|
| |
Koncepti i edukimit: sfidat
pėr edukimin
[Fragment i shkėputur nga: "Aftėsia pėr
tė mėsuar: pasuria jonė e fshehur. Raport i UNESCO-s mbi arsimimin pėr
shekullin e 21-te."]
"Ne duhet tė pėrballemi me tensionet mė
tė mėdha, ose e thėnė mė mirė: duhet t'i kapėrcejmė ato. Nė fakt
kėto tensione nuk kanė dalė kohėt e fundit, por ato do tė kenė rėndėsi qendrore
pėr problemet e shek. tė 21-te. Mė nė hollėsi bėhet fjalė pėr:
 | Tensionet mes 'globales' dhe 'lokales':
njerėzit
duhet, qė gradualisht tė shndėrrohen nė qytetarė tė botės, pa humbur
rrėnjėt e
tyre. Pėr kėtė, ata duhet tė vazhdojnė tė luajnė njė rol aktiv nė
jetėn e
kombeve dhe komuniteteve tė tyre lokale. |
 | Tensionet mes 'tė pėrgjithshmes' dhe 'individuales':
kultura po globalizohet gjithnjė e mė shumė, deri tani nė segmente tė
pjesshme. Ne nuk duhet tė injorojmė as mundėsitė potenciale dhe as rreziqet
e globalizimit, aq mė pak rrezikun aspak tė vogėl tė rėnies nė
harresė tė
unikalitetit tė ēdo individi njerėzor. Janė pikėrisht individėt ata,
qė
duhet tė zgjedhin tė ardhmen e tyre dhe tė shfrytėzojnė potencialin e tyre
tė plotė nė pasurinė e ruajtur me kujdes tė traditave dhe kulturave te tyre,
tė cilat mund tė rrezikohen nga zhvillimet moderne, nėse ne nuk do t'i
mbronim ato. |
 | Tensionet mes 'traditės' dhe 'modernes',
qė janė pjesė e tė njėjtit problem: Si ėshtė e mundur tė
pėrgatitemi pėr
ndryshimin pa i kthyer shpinėn sė kaluarės? Si mund tė arrijmė
autonominė sė
bashku me zhvillimin e lirė tė tė tjerėve? Si mund tė integrohet
pėrparimi shkencor? E kėtu duhet tė pėrballemi me sfidat e teknologjive
tė reja tė
informacionit. |
 | Tensionet mes proceseve afatshkurtra dhe
afatgjata tė tė menduarit: tė tilla
tensione ka patur gjithmonė, por sot
ato karakterizohen nga dominimi i tė pėrkohshmes
dhe direktes. Jetojmė nė
njė botė
tė mbingarkuar nga lajme dhe emocione tė
momentit, qė hedhin dritė
nė mėnyrė
tė pandėrprerė
nė problemet aktuale. Opinioni publik kėrkon
pėrgjigje tė
shpejta dhe zgjidhje tė menjėhershme e
tė shumėanshme, ndėrkohė, qė shumė probleme kanė nevojė pėr njė strategji
tė durueshme dhe tė pėrqendruar reformash, pėr tė cilėn kanė rėnė dakord
tė
gjitha palėt. Pikėrisht kjo vlen edhe pėr politikėn e edukimit. |
 | Tensionet mes domosdoshmėrisė sė
konkurencės
dhe shqetėsimit pėr barazi mundėsish: ky ėshtė njė problem klasik, i cili u
shtrohet pėr zgjidhje instancave vendimmarrėse si nė fushėn e politikės
ekonomike ashtu edhe nė atė sociale qė prej fillimit tė shekullit.
Nė
fakt ka patur disa pėrpjekje pėr zgjidhje, vlefshmėria e tė cilave nuk ka
rezistuar gjatė. Komisioni i rezervon vetes tė drejtėn tė pohojė, se
nėn
presionin e konkurencės shumė persona tė pėrgjegjshėm kanė gabuar duke
humbur nga sytė misionin e vėrtetė: ēdo njeri duhet tė aftėsohet, tė
shfrytėzojė nė mėnyrė tė plotė tė gjitha mundėsitė e tij. Kjo na ka
shtyrė, qė - nė kuadėr tė mandatit tonė - tė analizojmė dhe
tė aktualizojmė
konceptin e 'tė mėsuarit pėrgjatė gjithė jetės'. Ne donim tė lidhnim tre
forca: konkurencėn, qė ofron stimulin, bashkėpunimin, qė transmeton fuqi,
dhe solidaritetin unifikues. |
 | Tensionet mes zgjerimit ekstrem tė dijeve
dhe kapacitetit tė njeriut, pėr t'i pėrvetėsuar ato. Komisioni nuk mundi t'i
rezistonte tundimit, tė deklaronte fusha tė tjera tė tė mėsuarit si p.sh.
vlerėsimi i vetvetes, metoda pėr sigurimin e mirėqenies fizike dhe psikike,
ose metoda, se si tė kuptojmė mė mirė mjedisin e natyrshėm dhe si ta
ruajmė mė mirė atė. Meqenėse planet mėsimore janė tė ekspozuara ndaj
njė presioni
nė rritje, duhet qė ēdo strategji e arsyeshme reformash tė
pėrfshijė
edhe mundėsi pėrzgjedhjeje - gjithnjė duke presupozuar se do tė
vazhdojnė tė
ruhen tiparet themelore tė njė edukimi bazė. Ai duhet t'i mėsojė
nxėnėsit,
se si mund tė pėrmirėsojnė jetėn e tyre pėrmes dijeve, eksperiencave dhe
zhvillimit tė kulturės sė tyre personale. |
 | Dhe sė
fundmi - njė faktor, tė cilin mė poshtė
do ta hasim herė pas here - Tensionet mes shpirtėrores dhe materiales:
njerėzit, shpesh pa e ditur, dhe shpesh, pa e formuluar me fjalė, kanė
nostalgji pėr njė ideal dhe pėr vlera, qė ne i pėrkufizojme si "morale".
Kėshtu, detyra mė fisnike e edukimit ėshtė, qė tė inkurajojė tė
gjithė dhe
secilin, tė veprojė nė pėrputhje me traditat dhe bindjet, tė
respektojė tėrėsisht pluralizmin, tė ecė pėrpara me zemėr dhe arėsye deri
nė planin e
universales duke u zhvilluar kėshtu nė njė farė mėnyre pėrtej vetvetes.
Komisioni nuk e ekzagjeron nėse thotė, se prej kėtej varet mbijetesa e
njerėzimit. |
Sot njerėzit nė pėrgjithėsi janė si tė
mpirė nga njė ndjenjė dyzimi mes globalizimit nga
njėra anė, format e tė cilit ata mund t'i shohin e ndonjėherė edhe t'i
ndjejnė, dhe kėrkimit tė rrėnjėve, tė pikave tė referimit dhe ndjenjės sė
pėrkatėsisė nga ana tjetėr. Politika e edukimit duhet tė pėrballet
mė shumė se kurrė me kėtė problem, tani, qė njė shoqėri universale lufton mes
dhimbjesh pėr lindjen e saj: Edukimi ėshtė thelbi i zhvillimit tė
personalitetit dhe komunitetit. Detyra e tij ėshtė, qė tė aftėsojė
secilin prej nesh, pa pėrjashtim, tė zhvillojmė plotėsisht tė gjitha talentet
tona dhe tė shfrytėzojmė potencialin tonė krijues, pėrfshirė kėtu
pėrgjegjėsinė pėr jetėn tonė dhe arritjen e qėllimeve personale."
[Aftesia pėr tė mėsuar: Pasuria jonė e
fshehur. Raport i UNESCO-s mbi
edukimin pėr shekullin
e 21-tė. Botuar nga komisioni gjerman i UNESCO-s. Neuwied;
Kriftel; Berlin: Luchterhand, 1997, F. 14-15]
[Kreu
i faqes]
|