|
|
|
|
Vlerėsimi me nota nė mėsimin e politikės - Problemi i kontrollit tė tė mėsuarit Teksti i mėposhtėm i kushtohet problemit tė kontrollit tė tė mėsuarit, i cili ėshtė i njė rėndėsie tė vecantė nė mėsimin e politikės, pasi kėtu, akoma mė shumė se nė lėndė tė tjera, bėhet fjalė pėr qėllime nė rrafshe tė ndryshme (shih Qėllimet e edukimit politik): "Pyetja, nėse mėsimi i politikes duhet tė pėrfshijė edhe kontrollin e tė mėsuarit nė kuptimin e mirėfilltė tė fjalės, dhe nė ēfarė forme duhet bėrė kjo, diskutohet nė didaktikėn profesionale nė mėnyrė kontroverse nisur nga pikėpamje tė pragmatikės, pedagogjisė dhe psikologjisė sė tė mėsuarit. Ndėrsa praktikuesit e edukimit politik, veēanėrisht ata nė shkolla, pėr arsye ligjore dhe pedagogjike, rrallėherė e vėnė nė diskutim kontrollin e tė mėsuarit. Por edhe nė rastin e njė analize, kryesisht nė lidhje me aplikimin e metodave tė matjes sė rendimentit, duhen marrė parasysh disa probleme tė rėndėsishme: 1. A mund tė vlerėsohet puna nė mėsimin politik (nėse po, nė ēfarė forme?), apo ėshtė njė gjė e tillė krejtėsisht e pamundur nisur nga ligjshmėria e veēantė e lėndės si pasojė e komponentėve tė saj tė fuqishėm afektivė dhe moralistė dhe e proceseve komplekse dhe shpesh afatgjata tė tė mėsuarit, qė nuk lejonė njė vlerėsim pėrmes tė tretėve.(...) 2. Por nėse nuk dėshirojmė tė heqim dorė nga kontrolli vlerėsues i tė mėsuarit (...) ose as qė e kemi fare mundėsinė e njė alternative tė tille (p.sh. pėr shkak tė kėrkesave nė planet mėsimore...), atėherė ndodhemi pėrballė vėshtirėsish dhe problemesh tė konsideureshme. Pikėsėpari, vazhdon tė jetė i vlefshėm konstatimi, qė pjesa mė e madhe e kurrikulave rrallėherė pėrmbajnė udhėzime pėr kontrollin objektiv tė rezultatit tė tė mėsuarit. Kėtu lindin pyetje, qė prekin aspekte qendrore tė edukimit politik nė vetvete: a) Deri nė ē'masė duhen dhe mund tė operacionalizohen objektivat mėsimore nė mėsimin e politikės, me qėllim qė nė fund tė proceseve mėsimore tė pėrmblidhen nėn termin "sjellje e vėzhgueshme" duke bėrė tė mundur kėshtu vlerėsimin? Edukimi politik synon edhe cilėsimet nė kuptimin e prirjeve tė sjelljeve, tė cilat jo nė ēdo moment tė procesit mėsimor jane tė operacionalizueshme, pra tė matėshme. Pėr kėtė arsye kontrollet e suksesit tė tė mėsuarit nė mėsimin politik nuk mund tė paraqesin kurrė njė matje objektive tė efektivitetit, pra ato reflektojnė vetėm rezultate tė pjesėshme. Prandaj ato u referohen vetėm objektivave konjitive tė tė mėsuarit (p.sh. konceptimeve kontroverse, alternativave) dhe cilėsimeve formale dhe jo konkluzioneve vlerėsuese apo mėnyrave tė tė sjellurit. b) A mund tė maten rezultatet nė tė gjitha fushat e mėsimit politik apo vlen kjo vetėm pėr »proceset e instruktimit«, ndėrsa »proceset e reflektimit«, diskursi, janė tė privuara nga vlerėsimi? Meqenėse edukimi politik nėnkupton mė tepėr se sa »pėrftimin apo rritjen« e njė kompetence tė caktuar tė pėrshkrueshme objektivisht (pra edhe tė verifikueshme objektivisht), e cila pėrēohet nga »proēese instruktimi« me qėllime tė qarta, lind problemi, se si mund tė pėrfshihen nė kontrollin e tė mėsuarit (...) »kėrkimet« individuale pa njė fund tė paracaktuar dhe proceset e »vetėreflektimit« (...). c) Si mund tė kapercehet vėshtirėsia e njė gjykimi / vlerėsimi tė pėrshtatshėm me nota tė rendimentit nė procesin e tė mėsuarit? Nga njė pikėpamje do tė mund tė linim krejtėsisht mėnjanė »fushėn personale dhe private tė vlerave« (F. Marz) dhe tė kufizoheshim nė pyetje pozitiviste, tė cilat me alternativat »e saktė« »e gabuar« (Prej kujt zgjidhet presidenti?). Kėshtu kontrolli do tė merrte karakterin e njė testi shkencash natyrore dhe edukimi politik (...) do tė kufizohej nė tė mėsuarit mekaniko-formal. Rezultati do tė ishte njė ndrydhje e komponentėve-objekt, qė formojnė ndėrgjegjen: edukimi politik do tė reduktohej nė njė pėrēim tė thjeshtė dijesh konkrete-profesionale (»njohuri institucionesh«). Rrugėdalje nga dilema Meqenėse operacionalizimi dhe vlerėsimi i fushave »refleksive« ėshtė shumė i vėshtirė, por meqė si fusha tė njė rėndėsie qendrore ato nuk mund tė anashkalohen, atėhere kufizimi nė kualifikimet dhe kriteret e llojit formal pėrbėn njė rrugėdalje; nuk duhet pyetur dhe gjykuar se ēfarė opinioni pėrfaqėson nxėnėsi, por si e analizon ai problemin dhe si argumenton ai gjykimin e tij. Kėto orientime formale mund t'u transmetohen edhe nxėnėsve dhe tė diskutohen me ta nė bazė shembujsh, ēka me siguri qė kontribuon nė transparencėn e vlerėsimit. Prandaj para sė gjithash duhen treguar hapur kriteret e vlerėsimit. Gjatė pėrcaktimit dhe vlerėsimit tė rezultatit tė tė mėsuarit duhet patur parasysh vazhdimisht mundėsia, qė nxėnėsi u pėrshatet qėllimeve dhe kėrkesave tė caktuara tė mėsimit vetėm nė pamje tė jashtme, meqė e di »se nga se varet gjithēka«. Por edhe mėsuesi duhet tė jetė i ndėrgjegjshėm pėr faktin, se ai nė mėnyrė tė pavetėdijshme vlerėson negativisht tendencėn e punės sė nxėnėsit pėr nga pėrmbajtja duke theksuar nė mėnyrė tė veēantė »dobėsitė nė argumentim« dhe »mungesėn e argumentave«, qė tė mundė tė paraqesė prova (nė dukje) objektive pėr njė vlerėsim tė keq (ose anasjelltas). Kėto rreziqe mund tė minimizohen pėrmes njė vetėvėzhgimi kritik tė mėsuesit dhe njė raporti tė hapur »komunikimi simetrik« mes tij dhe nxėnėsve. Kontrolli me shkrim i tė mėsuarit. Duke patur nė sfond problemet e pėrshkruara lind pyetja, se cila ėshtė rėndėsia e kontrollit me shkrim tė tė mėsuarit nė mėsimin e politikės. Mos ndoshta ai duhet tė tėrhiqet nė shumicėn e rasteve apo edhe tėrėsisht, dhe t'i lėrė vendin kontrollit me gojė tė rezultatit tė tė mėsuarit? Parė nga pikėpamje thjesht pragmatike - para sė gjithash nė fushėn e sistemit arsimor shtetėror (...) - zgjidhja e kėtij problemi pėrballet me faktin, qė nolens volens duhet t'u pėrgjigjet kėrkesave formale, tė cilat edhe kėto kėrkojnė nė njė masė - ndryshueshmėrisht - tė madhe kontrollin me shkrim tė tė mėsuarit. Pėr tė pėrditshmen e mėsimit tė politikės rrjedh qė kėtej domosdoshmėria, pėr tu pėrgatitur pėr kėtė formė kontrolli, d.m.th. pėr tė pėrēuar dhe ushtruar aftėsitė metodiko-instrumentale si dhe pėr tė trainuar ngarkesėn psikike. Por duke u nisur edhe nga pėrsiatje parimore duket se ėshtė konsekuente, qė tė mos hiqet dorė nga punėt me shkrim: nė kėtė mėnyrė jo vetėm rimėkėmbet »barazia e konkurimit, qė nuk mund tė arrihet vetėm nė mėsimin gojor« (W. Mickel), por nė krahasim me vlerėsimin e shprehjeve me gojė mund tė vlerėsohet nė mėnyrė me intensive dhe mė tė pėrqendruar, se deri nė ē'masė janė arritur objektivat mėsimore, pėr sa kohė qė ato janė tė operacionalizueshme. Edhe ato »proēese reflektimi« qė nuk lejojnė operacionalizimin, mund tė pėrgatiten dhe tė vijohen pėrmes punėsh me shkrim, qė nė kėtė rast kapėrcejnė kuadrin e vetėm njė numri tė pakėt kontrollesh mėsimore, aq mė tepėr qė ato i shėrbejnė formimit tė aftėsive tė pėrgjithshme tė punės intelektuale (aftėsimi pėr tė prezantuar me shkrim nė mėnyrė tė pėrqndruar pėrballjen me njė problem dhe formulimin e njė opinioni individual; nxitja e kompetencės nė gjuhėn e shkruar) (...) Pasojat pėr praktikėn Nė mbyllje, le tė pėrmbledhim nė formė tezash pasojat, qė rrjedhin nė praktikėn e mėsimit politik nga analizat e mėsipėrme : 1. Nė parim duhet, qė nė fazėn e planifikimit tė proēesit mėsimor tė mendohet edhe forma e kontrollit tė rezultatit, e cila ka funksione tė rėndėsishme, qoftė pėr mėsuesin nė rolin e feedback ashtu edhe pėr nxėnėsin si mundėsi vetėvlerėsimi. Por, pėr tė mos penguar hapjen dhe fleksibilitetin e mėsimit si dhe pėr tė shmangur rrezikun e njė programimi sipas modelit Input-Output, kontrolli mėsimor - s'ka rėndėsi se nė ē'formė - mund tė konceptohet dhe tė formulohet gjithmonė vetėm nė mbyllje tė njėsisė mėsimore. 2. Tė paktėn nė fushėn e sistemit shtetėror shkollor dhe arsimor, pėr shkak tė detyrimeve institucionale dhe stadit koncepsional tė zhvillimit tė edukimit politik, pėr momentin nuk shtrohet pyetja, nėse nė mėsimin politik mund tė hiqet dorė nga kontrollet vlerėsuese tė tė mėsuarit. Gjithsesi kjo nuk do tė thotė, qė ēdo matje e rezultateve nė mėsim duhet vlerėsuar patjetėr; kjo duhet tė mbetet mė tepėr njė rast i veēantė, nė mėnyrė qė tė mundėsohet njė proces tė mėsuari sa mė i hapur dhe pa frikė (...). 3. Kontrolli i tė mėsuarit nė mėsimin politik mund tė bėhet si me gojė ashtu edhe me shkrim. Nė aspektin gojor duket se ėshtė me vend, qė kontrolli i rendimentit tė integrohet edhe nė mėsimin nė vijim e sipėr si dhe tė hiqet dorė nga skematizimi (»Cfarė mėsuam radhėn e kaluar?«), nė mėnyrė qė tė mund tė kuptohet mė mirė progresi nė tė mėsuar dhe qė kontrollit t'i jepet njė funksion krijues nė procesin mėsimor p.sh. si retrospektivė dhe perspektivė. Kėshtu, nė mes tė njė njėsie mėsimore mbi "grupet shoqėrore periferike" mėsuesi mund t'i kėrkojė njė nxėnėsi, tė pėrmendė grupet kryesore periferike tė shoqėrisė (...) si dhe problemet specifike tė gjendjes sė tyre (riprodhim i materialit tė mėsuar) dhe ta pyesė atė nėse, sipas mendimit tė tij, a duhet qė shteti tė reagojė ndaj kėsaj situate dhe si. Pėrmes kėtij impulsi ėshtė prekur edhe dimensioni afektiv i procesit tė tė mėsuarit. Kontrolli me shkrim i tė mėsuarit duhet tė ketė nė ēdo nivel tė mėsimit politik vėndin e tij fiks. Gjithsesi forma e »testimit tė dijeve«, qė provon vetėm njohuritė, ėshtė nė kundėrshtim me objektivat qendrore tė mėsimit tė politikės dhe duhet tė zgjidhet vetėm nė raste pėrjashtimesh. Nė fillim tė mėsimit politik nė shkollė (...) janė tė mundshme detyra, tė cilat nga njėra anė kėrkojnė riprodhimin e materialit tė mėsuar dhe nga ana tjetėr stimulojnė nxėnėsit pėr problematizimin e rrethanave tė caktuara dhe pėr krijimin e njė gjykimi kritik individual. Nė njė stad tė pėrparuar (...) kontrolli i tė mėsuarit, duke u nisur nga njė detyrė, duhet tė marrė formėn e pėrballjes me njė problem (mundėsisht mbi njė bazė materiale), qė mėsuesve dhe nxėnėsve do t'u mundėsonte njohuri dhe gjykim mė tė thellė (...)." [Andreas Unger, Kontrolli i tė mėsuarit dhe matja e rendimentit, Wolfgang W. Mickel (botues), Manual mbi edukimin politik, botuar nga Zyra Qendrore Federale pėr Edukimin Politik (Bundeszentrale für politische Bildung), Vėll.358, Bonn 1999, F. 293-297] |
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia
I Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|