|




| |
Koncepti i edukimit
Ata qė merren
me edukim politik, duhet tė bėjnė tė qartė, se mbi cilat mėnyra
tė konceptuari tė dy termave - politikė dhe edukim - bazohen ata. Nė
kėtė faqe ne do t'i kushtohemi termit edukim, ndėrkohė qė ai i
politikės ėshtė temė e faqes Politika.
|
"Tė
jesh njerėzor (ose thjesht njeri) ėshtė qėllimi
karakteristik i ēdo lloji edukimi klasik, qoftė ky nė lindje
apo perėndim."
[Ura drejt se ardhmes. Nje
manifest per dialogun e kuturave. Iniciative e Kofi Annan.] |
|
Ēfarė ėshtė
edukimi? - Me kėtė pyetje ėshtė marrė njė komision ndėrkombėtar
ekspertėsh thirrur nga UNESCO, nėn drejtimin e Jacques Delors, i cili
ka paraqitur njė raport tė fuqishėm me titullin: "Aftėsia
pėr tė mėsuar: Pasuria jonė e fshehur" (Origjinali: "Learning - the Treasure Within").
Ky raport skicon njė koncept pėrmbledhės tė edukimit, i cili
bazohet nė katėr shtylla:
"Koncepti i tė mėsuarit pėrgjatė gjithė jetės bazohet nė
katėr shtylla: 'Tė mėsojmė si tė pėrftojmė dije', 'Tė mėsojmė
si tė veprojmė', 'Tė mėsojmė si tė jetojmė sė bashku', 'Tė
mėsojmė pėr jetėn'.
- Tė mėsosh pėr tė pėrftuar dije presupozon, tė lidhėsh njė
formim tė pėrgjithshėm tė konsiderueshėm me mundėsinė e studimit
mė tė thellė tė njė numri mė tė vogėl disiplinash. Nė njė
farė mėnyre, kjo do tė thotė ndryshe: tė mėsosh se si tė mėsosh,
me qėllim qė tė shfrytėzosh rastet, qė tė ofron tė mėsuarit
pėrgjatė gjithė jetės.. |
"Ēdo
person - qoftė fėmijė, adoleshent apo i rritur - duhet
tė jetė nė gjendje tė pėrfitojė nga mundėsitė e edukimit,
qė u pėrgjigjen nevojave t tij themelore tė tė mėsuarit.
Kėto nevoja kanė tė bėjnė si me teknikat e tė mėsuarit (si
p.sh. leximi dhe shkrimi, shprehitė me gojė, llogaritjet dhe
zgjidhja e problemeve) ashtu edhe me pėrmbajtjet bazė tė tė
mėsuarit (si p.sh. dijet, aftėsitė, vlerat, qėndrimet ndaj
ēėshtjeve tė caktuara), tė cilat u nevojiten njerėzve pėr
tė mbijetuar, pėr tė shpalosur aftėsitė e tyre, pėr tė
jetuar dhe punuar nė dinjitet, pėr tė marrė pjesė nė
mėnyrė tė plotė nė zhvillimin e shoqėrisė, pėr tė
pėrmirėsuar cilėsinė e jetės si dhe pėr tė marrė
vendime tė bazuara e pėr t'u arsimuar mė tej."
[Deklarata Ndėrkombėtare
mbi edukimin pėr tė gjithė. Neni 1, kreu 1] |
|
- "Tė mėsosh se si tė veprosh" nuk u referohet vetėm kualifikimeve
profesionale, por edhe kompetencės, pėr tu pėrgatitur pėr situata tė reja
dhe pėr tė punuar nė skuadėr. Por kjo pikė pėrmbledh edhe zbatimin praktik
tė asaj, qė ke mėsuar, nė kuadėr tė pėrvojave tė ndryshme tė tė rinjve
nė kontekstin social dhe profesional (...).- Qė tė mėsosh tė
bashkėjetosh, ėshtė e domosdoshme tė zhvillosh mirėkuptimin pėr tė
tjerėt dhe tė kuptosh varėsitė globale reciproke, p.sh. pėrmes projektesh
tė pėrbashkėta dhe strategjish pėr shuarjen e konflikteve. Kėtu janė pėr
t'u respektuar vlera themelore, si pluralizmi, mirėkuptimi reciprok dhe paqja. -
Dhe sė fundmi, tė mėsosh pėr jetėn do tė thotė, tė shpalosėsh mė mirė
personalitetin tėnd si dhe tė mund tė veprosh me njė autonomi nė rritje, me
njė aftėsi mė tė madhe gjykimi dhe me njė ndjenjė pėrgjegjėsie nė
zhvillim tė vazhdueshėm. Pėr tė arritur kėtė, edukimi nuk duhet tė lėrė
pas dore asnjė prej potencialeve ekzistuese brenda njė individi: aftėsinė
pėr tė kujtuar, forcėn e gjykimit, syrin pėr tė bukurėn, veprimtarinė
manuale, aftėsitė pėr tė komunikuar. - Ndėrsa sistemet formale tė
edukimit i japin pėrparėsi pėrftimit tė dijeve si tė tillė dhe lėnė pas
dore llojet e tjera tė tė mėsuarit, sot ėshtė jashtėzakonisht e
rėndėsishme, qė edukimi tė kuptohet nė tėrėsinė e tij. Pėr kėtė arsye reformat ne edukim dhe politika e edukimit duhet, qė nė tė ardhmen tė
orientohen drejt kėtij vizioni si pėr nga pėrmbajtjet ashtu edhe pėr nga
metodat."
[pėr tė mėsuar: Pasuria jonė e fshehur. Raport i UNESCO-s mbi
edukimin pėr shekullin
e 21-tė. Botuar nga komisioni gjerman i UNESCO-s. Neuwied;
Kriftel; Berlin: Luchterhand, 1997, S. 83]
Fragmente tė tjera nga
raporti "Aftėsia pėr tė mėsuar: Pasuria jonė e fshehur":
[Autor: Ragnar Müller]
[Kreu
i faqes]
|