Projekt
Lart Debat Puzzle nė grup Lojė plan Projekt Betzavta

 


 

Metodat

Metoda aktivizuese nė mėsimdhėnien e politikės

Projekti

Njė prej themeluesve tė metodės moderne tė projektit, amerikani John Dewey (1859-1952), e cilėson projektin nė pedagogji si "metodė tė pėrvojės analizuese". Mėsimi nuk duhet tė pėrbėhet vetėm nga situata artificiale, por duhet t’u referohet mundėsisht detyrave sa mė realiste, shkėputur nga jeta e pėrditshme. Nė lidhje me rrjedhėn e projekteve dhe sfondin e tyre teorik ka njė shumėllojshmėri konceptesh. Megjithatė ėshtė e padiskutueshme qė veprimet konkrete janė njė pikėnisje e rėndėsishme pėr proceset e tė mėsuarit. Nė projekte nxėnėsit dhe mėsuesit punojnė sė bashku dhe me tė njėjtat tė drejta pėr pėrmbushjen e njė detyre reale. Kėshtu pėrftimi i cilėsive kyēe bėhet mė i lehtė.

Ēfarė ėshtė njė projekt?

"Baza pėr njė projekt ėshtė gjithnjė (...) pėrballja e gjallė me realitetin e pėrjetuar, gjatė sė cilės pėrpunohen nė njė angazhim tė pėrbashkėt njė ose disa zgjidhje tė njė problemi, tė cilat nė fund konkludojnė nė njė produkt apo rezultat konkret."

[nga: Dieter Maier, Metoda pėr projekte komplekse tė tė mėsuarit: projekti, studimi social dhe punishtja e sė ardhmes; nė: Wolfgang Sander (bot.), Libėrth mbi edukimin politik, Zyra Qendrore pėr Edukim Politik, vėll.
476, Bonn 2005, f. 594-595]
 




Faza tė njė projekti



 


Rrjedha e njė projekti

1. Iniciativa pėr projektin dhe gjetja e temės

Tė rėndėsishme janė njė situatė fillestare e hapur dhe interesi i nxėnėsve rreth temės. Iniciativa pėr projektin mund tė lindė nga
ide spontane tė nxėnėsve, ose si nxėnėsit ashtue dhe mėsuesit mendojnė sė bashku pėr tė gjetur njė temė, pėr shembull me anė tė Brainstorming, njė konkursi idesh etj. Nėse mėsuesi kėrkon tė kufizojė tematikėn, ai mund tė thotė koncepte pėrmbledhės ose tė ofrojė pėr pėrzgjedhje njė listė temash me problematikė tė gjerė.

2. Planifikimi i projektit

a. Grupi pėrballet me temėn dhe skicon fushėn, nė tė cilėn pjesėmarrėsit kėrkojnė tė veprojnė. Krahas kėsaj ai formulon temėn pėrfundimtare, fikson kuadrin kohor dhe pėrcakton produktin.

b. Bashkarisht caktohen linjat kryesore dhe strukturohet puna me projektin. Mė pas hartohet njė plan konkret pune: Kush do tė bėjė ēfarė, si dhe nė sa kohė?

3. Zbatimi i projektit / faza e punės

 
bullet Mėsuesit dhe nxėnėsit fillojnė tė veprojnė sipas planit tė punės: mbledhin informacione, realizojnė intervista, mbledhin materiale, krijojnė produkte, pėrgatisin prezantime etj.
 
bullet Biseda tė ndėrmjetme: tė gjithė pjesėmarrėsit informohen nė lidhje mė punėn e deritanishme. Mund tė bėhen propozime pėrmirėsimi. Mėsuesit dhe nxėnėsit flasin me njėri-tjetrin rreth punės nė projekt dhe rreth raporteve mes njėri-tjetrit. Krahas kėsaj bisedat e ndėrmjetme ndihmojnė nė frenimin e tendencės pėr aksionizėm si dhe pengojnė, qė pjesėmarrėsit tė shpėrndahen nė gjėra pa vlerė. Ato janė tė vlefshme edhe pėr t’iu pėrmbajtur planit kohor.

4. Prezantimi

Pėr shembull, nė formė ekspozite, referati, diskutimi nė podium, gazetė muri, shfaqje filmi, fletė-volante ...

5. Vlerėsimi

Mėsuesi dhe nxėnėsit reflektojnė sė bashku nė lidhje me procesin nė projekt. Ata diskutojnė suksesin e procesit tė tė mėsuarit dhe atė tė produktit.
Formulohen kritika dhe bėhen propozime pėrmirėsimi pėr tė ardhmen.
 

Avantazhe dhe disavantazhe

Avantazhet e metodės sė projektit
 
bullete afėrt me realitetin (nė ndryshim nga metodat simulative), projektet hedhin njė urė mes shkollės dhe "realitetit"
bulletpėrftim i cilėsive kyēe
bullet mėson pėrmes veprimeve, duke patur nė kėtė mėnyrė njė sukses tė qėndrueshėm nė procesin e tė mėsuarit
bullet motivuese, arrihet njė angazhim mė i lartė i nxėnėsve

Disavantazhet e metodės sė projektit
 
bulletinvestim i madh kohor (shumė orė mėsimi)
bullet suksesi nuk ėshtė i planifikueshėm
bulletnė rrethana tė caktuara kėrkohet angazhim i konsiderueshėm i mėsuesit
bulletnuk ėshtė njė „metodė e tė pėrditshmes“, pasi pėrndryshe do tė humbte funksionin motivues
bulletprobleme organizative (plani mėsimor, struktura e mėsimit etj.)

[Autoret: Marietta Enss/Ragnar Müller]

[Kreu i faqes]

 

Temat:  Tė drejtat e njeriut I Udhėrrėfyesit I Demokracia I Partitė I Evropa I Globalizimi I Kombet e BashkuaraQėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     


Kjo ofertė online ėshtė zhvilluar nga  agora-wissen Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave tė reja dhe edukimit politik (GbR). Nė rast pyetjesh ose vėrejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.