|
| |
Probleme nė rrugėn drejt zhvillimit tė qėndrueshėm:
Probleme me konceptin
e "Zhvillimit"

"Qėndrueshmėri po zhvillim tė qėndrueshėm jo", kjo ėshtė kritika qė i bėhet
kombinimit aktualisht tė gjithėpranishėm tė dy koncepteve qėndrueshmėri dhe
zhvillim. Si arsye pėr refuzimin e kėtij kombinimi janė rezervat pėrkundrejt
konceptit tė "zhvillimit". Qė tė duash ta kombinosh atė me qėndrueshmėrinė, kjo
ėshtė njė kundėrshti nė vetvete. Ndėrsa qėndrueshmėria i pėrket botėkuptimit tė
ri ekologjik, konceptii zhvillimit rrjedh nga botėkuptimi tashmė i vjetėruar i
botėkuptimit mekanist (Njė pėrballje
tė
kėtyre dy botėkuptimeve e gjeni nė
Kursin bazė 5).

[Wolfgang Sachs;
fotografia: Brandes
& Apsel Verlag] |
"Krahas kėsaj", thotė
Wolfgang
Sachs, shkencėtar pranė Institutit tė
Wuppertal-it
pėr ēėshtje tė klimės, mjedisit dhe energjisė (www.wupperinst.org),
"me lidhjen mes 'i qėndrueshėm' dhe 'zhvillim' u krijua njė terren
ambivalence gjuhėsore. Koncepti i ri nė njė mėnyrė
fine zhvendosi
pozicionin gjeometrik tė qėndrueshmėrisė nga natyra te zhvillimi; ndėrsa mė
parė termi 'i qėndrueshėm' u referohej burimeve tė rigjenerueshme, tanimė ai
i referohet zhvillimit. Me kėtė zhvendosje ndryshoi edhe perceptimi;
domethėnia e qėndrueshmėrisė u zhvendos nga mbrojtja e natyrės nė mbrojtje
tė mjedisit.
Duke u nisur nga fakti, qė zhvillimi parė nga ana koncepsionale ishte
shndėrruar nė njė koracė, atėherė ajo se ēfarė nėnkupton koncepti i
qėndrueshėm mbetet i paqartė dhe i diskutueshėm. Pėr kėtė arsye nė vitet
pasuese tė gjitha llojet e aktorėve politikė, deri edhe mbrojtėsit e flaktė
tė rritjes ekonomike kanė qenė nė gjendje tė veshin qėllimet e tyre me
termin 'zhvillim i qėndrueshėm'. Nė kėtė mėnyrė termi u shndėrrua shpejt nė
autoreferencė, sikurse e konfirmon nė mėnyrė tė goditur njė pėrkufizim i
ofruar nga Banka Botėrore: 'Ēfarė do
tė thotė i qėndrueshėm? Zhvillim i
qėndrueshėm do tė thotė zhvillim qė vazhdon.'"
[nga:
Wolfgang
Sachs, Pas nesh e ardhmja. Konflikti global mbi drejtėsinė dhe ekologjinė,
Frankfurt/Main 2002, f. 65] |
Nėse, megjithė kritikėn, nuk duam tė heqim dorė nga kombinimi i vendosur tashmė
"zhvillim i qėndrueshėm", nuk mund tė shmanget, qė termi i zhvillimit tė
pėrcaktohet mė saktė si dhe tė kufizohemi nga koncepti i vjetėruar i zhvillimit
nė teorinė e modernizimit. Impulse nė lidhje me kėtė jep dagrama e mėposhtme.

[Autor: Ragnar Müller]
[Krei i
faqes]
|