|
| |

[Bild:
ėww.globalwater.org] |
Probleme nė rrugėn drejt zhvillimit tė qėndrueshėm:
Drejtėsia dhe konflikti Veri-Jug
Historia e marrėdhėnieve mes vendeve tė pasura, "Veriut", dhe vendeve tė
varfra, "Jugut", ėshtė historia e njė padrejtėsie fondamentale, format e sė
cilės kanė ndryshuar: nga shfrytėzimi dhe shtypja direkte nė epokėn e
kolonializimit nė tridhjetė vitet e fundit tė shek. XX deri nė
margjinalizimin e epokės aktuale tė globalizimit.
Kjo padrejtėsi ėshtė fshehur disi deri mė sot nga fakti, qė vendet e varfra
quhen "vende nė zhvillim". Pas kėtij termi fshihet ideja, qė nė kėtė rast
bėhet fjalė pėr vende me zhvillim (deri tani) tė prapambetur, pėr tė cilat
rruga e zhvillimit (nė parim) mbetet e hapur. Nė kėtė kuptim,
zhvillim do tė
thotė zhvillim rekuperues, me qėllim qė tė shndėrrohen sikurse ėshtė
aktualisht Veriu i industrializuar, nė rastin ideal madje nė njė njė rrugė
mė tė shkurtėr dhe mė tė mirė, e cila do tė anashkalojė disa patologji tė
procesit tė zhvillimit tė Veriut (mbi probleme tė tjera tė konceptit tė
zhvillimit shih faqen
"Zhvillimi").
|
Me problemet globale sikurse ėshtė ndryshimi i klimės (shih
Kursin bazė 4)
shtohet
edhe njė dimension tjetėr i padrejtėsisė: Ndėrsa problemet
shkaktohen nė mėnyrė mbiproporcionale nė veri, pasojat, si formimi i
shkretėtirave apo fenomenet ekstreme tė motit,
prekin gjithashtu nė mėnyrė mbiproporcionale Jugun. Kjo mbėrrin deri nė
kėrcėnimin ekzistencial tė shteteve-ishuj tė vogla dhe tė shumta nė numėr, tė
cilat nuk do tė ekzistojnė mė , nėse niveli i detit vazhdon tė rritet.

Veriu
jeton tej mundėsive tė veta
"Pėrvoja tė ndryshme nga niveli lokal deri te ai global tregojnė, se
burimet (ujė, dru, naftė, pasuri natyrore etj), sipėrfaqet e shfrytėzueshme (trualli
pėr projekte ndėrtimi, ngulime dhe infrastrukturė) dhe rėnia (tokė, ujė,
atmosferė)
si inpute tė natyrshme pėr rritjen ekonomike kanė mbetur shumė tė pakta ose janė
bėrė jo tė qėndrueshme. Si pasojė e kėsaj premtimi, sipas tė cilit zhvillimi do
tė ndalet pėrgjithmonė, u shkėrrmoq.
Kėshtu, nėse tė gjitha vendet do tė ndiqnin modelin industrial dhe tė ēlirojnė
pėr ēdo vit mesatarisht 11,4 ton dioksid karboni, emetimet e gjashtė miliardė
njerėzve do tė arrinin nė 68,4 miliardė, pra mė shumė se pesė herė mė shumė se 13
miliardė ton, sasia e mundshme pėr t'u absorbuar nga toka. Me fjalė tė tjera:
Nėse tė gjitha vendet do tė silleshin nė standardin aktual tė jetesės sė vendeve
tė pasura, do tė duheshin pesė pl
anete, qė do tė mund tė shėrbenin si burime
inputesh dhe resurse pėr pėrparimin ekonomik."
[nga: Wolfgang Sachs, Pas nesh e ardhmja. Konflikti global mbi drejtėsinė
dhe Ekologjinė, Frankfurt/Main 2002, f. 71]

Ėshtė bėrė e qartė, qė "zhvillimi" nė kuptimin fillestar tė
fjalės nuk pėrbėn mė asnjė alternativė. Kjo kundėrshti bazė, qė nxjerr krejt
zbuluar padrejtėsinė, mbulohet nga kombinimi "zhvillim i qėndrueshėm".
Kėtu i shtohet konceptit fillestar pėr zhvillimin, tanimė jo i pėrfaqėsueshėm,
"nė njė farė mėnyrė" dimensioni i mbrojtjes sė mjedisit, i deklaruar si
urgjent, pa u dashur qė - si lėshim vendeve tė Jugut - tė hiqet dorė nga
perspektiva e "zhvillimit".
Perspektiva e Jugut
Kjo, gjithsesi, nuk
e ndryshon faktin, qė parė nga kėndvėshtrimi i Jugut, kjo ēėshtje paraqitet
nė mėnyrė tė tillė, qė Veriu fillimisht, nė procesin e pafre tė rritjes
ekonomike ėshtė pasuruar nė kurriz tė Jugut dhe ka arritur njė nivel tė
lartė miqėqenieje, tani i deklaron se ka arritur nė "kufijtė e rritjes"
dhe epengon Jugun nė procesin e rekuperimit tė zhvillimit. Ėshtė pikėrisht
kjo kritikė, qė shoqėroi politikėn mjedisore ndėrkombėtare qė nė fillim (shih
Kronologji).
Politika e SHBA
Politika e superfuqisė sė vetme tė mbetur SHBA, e cila nė tė njėjtėn kohė
ėshtė edhe emitenti mė i madhi gazit serė dioksidkarboni, dhe kjo me
distancė nga tė tjerėt, do tė thotė tė ēosh ujė nė mullirin e kėsaj kritike.
Shembuj tė palavdishėm pėr kėtė janė diktati i presidentit tė atėhershėm
George Bush senior nė prag tė Konferencės sė Rio-s, sipas tė cilit stili
amerikan i jetesės nuk mund tė ishte objekt diskutimi, si dhe pėrmes
tėrheqjes nga Protokolli i Kiotos realizuar pėrmes djalit tė tij nė detyrėn
e tij si president. |
|
"Nė
gjithė historinė e debatit mbi temėn e qėndrueshmėrisė ka patur dy
linja tė ndryshme tematike, njėra pėr botėn e zhvilluar dhe tjetra pėr
vendet nė zhvillim. Nė grupin e parė janė diskutuar zakonisht ēėshtje
tė tilla si shiu acid, vrima e ozonit, ndryshimi i klimės, rritja
demografike zero dhe humbja e shumėllojshmėrisė sė specieve. Ndėrsa
pėr grupin e dytė prioritetet ishin varfėrimi i tokės, zgjerimi i
shkretėtirave, cilėsia e ujit dhe mundėsia pėr ta pėrdorur atė, rritja
e shpejtė popullsisė, trazirat dhe lufta."
[Moss Mashishi, Drejtor i Johannesburg Ėorld Summit Company; cituar
sipas: Ėolfgang Sachs, Pas nesh e ardhmja. Konflikti global pėr
drejtėsi dhe ekologji, Frankfurt/Main 2002, f.41]
|
|
Qėndrueshmėria
dhe drejtėsia
Kėto dy fjalė qendrore dhe konēize mbi konfliktin Veri-Jug, mbi padrejtėsinė
globale, duhet tė mjaftojnė pėr tė bėrė tė qartė njė problem qendror nė rrugėn
drejt zhvillimit tė qėndrueshėm, pikėrisht raportin tensionues mes
qėndrueshmėrisė dhe drejtėsisė. Secila prej tyre nuk mund tė ekzistojė pa
tjetrėn, sikurse e ve ne dukje edhe teksti i mėposhtėm nga
Wolfgang
Sachs:
"Nuk ka rėndėsi se nė cilėn arenė klima, shumėllojshmėria biologjike apo
tregtia: nėse Veriu nuk ia
del dot tė lidhė marrėveshje, tė cilat do tė ishin tė
drejta pėr Jugun, atėherė qėndrueshmėria ka mbetur nė mes tė rrugės. Pra, pa
drejtėsi nuk ka ekologji. Dhe natyrisht, nėse ajo, qė kėrkon Jugu, nė thelb ėshtė
vetėm njė pjesė mė e madhe nė ekonominė shfrytėzuese edhe nė kėtė rast
qėndrueshmėria mbetet nė mes tė rrugės. Drejtėsia nuk pajtohet me mbrojtjen e
mjedisit, vetėm nėse synohet nė kuadėr tė njė zhvillimi miqėsor ndaj mjedisit.
Pėr kėtė arsye vlen edhe e anasjellta: Pa ekologji nuk ka drejtėsi."
[nga: Wolfgang
Sachs, Pas nesh e ardhmja. Konflikti global pėr drejtėsi dhe ekologji,
Frankfurt/Main 2002, f. 39]
[Autor: Ragnar Müller]
[Kreu i
faqes]
|