Pastrimi
Lart Pastrimi Bashkėpunim Mbledhja e klasės

 


 

Metodat

Shembuj praktikė

Tė marrėsh pėrsipėr pėrgjegjėsi:
Nxėnėsit zbukurojnė dhe pastrojnė vetė shkollėn e tyre

Ky shembull tregon qė "demokracia nė shkollė" fillon me gjėrat e pėrditshme. Kėtu ėshtė fjala qė nxėnėsit, sikurse edhe mėsuesit, e bėjnė shkollėn "tė tyren", pra bėhet fjalė pėr njė perceptim tjetėr larg institucionit mėsimor, frekuentimi i tė cilit ėshtė i detyrueshėm, por qė si hapėsirė e jashtme mbetet gjithnjė diēka e huaj.

Nxėnėsja Enja Riegel, e cila ka luajtur njė rol thelbėsor nė reformat e suksesshme, realizuar nė shkollėn Helene Lange qė prej vitit 1982, kritikon nė librin e saj bestseller "Shkolla nuk ia del dot mbanė!" orientimin e njėanshėm tė jetės shkollore pėr nga dija dhe tė mėsuarit dhe pėrshkruan pikėnisjen e analizave tė saj si mė poshtė:

"... Shkollat duhet tė bėjnė mė shumė. E ku tjetėr mund tė mėsojnė nxėnėsit si tė ndėrtojnė raporte respekti, tė punojnė dhe jetojnė me njerėz tė tjerė, shoqėrinė e tė cilėve ata nuk e kanė zgjedhur vetė? E ku tjetėr mund tė ushtrohen aftėsitė demokratike tė fėmijėve dhe tė rinjve?" (f. 61).

Enja Riegel e sheh shkollėn domosdoshmėrisht edhe si "shkollė qytetarėsh". Kjo do tė thotė para sė gjithash ushtrim i kompetencės demokratike dhe pjesėmarrje praktike, por qė fillon pikėrisht me marrjen pėrsipėr tė pėrgjegjėsive:

"[Nė shkollė] duhet tė pėrjetohet si pėrvojė mė vete, se si mund tė merren ėrsipėr pėrgjegjėsi tė caktuara brenda njė komuniteti, se si mund tė pėrdoren forcat dhe aftėsitė jo vetėm pėr dobinė individuale por edhe pėr tė mirėn e pėrgjithshme. Edhe mė keq se niveli mesatarisht tepėr i ulėt i nxėnėsve mua mė duket fakti, se vetėm nė shumė pak shkolla nxėnėsve u besohen dhe u kėrkohet tė marrin pėrsipėr pėrgjegjėsi serioze " (f. 61)
.
 

Tė marrėsh pėrsipėr pėrgjegjėsi  ...

Pėrgjegjėsia fillon me gjėrat e vogla, me pastrim apo detyra tė vogla, qė mund tė merren pėrsipėr nga nxėnėsit/et nė tė pėrditshmen e tyre shkollore (shih faqen bashkėpunimi), dhe shkon deri  nė zgjidhjen e pėrbashkėt dhe kontruktive tė nė mbledhjen e klasės (shih faqen Mbledhje Klase). Enja Riegel kritikon faktin, qė nxėnėsve nuk u ngarkohen as pėrgjegjėsi tė vogla:
 

... tė pastrojmė vetė

"Kjo fillon me pisllėkun. Nė fakt ai hiqet nga pastrueset, tė cilat nuk i njeh asnjė nga nxėnėsit dhe qė mbartin shpenzime tė konsiderueshme pėr administratėn e shkollėsė, sė cilės gjithsesi i duhet tė kursejė nė raste rinovimesh apo sigurimi tė mjeteve mėsimore. E pėrse tė mos e pastrojnė vetė nxėnėsit shkollėn e tyre?" (f. 62).

Pastrimi nė shkollėn Helene Lange

Fragmenti i mėposhtėm tregon, se nė rastin e "pastrimit" bėhet fjalė pėr shumė mė tepėr sesa vetėm pėr pastėrti
:
 

Tė krijosh atmosferė

"Klasat, vendtakimet e nxėnėsve, korridoret, tė cilat u pėrkasin klasave tė caktuara – te ne klasat e tė njėjtit vit shkollor kanė 'territorin' e tyre, pėr tė cilin ato mbajnė pėrgjegjėsi, nė mėnyrė qė ai tė duket pastėr dhe 'bukur', duke krijuar njė atmosferė, qė tė nxisė tė mėsuarit.
 

Kėtu bėjnė pjesė edhe lulet, tė cilat kultivohen nga vetė nxėnėsit – tė gjitha klasat e pesta shkojnė nė kopshtet e palmave apo nė lulishtaritė e afėrta dhe sigurojnė filiza, tė cilėt mbillen mė pas nė shkollė dhe rriten sė bashku me fėmijėt. Pėr to kujdesen nxėnėsit dhe mėsuesit, edhe gjatė periudhės sė pushimeve.

Nė njė atmosferė tė tillė bėjnė pjesė pllakate dhe fotografi, tė pėrgatitura nga vetė nxėnėsit, pamje tė realizuara gjatė mėsimit tė artit si dhe informacione projektesh nga lėnda e matematikės apo rezultate eksperimentesh realizuar gjatė mėsimit tė fizikės.

Dhe kėtu bėn pjesė edhe pastrimi: fshirja e tavolinave, pastrimi i stolave, marrja e pluhurave. Ēdo ditė pas mbarimit tė mėsimit mbi njėqind nxėnės kanė shėrbimin javor tė pastrimit, i cili zgjat njė ēerek deri nė njė gjysėm ore.

Efekti i gjithė kėsaj mbi nxėnėsit ėshtė bindės. Nėse tė gjithė e dinė, qė sot fqinji im apo unė vetė duhet tė kujdesem pėr
rregullin, atėherė bėjnė tė gjithė mė tepėr kujdes pėr mjedisin. (...) Nxėnėsit tanė, duhet qė brenda mundėsive tė tyre tė marrin pėrsipėr pėrgjegjėsi pėr mjedisin rrethues, gjė qė do tė thotė mė shumė punė. Punė reale, nė rastin e sė cilės bėhet menjėherė e qartė, se ēfarė do tė thotė, nėse nuk realizohet " (f. 62, 63).

[
Tė gjitha citatet marrė nga: Enja Riegel, Shkolla ia del mbanė! Si mund tė mėsojnė fėmijėt tanė vėrtetė pėr jetėn. Shkolla Helene Lange Wiesbaden, Zyra Qendrore Federale pėr edukim politik, Seri Shkrimesh vėll. Band 446, Bonn 2004]

[Autor: Ragnar Müller]

[Kreu i faqes]

 

Temat:  Tė drejtat e njeriut I Udhėrrėfyesit I Demokracia I Partitė I Evropa I Globalizimi I Kombet e BashkuaraQėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     


Kjo ofertė online ėshtė zhvilluar nga  agora-wissen Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave tė reja dhe edukimit politik (GbR). Nė rast pyetjesh ose vėrejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.