Referat
Lart Referat Bisedė Analizė teksti

 


 

Metodat

Metodat bazė tė mėsimdhėnies sė politikės

 

 

Funksione

Referati i mėsuesit

Referati i mėsuesit ėshtė prezantimi gojor i njė rrethane apo varėsie socio-shkencore. Ai mund tė lindė nė mėnyrė spontane, p.sh. me kėrkėsėn e nxėnėsve ose pėrgatitet dhe planifikohet nė mėnyrė tė vetėdijshme pėr njė orė mėsimi.

Kur mund tė pėrdoret referati i mėsuesit?

Referati i mėsuesit bėn tė mundur mėnjanimin e paqartėsive tė dala spontanisht dhe shpjegimin e rrethanave apo varėsive tė caktuara nė mėnyrė tė strukturuar, konēize dhe tė kuptueshmebrenda njė kohe tė shkurtėr. Ai mund tė pėrdoret nė ēdo moment gjatė njė njėsie mėsimore, pėr shembull si

bullethyrje nė njė temė,
bulletpėrgjigje ndaj pyetjeve,
bulletshpjegim koncepti,
bulletpėrēim informacionesh,
bulletpėrmbledhje e materialit tė punuar.
 

 

demode ...


... por tė rėndėsishme


A ėshtė referati i mėsuesit njė metodė e dobishme nė mėsimdhėnien e politikės?

Referati i mėsuesit sot vlen shpesh si demode,  i kaluar kohe. Ai kritikohet si njė metodė autoritare e tė mėsuarit, e cila mbėshtet pasivitetin duke shkaktuar nė kėtė mėnyrė tek nxėnėsit konformizėm dhe njė sjellje komode konsumi.

Nė fakt referati i mėsuesit paraqet njė komunikim mėsues-nxėnės nė njė drejtim, i cili ėshtė nė kundėrshtim me metodat mėsimdhėnėse tė orientuara pėr nga veprimi, por trajnon tek nxėnėsit njė aftėsi tė rėndėsishme: tė dėgjuarit dhe bashkėmenduarit aktiv.

Referati i mėsuesit mund tė pėrdoret nė shumė raste nė mėnyrė tė dobishme, ku duhet bėrė kujdes tė mos kalojė 10 minuta dhe tė mos jetė nė asnjė mėnyrė metoda e vetme e pėrdorur nė mėsimdhėnien e politikės.

 


Kriteret e cilėsisė


Cilat janė kriteret, qė duhet tė pėrmbushė njė referat i mirė mėsuesi?

bulletKoha e shkurtėr (5 deri 10 minuta)
bulletNdarje e qartė
bulletKuptueshmėria (jo tepėr linja  tė mdryshme mendimesh, pa koncepte tė vėshtira tė fushės)
bulletPa pėrkufizime fjalori (pėrgatitje interesante dhe shumėngjyrėshe e informacioneve)
bulletVizualizim me tabelė, projektim nė tabelė/mur etj. (nuk duhet tė shpėrqendrojė, shih mė poshtė)
bulletT'u thuhet nxėnėsve qė nė fillim se ē'duhet tė bėjnė (p.sh. vetėm tė dėgjojnė, tė shėnojnė pyetje, tė mbajnė shėnime)
bulletMund tė pėrmbajė pėrsėritje, p.sh. si konkluzion pėrmbledhės
bulletE folur e lirė dhe me kontakt vėshtrimesh
bulletFillimi dhe fundi duhet tė jenė qartė tė dallueshėm


Pėrse duhet vizualizimi?




Natyrisht kuota e mbajtjes mend ėshtė e ndryshme nga njė individ te tjetri dhe nuk mund tė pėrcaktohet shumė saktė, sikurse sugjeron diagrama. Por analiza nė psikologjinė e tė mėsuarit tregojnė, se kuota e mbajtjes mend rritet ndjeshėm pėrmes pėrdorimit tė vizualizimeve. Kjo vlen para sė gjithash nė rast referatesh tė gjata, por edhe nė referatet e mėsuesit nuk duhet hequr dorė nga vizualizimet mbėshtetėse.

Diagrama bėn tė qartė gjithashtu se kur "vepron vetė" mund tė arrish suksesin mė tė qėndrueshėm tė mundshėm tė tė mėsuarit,Kjo ka tė bėjė me pėrdorimin e metodave tė orientuara nga veprimi. Njė pėrzgjedhje tė metodave aktivizuese e paraqesim nė Kursin bazė 4.

Si tė vizualizojmė?



tė dyja faqet prezantuese nė diagramė pėrmbajnė tė njėjtat informacione. FaqJA nr.1 pėrmban njė tekst tė rrjedhshėm dhe gabon kudo ku mund tė gabohet. Faqja nr. 2 i ka pėrgatitur informacionet nė mėnyrė tė qartė dhe tė pėrmbledhur. Ka njė titull lehtėsisht tė identifikueshėm si tė tillė, informacionet perceptohen shpejt si njė enumeracion fjalėsh kyēe dhe pjesa kryesore ("pa tekst tė rrjedhshėm") dallohet nga tė tjerat me njė simbol tė njohur (shigjetė) dhe sfond nė ngjyrė tjetėr.

Si duhet referuar?

Krahas vizualizimit duhen mbajtur parasysh edhe aspekte tė tjera, nėse kėrkojmė tė mbajmė njė referat tė suksesshėm. Duke mos patur mundėsi ta trajtojmė kėtė temė nė mėnyrė tė plotė, duhen pėrmendur tė paktėn shkurtimisht aspektet mė tė rėndėsishme:

bullet

Reduktimi: Mė pak ėshtė mė shumė! Njė referat duhet tė kufizohet nė gjėrat mė tė rėndėsishme. Publiku do tė mbajė mend vetėm njė pjesė tė vogėl tė asaj qė thuhet. Edhe mė e rėndėsishme ėshtė qė pikat mė tė rėndėsishme nė referat tė shquhen nė referat nė mėnyrė retorike dhe pėrmes vizualizimit.
 

bullet

Kuptueshmėria: Publiku e ka tė vėshtirė tė kuptojė. Referuesi duhet tė japė sa mė shumė mjete ndihmėse tė jetė e mundur. Kjo pėrbėn pikėnisjen pėr tė gjitha analizat. Sė kėtejmi rrjedh ndėr tė tjera nevoja e pėrdorimit tė fjalėve dhe fjalive tė thjeshta dhe e shmangies nė ēdo rast tė fjalive me strukturė tė komplikuar.
 

bullet

Dramaturgjia: Duhet shmangur patjetėr tė folurit me ton tė njėjtė, pa emocion dhe monoton. Tė ngriturit apo tė ulurit e zėrit nė pika tė rėndėsishme tė referatit ėshtė njė mjet retorik me shumė efekt. Referuesi duhet qė ndėr tė tjera tė krijojė variacion. Pas njė trajtese tė gjatė teorike mund tė vijohet me njė shaka apo njė fotografi. Publiku  duhet qė herė pas here tė ketė mundėsinė tė buzėqeshė apo tė marrė frymė lirshėm. Variacion duhet tė ketė edhe nė pėrdorimin e mediave: njė prezantim i gjallė me projektor multimedial mund tė kombinohet pėr shembull me mjete tė tjera si tabela ose Flip-Chart.
 

bullet

Ndarja: Njė ndarje e menduar mirė, me njė linjė tė qartė logjike dhe e orientuar pėr nga grupi i synuar nuk ėshtė njė mjet ndihme i mbivlerėsuar pėr publikun. Kjo ndarje duhet tė jetė gjithnjė e pranishme duke pėrmendur herė pas here boshtin e mendimeve dhe analizave.

[Autorėt: Marietta Enss/Ragnar Müller]

[Kreu i faqes]

 

Temat:  Tė drejtat e njeriut I Udhėrrėfyesit I Demokracia I Partitė I Evropa I Globalizimi I Kombet e BashkuaraQėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     


Kjo ofertė online ėshtė zhvilluar nga  agora-wissen Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave tė reja dhe edukimit politik (GbR). Nė rast pyetjesh ose vėrejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.