|
| |
Axhenda 21 si shembull parade për
Global Governance
Në
konferencën
Botërore
në Rio (1992) u soll
në
jetë Axhenda 21. Ajo
është
një
program global veprimi për zhvillim
të
qëndrueshëm. Axhenda 21 paraqet
në
këtë
mënyrë
një
shembull parade
për Global Governance, sepse ajo
është strukturuar
në
mënyrë
të
tillë
që
të marrin
pjesë dhe
të
jenë
të integruara me
njëra
tjetrën
të
gjitha nivelet:
nga "Axhenda globale 21" deri në projektet e
panumërta
në
mbarë
botën
në
kuadër
të "Axhenda Lokale 21".
 |
Në
Preambulën
e Axhendës 21 thuhet: "Njerëzimi gjendet
në
një
pikë vendimtare
të
historisë
së tij. Jemi duke
përjetuar
një pabarazi
në rritje mes dhe
brenda popujve, një
varfëri
githnjë e
më
të madhe,
gjithnjë e
më
tepër
uri, sëmundje,
analfabetizëm si dhe
një
dëmtim
në rritje
të sistemeve
ekologjike, prej të cilave varet
mirëqenia
jonë.
Përmes bashkimit
të interesave
për mjedisin dhe zhvillimin si dhe
përmes
një
vëmendjeje
më
të madhe ndaj tyre mund t'u
përgjigjemi nevojave
bazë,
të
përmirësojmë standartin e
jetesës
për
të
gjithë
njerëzit,
të
mbrojmë dhe
të
menaxhojmë
më
mirë sistemet ekologjike
si dhe të
garantojmë
një
të ardhme
të sigurt dhe
të
begatë.
Kjo nuk
mund të arrihet assesi nga
një komb i
vetëm, por nga ne
të
githë po;
në
një partneritet global, i cili orientohet
për nga zhvillimi i
qëndrueshëm."
[Tekstin e plotë
në
gjuhë
të
ndryshme e gjeni në
ofertën
online të Kombeve
të Bashkuara:
AGENDA 21] |
Një
shembull tjetër
për Global
Governance, për
bashkëveprimin e
aktorëve dhe
niveleve të ndryshme formon Global Compact
i Kombeve të Bashkuara [...
më
shumë informacione
në internet:
www.unglobalcompact.org]
[Autor: Ragnar Müller]
[Kreu i
faqes]
|