Pėrkufizim:
Wolfgang Sander i pėrkufizon parimet didaktike si "instrumente konceptuale, me ndihmėn e
tė
cilave nga shumėllojshmėria e asaj, qė ėshtė politike, mund tė ndėrtohen dhe
strukturohen nga pikėpamja didaktike temat pėr objekte tė tė mėsuarit. Parimet
didaktike duhet ta bėjnė politikėn tė nxėnėshme. Ato lidhin me njėra
tjetrėn dijet didaktike nė funksion tė planifikimit tė pėrmbajtjeve mėsimore".
[nga: Wolfgang Sander, Teoria e edukimit politik:
Histori - koncepte didaktike - tendenca dhe probleme aktuale; nė: i njėjti
autor (bot.), Libėr mbi edukimin politik, Seri shkrimesh tė Zyrės Qendrore
Federale pėr Edukimin Politik, Vėll 476, Bonn 2005, F.29]

Parimet didaktike, sikurse janė
kristalizuar nė diskutimin e fushės didaktike tė dekadave tė fundit, pėrbėjnė
thelbin e didaktikės politike. Kėshtu ato operacionalizojnė objektivat e
pėrgjithshme tė edukimit politik, tė cilat shpesh pėrmblidhen nė formulėn e
shkurtuar "qytetar madhor dhe i pėrgjegjshėm" (mbi detyrat dhe
qėllimet e edukimit politik shiko
Kompleksin tematik
Didaktika Politike).
Parimet didaktike qendrore tė edukimit politik
Formimi i njė gjykimi tė
pavarur:
Nė debatin, qė zhvillohet nė Gjermani nė mėnyrė veēanėrisht
intensive rreth didaktikės politike, ky parim cilėsohet si "Ndalim i
imponimit". Ai e ka zanafillėn nė njė takim tė pėrfaqėsuesve mė tė
rėndėsishėm tė kėsaj disipline nė vitin 1976 dhe prej atėherė formon bazėn
e edukimit politik nė Gjermani e mė gjerė. Teksti i marrėveshjes, i njohur edhe
me emrin "Konsensusi i Beutelsbach-ut" ėshtė si mė poshtė:
"1. Ndalimi i imponimit. Nuk ėshtė e lejueshme qė ... ta zėsh nė
befasi dhe tė papėrgatitur nxėnėsin me opinione tė dėshiruara dhe kėshtu ... ta
pengosh 'tė krijojė njė opinion tė pavarur' (...). Pikėrisht kėtu shtrihet
kufiri mes edukimit politik dhe indoktrinimit. Por indoktrinimi ėshtė i
papajtueshėm me rolin e mėsuesit nė njė shoqėri demokratike dhe me objektivin -
gjithandej tė pranuar - tė madhorisė sė nxėnėsit."
Kontroversiteti pėrbėn
parimin e dytė didaktik tė rėndėsishėm. Formulimi i Konsensusit tė
Beutelsbach-ut pėr tė:
"2. Ajo qė nė shkencė dhe politikė ėshtė kontroverse, duhet tė
jetė kontroverse edhe nė mėsim. Kjo kėrkesė ėshtė e lidhur shumė ngushtė me tė
parėn, sepse nėse pikėpamje tė ndryshme nga njėra-tjetra ndrydhen, nėse
alternativat nuk diskutohen, atėherė ėshtė hapur rruga drejt indoktrinimit..."
Me parimet e "Ndalimit tė imponimit" dhe "Kontroversitetit"
kemi pėrmendur dy parime didaktike tė domosdoshme, tė cilat kanė patur dhe
vazhdojnė tė kenė vlefshmėri tė pakufizuar. Ato shėnojnė kufirin mes
edukimit politik demokratik dhe indoktrinimit. Nė fund tė njė njėsie mėsimore
duhet tė ketė disa zgjidhje pėr njė problem tė caktuar politik. Nxėnėsi apo
pjesėmarrėsi nė seminar nuk duhet privuar nga zgjedhja e rrugės "mė tė mirė",
madje kjo i duhet lėnė gjykimit tė tij apo tė saj.
Orientimi pėr nga interesat
si parim i tretė i Konsensusit tė Beutelsbach-ut, nė dallim nga dy
tė parat, ka qenė herė pas here objekt diskutimi - jo aq nė sensin e heqjes sė
tij si tė tillė por mė shumė nė funksion tė plotėsimit tė tij, pėr shembull me
dimensionin e orientimit pėr nga e mira e pėrgjithshme:
"3. Nxėnėsi duhet aftėsuar tė analizojė njė situatė politike dhe tė
analizojė interesat e veta, si dhe tė kėrkojė rrugė dhe mjete tė
ndikojė gjendjen ekzistuese nė pėrputhje me interesat e tij ..."
[Tė gjitha citatet marrė nga: Hans-Georg Wehling, Konsensus ą la Beutelsbach?;
nė: Siegfried Schiele/Herbert Schneider (bot.), Problemi i konsensusit nė
edukimin politik,
Shtutgart 1977, f. 179-180]
Parime tė tjera didaktike tė edukimit politik
Pėrgjithėsisht, duhet vėnė re qė parimet e ndryshme didaktike, si ato qė
pėrmenden mė sipėr dhe ato qė do tė vijojnė, mbivendosen dhe plotėsojnė
njėri-tjetrin, ato varen ngushtė nga njėri-tjetri. Parimet, qė dalin nė plan tė
parė, varen nga tema dhe grupi i synuar, por asnjė njėsi mėsimore nuk do t'i
pėrmbajė ato tė gjitha dhe nė tė njėjtėn masė..
Dy parimet e para tė Konsensusit tė Beutelsbach-ut kanė njė pozicion tė
diferencuar, pasi ato duhen respektuar gjithmonė pavarėsisht nga tematika. Ai
edukim politik, qė bie ndesh me ndalimin e imponimit apo me parimin e
kontroversiteit, nuk ėshtė profesional. Parime tė tjera tė rėndėsishme janė si
mė poshtė:
Orientimi pėr nga nxėnėsit:
Edukimi politik lidhet me pėrvojat dhe interesat e grupit tė synuar (nė
rastin e edukimit tė tė rriturve ky parim quhet ndryshe ai i orientimit pėr nga
pjesėmarrėsit).
Nė rastin ideal materiali, qė do tė trajtohet, dhe mėnyra se si do tė trajtohet
diskutohen gjerėsisht nė mėnyrė tė barabartė nga nxėnėsit dhe mėsuesit. Ky parim
tenton tė realizojė nė mėnyrė konsekuente teorinė, sipas sė cilės nxėnėsit nuk
duhen parė si objekte tė procesit mėsimor.
Orientimi pėr nga problemi:
Edukimi politik duhet tė niset nga problemet reale dhe tė pėrēojė
kryesisht dije dhe kompetenca, tė cilat janė tė domosdoshme pėr trajtimin e
problemeve. Aftėsia pėr tė zgjidhur problemet ėshtė mė e rėndėsishme se
grumbullimi i dijes. Trajtimi i njė tematike duhet tė ndjekė gjithnjė rrugėn nga
e veēanta te e pėrgjithshmja, pra, induksionit duhet t'i jepet pėrparėsi nė
krahasim me deduksionin.
Ekzemplaritet:
Edukimi politik nuk mund t'i trajtojė temat asnjėherė deri nė fund
dhe duhet tė kufizohet nė disa aspekte tė caktuara. Tė mėsuarit ekzemplar pėrbėn
njė strategji tė argumentuar tė reduktimit tė materialit dhe tė kompleksitetit.
Pėrzgjedhja e aspekteve qė duhen trajtuar duhet qė nga njėra anė t'u
referohet nxėnėsve dhe njė problemi tė caktuar, dhe nga ana tjetėr tė jetė
ekzemplare pėr nga tema. Kjo do tė thotė, nė mėnyrė tė veēantė, qė "thelbi
politik"
i temės vendoset nė qendėr. Tė mėsuarit dhe tė nxėnėt e suksesshėm ekzemplar
mundėsojnė identifikimin e strukturave dhe ligjshmėrive tė problemit tė
pėrzgjedhur, duke qenė nė kėtė mėnyrė ngushtėsisht tė lidhur me parimin e
orientimit pėr nga problemi. Tė mėsuarit ekzemplar ėshtė mė i rėndėsishėm sesa
tė synuarit drejt tėrėsisė perfekte.
Orientimi drejt shkencės:
Edukimi politik duhet tė jetė i ndėrthurur ngushtė me shkencat
referencė tė tij, nė mėnyrė tė veēantė me shkencėn politike si shkenca e parė
referencė.
Aktualitet / Vizualitet:
Edukimi politik duhet tė bėjė objekt, brenda mundėsive tė tij,
probleme aktuale dhe sugjerimet e zgjidhjeve pėrkatėse. Pėrmbajtjet objekt tė tė
mėsuarit duhet tė jenė sa mė pak abstrakte dhe tė pėrēohen nė mėnyrė sa mė tė
qartė nga ana vizive dhe lehtėsisht tė fiksueshme. Sė bashku me kriteret e
pėrzgjedhėse tė tilla si afėrsia me tematikėn dhe rėndėsia e saj, kėto elemente
mund tė ēojnė nė njė rritje tė motivimit tė nxėnėsve apo pjeėsmarrėsve.
Orientimi drejt veprimit:
Edukimi politik duhet qė nga njėra anė tė lejojė dhe mbėshtesė
tė mėsuarit e pavarur si formė e qėndrueshme e pėrēimit tė dijeve (p.sh.
me anė metodash pėrkatėse sikurse ėshtė puna me projkete). Por nga ana tjetėr ai
duhet tė merret edhe me ushtrimin e kompetencave bazė tė demokracisė, pra tė njė
repertori personal veprimesh pėr debatin dhe krijimin e opinionit politik (p.sh.
pėrmes ushtrimit tė kualifikimeve bazė si debatimi apo prezantimi).Kėto
kompetenca ushtrohen me anė metodash tė orientuara pėr nga veprimi si loja plan,
debati apo loja me role.