|
| |
Rajonalizim
nė vend tė Globalizimit?
Fragmenti
i mėposhtėm i analistit tė rėndėsishėm tė paqes dhe konfliktit,
Ernst-Otto Czempiel, argumenton, se simboli i epokės ėshtė rajonalizimi
dhe jo globalizimi..
"Globalizimi duket se ėshtė tregues karakteristik i shek. tė 20-tė, qė
sapo ka dalė. E megjithatė ai ėshtė nė gojėn e tė gjithėve. Ne
fakt bota ėshtė shndėrruar nė njė horizont pėrvojash tė shoqėrisė.
Mediat nė mbarė botėn informojnė se lidhjet e transportit janė globale,
korporatat ndėrkombėtare pėrfaqėsohen nė shumė vende tė botės. Globalizimi
pėrdoret edhe nė mėnyre argumentative pėr ndryshime tė dėshiruara nė politikė
dhe ekonomi. Kjo shėrben pėr inskenimin e shndėrrimit politik.
Termi i globalizimit nuk i bėn dot ballė njė verifikimi dhe analize mė tė
hollėsishme. Ndėrkombėtarizimi i ekonomisė botėrore i ka fillimet e veta nė
mes tė shek. tė 19-tė, pra korporatat ndėrkombėtare nė mesin e viteve
'60 vetėm sa kanė zgjeruar atė, qė kishin filluar mė parė. Ato vazhdojnė tė
mos jenė tė pėrfaqėsuara nė tė
gjithė botėn. Zona e tėrheqjes sė tyre, vendet industriale dhe vendet-prag,
shtrihet nė njė rrip tė ngushtė duke nisur nga Amerika e Veriut mbi Evropėn
Perėndimore deri nė Azinė Juglindore. Nė veri dhe jug tė kėsaj zone
globalizimi nuk ndihet shumė. Mė shumė se gjysma e njerėzmit duhet tė udhėtojė
dy ditė tė tėra pėr tė arritur nė telefonin mė tė largėt. Pra bota
duhet tė presė edhe njė pjesė
tė mirė kohe derisa tė globalizohet pėr nga
niveli i mirėqenies.
Ka procese me rreze globale veprimi. Gjatė Luftės sė Ftohtė njė proces i
tillė ishte kėrcėnimi me armė bėrthamore. Pėrdorimi i tyre do tė kishte
patur efekte nė mbarė botėn, ndoshta do tė kishte asgjesuar tė gjithė
globin. Ndotja e ajrit dhe e ujit mund tė jetė fatkeqėsi e tė gjithė njerėzve,
po kėshtu ndryshimi i klimės. Kėto procese nuk duhen nėnvlerėsuar, por
duhen marrė seriozisht. Gjithėsesi ato nuk e pėrligjin ngritjen e globalizimit
nė simbol tė epokės.
Por nė termin e globalizimit luhatet edhe njė kuptim
tjetėr
sistematik.
Globalizim nuk do tė thotė vetėm rreze veprimi, por edhe varėsi. Shtetet janė
tė lidhura me njėri-tjetrin. Ato nuk janė mė tė izoluara, autonome nė plotėsimin
e kėrkesave tė tyre politike. Ato varen nga njėri tjetri. Kush flet pėr
globalizimin ka parasysh kėtė varėsi, interdependencėn. Kjo ėshtė nė fakt
diēka e re, para pesėdhjetė vitesh nuk ekzistonte ende, ose krejtėsisht nė
mėnyrė tė papėrcaktuar. Por edhe sot interdependenca nuk ėshtė globale. Kėtė
e tregon kriza e ekonomisė botėrore e gjysmės sė dytė tė viteve '90.
Fillesėn e saj ajo e kishte nė Azinė Juglindore dhe efektet nė shtetet e
industrializuara. Por kėto vende nuk hynė nė krizė. Ky efekt u shfaq nė
nivel rajonal por jo global. (...).
Termi i globalizimit tregon drejt por jo shume qartė, se pozicioni i shtetit nė
fund tė shek. tė 20.-tė ka ndryshuar nė mėnyrė tė dyfishtė. Ai mbulohet
nga proceset e ndėrvarėsisė, qė i mundėsojnė njė shteti tė arrijė qėllimet
e veta vetėm atėherė, kur shtetet e tjera bashkėpunojnė. Shteti mbėrthehet
ngushtė me fqinjėt e vet. Ky proces zhvillohet kryesisht nė nivel rajonal. Pėr
kėtė arsye rajonalizimi ėshtė tipari karakterizues i epokės, dhe jo globalizimi. Vetėm pak procese kanė njė rreze veprimi mbarėbotėrore: shkatėrrimi
i mundshėm atomik, ndotja e ajrit dhe ajo e ujit.
Nė tė njėjtėn kohė nė botėn e shteteve tė industrializuara shteti mbetet
prapa nė krahasim me aktorėt e shoqėrisė. Kėta kanė dalė nga
kontrolli i qeverive dhe janė emancipuar duke ndėrtuar lidhjet e veta tė
veprimit nė politikėn ndėrkombėtare. Pėrmes bashkėpunimit me partnerė nė
shtetet e tjera krijohet njė rrjet ndėrveprimesh shoqėrore, qė i rri mbi
kokė shtetit. Aktorė tė kėtij lloji nuk janė vetėm megjithėse nė
pjesėn mė tė madhe ėshtė e vėrtetė korporatat ndėrkombėtare. Aktorė
tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė janė edhe organizatat jo-qeveritare si
amnesty international ose OXFAM."
[nga:
Ernst-Otto Czempiel, Regionalizimi dhe Globalizimi sfidat e politikės sė
jashtme gjermane; nė: Fondacioni Friedrich-Ebert, Akademia e edukimit politik
(Hg.), Politika globale pėr njė botė globale Trashėgimia e Willy
Brandt, Bonn 1999, f. 24-25 dhe 30-31]
[Kreu i
faqes]
|