|
|
|
|
Edukimi i demokracisė [Fragment i shkėputur nga: "Aftėsia pėr tė mėsuar: pasuria jonė e fshehur. Raport i UNESCO-s mbi edukimin pėr shekullin e 21-tė."] Edukimi nuk mund tė mjaftohet vetėm me sjelljen e njerėzve afėr njėri-tjetrit, duke i inkurajuar ata tė pranojnė vlerat e pėrbashkėta tė sė shkuarės sė tyre. Ai duhet gjithashtu edhe t'i pėrgjigjet pyetjes, pėrse dhe pėr ēfarė bashkėjetojmė. Edukimi duhet qė t'i mundėsojė gjithėsecilit pėrgjatė gjithė jetės sė tij, qė tė luajė njė rol aktiv nė ndėrtimin e tė ardhmes sė shoqėrisė. Pėr kėtė arsye, ēdo sistem edukimi ka pėr detyrė eksplicite dhe implicite tė pėrgatisė secilin prej nesh pėr kėtė rol shoqėror. Nė shoqėrinė tonė komplekse tė ditėve tė sotme, tė marrėsh pjesė nė njė sipėrmarrje tė pėrbashkėt do tė thotė mė tepėr se njė vėzhgim i thjeshtė politik. Nė tė vėrtetė tė gjithė anėtarėt e njė komuniteti duhet tė mbajnė pėrgjegjėsitė e tyre personale tė pėrditshme pėrkundrejt tė tjerėve: nė punė, nė aktivitete kulturore, nė shoqata apo si konsumatorė. Shkolla, duke i sqaruar ata nė lidhje me tė drejtat dhe detyrimet e tyre, si dhe duke zhvilluar kompetencėn e tyre shoqėrore nėpėrmjet punės nė skuadėr, i pėrgatit ata pėr kėtė rol. Ideja, sipas sė cilės shkolla e ka pėr detyrė, tė pėrgatisė pėr njė pjesėmarrje aktive nė jetėn e komunitetit, me pėrhapjen e parimeve demokratike nė tė githė rruzullin ka bėrė vend nė gjithnjė e mė tepėr njerėz. Nga kjo pikėpamje ka disa rrafshe veprimi, tė cilat nė njė botė moderne do tė duhej tė plotėsonin njėri-tjetrin. Qėllimi i parė minimal ėshtė, qė tė ushtrohet ai rol, qė kėrkon njė sjellje sipas rregullave shoqėrore. Kjo ėshtė detyrė e njė edukimi bazė nė formėn e njė lėnde sociologjike si 'alfabetizim politik'. Por toleranca nuk mund tė mėsohet si njė lėndė e izoluar mes shumė tė tjerave. Qėllimi nuk ėshtė, qė principet morale tė mėsohen si rregulla tė ngurta, ēka do tė pėrafronte me indoktrinimin, por qė praktika demokratike tė integrohet nė shkollė. Nxėnėsit duhet tė mėsojnė tė kuptojnė me anė rastesh praktike, se cilat janė tė drejtat dhe detyrat e tyre dhe se si liria e tyre kufizohet nga tė drejtat dhe liria e tė tjerėve. Mėsimi i lėndės sė njohurive mbi demokracinė duhet mbėshtetur me eksperiencė punėsh praktike, si p.sh. hartimi i njė rregulloreje tė shkollės, ngritja e parlamenteve tė shkollės, inskenime rolesh, qė tregojnė se si funksionojnė institucionet demokratike, gazetat e nxėnėsve dhe ushtrime pėr zgjidhjen nė paqe tė konflikteve. Meqenėse edukimi i demokracisė dhe njohuritė mbi demokracinė par exellence nuk janė tė kufizuara nė kohėn e edukimit formal shkollor, ėshtė po aq e rėndėsishme, qė kėtu tė pėrfshihen edhe familjet dhe anėtarėt e tjerė tė komunitetit. Pėr nxėnėsit sociologjia dhe edukimi politik janė lėndė komplekse, nė tė cilat ata duhet tė mėsojnė si tė pranojnė traditėn, si tė fitojnė dije dhe si tė marrin pjesė nė jetėn publike. Pėr kėtė arsye mėsimi nuk mund tė konsiderohet si ideologjikisht asnjanjės; ndėrgjegja e nxėnėsve sfidohet domosdoshmėrisht. Pėr tė zhvilluar dhe forcuar njė ndėrgjegje individuale duhet, qė, qė nė fėmijėri, edukimi dhe tė mėsuarit tė formėsojnė njė intelekt kritik, si kusht paraprak pėr mendimin e lirė dhe tė vepruarit e pavarur. Kur nxėnėsit tė jenė bėrė qytetare kualifikimi do tė jetė pėr ta njė shoqėrues i pėrhershėm nė njė rrugė tė vėshtirė. Atėherė atyre do t'u duhet tė harmonizojnė ushtrimin e tė drejtave tė individit, tė bazuara nė liritė publike, me plotėsimin e detyrimeve dhe tė pėrgjegjėsisė pėrkundrejt tė tjerėve dhe komunitetit. Pėr kėtė arsye, arsimimi dhe edukimi duhet tė formojnė dhe tė mprehin aftėsinė pėr tė gjykuar. Prej kėtej lind problemi i kompensimit tė lirisė individuale dhe principit tė autoritetit, qė ėshtė veēori e tė gjitha formave tė tė mėsuarit. Ky konflikt thekson rolin e mėsuesit, i cili nxit aftėsinė pėr tė marrė vendime tė pavarura, tė cilat janė tė domosdoshme pėr pjesėmarrjen nė jetėn publike. Nėse duhet tė ketė me tė vėrtetė njė lidhje sinergjike mes edukimit dhe praktikės demokratike, atėherė ėshtė e nevojshme, qė gjithsecili tė mėsojė ushtrimin e tė drejtave dhe pėrmbushjen e detyrimeve. Pėrveē kėsaj, tė mėsuarit si njė proces pėrgjatė gjithė jetės duhet tė kontribuojė nė krijimin e njė qenieje tė pėrbashkėt. Njė qenie e tillė do tė ishte hallka lidhėse mes individit dhe njė autoriteti tė largėt politik. Nė kėtė mėnyrė, gjithėsecilit i duhet mundėsuar, tė marrė pėrsipėr pjesėn e tij tė pėrgjegjėsisė nė komunitet e tė arrijė kėshtu objektivin e solidaritetit tė vėrtetė. Pėr kėtė arsye, duhet, qė edukimi ta shoqėrojė qytetarin pėrgjatė gjithė jetės dhe tė shndėrrohet nė element bazė tė jetės qytetare dhe demokracisė sė gjallė. Arsimimi dhe edukimi arrijnė tė bėhen vėrtetė demokratike vetėm atėherė, kur tė gjithė kontribuojnė me pjesėn e tyre nė njė shoqėri tė pėrgjegjėshme dhe tė bazuar nė ndihmė reciproke, ēka garanton tė drejtat themelore tė gjithėsecilit. [Aftėsia pėr tė mėsuar: Pasuria jonė e fshehur. Raport i UNESCO-s mbi edukimin pėr shekullin e 21-tė. Botuar nga komisioni gjerman i UNESCO-s. Neuwied; Kriftel; Berlin: Luchterhand, 1997, F. 50-52] |
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia
I Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|