|
| |
Metoda aktivizuese nė mėsimdhėnien e
politikės

Dallimi: Loja plan dhe loja me role |
Loja me role dhe loja
plan
Sipas njė tipologjie aktualisht tė vlefshme si lojėrat me role ashtu edhe
ato plan bėjnė pjesė te lojėrat e simulimit, ēka nxjerr nė pah njė element
thelbėsor tė metodave: realiteti simulohet nė mėsim ose seminar.
Kėtu kompleksiteti i realitetit reduktohet, por nė tė njėjtėn kohė modeli i
prezantuar duhet tė ruajė cilėsinė e tij pėrfaqėsuese, pra, nė thelb tė
pėrputhet me realitetin. Ky raport bazė tėrheqjeje u pėrshtatet tė gjitha
lojėrave tė simulimit.
Ndėrsa nė lojėn plan bėhet fjalė zakonisht pėr pėrfaqėsimin (nė
mėnyrė disi abstrakte) tė njė institucioni apo njė pozicioni tė caktuar
referuar njė problemi politik, nė rastin e lojės me role
pjesėmarrėsit duhet ta vėnė veten tėrėsisht nė rolin e njė njeriu tė caktuar
(nė mėnyrė mė konkrete). Natyrisht qė tė dyja metodat janė ngushtėsisht tė
lidhura me njėra-tjetrėn, ēka ėshtė edhe arsyeja e prezantimit tė tyre tė
pėrbashkėt kėtu.
|
|
Loja plan ka mė shumė kritere |
Loja plan mund tė
konceptohet edhe si njė nėnformė e veēantė e lojės me role:
Sipas kėtij koncepti lojėrat plan janė "lojėra mė komplekse me role me
kundėrshti tė qarta interesash dhe njė presion tė lartė vendimmarrjeje".
[nga: Hilbert Meyer, Metodat e mėsimdhėnies II: Vėllim praktik, Frankfurt/Main
1987, f. 366]
Pra, ndėrsa njė lojė me role mund tė simulojė gjithēka (njė talkshow,
njė konflikt nė klasė etj.), lojėrat plan kanė mė shumė kritere paraprake:
kėtu nevojitet njė problem politik kontrovers, mė shumė aktorė me interesa
tė ndryshme dhe para sė gjithash njė situatė vendimmarrjeje, e cila duhet
simuluar me lojėn plan (konferencė, seancė mbledhjeje e kėshillit tė komunės,
Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė etj.). Konflikti zgjidhet gjatė lojės,
ndaj mund tė thuhet se ėshtė njė veprim-provė me karakter serioz.
|
|
Objektivi i lojės plan |
"Objektivi i
lojės plan ėshtė tė bėjė mė tė rrokshme, pra, edhe mė transparent realitetin
kompleks politik dhe/ose shoqėror dhe varėsitė e proceset me akses tė
vėshtirė".
[nga: Peter Massing, Lojėrat plan dhe lojėrat me vendimmarrje; nė: Trainim
metodash pėr mėsimdhėnien e politikės. Tema dhe materiale,
Zyra Federale qendrore pėr Edukimin politik, Bonn 2004, f. 165]
Lojėrat plan zakonisht nuk pėrdoren nė fillim por nė fund tė njė njėsie
mėsimore, atėherė kur ėshtė siguruar ekzistenca e informacioneve tė
argumentuara rreth njė teme tė caktuar. Rrjedha e zhvillimit tė lojės plan
dhe asaj me role ėshtė e ngjashme dhe zakonisht pėrmbledh kėto faza:
|
|
Rrjedha e njė loje plan
4 Faza |
 |
Faza 1:
Pėrēimi i gjendjes fillestare
Nė mėnyrė qė situata konfliktuale e paraqitur nė lojėn plan tė bėhet mė e pėrpunueshme, duhen dhėnė fillimisht informacione
tė pėrgjithshme nė lidhje
me situatėn fillestare tė konfliktit. Pėrshkruhet konflikti dhe grupet e
pėrfshira nė tė skicohen nė vija tė trasha nė pozicionet, funksionet dhe rolet
e tyre specifike.
|
 |
Faza 2: Njohja
me rolet
Qėllimi kėtu ėshtė
njohja me rolet e pėrfaqėsuara nė konflikt. Cila ėshtė gjendja fillestare,
cili ėshtė pozicioni dhe roli qė po ndėrmerret, cilat janė kompetencat
ekzistuese si dhe cila ėshtė detyra nė njė konflikt specifik. Mė pas bėhet
fjalė pėr identifikimin me rolin e marrė pėr zhvillimin e njė pikėpamjeje
tė caktuar dhe nė mbyllje pėr konceptimin e strategjive tė tė vepruarit (aleatė,
masa etj.).
|
 |
Faza 3:
Realizimi i lojės
Kjo ėshtė pjesa kryesore e lojės plan. Kėtu grupet dhe interesat e ndryshme
ndeshen me njėri-tjetrin, debatojnė nė lidhje me konfliktin dhe marrin
vendimin pėr zgjidhjen e tij. Sipas skicės sė lojės, pėrpara seancės sė
simuluar tė vendimmarrjes ka njė fazė, gjatė sė cilės grupet ndėrveprojnė mė njėri-tjetrin, farkėtojnė koalicione etj., nė mėnyrė qė tė ndikojnė
paraprakisht dhe optimalisht vendimmarrjen sipas interesit pėrkatės.
|
 | Faza 4:
Vlerėsimi
Loja vlerėsohet fillimisht nė bazė tė pėrjetimeve, pėrvojave dhe njohurive
direkte. Vlerėsimi sipas komponentit tė pėrmbajtjes paraqet njė
aspekt qendror tė metodės. Nė varėsi nga tematika mund dhe duhet tė
diskutohet edhe rreth pėrfaqėsimit tė realitetit.
|
|
|
Materialet pėr njė lojė plan |
Suksesi i lojės
plan varet ngushtėsisht nga cilėsia e materialeve tė lojės. Pėr realizimin e
njė loje plan nevojiten tė paktėn kėto materiale:
 | Studimi i rastit nė fjalė:
Kėtu bėhet fjalė pėr njė hyrje me shkrim, tė shkurtėr, tė kuptueshme
dhe pėrmbledhėse nė lidhje me problematikėn, e cila cakton dhe pėrshkruan
qė nė njė vėshtrim tė parė aktorėt mė tė rėndėsishėm dhe interesat e tyre.
|
 | Kartė pune:
Ajo jep udhėzime tė pėrgjithshme nė lidhje me zhvillimin e lojės si dhe
pėrmban ēėshtje tė planifikimit dhe tė vendimmarrjes, qė janė objekt
diskutimi gjatė zhvillimit tė lojės. Edhe Karta e punės duhet tė jetė e
shkurtėr dhe e kuptueshme.
|
 | Kartat e roleve:
Ndėrsa tė gjithė pjesėmarrėsit e lojės plan marrin tė njėtin
rast tė studiuar dhe tė njėjtėn kartė pune, ėshtė e natyrshme qė kartat e roleve tė
jenė tė ndryshme. Kėtu pėrshkruhet roli, qė duhet tė marrė pėrsipėr grupi.
Krahas kėsaj ato mund tė pėrmbajnė informacione mbi aktivitete tė
mundshme, me ndihmėn e tė cilave aktori pėrkatės do tė mundė tė ndjekė
interesat e tij gjatė lojės plan. Ato mund tė pėrfshijnė edhe edhe
informacione shtesė apo impulse mendimesh rreth kėtyre tė dhėnave.
|
 | Materiale informative:
Si element i katėrt shpesh janė tė domosdoshme materiale plotėsuese, tė
cilat pėrmbajnė informacione dytėsore tė nevojshme pėr t'i dhėnė lojės
plan njė bazė tė mjaftueshme nė nivelin e pėrmbajtjes specifike. Kėtu
mund tė dallohen burime nga mė tė ndryshmet: pjesė tė shkėputura nga
burime primare, sikurse janė rregulloret administrative ao ligjore;
shkresa autoritetesh, autentike apo tė hartuara nė funksion tė lojės plan;
letra lexuesish dhe artikuj gazete, autentike apo tė sajuara;
fragmente nga enciklopedi, pozicione tė vėrteta tė qeverisė, tė grupeve tė
interesave etj. Kėto materiale u vihen nė dispozicion tė gjitha grupeve.
Nė kartat e roleve grupeve tė veēanta u tėrhiqet qėllimisht vėmendja nė
lidhje me ato materiale, qė pėr to mund tė jenė tė rėndėsishme apo me
interes. |
Krahas kėtyre
materialeve tė lojės plan e vlefshme do tė ishte tė pėrgatiteshin karta
ngjarjeje, me ndihmėn e tė cilave maderatoi i lojės do tė mund tė
ndikonte rrjedhėn e saj. Njė element tjetėr, shpesh i pranishėm, janė
formularėt e punės, njė ndihmė teknike pėr fazėn e ndėrveprimit. Tė
tilė mund tė jenė p.sh.formularėt e protokollit tė bisedimeve, te tė cilat
grupet mund tė fiksojnė rezultatet e bisedimeve etj.
|
|
Mundėsi pėrdorimi |
"Tė veprosh nė
njė lojė plan do tė thotė para sė gjithash tė analizosh problemet, tė peshosh
alternativa, tė zhvilosh strategji dhe taktika si dhe tė marrėsh vendime pėr
realizimin e objektivave tė pėrcaktuara. Pra, loja plan mund tė pėrdoret nė
pėrgjithėsi atje, ku duhen bėrė tė qarta proceset politike formale dhe
mekanizmat e sistemit, ku duhen bėrė transparente varėsitė e individėve dhe
grupeve nga strukturat dhe sistemet e paracaktuara si dhe duhen sqaruar
pozicionimet nė lidhje me interesat, strukturat e pushtetit dhe imponimet nė
vendimmarrje.
Pra, lojėrat plan janė gjithnjė tė orientuara pėr nga problemi dhe dijet."
[nga: Peter Massing, Lojėrat plan dhe lojėrat me vendimmarrje;
nė: Trajnim metodash pėr mėsimdhėnien e politikės. Tema dhe materiale,
Zyra Federale qendrore pėr Edukimin politik, Bonn 2004, f. 165-166]
|
|
Pėrparėsi tė lojės plan |
Nėse bėjmė vetė
diēka, atėherė suksesi i tė mėsuarit ėshtė veēanėrisht i qėndrueshėm.
Ky fakt flet pėr metodat e orientuara pėr nga veprimi sikurse ėshtė loja
plan. Krahas kėsaj vihet re njė motivim, shpeshherė mė i lartė pėr tė
mėsuar. Nxėnėsit/et ose pjesėmarrėsit nė njė seminar pėrjetojnė gjatė lojės
plan pėrvoja, qė nuk do tė kishin mundur t'i pėrjetonin nė njė
situatė tjetėr. Gjatė lojės plan ata ushtrojnė njė sėrė cilėsish kyēe, qė
zgjerojnė konsiderueshėm kompetencėn e tyre demokratike (zgjidhjen e
konflikteve, identifikimin e interesave, pėrkufizimin e problemeve,
formulimin e objektivave, negociimin, diskutimin, analizimin, realizimin e
kėrkimeve etj.).
|
|
Disavantazhe apo rreziqe |
Pėrballė kėtyre
avantazheve vendoset njė sėrė rreziqesh, qė lidhen me pėrdorimin e lojės
plan: "Kėshtu ekziston gjithnjė tendenca, qė loja plan tė zhvendoset nė
mėnyrė jokritike mbi realitetin duke bėrė qė tė pėrēohet njė ide e gabuar
mbi realitetin politik, nė tė cilin ndikojnė njė sėrė faktorėsh, qė nė lojėn
plan thjeshtė duhet tė mbeten pa u marrė parasysh."
[nga: Peter Massing, Lojėrat plan dhe lojėrat me vendimmarrje;
nė: Trainim metodash pėr mėsimdhėnien e politikės. Tema dhe materiale,
Zyra Federale qendrore pėr Edukimin politik, Bonn 2004, f.166]
Lojėrat plan mund tė jenė tė nėn- dhe mbikomplikuara. Nė rastin e parė
realiteti nuk pasqyrohet nė mėnyrėn dhe masėn e duhur, ndėrsa nė rastin e
dytė pėrdorimi i lojės dėshton pėr shkakt tė investimit tepėr tė
lartė. Lojėrat plan kanė pa dyshim kėrkesa tė larta drejtuar mėsuesve dhe
nxėnėsve (nė elementet e pėrmbajtjes, ato metodike dhe sociale),
ndaj edhe mėsuesit nuk kanė besim te nxėnėsit e tyre pėr tė pėrdorur njė
metodė tė tillė kaq tė pasur nė kritere dhe kushte paraprake.
Kjo mund tė ēojė nė njė rreth vicioz, i cili duhet ndėrprerė me ēdo
kusht: "Nxėnėsit/et nuk kanė kompetencė metodike, sociale dhe
bisedimore, ndaj mėsuesit dhe mėsueset ngurrojnė tė pėrdorin metodat
pėrkatėse; dhe kjo ka mė pas pasojėn fatale, qė nxėnėsit dhe nxėnėset nuk do tė mund
t'i fitojnė kėto kompetenca. Ky rreth i mbyllur duhet ndėrprerė vetėm pėrmes
pėrdorimit tė metodave tė orientuara pėr nga veprimet."
[nga: Peter Massing, Lojėrat plan dhe lojėrat me vendimmarrje;
nė: Trajnim metodash pėr mėsimdhėnien e politikės. Tema dhe materiale,
Zyra Federale qendrore pėr Edukimin politik, Bonn 2004, f. 168]
Krahas kėsaj, natyrisht duhet konsideruar fakti qė lojėrat plan ėshtė e
vėshtirė t'i integrosh nė organizimin e tė pėrditshmes (investimi nė kohė,
hapėsira, atmosfera e gjallė etj.). Megjithatė shumė pėrvoja tregojnė, se
edhe ky investim - relativisht i madh - ia vlen. "Pjesėmarrėsit/et
pėrjetojnė gjatė pėrballjes me grupet e tjera tė lojės, se si mund tė
zhvillohen ndėrveprimet politike dhe sociale, cilat janė informacionet, qė u
nevojiten pėr tė vepruar si dhe cilat rrethana dhe struktura do tė kishin
efekt nxitės apo pengues pėr veprimet e tyre. (...) Lojėrat plan nxisin tė
mėsuarit tėrėsor dhe tė vepruarit e pavarur. Ato kėrkojnė tė japin impulse
nė zgjidhjen krijuese tė problemeve, nė strategjitė e kėtyre zgjidhjeve apo
alternativat e vendimmarrjes.."
[nga: Günther Gugel, Praktika e punės sė edukimit politik. Metoda dhe
elemente ndihme,
Instituti pėr Pedagogjinė e Paqes Tübingen, Bot.4 1996, f. 245, 247] |
[Autoret: Ragnar Müller/Prof. Dr. Wolfgang
Schumann]
[Kreu i faqes]
|