4 kollonat
lart 4 kollonat Detyrat Qellimet Sfidat

 


 

Didaktika politike

Koncepti i edukimit: 4 kollonat e edukimit

[Fragment i shkėputur nga: "Aftėsia pėr tė mėsuar: pasuria jonė e fshehur. Raport i UNESCO-s mbi edukimin pėr shekullin e 21-te."]

"Ideja e tė mėsuarit pėrgjatė gjithė jetės ėshtė ēelėsi pėr tė hyrė nė shekullin e 21-tė (...). Kėtu nuk bėhet fjalė pėr ndonjė fakt tė ri, pasi analiza mė tė hershme kanė tėrhequr vėmendjen nė lidhje me domosdoshmėrinė, qė tė rriturit tė frekuentojnė sėrish shkollėn. Kėshtu, ata mesojnė t'ia dalin mbanė nė situata tė reja qoftė nė jetėn profesionale qoftė nė atė private. Kjo nevojė pėr edukim vazhdon tė ekzistojė , madje ėshtė nė rritje. Mėnyra e vetme pėr ta pėrmbushur atė ėshtė, qė ēdo njeri tė mėsojė, se si duhet mėsuar. Por ka edhe njė nevojė tjetėr: ndryshimet e mėdha tė stileve tradicionale tė jetės kėrkojnė prej nesh tė mėsojmė, se si tė kuptojmė mė mirė njerėzit e tjerė dhe botėn nė tėrėsi. Ato ēka kėrkohen janė: mirėkuptim reciprok, shkėmbim paqėsor dhe  harmoni e natyrshme. Janė pikėrisht kėto gjėra qė i mungojnė mė shumė botės sonė sot. 

Pasi komisioni kishte fiksuar kėto ide, vuri nė dukje nė mėnyrė tė veēantė njėrėn prej  katėr kollonave, tė cilat ai i konsideron si strukturėn  mbartėse tė edukimit: tė mėsojmė tė bashkėjetojmė, tė zhvillojmė te njerėzit mirėkuptim pėr bashkėqytetarėt, pėr historinė, traditat dhe vlerat e tyre morale. Kėshtu ata mund tė krijojnė njė ndėrgjegje tė re, e cila - duke qenė nė dijeni  tė varėsisė sonė reciproke nė rritje dhe duke u nisur nga njė analizė e pėrbashkėt  e rreziqeve dhe sfidave tė sė ardhmes - bėn qė njerėzit tė realizojnė projekte tė pėrbashkėta ose tė zgjidhin nė mėnyrė inteligjente dhe paqėsore konflikte tė pashmangshme (...). Prej kėtej komisioni zhvilloi idenė, se ē'lloj edukimi do tė mund tė krijonte dhe tė forconte kėtė ndėrgjegje tė re. Kėtu ai vė nė dukje edhe rėndėsinė e tre kollonave tė tjera tė edukimit, tė cilat pėrbėjnė bazėn e tė mėsuarit tė bashkėjetesės. 

E para e kėtyre kollonave ėshtė tė mėsojmė, se si tė fitojmė dije. Nėse vėzhgojmė ndryshimet e shpejta, qė progresi shkencor mbart me vete,  si dhe format e reja tė sjelljes ekonomike dhe sociale, vėmendja kryesore i duhet kushtuar lidhjes sė njė formimi tė pėrgjthshėm mjaftueshmėrisht tė gjerė me mundėsinė e pėrftimit tė njohurive tė thelluara nė lėndė tė pėrzgjedhura. Njė formim i tillė i pėrgjithshėm ėshtė pothuaj ēelėsi pėr njė proēes tė mėsuari pėrgjatė gjithė jetės. Ky formim u zbulon njerėzve shijen e kėndshme tė tė mėsuarit pėrgjatė gjithė jetės - dhe nė tė njėjtėn kohė hedh bazat pėr kėtė.

Njė kollonė tjetėr ėshtė tė mėsojmė, se si tė veprojmė. Kėtu bėhet fjalė jo vetėm qė tė bėsh punėn tėnde, por flitet nė pėrgjithėsi pėr kompetencėn, si t'ia dalėsh mbanė nė situata tė ndryshme, shpesh tė paparashikueshme si dhe pėr aftėsinė pėr tė punuar nė skuadėr. Kėto janė cilėsi, tė cilave metodat e edukimit aktualisht nuk u kushtojnė vėmendjen e duhur. Nė shumė raste kompetenca dhe njohuri tė tilla fitohen me lehtė, nėse nxėnėsit dhe studentėt kanė rast tė provojnė dhe zhvillojnė pėrvojėn e tyre. Gjatė periudhės sė arsimimit tė tyre ata bėjnė praktikė apo pune sociale. Ndaj edhe tė gjitha metodave, nė tė cilat alternohet mėsimi me punėn, u duhet kushtuar njė rėndėsi mė e madhe. 

Kollona e fundit, por sigurisht jo mė e dobta, ėshtė tė mėsuarit pėr jetėn. Kjo ishte tema kryesore e raportit tė  Edgar Faure "Si mėsojmė tė jetojmė" - Raport i UNESCO-s mbi qėllimet dhe tė ardhmen e programeve tona tė edukimit, botuar prej UNESCO-s nė vitin 1972. Rekomandimet e kėtij raporti janė ende tė vlefshme, pasi nė shekullin e 21-tė prej gjithsecilit kėrkohet, tė tregojė pavarėsi dhe aftėsi mė tė madhe gjykimi, shoqėruar me njė ndjenjė mė tė madhe pėrgjegjėsie personale, me qėllim qė tė arrihen qėllimet e pėrbashkėta. Raporti ynė thekson njė kėrkesė tjetėr: Asnjė prej dhuntive, qė flenė te ēdo njeri si njė pasuri e fshehur, nuk duhet  tė mbesė e pashfrytėzuar. Po pėrmendim vetėm disa prej kėtyre  dhuntive: kujtesa, tė menduarit logjik, fantazia, aftėsitė fizike, shqisa  pėr estetikėn, aftėsia pėr tė komunikuar dhe karizma e natyrshme e drejtuesit tė njė grupi, ēka provon sėrish domosdoshmėrinė e njė vetėvlerėsimi mė tė madh.  (...).

Zhvillimi i njė shoqėrie informacioni rrit mundėsinė e aksesit nė tė dhėna dhe fakte - pėr kėtė arsye arsimimi duhet tė aftėsojė gjithsecilin, tė mbledhė, pėrzgjedhė dhe kategorizojė informacione, t'i trajtojė  apo t'i pėrdorė ato. Pra, edukimi duhet t'u pėrshatet vazhdimisht ndryshimeve tė shoqėrisė; ai duhet tė transmetojė arritjet, bazat dhe pasurinė e pėrvojės njerėzore."

[Aftėsia pėr tė mėsuar: Pasuria jonė e fshehur. Raport i UNESCO-s mbi  edukimin pėr shekullin e 21-tė. Botuar nga komisioni gjerman i UNESCO-s. Neuwied; Kriftel; Berlin: Luchterhand, 1997, F. 18-19]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e edukimit    II    Metodat

     
 

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.