|
| |
 |
Probleme nė rrugėn drejt zhvillimit tė qėndrueshėm:
Globalizimi dhe
The Tragedy of the Commons
Globalizim do tė thotė tė paktėn deri tani kryesisht pėrhapja
tendencioze nė mbarė botėn e kapitalizmit dhe tregtisė sė lirė. Ekonomia
botėrore i ka lėnė tashmė pas vetes kufijtė e shteteve kombėtare dhe
pushtetet e tyre politike rregullative. Nė kėtė mėnyrė ka lindur njė
disraport shumė i rėndėsishėm mes mjedisit politik dhe atij ekonomik.
Politika ēapitet pas ekonomisė ...
(... mė shumė informacione mbi kėtė temė mund tė gjeni nė
Kompleksin tematik
Globalizimi).
|
Mbrojtja e mjedisit
si rrezik venddodhjeje
Ēfarė do tė thotė kjo pėr rrugėn drejt qėndrueshmėrisė? Nėse gjithnjė e mė
shumė shtete dhe rajone i besojnė tregut si njė instrument (shumė i rėndėsishėm)
komandimi, atėherė lind rreziku, qė nė procesin e konkurrėncės mes
lokaliteteve pėrkatėse mbrojtja e mjedisit tė shndėrrohet nė njė problem tė
vendndodhjeve, pasi me urdhėresa tė caktuara prodhimi shtrenjtohet. Njė rajon
apo njė vend me njė nivel tė lartė nė mbrojtjen e mjedisit nuk do tė
preferohej nga investitorėt. Sė kėtejmi rrjedh fakti, qė tregu vetė nuk ėshtė nė
gjendje tė nisė njė kthesė drejt qėndrueshmėrisė, madje mbrojtja e mjedisit
qėndron nė njė raport bazė jo miqėsor me ekonominė e tregut tė lirė.

[Adam Smith, 1723-1790] |
Defiēite tė "dorės sė
padukshme"
Adam Smith formuloi nė shek.XVIII idenė bazė pėr ekonominė e tregut tė lirė
duke krijuar kėshtu disiplinėn e ekonomisė kombėtare. Vepra e tij mė e
rėndėsishme "An Inquiry into the Nature and Causes of the Wealth of Nations"
(1776) pėrbėn edhe sot njė pikė qendrore referimi nė debat. Krahas ideve tė
tjera interesante ai formulon nė kėtė libėr edhe hipotezėn e "dorės sė
padukshme":
Njeriu, si njė qenie e prirur pėr nga pėrfitimet maksimale, ndjek qėllimet e
veta dhe "udhėhiqet kėtu prej njė dore tė padukshme, pėr tė mbėshtetur njė
qėllimi, pėrmbushjen e tė cilit ai nuk e ka synuar aspak". Ky qėllim ėshtė e
mira e pėrgjithshme. Kjo do tė thotė, qė pėrpjekjet egoiste tė ēdo
pjesėmarrėsi nė treg pėr tė fituar nė total bėjnė, qė tė rritet mirėqenia e
tė gjithėve. Kjo ka qenė deri mė sot ideja themelore (legjitimuese) e
ekonomisė sė tregut tė lirė.
Pėr fat tė keq
kjo "dorė e padukshme" nuk ėshtė e gjithėpushtetshme, sikurse e tregon edhe
diskutimi i gjerė rreth problemeve tė dėshtimit tė tregut. Kėshtu "dora e
padukshme" nuk kujdeset p.sh. pėr sa i pėrket kontekstit, qė po diskutohet
kėtu, tė bėhet njė ekonomi e qėndrueshme. Edhe pėr kėtė ka njė figurė
klasike argumentimi, The Tragedy of the Commons. |
The Tragedy of the Commons (Tragjedia
e pasurisė sė pėrbashkėt)
"Pėrdorimi kolektiv i tė mirave materiale tė lira, sikurse janė livadhet
apo pyjet, i garantonte mbijetesėn asaj shtrese tė popullsisė fshatare
si njė plotėsim i bujqėsisė, por vetėm pėr aq kohė deri sa kėto pasuri filluan
tė tejpėrdoreshin, si p.sh. livadhet, deri sa nė fund nuk ofronin mė pėr
askėnd njė bazė ekzistence. Argumenti teorik, i drejtuar nė mėnyrė eksplicite
kundėr supozimit, sipas tė cilit 'dora e padukshme' pėrbėnte sistemin rregullator
mė tė mirė pėr pėrdorimin e pasurive tė lira, ėshtė si mė poshtė:
Arsyeja pėr tejkonsumimin e livadheve tė tokės sė pėrbashkėt qėndron nė faktin,
qė ēdonjėri prej barinjve pėrpiqet tė rrisė kopenė e tij gjithnjė e mė shumė pėr
tė shtuar tė ardhurat. Ai e bėn kėtė edhe pėrtej momentit kur fillon tejkonsumi
i livadheve duke qenė se fitimi nga njė gjedh mė shumė ėshtė nė tė mirė vetėm
tė tij, por pasojat e tejkonsumit tė livadheve nė zvogėlimin e tė ardhurave
prekin dhe shpėrndahen nė tė gjithė barinjtė.
Pra fillimisht ai sillet sigurisht nė mėnyrė racionale, pasi rritja e tė
ardhurave tė tij bie vetėm nga njė masė shumė e vogėl e rėnies sė tė ardhurave
kolektive. Nisur nga kjo logjikė ai do tw kėrkojė sėrish tė shtojė gjedhėt.
Por duke
qenė se tė gjithė barinjtė sillen njėsoj, nė fund gjendemi pėrpara tragjedisė,
qė shuma e sjelljes racionale nė nivel individual do tė thotė shkatėrrimin e tė
gjithėve. Dora e padukshme nė kėtė rast, ndryshe nga ēpretendon Adam Smith, tė
ēon jo drejt mirėqenies por drejt 'mjerimit tė kombeve'."
[nga: Ulrich Menzel, Konstelacioni pasvestfalian,
mjerimi i kombeve dhe barra e
Globalizimit
dhe
e
fragmentimit;
nė: (bot.), Rreth paqes sė pėrjetshme dhe mirėqenies sė kombeve, Frankfurt/Main
2000, f. 170]
Ndarja e pasurisė sė pėrbashkėt si zgjidhje?
Si figura klasike argumentimi mund tė pėrdoren pa hezitim pasuritė e lira "tė
tejshfrytėzuara" si ajri ose uji, por jo zgjidhja e atėhershme. Toka e
pėrbashkėt u nda, secili prej barinjve mori njė pjesė tė tokės, dikur pazot, tė
rrethuar me gardh. Duke qenė se tanimė duhet ti mbante vetė tė gjitha pasojat e
tejshfrytėzimit ishte nė interes tė tij tė bėnte kujdes pėr madhėsinė e kopesė,
nėse do tė donte njė shfrytzim tė qėndrueshėm tė livadhit tė tij.
Vetėkuptohet qė pasuritė e sotme tė pazot sikurse ėshtė atmosfera e tokės
nuk mund tė kufizohen. Pėr mė teper probleme shkakton edhe fakti, qė kėtu bėhet
fjalė shumėfish pėr pasuri tė pazot nė nivel global. Problemet globale
kėrkojnė zgjidhje globale. Sikurse pėrmendėm edhe nė fillim politika nė procesin
e globalizimit ka jnė pozicion tė prapambetur. Politika vazhdon tė bėhet
kryesisht nė nivel shtetesh kombtare.
"Ėshtė e nevojshme, tė pėrgatiten tė mira publike ndėrkombtare, si p.sh. monedha
ndėrkombtare, siguri juridike globale, njė rregullim mbarėbotėror i tregjeve tė
financės, njė rend social botėror, njė rend botėror migrimi, njė rend botėror
komunikimi, njė rend botėror mjedisor etj. Por kjo nuk mund tė pajtohet me
parimet bazė tė sistemit shtetėror vestfalez, i cili bazohet pikėrisht nė
kufizimin territorial, nė ruajtjen e pavarėsisė dhe nė parimin
e
mospėrzierjes
nė punėt e brendshme.
Pra thelbi i problemit qėndron nė shpėrbėrjen e niveleve. Tregjet, mediat,
publiciteti, problematika e mjedisit, vetė hapėsirat sociale janė globalizuar,
ndėrsa kapacitetet rregullative shtetėrore
janė pėrfshirė pak
ose aspak nė kėtė proces."
[nga: Ulrich Menzel, Konstelacioni postvestfalez,
mjerimi i kombeve dhe barra e
Globalizimit
dhe
fragmentimit;
nė: (bot.), Rreth paqes sė pėrjetshme dhe mirėqenies sė kombeve, Frankfurt/Main
2000, f. 172]
[Autor: Ragnar Müller]
[Kreu i
faqes]
|