|





| |
 |
Globalizimi është
një
temë e
diskutueshme, ndërsa e padiskutueshme
është
rëndësia e
tematikës, dhe kjo jo
vetëm
për edukimin politik. Pyetje
bazë
të
politikës mbi
demokracinë, legjitimimin apo raportin me
ekonominë
preken në thelbin e tyre nga debati mbi
globalizimin.
Çështja e rolit
të komunikimit publik,
që po
bëhet
gjithnjë e
më e
rëndësishme
për edukimin (politik) mund
të trajtohet
në
mënyrë
mbresëlënëse
në shembullin e
kësaj
tematike. Si nje term
kyç, në fakt i
ri por i gjithëpranishëm, globalizimi instrumentalizohet
në funksion
interesash të ndryshme. Ndaj njohja e
këtyre proceseve duhet
të
shkojë
shumë
larg, përtej
të kuptuarit
më
të
mirë
të diskutimit rreth
globalizimit.
Dhe në
mbyllje, në rastin e marrjes me globalizimin
bëhet
fjalë
për
debatin aktual mbi çështje qendrore
të
së
ardhmes, për
të cilat duhet
të
përgatiten si politika ashtu edhe edukimi.
Kompleksi tematik në
D@dalos
paraqet përpjekje
të ndryshme
përkufizimi (Kursi
bazë1 ), thekson
karakterin shumëpërmasor
të
proceseve,
që i
nënvendosen
konceptit përmbledhës
të globalizimit (Kursi
bazë 2),
kërkon
të
zbulojë shkaqet kryesore (Kursi
bazë 3) dhe
problemet-pasojë (Kursi
bazë 4) dhe
në mbyllje merret me linjat e
zgjidhjes, që
ravijëzohen
gjatë
debatit (Kursi bazë 5).
|
Për orientim dhe navigim Ju vihet
në dispozicion
një
vështrim
i përgjithshëm grafik mbi kompleksin tematik si dhe
një Përmbajtje
së bashku me linket direkte
në lidhje me faqet dhe fragmentet e
veçanta. Përveç
këtyre do
të gjeni edhe
një fragment me propozime, se si mund
të organizohet hyrja
në
një
njësi
mësimore mbi
temën e globalizimit (Hyrje).
[Autor: Ragnar Müller]
[Kreu i
faqes]
|