|
|
|
|
Koncepti i edukimit: Qėllimet e edukimit [Fragment i shkėputur nga: "Aftėsia pėr tė mėsuar: pasuria jonė e fshehur. Raport i UNESCO-s mbi edukimin pėr shekullin e 21-tė."] "Edukimi i tolerancės dhe respektit pėr tė tjerėt janė kushtet paraprake pėr njė jetė demokratike; ato duhen pėrcaktuar si qėllime tė tė mėsuarit dhe duhen ndjekur si tė tilla. Vlerat nė pėrgjithėsi dhe toleranca nė veēanti nuk mund tė pėrēohen drejtpėrsėdrejti: dėshira pėr tė imponuar nga jashtė pikėpamje tė caktuara lidhur me vlerat ka pėr pasojė mohimin e tyre. Vlerat bėhen diēka e rėndėsishme vetėm atėherė kur ato zgjidhen lirisht prej individit. Pėr kėtė, shkollat nuk mund tė bėjnė asgjė mė tepėr, se sa tė ushtrojnė tolerancė tė pėrditshme me nxėnėsit e tyre, t'i ndihmojnė ata tė pranojnė kėndvėshtrime tė tjera si dhe tė stimulojnė diskutime rreth dilemave morale dhe etike. Por gjithsesi duhet tė jetė detyra e shkollės t'u shpjegojė tė rinjve sfondin historik, kulturor dhe fetar tė ideologjive tė ndryshme, qė kėrkojnė tė tėrheqin vėmendjen nė shoqėrinė e tyre, nė shkollė apo klasė. Kjo detyrė, sė cilės mund t'i bėhet ballė mundėsisht edhe me ndihmė nga mjedisi i jashtėm, ėshtė njė detyrė delikate. Ajo rrezikon tė ketė njė efekt lėndues nė plan personal dhe tė sjellė nė shkollė politikėn dhe fenė, qė normalisht nuk janė tema pėr njė klasė nxėnėsish. Kėtu, adoleshentėt duhen mbėshtetur, qė tė ndėrtojnė nė mėnyrė krejtėsisht tė lirė dhe nė dijeni tė plotė tė efekteve sistemin e tyre tė ideve dhe vlerave, pa ndjekur verbėrisht mendimet dominante. Kėshtu ata fitojnė njė pjekuri dhe hapje mė tė madhe. Nė kėtė mėnyrė nėpėrmjet inkurajimit pėr dialog demokratik mund tė hidhet baza per harmoni dhe paqen e sė ardhmes (...). Por demokracia nuk jeton vetėm nga njė tolerancė pasive, qė thjeshtė sa lejon tė qenit ndryshe. Ky pozicionim, megjithėse nga jashtė nė dukje asnjanjės, ėshtė i varur nga gjendjet pėrkatėse shoqėrore. Kjo ėshtė njė tolerancė, e cila mė vonė rezulton si e thyeshme, kur nė njė moment tė caktuar situata ekonomike apo sociale bėn qė bashkėjetesa e kulturave tė ndryshme tė priret pėr nga konflikti. Pėr kėtė arsye, kjo ide tepėr e thjeshtė e tolerancės duhet tė plotėsohet dhe tė absolutizohet pėrmes pėrēimit tė pluralizmit, i cili bazohet nė respektin e tė tjerėve dhe vlerėsimin e kulturave tė tjera." [Aftėsia pėr tė mėsuar: Pasuria jonė e fshehur. Raport i UNESCO-s mbi edukimin pėr shekullin e 21-tė. Botuar nga komisioni gjerman i UNESCO-s. Neuwied; Kriftel; Berlin: Luchterhand, 1997, F. 48-49] |
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia
I Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|