|




| |
Vështrim i
përgjithshëm mbi sekuencat e
kurseve bazë
Kursi bazë 1:
Çfarë
është
globalizimi? (Përpjekje
për
të
përkufizuar)
Kursi bazë
2:
Dimensionet e globalizimit (Multidimensionaliteti)
Kursi bazë
3:
Shkaqet e globalizimit (Multikauzaliteti)
Kursi bazë
4: Problemet pasojë e globalizimit
Kursi bazë
5:
Premisa zgjidhjeje: Global Governance

Kursi bazë 1:
Çfarë
është
globalizimi?
Vështirësitë
fillojnë
pikërisht me
përcaktimin e konceptit. As
në debatin
shkencor dhe as në
atë
të
gjerë publik nuk ka
një
përkufizim
të njohur si
të
tillë nga
të
gjithë. Tabela e
mëposhtme paraqet
në
mënyrë
të
përmbledhur
përpjekje
të ndryshme
për
të
përkufizuar konceptin e globalizimit:
|
Globalizimi është ... |
„... nje proces i kapërcimit
të kufinjve
të
lindur historikisht. Kështu ai
nënkupton
të
njëjtën
gjë si erozioni (pra nuk
është zhdukje) i sovranitetit
kombtaro-shtetëror dhe prezantohet si
shkëputje e
ekonomisë
së tregut nga ‚shtrati‘ i rregullave morale
dhe detyrimeve të institucionalizuara
të
shoqërive ...“
[Elmar Altvater] |
„... Intensifikimi i marrëdhënieve sociale
mbarëbotërore,
përmes
të cilave vende
të
largëta
mbajnë lidhje me
njëra
tjetrën,
në
mënyrë
të
tillë
që ngjarjet
në
një vend karakterizohen nga
të
njëjtat procese sikurse edhe
në
një vend
tjetër
shumë kilometra larg, dhe
anasjelltas...“
[Anthony Giddens] |
|
„... Intensifikim sasior dhe cilësor i
transaksioneve ndërkufitare
gjatë procesit
të
njëkohshëm
të zgjerimit
të
tyre lokal...”
[Ulrich Menzel] |
„... Kthesa më e madhe ekonomike dhe
shoqërore
që prej revolucionit industrial ...“
[Dirk Messner / Franz Nuscheler] |
|
„... varësi dhe integrim
në rritje e
ekonomive të ndryshme
përreth
globit...”
[Meghnad Desai] |
„... proces i lidhjeve në rritje mes
shoqërive dhe problematikave ...“
[Johannes Varwick] |
|
„... përmes globalizimit intensifikohet
kokurrenca në treg ...“
[C. Christian von Weizsäcker] |
„... çlirim i forcave të tregut
botëror dhe
heqja e pushtetit ekonomik nga duart e shtetit ...“
[Schumann/Martin] |
|
„... është
shndërruar
tashmë
në
një
fjalë
të
rëndësishme, e cila prej disa
kohësh po
përdoret
në
mënyrë inflacionare
në
debatet politike, publicistike dhe shkencore duke u konsideruar këtu nga
njëra
anë si ‚kërcënim‘, nga ana
tjetër si ‚shans‘ ...“
[Johannes Varwick] |
„... a social process in which the constraints
of geography on social and cultural arrangements recede and in which people
become increasingly aware that they are receding (...). Globalization does
not necessarily imply homogenization (...). Globalization merely implies
greater connectedness and de-territorialization ...”
[Malcolm Waters] |
|
„Dinamika e globalizimit shtyhet përpara nga
forca ekonomike, por efektet e tij më
vepruese ndihen në
fushën e
politikës“
[Klaus Müller]. |
Kompleksiteti i temës
së
globalizimit kërkon nje debat intensiv edhe
në nivelin konceptual,
gjatë
të
cilit, në
një
fazë
të
parë, duhen tematizuar dhe diskutuar para
së gjithash
pikat e mëposhtme:
 |
aspekti qendror i heqjes së
kufijve si dhe pasojat e lidhura me kët
për shtetet
kombëtare (fjala kryesore
„Erozion”);
|
 |
rëndësia
epokale, që i atribuohet
shpesh procesit të globalizimit
(në
mënyrë analoge me industrializimin);
|
 |
çështja,
nëse
bëhet
fjalë
për
një
proces të
një tipi
të ri, apo
nëse globalizimi ekziston
tashmë prej
shumë
kohësh,
vetëm se proceset
janë pershpejtuar
që prej viteve
'80 (varianti, sipas të
cilit globalizimi është
një
„Mit” i
pastër, zor se vazhdon
të gjendet
ende në
debat);
|
 |
dallimi mes dy përqasjeve në thelb
të ndryshme
në termin e
globalizimit, pikërisht nga
njëra
anë
në konceptin e
globalizimit në kuptimin e
ngushtë dhe ekonomik
të
fjalës
(p.sh. përkufizimet e
Desait ose te Weizsäcker) dhe nga ana tjeter në kuptimin
më
të
gjerë,
në
atë
që
përfshin
të gjitha
marrëdhëniet sociale
(p.sh. përkufizimi i Giddens);
|
 |
elementet lidhëse
pavarësisht
gjithe ndryshimet, para së gjithash roli qendror dhe
tepër i
rëndësishëm,
që ka
në pothuaj
të githa
përkufizimet
interdependenca, varësia
reciproke.
|
Sqarime mbi përpjekjet
për
përkufizime
Dimensioni ekonomik i globalizimit ka
padyshim një
rëndësi
tepër
të madhe dhe
përbën
një shkak dhe
forcë
të
rëndësishme
lëvizëse
për proceset e globalizimit
në fusha
të tjera. Por
këtu nuk
duhet anashkaluar fakti, që globalizimi
përmbledh
shumë
më
tepër se
integrimin në rritje
të
ekonomisë
botërore, ndaj edhe nuk duhet reduktuar
në
procese thjeshtë ekonomike, çka vazhdon edhe sot
të
ndodhë shpesh. (shih
Kursin bazë 2: Dimensionet e globalizimit).
Disiplinat e ndryshme shkencore pjesëmarrëse
(në
rradhë
të
parë shkenca e
ekonomisë, e
historisë,
politikës dhe sociologja) e
kanë
të
vështirë
të japin
një
përkufizim
të konceptit.
Kjo nuk është
për t'u çuditur, detyra i ngjan
kuadratit të
famshëm
të rrethit, kufizimit konceptual
të
„çkufizimit”.
Citatet e shkurtra u referohen aspektit jashtëzakonisht
të
rëndësishëm
të
çkufizimit dhe pasojave për shtetin kombtar (Altvater).
Këtu gjendet edhe ideja
e globalizimit në
kuptimin e
ngushtë ekonomik (Desai, Weizsäcker).
Rëndësia
epokale e proceseve, që
përmblidhen
nën
fjalën kyçe
të
globalizimit, bëhet e
qartë
në barazimin me revolucionin industrial
(Messner/Nuscheler).
Në
një meta-nivel Varwick flet
për funksionin e
këtij koncepti
në diskursin
publik, çka nxjerr me forcë
në pah
faktin, që mbi globalizimin nuk mund
të
flitet saktë,
nëse nuk diskutohet rreth
menyrës, se si flitet rreth tij.
Shpeshherë tematizohet
rëndësia e
interdependencës
(varësisë
reciproke), e
lidhjes (integrimit) përkatësisht
shkëmbimit (Menzel, Desai, Giddens, Varwick).
Shumë prej
përpjekjeve
për
përkufizim mjaftohen edhe
vetëm me aspektin e
„lidhjeve në rritje” (Varwick, Menzel), i cili
në fakt
është jokritik, por
krejtësisht
pa përmbajtje.
Në rastin e Altvater dhe Schumann/Martin vihet
në dukje
një aspekt i
rëndësishëm
i kritikës
së
globalizimit, pikërisht
shndërrimi i
ekonomisë
në
të pavarur,
fakti që ajo nuk mund
të kontrollohet apo
të zhvillohet
më
nën „petkun” e
politikës.
[Autor: Ragnar Müller]
[Kreu i
faqes]
|