Detyrat
lart 4 kollonat Detyrat Qellimet Sfidat

 


 

Didaktika politike

Koncepti i edukimit: Detyrat e edukimit

[Fragment i shkėputur nga: "Aftėsia pėr tė mėsuar: pasuria jonė e fshehur. Raport i UNESCO-s mbi edukimin pėr shekullin e 21-te."]

"Njė nga detyrat mė tė rėndėsishme tė edukimit ėshtė, qė tė shndėrrojė njė varėsi reciproke, qė ekziston realisht, nė solidaritet tė vullnetit tė lirė. Pėr tė arritur kėtė qėllim edukimi duhet tė ndihmojė njerėzit, qė, pėrmes njė kuptimi mė tė mirė tė botės, tė kuptojnė mė mirė veten dhe tė tjerėt. Fitimi i njohurive ėshtė hapi i parė, pėr tė konceptuar mė mirė kompleksitetin nė rritje tė ngjarjeve globale dhe pėr tė eliminuar frikėn, qė vjen prej kėtej. Hapi i ardhshėm do tė ishte, tė mėsonim, t'i shihnim faktet nė kontekstin e duhur dhe pėrkundrejt njė rrjedhe informacionesh tė pozicionohemi nė mėnyrė kritike, me qėllim qė tė mund tė arrijmė nė njė gjykim personal. Kėtu edukimi ėshtė mė shumė se kurrė i pazėvendėsueshėm. Ai nxit tė kuptuarin e vėrtetė tė ngjarjeve, qė shkon pėrtej paraqitjes thjeshtėzuese e ndonjėherė tė cunguar tė mediave. Pėrpara syve tanė lind njė botė e turbullt dhe e ndryshueshme. Edukimi  duhet tė ndihmojė gjithsecilin tė bėhet qytetar i kėsaj bote (...).

Pėr kėtė arsye edukimi duhet ta bėjė individin tė ndėrgjejshėm pėr rrėnjėt e tij, nė mėnyrė qė tė inkuadrojė vendndodhjen e tij. Nga ana tjetėr ai duhet t'i mėsojė atij edhe repektin ndaj kulturave tė tjera. Pėr kėtė, me rėndėsi vendimtare janė disa lėndė shkollore. Kėshtu historia shpesh ka shėrbyer pėr tė forcuar ndjenjėn kombėtare, duke theksuar ndryshimet dhe duke i mėshuar epėrsisė. Kjo vinte, ngaqė mėsimi i historisė nuk bėhej mbi bazė shkencore. Nėse ne, nga ana tjetėr, insistojmė nė tė vėrtetėn evidente, qė grupet njerėzore, popujt, kombet dhe kontinentet nuk janė njėsoj, jemi tė detyruar tė shohim pėrtej kufijve tė pėrvojave vetjake tė drejtpėrdrejta dhe tė pohojmė, se popujt e tjerė janė ndryshe dhe po aq tė pasur me histori dhe kulturė. Te njohėsh kultura tė tjera tė ndihmon tė ndergjegjėsohesh pėr tė veēantėn e kulturės tėnde, por edhe pėr trashėgiminė e pėrbashkėt tė njerėzimit (...).

Edukimi duhet tė shndėrrohet nė rrėnjosjen e njė humanizmi tė ri. Njė humanizėm, i cili karakterizohet qartėsisht nga komponentė etikė dhe i kushton rėndėsi tė veēantė njohjes sė kulturave tė tjera dhe vlerave shpirtėrore tė civilizimeve tė ndryshme si dhe respektit pėr to. Njė kundėrpeshė mė se e domosdoshme e njė globalizimi, i cili nė tė kundėrt do tė ishte i njė natyre te pastėr ekonomike dhe teknike! Ndjenja e vlerave tė pėrbashkėta dhe e fatit tė pėrbashkėt ėshtė platforma, mbi tė cilėn duhet tė mbėshtetet ēdo formė bashkėpunimi ndėrkombėtar(...).

Nuk mjafton mė, qė ēdo fėmijė ta pajisim qė herėt me njė sasi tė caktuar dijesh, pėr t'i konsumuar ato mė pas nė tė ardhmen. Ēdo individ duhet tė bėhet i aftė tė mėsojė pėrgjatė gjithė jetės sė tij, qė tė shumojė dijet, tė fitojė aftėsi dhe kualifikim si dhe tė mund t'i pėrshtatet njė bote komplekse lidhjesh tė ndėrsjellta, qė ndryshon vazhdimisht."

[Aftėsia pėr tė mėsuar: Pasuria jonė e fshehur. Raport i UNESCO-s mbi  edukimin pėr shekullin e 21-tė. Botuar nga komisioni gjerman i UNESCO-s. Neuwied; Kriftel; Berlin: Luchterhand, 1997, F. 40-41, 73]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e edukimit    II    Metodat

     
 

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.