|





| |
"Ėshtė e
sigurt qė do tė bėhet mė ngrohtė, ēėshtja ėshtė vetėm kur dhe sa."
[Peter
Usher, Meteorolog pranė Kombeve tė Bashkuara, 1986]
Kursi
bazė 4: Si mund tė mbrohet klima?
Pėr fat tė keq ne kemi njė sėrė problemesh mjedisore, tė cilat pjesėrisht
ndėrthuren fort me njėri-tjetrin. Problemi, nė mėnyrė tė dukshme, mė i
rėndėsishėm duket se ėshtė ndryshimi i klimės, sipas njė anketimi ekspertėsh tė
vitit 2000. Pėr kėtė arsye mė poshtė do ta trajtojmė ndryshimin e klimės nė
mėnyrė ekzemplare.

The Day After Tomorrow
vetėm njė vizion horrori?
|
Nė filmin e
tij "The Day After Tomorrow" producenti dhe regjisori i filmit Roland
Emmerich tregon historinė e njė shkencėtari meteorolog, i cili sikurse
edhe pjesa tjetėr e botės - kapet nė befasi nga njė ndryshim i papritur i
klimės. Pasojnė stuhi tė furishme, Los Angeles shkretohet nga Tornadot, New
York-u pėrmbytet nėn njė valė gjigante batice dhe tė gjithė hemisferėn e
veriut e pėrfshin njė periudhė akullnaje. Nė film ėshtė pikėrisht
shkėputja e
Rrymės sė Gjirit
ajo, qė
shkakton fillimin e epokės sė akullnajave nė Evropė dhe SHBA.
|
|
Koncepte bazė
Moti
ynė
ėshtė gjendja e atmosferės rreth nesh, e cila karakterizohet nga
ndryshime tė temperėturės, trysnisė sė ajrit, lagėshtisė, erės, reve
dhe reshjeve brenda periudhash tė shkurtra kohore (orė, ditė).
Me
klimė kuptohet mesatarja e gjendjeve tė motit dhe frekuenca e
fenomeneve ekstreme te motit nė periudha tė gjata kohore (vite,
shekuj, mijėvjeēarė). |
|
A do tė
mund tė ishte kjo pamja e sė ardhmes sonė?
|
Si prodhim
tipik hollivudian ky film i pėrshkruan ngjarjet natyrisht nė mėnyrė tė
ekzagjeruar dhe per arsye tė dramaturgjisė nė njė periudhe tė ngjeshur
kohore. Por gjithsesi e tėrė kjo ka njė thelb tė vėrtetė. Ne jemi faktikisht
duke shkuar drejt njė katastrofe klimatike. Kjo natyrisht nuk do tė ndodhė
nė dekadat e ardhshme sipas mendimit tė pjesės mė tė madhe tė shkencėtarėve
dhe jo nė njė mėnyrė kaq drastike. Shkencėtarėt rekomandojnė, qė ngrohja
globale duhet frenuar, nė mėnyrė qė tė mund tė pengohen katastrofat. |
|
Shembull i mirė
Gjatė prodhimit tė filmit The Day After Tomorrow
ėshtė bėrė
kujdes tė shkaktoheshin sa mė pak nxjerrje dioksidi karboni. Pėr
prurjet e pashmangshme janė paguar vullnetarisht tarifa me qėllim
financimin nė vende tė tjera tė masave tė marra pėr reduktimin e
dioksidit tė karbonit. |
|
Klima jonė po
shndėrrohet

Gjatė historisė sė
tokės klima ka qenė gjithmonė nė ndryshim, madje pjesėrisht nė mėnyrė
dramatike. Ka patur njė shkėmbim periudhash tė ngrohta dhe akullnajash.
Gjithsesi nė 10.000 vitet e fundit klima ka qenė veēanėrisht e qėndrueshme. Nė kėtė
kohė ėshtė zhvilluar civilizim njerėzor. Nė 100 vitet e fundit - qė prej
fillimit tė industrializimit temperatura mesatare globale ėshtė rritur me
rreth 0,6 °C, pra mė shpejt se kurrė mė parė nė 1000 vitet e shkuara.
Diagrama e mėsipėrme e IPCC (Intergovernmental
Panel on Climate Change)
e bėn tė qartė kėtė
zhvillim.
Thelbi i kėtij ndryshimi tė klimės, rreth tė cilit tashmė askush nuk dyshon
seriozisht, ėshtė ngrohja e tokės, rritja e temperaturės globale tė
sipėrfaqes sė tokės. Kjo mbart pastaj edhe ndryshimet e tjera tė vėrejtura
nė sistemn global klimaterik: akujt e pėrhershėm nėpėr male dhe blloqet e
akujve polarė shkrihen, niveli i detit rritet, qarkullimi i ujit shtohet,
reshjet bėhen mė ekstreme dhe katastrofat e ashtuquajtura natyrore dhe mė tė
shpeshta. |
|
Nga njė raport i
IPCC (2001)
Vitet '90-tė ishin
dekada mė e ngrohtė, ndėrsa viti 1998 viti mė i ngrohtė i shekullit tė
kaluar.
Analiza tė reja tė
unazave tė drurėve, brendėsisė sė akujve, koraleve dhe shėnimeve tė
ndryshme historik kanė treguar, se ngrohja e shekullit tė fundit ka tė
ngjarė tė jetė mė e larta nė 1000 vitet e shkuara.
Rritja globale e
nivelit tė detit nė shekullin e fundit ka arritur vlerėn e rreth 10-20
cm.
Shtresa e dėborės
nė brezat e mesėm dhe tė lartė nordikė, qė prej fundit tė viteve '60-tė
ėshtė ulur me rreth 10%, nė tė njėjtėn kohė shėnohet nė shkallė tė
gjerė njė zvogėlim i dukshėm i akujve tė pėrjetshėm nė male.
[Burimi:
www.bmu.de/klimaschutz/doc/2914.php] |
|
Cilat janė pasojat e
ngrohjes sė tokės?

[Bild: Hurricane Lilly, Liam Gumley, Space Science and Engineering Center, University of
Wisconsin-Madison]
 |
 | Akujt e
pėrjetshėm dhe ata polarė shkrihen
|
 | Ngrohje nė
rritje e oqeanit dhe rritje e nivelit tė detit (reduktim i sipėrfaqes,
ishujt e vegjėl kėrcėnohen nė ekzistencėn e tyre)
|
 | Pėrforcohet
qarkullimi lobal ujor: nė tropik avullon mė shumė ujė, i cili bie nė formė
reshjesh nė brezat veriorė; tipologjitė e reshjeve ndryshojnė
|
 | Ulet pėrbėrja e
kripės nė Atlantikun Verior; po dobėsohet
Rryma e Gjirit
dhe bashkė me tė
edhe sjellja e rrymave tė ngrohta nė drejtim tė Evropės, qė mund tė shkojė
deri nė njė ndėrprerje tė plotė tė tyre; nuk pėrjashtohen ndryshime tė
menjėhershme tė klimės
|
 | Shfaqje tė
shpeshta tė fenomeneve ekstreme tė motit: ciklone, shira tė fuqishme,
pėrmbytje, thatėsira
|
 | Zgjerimi i
shkretėtirave (humbje sipėrfaqeje, refugjatė mjedisi)
|
 | Ndryshim i
bimėsisė: mund tė zhduken sipėrfaqe shumė tė mėdha pyjore. Kjo do tė
ēonte nė ēlirimin e sasive tė mėdha tė dioksidit tė karbonit, qė do ta
pėrforconin edhe me tej efektin serė (shih poshtė) dhe do tė ēonin nė njė
ngrohje mė tė shpejtė tė tokės ("efekti serė galopant ")
|
 | Dėmtim i
mundshėm i shtresės sė ozonit: supozohet qė ngrohja e tokės tė sjellė njė
ftohje tė stratosferės (pjesė e Atmosferės nė lartėsinė 1525 km), gjė qė
do tė pėrshpejtonte prishjen e shtresės sė ozonit |
|
Pėrse ngrohet toka?
Efekti serė
Temperaturat e larta nė njė serė bėjnė, qė drita e diellit gjithe energji tė
hyjė brenda pa pengesa, por pa lėnė tė dalė jashtė nxehtėsia, qė lėshon toka. E
njėjta gjė ndodh edhe me atmosferėn tonė. Kėtu veprojnė gaze qė absorbojnė rreze
infra tė kuqe, tė ashtquajturat gaze tė serės, njėsoj si njė serė. (mė shumė
informacione rreth gazeve tė serės do tė gjeni nė njė
faqe mė vete).
Avulli, qė gjendet
nė atmosferė dhe gaze tė natyrshme si dioksidi i karbonit, oksidi i azotit (Distickstoffoxid),
metani dhe ozoni i lėnė tė kalojnė shumė lirshėm rrezet me valė tė shkurtra dhe
tė ngarkuara me energji tė diellit, por absorbojnė rrezet me valė tė gjata tė
ngrohtėsisė sė tokės. Gazėt e serės e emetojnė kėtė energji nga njėra anė nė
atmosferė dhe nga ana tjetėr e rikthejnė ate nė sipėrfaqe tė tokės. Nė kėtė
mėnyrė toka ngrohet nė njė temperaturė mesatare prej rreth 15°C (nė vend tė
rreth 18°C) duke mundėsuar kėshtu jetėn e njerėzve nė planetin tonė.
Ky fenomen quhet
efekti serė i natyrshėm.

Pėrmes aktiviteteve
njerėzore qė prej fillimit tė industrializimit ėshtė rritur dukshėm
pėrqendrimi i gazeve serė tė natyrshme nė atmosferė, para sė gjithash ai i
dioksidit tė karbonit. Pėrveē kėsaj janė ēliruar gaze sintetike, qė ndikojnė
klimėn, nė mėnyrė tė veēantė hidrokarburet e halogjenizuara.
Kjo e
pėrforcon efektin serė dhe ēon nė rritjen e temperaturės mesatare globale.
Kėtu flitet pėr efektin serė antropogjen (tė shkaktuar nga njerėzit.
E rėndėsishme ėshtė gjithashtu tė shihet, qė problemet e mjedisit tė
listuara nė fillim janė ndėrthurur me njėri-tjetrin dhe mund tė
pėrfocohen reciprokisht. Kėshtu p.sh. shpyllėzimi i pyjeve tropikale ka pėr
pasojė ndėr tė tjera faktin, qė kėto nuk mund tė thithin mė dioksid karboni,
gjė qė pėrforcon efektin serė. |
|
Pėrse
qė prej rreth 100 vjetėsh njerėzit ēlirojnė mė
shumė gaze serė se kurrė
mė parė?
Nė
vazhdėn e industrializimit dhe, pėr pasojė, me rritjen mė tė shpejtė
tė popullsisė botėrore por edhe me shtimin e vėllimit tė qarkullimit, u
rrit edhe nevoja pėr energji. Kjo ēoi nė njė djegie disa herė mė tė
madhe tė substancave fosile tė djegshme. Perveē kėsaj pati njė shtim
tė nevojės pėr ushqime dhe tė investimit pėr garantimin e njė
standardi tė lartė jetese. Kėshtu u intensifikua bujqėsia dhe toka
natyrore filloi tė shndėrrohej gjithnjė e me
shumė nė tokė bujqėsore.
Kjo
tendencė vazhdon edhe sot. |
|
Njė shembull tjetėr do
tė ishte bashkėveprimi i efektit serė dhe prishja e shtresės sė ozonit: pėrmes
efektit serė ngrohet atmosfera afėr tokės. Kjo ndikon mė pas nė reduktimine
temperaturės nė stratosferė duke favorizuar kėshtu prishjen e shtresės sė ozonit.
Rrezatimi Ultraviolet ne toke rritet. Kjo ėshtė e rrezikshme jo vetėm pėr
njerėzit por ēon edhe nė shuarjen nė rritje tė planktonit tė detit. Nė kėtė
mėnyrė ēlirohet mė shumė dioksid karboni, ēka gjithashtu pėrforcon efektin serė.
Atmosfera nė afėrsi tė sipėrfaqes sė tokės vazhdon tė ngrohet dhe me kėtė
mbyllet rrethi vicioz.
Si mund tė shmanget ende njė katastrofė natyrore?
Pėrqendrimi i gazeve tė serės nė atmosferė nuk duhet tė rritet mė. Dhe kjo mund
tė arrihet vetėm pėrmes njė reduktimi drastik tė emetimeve. Djegia e substancave
fosile tė djegshme (naftė, gaz, qymyr) duhet tė reduktohet pėrmes:
 | Uljes sė konsumit tė
energjisė |
 | Ristrukturimit tė
furnizimit me energji duke pėrdorur energji tė rigjenerueshme (diell, erė,
ujė, biomasa, ngrohtėsinė e tokės) |
Pėrveē kėsaj nga
atmosfera mund tė hiqet dioksidi i karbonit, p.sh. pėrmes pyllėzimit. Zona tė
mėdha pyjore, tė cilat shėrbejnė si lugje, duhen ruajtur me kujdes, d.m.th.
duhet ndalur shpyllėzimi i rrafshėt.
Por edhe nė rastin e njė ndaljeje tė menjėhershme tė tė gjitha emetimeve, kjo
sipas raportit tė IPCC tė vitit 2001 nė lidhje me ndryshimin e klimės, ngrohja
e atmosferės dhe rritja e nivelit tė detit do tė vazhdojė ende pėr dekada, madje
shekuj me rradhė.
Fragmente tė tjera nė kuadrin e kursit bazė 4
 | Gazet serė:
Ēfarė substancash janė mė hollėsisht, prej nga vijnė dhe si mund tė eliminohen ... [...
mė shumė]
|
 | Mbrojtja e klimės:
Me rėndėsi vendimtare ėshtė fakti, qė individi tė kontribuojė pėr tė mos
lejuar ndryshimin e klimės. Si duhet tė sillet njeriu pėr tė mbrojtur klimėn
... [...
mė shumė]
|
 | Politika
klimatike:
Ēfarė ndėrmerr politika nė nivel global, kombėtar dhe rajonal pėr tė ulur
emetimet e gazeve tė serės ... [...
mė shumė]
|
 | Kronologji:
Elementet themelore tė politikės ndėrkombėtare mjedisore nė njė vėshtrim
kronologjik ... [...
mė shumė]
|
 | Rryma e gjirit:
A ėshtė e mundur qė Rryma e Gjirit, "prurja e ujėrave tė ngrohta nė Evropė",
tė ndėrpritet dhe tė ēojė nė njė eopkė tė re akullnajash, sikurse tregohet
edhe nė filmin The Day After Tomorrow... [...
mė shumė]
|
[Autore: Dipl.Biol. Marietta Enss, Redaktimi: Ragnar Müller]
[Kreu i
faqes]
|