėr edukimin politik, sepse nė edukimin politik ekziston njė traditė e konsiderueshme e tematizimit tė problemeve tė migracionit. Megjithatė duket qartė se ka mungesa nė koncepte dhe materiale, me anė tė tė cilave migrantet, si grup i synuar i edukimit politik, tė mund tė ndihen mė shumė pjesėmarrės. Kjo ėshtė njė mangėsi, sė cilės disiplina duhet t'i kushtojė mė tepėr vėmendje, aq mė tepėr pas 11 shtatorit 2001. 'Evropianizimi dhe globalizimi': Globalizimi ėshtė termi kyē i debatit aktual politik social-shkencor mbi problemet komplekse tė internacionalizimit tė kulturės, ekonomisė dhe politikės. Nė kuadrin e proceseve tė globalizimit, nė Evropėn Perėndimore ėshtė zhvilluar nė dekadat e fundit njė proces evropianizimi, i cili e shndėrroi Bashkimin Evropian nė njė nivel tė katėrt vendimmarrės (...). Ndėrsa edukimi politik, jo nga ana tematike po nga ajo institucionale madje edhe nė kėndvėshtrimin kulturor, vazhdon tė jetė i lidhur me sistemin e referencės sė shtetit nacional, nė kontekstin e tė cilit ai ka lindur dhe pėr tė cilin ai duhet tė luajė rol integrues. Duhet tė jetė mė tepėr njė perjashtim, qė multiperspektiviteti dhe kontroversiteti nė analizėn e politikės aktuale nė edukimin politik tė kuptohen nė njė mėnyrė tė tillė, qė, atje ku e kėrkon niveli i internacionalizimit tė politikės, tė pėrfshihen nė debat nė mėnyrė sistematike pozicione politike tė shoqėrive tė tjera. Kultura disiplinore e edukimit politik deri tani ėshtė pak e internacionalizuar; e njėjta gjė vlen edhe pėr didaktikėn politike krahasuar me disiplinat e tjera shkencore. [Wolfgang Sander, Edukimi politik pas ndėrrimit tė mijėvjecarit. Perspektivat dhe detyrat e modernizimit nė: Nga politika dhe historia aktuale B 45/2002, bot. nga Zyra Qendrore Federale pėr Edukimin Politik -Bundeszentrale für politische Bildung-, F. 37-38] |
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia
I Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|