|



| |
Kursi bazė 5: Demokracia nė shkollė

Edukimi politik si parim shkolle |
Ndėrsa me parimet didaktike (Kursi
bazė
2)
dhe metodat (Kursi
bazė
3, Kursi bazė 4)
kemi prezantuar instrumentet qendrore
pėr mėsimin e politikės, nė
kėtė fragment do tė tregohen shembuj,
se si demokracia nė shkollė jo vetėm mund tė pėrēohet, por edhe tė
ushtrohet me tė vėrtetė. Tė ushtruarit e demokracisė mbetet pa jetė,
nėse lihet pas dore ky dimension praktik i tij.
"Kultura shkollore dhe e tė mėsuarit duhet tė mundėsojnė tė mėsuarit e
demokracisė, duke i lėnė nxėnėsit dhe nxėnėset tė praktikojnė, pėrjetojnė
dhe kuptojnė pėrmes pėrvojave dhe veprimeve tė tyre nė shkollė kuptimin e
politikės dhe demokracisė, nė mėnyrė qė,
mė pas,
pėrmes kėtyre pėrvojave me demokracinė tė mund tė zhvillojnė madhorinė e
tyre politike dhe kompetenca demokratike. Tė mėsuarit e demokracisė nuk mund
tė mbėshtetet vetėm nė mėsim, informacion, analizė, sqarim dhe argumentim
verbal (...). Edukimi politik ėshtė (...) jo vetėm njė lėndė mėsimore dhe
parim mėsimor por edhe parim shkollor."
[nga: Peter Henkenborg, Edukimi politik si parim shkollor: Tė mėsuarit e
demokracisė nė tė pėrditshmen shkollore; nė:
Wolfgang
Sander (bot.), Libėrth mbi Edukimin Politik, Zyra Qendrore Federale pėr
Edukimin Politik Seri shkrimesh vėll. 476, Bonn 2005, f. 265-266]
|
|
Humnerė mes pretendimit dhe realitetit |
Sado e padiskutueshme tė jetė rėndėsia e tė praktikuarit tė demokracisė nė
shkollė pėr qėllimet e edukimit politik (shih
Kursin bazė 4) -
nuk mund tė anashkalohet fakti, qė pikėrisht kėtu shėnohen deficitet mė tė
mėdha:
"Kundėrshtia mes pretendimit dhe realitetit tė tė mėsuarit tė demokracisė nė
jetėn e pėrditshme shkollore i referohet ne mėnyrė tė veēantė idesė sė
pjesėmarrjes. Pėrvoja e pjesėmarrjes ėshtė njė kusht bazė pėr tė mėsuarit e
demokracisė pėrmes vlerėsimit konjitiv. Nė tė pėrditshmen shkollore,
gjithsesi,
dominon (...) njė kufizim i mundėsive tė pjesėmarrjes, veēanėrisht
nė
pjesėn kryesore tė shkollės dhe procesit mėsimor."
[nga: Peter Henkenborg, Edukimi politik si parim shkollor: Tė mėsuarit e
demokracisė nė tė pėrditshmen shkollore; nė:
Wolfgang
Sander (bot.), Libėrth mbi Edukimin Politik, Zyra Qendrore Federale pėr
Edukimin Politik Seri shkrimesh vėll. 476, Bonn 2005, f. 272] |
Kritikė: Shkolla si hapėsirė e lirė demokratike
Pėr shkak tė mungesės sė mundėsive tė pjesėmarrjes dhe deficiteve tė tjera
vazhdon tė ndizen herė pas here kritika tė ndryshme: "Disa kritikė tė
sistemit tonė mėsimor i konsiderojnė shkollat tona si njė hapėsirė
e
lirė
demokratike, dhe i bėjnė pikėrisht ato pėrgjegjėse pėr mentalitetin
konformist dhe mungesėn e kurajos civile tė shumicės sė bashkėqytetarėve.
Nė shkollė mėsohet mė sė shumti nė mėnyrė autoritare,
duke referuar apo duke marrė drejtimin e bisedave. Bėhen shpesh vlerėsime
dhe provime si dhe ushtrohet presion mbi nxėnėsit me anė tė notave. Nė
kontekstin e kėsaj kritike shkolla ėshtė mė shumė njė institucion i njė
shoqėrie darviniste socio-konkurrence sesa njė vend ku mėsohet forca
personale dhe morale si dhe forma tė jetės demokratike."
Ėshtė i nevojshėm njė perceptim tjetėr dhe njė hapje e shkollės...
Duke u nisur nga kritika, fragmenti i mėposhtėm pėrmend dy rrugė, sesi
shkolla mund tė shndėrrohet (edhe) nė njė hapėsirė demokracie:
"Nga njėra anė duhet kuptuar, qė shkolla nuk ėshtė vetėm njė 'institucion
mėsimor',
por njė strukturė sociale, njė shoqėri nė miniaturė, njė vend jetese pėr
fėmijė dhe tė rritur, nė tė cilin shfaqen pothuaj tė gjitha problemet, qė
ekzistojnė edhe nė realitetin politik dhe social.
Ta konceptosh shkollėn si 'Polis', nė tė cilėn kuptohet dhe formėsohet
realiteti social si dhe mbruhen vetitė e qytetarit - kjo ėshtė mundėsia e
parė e atyre, qė u kushtojnė rėndėsinė e duhur nė shkollė demokracisė dhe
etikės qytetare (...).
Nga ana tjetėr ekziston mundėsia e ngritjes sė njė ure pėr t'i nxjerrė
shkollat nga mbyllja e tyre nė realitetin e shoqėrisė, nėse kėto do tė
merrnin pėrsipėr detyra 'tė tė mėsuarit praktik' nė kuadėr tė projekteve tė
tė mėsuarit dhe informuarit, shėrbimeve socile, iniciativave dhe kėrkimeve
lokale, pėr realizimin e tė cilave ato do tė kapėrcenin nė mėnyrė krejt tė
vetėdijshme hapėsirėn e tė mėsuarit dhe do tė perceptonin kėshtu
seriozitetin e bashkėveprimit politik dhe efektet shoqėrore tė tė mėsuarit
tė tyre."
[tė dyja citatet marrė nga: Andreas Flitner, Fėmijėt duhet tė mendojnė
analitikisht - mėsuesit duheta ta pranojnė kėtė. Ēfarė mund tė bėjė shkolla
pėr tė menduarit dhe vepruarit demokratik?; nė: Parlamenti 27/2004, S. 16] |
|
Arsye tė mira
pėr ushtrimin e demokracisė nė shkollė...
"Kurajoja civile apo 'guximi social' ėshtė njė nga elementet mė
tė rėndėsishme tė demokracisė sė jetuar. Parlamentet e zgjedhura dhe
qeveritė ligjore, gjykatat e pavarura, liria e fjalės dhe tė tjera
institucione demokratike pėrbėjnė vetėm gjysmėn e demokracisė.
Gjysmėn tjetėr e pėrbėjnė kushtet e jetės dhe raportet me tė tjerėt:
qė tė ketė njė numėr tė konsiderueshėm njerėzish, tė cilėt ruajnė dhe
mbartin sistemin; qė tė drejtat e njeriut t'i njihen ēdo individi.
Demokracia mund tė vlejė si e tillė vetėm atje, ku nuk mbizotėrojnė
raporte kėrcėnimi dhe imponimi, por atje ku ka mjaftueshėm qytetarė,
tė cilėt ndjehen pėrgjegjės pėr drejtėsinė, luajalitetin dhe shprehjen
e lirė, qė do tė thotė t'i bėsh ato tė vlejnė edhe atje, ku kėto
nuk janė tė vetėkuptueshme dhe ku do tė ishte mė komode tė bėsh sikur
nuk sheh e tė mos flasėsh; dhe para sė gjithash atje, ku guximi ėshtė
diēka e natyrshme dhe tė guximshmit mund tė kishte dizavantazhe."
[nga: Andreas Flitner, Fėmijėt duhet tė mendojnė analitikisht -
mėsuesit duhet ta pranojnė kėtė. Ēfarė mund tė bėjė shkolla pėr tė
menduarit dhe vepruarit demokratik?; nė: Parlamenti 27/2004, S. 16] |
|
Shembuj praktikė
Nė faqet e tjera nė kuadėr tė kėtij fragmenti do tė prezantohen shembuj nga
shkolla
Helene Lange nė Wiesbaden (Gjermani), mėnyra e pazakontė e punės sė tė cilės
ndėrkohė ka gjetur vlerėsim ndėrkombėtar. Shembujt i referohen hapėsirės sė
brendshme tė shkollės. Ata janė pėrzgjedhur, pasi realizimi dhe testimi i tyre
janė relaitivisht tė thjeshtė dhe sepse "demokracia nė shkollė"
duhet tė fillojė pikėrisht nė shkollė. Por ajo nuk duhet tė mbetet atje, por,
pėrkundrazi, ajo duhet tė pasurohet pėrmes hapjes sė shkollės dhe iniciativave
nė nivele tė ndryshme
(lokale - globale).
[Autor: Ragnar Müller]
[Kreu i
faqes]
|