|



| |
Kursi bazė 5: Cilat
janė problemet nė rrugėn drejt njė zhvillimi tė qėndrueshėm?
Nė Kursin bazė 1
u bė e qartė, se
qėndrueshmėria ėshtė njė koncept ambicioz, duke qenė se kėrkon ndryshime
themelore nė tė gjitha fushat politike, shoqėrore dhe ekonomike.
Kursi bazė 2
tregoi, se si mund tė
kontribuojė gjithėsecili, qė tė fillohet njė kthesė drejt qėndrueshmėrisė. Nė
Kursin bazė
3 u prezantua
modeli mė i suksesshėm deri tani pėr realizimin e koncepit tė qėndrueshmėrisė,
Axhenda 21 ose Axhenda Lokale 21.
Kursi bazė 4
ka trajtuar nė mėnyrė
ekzemplare njėrin prej problemeve globale mė urgjente, ndryshimin e klimės.
Nė kursin bazė 5, qė
ėshtė edhe kursi i fundit bazė, fjala ėshtė se si mund tė paraqiten nė
mėnyrė tė pėrmbledhur disa probleme nė rrugėn drejt zhvillimit tė
qėndrueshėm, tė tilla si ato qė kemi bėrė tė ditura herė pas here nė kurset
bazė tė deritanishme. Kėto probleme janė tė njė rėndėsie thelbėsore. Nuk
ėshtė mė e mjaftueshmė tė zgjedhėsh njėrėn shinė apo tjetrėn. Kėrkohet shumė
mė tepėr: i tėrė rrjeti hekurudhor, plani i udhėtimeve dhe lokomotiva duhen
ndėrruar.
Pikėnisja pėr kėtė nuk ėshtė e shkėlqyer: Ndėrsa nė vitet 80-tė
diskutimi i problemeve tė mjedisit (kujtoni kėtu katastrofat e Seveso,
Bhopal, Ēernobil, Basel) qėndronte nė krye tė axhendės ndėrkombėtare dhe
arriti kulmin nė vitin 1992, gjatė Samitit global te Rio de Janeiro (shih
Kronologjinė),
ndėrsa mė vonė, duke nisur nga vitet 90-tė, ishte debati mbi globalizimin,
ai qė fitoi epėrsinė:
"Duhet bėrė njė bilanc objektiv, sipas tė cilit diskursi i qėndrueshmėrisė u
mbyt shumė pak kohė pas Rios nga profecitė dhe historitė e sukseseve tė
globalizimit. Kėto pėrcaktojnė edhe sot e kėsaj dite nė mbarė botėn mėnyrėn
e tė menduarit tė sipėrmarrjeve dhe qeverive (...).
E megjithatė prej pak kohėsh ata kanė rėnė nėn njė breshėri kritikash
zemėrimi.
Ideja e
drejtėsisė sociale dhe globale po fiton sėrish terren. Nė tė njėjtėn kohė nė
mes tė shoqėrisė u bė popullor dhe politikisht i efektshėm 'tė menduarit
fortifikant'. |
|
Barrierat pėr njė sjellje me pėrgjejėsi mjedisore
 |
Vėshtirėsi nė perceptim: problemet e mjedisit nuk janė direkt
tė perceptueshme |
 |
Vėshtirėsi nė informacion: rrjetėzimet
shkakore
pėrfytyrohen
me vėshtirėsi |
 |
Barriera nė nivel emocional: frikė, ndrydhje, justifikime |
 |
Vėshtirėsi nė pėrcjellje: mungojnė informacione dhe pamje |
 |
Barriera antropologjike:
civilizimi ekologjik premton modele elementare sjelljeje
|
 |
Barriera socio-kulturore:
sjellja mjedisore ėshtė vėshtirė tė pajtohet me vlerat aktuale |
 |
Vėshtirėsi nė mėnjanimin e problemeve: dilema eko-sociale
(Allmende-Klemme) |
 |
Vėshtirėsi tė perspektivės kohore: shpesh individi nuk mund
ti pėrjetojė pasojat e njė sjelljeje tė ndėrgjegjshme
|
[nga:
Horst Neumann, Axhenda 21. Aspekte tė njė zhvllimi tė qėndrueshėm; nė:
Politika & Mėsimdhėnia 4/1999, f. 21] |
|
Ky tė menduar
u konsolidua pas valės sė shokut tė atentateve terroriste nė SHBA dhe po
artikulohet me njė apel tė fuqishėm pėr siguri pėrmes izolimit dhe ruajtjes se
gjendjes aktuale: unė dua qė tė paktėn kėtu dhe sot ndoshta edhe nesėr tė
mbetet kėshtu siē ėshtė, edhe nėse bota pėrreth ėshtė e zhytur nė mjerim dhe
dhunė. Por kur pyjet tropikale tė jenė prerė tė gjitha, kur rryma e Gjirit tė
Meksikės tė mos ekzistojė mė, kur vėrshimet e refugjatėve tė mos mund tė
kontrollohen mė, do tė jetė shumė vonė pėr tė kuptuar, qė 'sustainable
development' do tė kishte qenė ndoshta rruga mė e mirė drejt sigurisė globale
dhe asaj individuale."
[nga:
Ulrich Grober, Gjėrat konstruktive kėrkojnė kohė. Rreth zbulimit tė ngadaltė tė
qėndrueshmėrisė; nė: Nga politika dhe historia bashkėkohore 31-32/2002, f. 6,
versioni online]
Ekonomia e tregut dhe qėndrueshmėria
Ka elemente, qė flasin pėr faktin, se qėndrueshmėria dhe kapitalizmi tė paktėn
nė formėn e tij aktuale janė tė papajtueshme pėrsa u pėrket qėllimeve dhe
idealeve. Nė bestsellerin e tij tė famshėm "Arti i tė dashuruarit " tė vitit
1956 psikoanalisti dhe socialpsikologu Erich Fromm diagnostikon si mė poshtė:

[Erich Fromm, 1900-1980] |
"Kapitalizmi
modern kėrkon njerėz, qė veprojnė pa probleme tė shumta nė numėr, qė
kėrkojnė tė konsumojnė gjithnjė e mė tepėr (...). Ai ka nevojė pėr njerėz,
tė cilėve u duket se janė tė lirė dhe tė pavarur dhe qė mendojnė se pėr ta
nuk ka asnjė autoritet, asnjė parim apo ndėrgjegje e qė mėgjithatė janė tė
gatshėm, tė komandohen prej tė tjerėve, tė bėjnė atė, ēka pritet prej tyre
dhe tė bėhen pa problem pjesė e makinerisė sė shoqėrisė (...). Ēfarė rrjedh
prej kėsaj? Njeriu modern bėhet i huaj pėr veten, tė tjerėt dhe natyrėn
(...)". Ai "kapėrcen
mėdyshjen e tij tė pavetėdijshme pėrmes rutinės sė
zbavitjes (...), e krahas kėsaj pėrmes kėnaqėsisė sė tė blerit vazhdimisht
gjėra tė reja dhe ndėrrimit tė shpejtė tė tyre me gjėra tė tjera (...).
Karakteri ynė ėshtė i predispozuar tė kėmbejė dhe tė marrė gjėra, ti
tregtojė dhe konsumojė ato. Gjithēka dhe ēdo gjė shpirtėrore apo materiale
mund tė jetė objekt kėmbimi dhe konsumi."
[nga:
Erich Fromm, Arti i tė dashuruarit, Mynih 2000, f. 100-102] |
Duke parė
kthesėn drejt njė zhvillimi tė qėndrueshėm vėrtetėsia e kėsaj analize tė bėn tė
mendohesh. Nė fakt tė menduarit tonė ekonomik vazhdon tė bazohet nė parimin "mė
shpejt, mė lart, mė larg, mė shumė ", nė besimin se me rritjen ekonomike
problemet mund tė zgjidhen. Pėrkundrejt kėsaj alternative modelet e reja tė
mirėqėnies si pėr shembull "mė ngadalė, mė pak, mė mirė, mė bukur" zor se gjejnė
vesh tė hapur (shih
"Vizioni i epokės
solare").
Shndėrrimi i vetėdijes: nga ideja mekanike mbi botėn ...
Ėshtė i nevojshėm njė shndėrrim themelor i botėkuptimeve dhe ideve rreth
vlerave, - kėshtu mendon fizikanti i njohur dhe pararendėsi i njė kėndvėshtrimi
tėrėsor mbi botėn, Fritjof Capra. Ky ndryshim nė fakt ka filluar por nuk ėshtė
mundur tė realizohet ende. Nė fushėn e skencės ai ėshtė shkaktuar nga zbulimet
unike tė fizikės nė fillim tė shek. XX. Nė fushėn sociale ai e sheh rolin e
pararendėsit nė lėvizjen e ekologjisė
dhe tė grave.
Problemi kryesor nė rrugėn drejt zhvillimit tė qėndrueshėm sipas Capra-s
qėndron nė faktin, qė ne kemi mbetur te njė ide tashmė e vjetėruar rreth botės,
te njė perceptim mekanik i jetės, i cili bazohet te fizika e Newton. Kėtė
paradigmė tė tejkaluar tashmė ai e karakterizon
si mė poshtė
nė librin e tij
mbresėlėnės "The Turning Point" (1982):

[Fritjof Capra,
www.fritjofcapra.net] |
"Ajo
ide pėr botėn osė ajo paradigmė, qė ėshtė gradualisht duke u tėrhequr, e ka
zotėruar disa qindra vjet kulturėn tonė deri mė sot dhe e ka ndikuar tėrė
botėn nė mėnyrė tė dukshme. Ajo pėrmban njė sėrė idesh dhe vlerash: mes tyre
edhe pikėpamjen, sipas sė cilės universi ėshtė njė sistem mekanik i pėrbėrė
nga elementė themelorė materialė;
imazhin e trupit njerėzor si njė makinė; ideja e jetės nė shoqėri si e njė
lufte
tė vazhdueshme konkurrence pėr ekzistencė; besimin nė progresin e pakufizuar
material pėrmes rritjes ekonomike dhe teknike; dhe jo mė pak e
rėndėsishme! besimin, se njė shoqėri, nė tė cilėn gjinia femėrore i
nėnvendoset kudo asaj mashkullore, ndjek njė ligj bazė tė natyrės. Tė gjitha
kėto supozime kanė treguar gjatė dekadave tė fundit se janė tepėr tė
kufizuara dhe kėrkojnė njė riformulim radikal."
[nga: Fritjof Capra, Kohė kthese. Elemente bazė pėr njė ide tė re rreth
botės, Parathėnie mbi botimin gjerman si libėr xhepi, Mynih 1991, f. IX] |
... deri
te ideja tėrėsore mbi botėn
Ky riformulim i bindet njė paradigme tė re, njė kėndvėshtrimi tėrėsor ose
ekologjik mbi botėn. Capra pėrdor edhe termin e "tė menduarit sistematik": "Nė
shkencat natyrore teoria e sistemeve jetėsore, zhvilluar pikėrisht kėto dekadat
e fundit, ofron kuadrin shkencor pėr formulimin e tė menduarit tė ri ekologjik
(...).
Sistemet jetėsore janė gjithėsi tė integruara, cilėsitė e tė cilave nuk mund tė
reduktohen nė njėsi mė tė vogla. Teoria e sistemeve nuk pėrqendrohet nė
elementėt themelorė por nė parime bazė tė organizimit. Nė natyrė gjenden me
shumicė shembuj sistemesh. Ēdo organizėm qė nga bakteria mė e vogėl, te fusha
e gjerė e bimėve dhe kafshėve deri te njeriu ėshtė njė gjithėsi e integruar
pra njė sistem jetėsor. Tė njėjtat aspekte gjithėsie dėshmohen edhe nė sistemet
sociale si p.sh. nė familje ose nė njė komunitet, si dhe te ekosistemet, tė
cilat pėrbėhen nga njė sėrė organizmash nė ndėrveprim tė pėrhershėm me materien
pa jetė."
[nga: Fritjof Capra, Kohė kthese. Elemente bazė pėr njė ide tė re rreth botės,
Parathėnie mbi botimin gjerman si libėr xhepi, Mynih 1991, f. X]
Pėr kėndvėshtrimin sistematik ėshtė me rėndėsi qendrore fakti, qė tėrėsia ėshtė
gjithmonė diēka ndryshe nga thjeshtė shuma e pjesėve tė saj. Nė kėtė pikėpamje,
tė pranueshme janė vetėm ato masa, tė cilat janė solide nė mėnyrė afatgjatė, pra
qė nuk do tė dėmtonin sistemet jetėsore. Nė kėtė mėnyrė, kjo paradigmė e re
ekologjike pėrbėn bazėn ideale pėr njė zhvillim tė qėndrueshėm. Njė skicė mbi
ndryshimet e vlerave, qė rrjedhin sė kėtejmi, shihet nė diagramėn e mėposhtme.

Fragmente tė tjera nė kuadrin e Kursit bazė 5
 |
Globalizimi dhe The Tragedy of the Commons:
Vetėm tregu nuk mjafton si instrument komandimi. Ai nuk kujdeset pėr mbrojtjen
e mjedisit. Kjo ėshtė detyra e politikave normative. Por shumė probleme kanė
arritur tashmė dimensione globale, ndėrkohė qė politika vazhdon tė bėhet
kryesisht nė nivel kombėtar...
[...
mė shumė]
|
 | Zhvillimi si njė
koncept i vėshtirė:
Shumė pėrkrahės tė konceptit tė qėndrueshmėrisė kritikojnė faktin, qė tanimė
flitet pėr "zhvillimin e qėndrueshėm " si ideal, pasi pėr ta koncepti i
zhvillimit ėshtė problematik ... [...
mė shumė]
|
 | Drejtėsia
dhe qėndrueshmėria janė tė lidhura ngushtė mė njėra-tjetrėn. Konflikti veri-jug
pėrbėn njė pengesė kryesore nė rrugėn drejt zhvillimit tė qėndrueshėm.
Kėtu del nė
skenė edhe roli i superfuqisė sė fundit tė mbetur...
[...
mė shumė]
|
|
"Ėshtė e nevojshme njė
etikė holistike, jo mė antropocentrike, por qė tė pėrfshijė gjithėsinė si njė
tė tėrė. Pėr kėtė qėllim do tė duhej tė viheshin nė diskutim bazat e tė
menduarit tė sotėm ekonomik."
[José
Lutzenberger, pionier i Konferencės sė Rio-s]
|
[Autor: Ragnar Müller]
[Kreu i
faqes]
|