|




| |
Paqja ėshtė qėllimi
mė i lartė i tė vepruarit - megjithatė
dhuna dhe lufta janė gjithnjė tė pranishme. Sjellja paqėsore bėn pjesė
pa dyshim nė qėllimet mė tė rėndėsishme tė edukimit - dhe
kjo ėshtė si e mėsueshme dhe e nxėnėshme. Ky konstatim pėrbėn
bazėn dhe kushtin qendror paraprak pėr
edukimin e paqes. Qėllimet
mund tė
pėrmblidhen
si mė
poshtė: |
Mbėshtetur
nga:
 |
"Edukimi
i paqes duhet tė kontribuojė
nė ndryshimin e botės. Duhet
eliminuar gatishmėria personale pėr
ushtrim dhune, strukturat e dhunės nė marrėdhėniet ndėrnjerėzore, nė tė
gjitha strukturat shoqėrore dhe nė botėn e shteteve duhen mėnjanuar"
[nga:
Susanne
Lin, Koncepti
qendror "Edukimi
i paqes"; nė:
Fjalorin
e xhepit pėr Formim Mjedisor, bot. nga
Oskar Brilling/Eduard W. Kleber, Baltmannsweiler: Shtėpia
bot. Schneider
Hohengehren
1999, 68-70 ]
Ky kompleks temash nė D@dalos merret me bazėn
teorike tė Pedagogjikės
sė Paqes, ku bėjnė
pjesė edhe trajtimi i sfondit shkencor i kėrkimeve
mbi paqen dhe konfliktin. Pėrveē kėsaj
bėhet fjalė edhe pėr
linjat praktike tė
edukimit tė paqes. Nė
mbyllje do tė lidhen me kėtė
temė edhe resurse tė shumėllojshme nė D@dalos. Kėshtu edhe
materialet e shumta mėsimore mbi
Tė
drejtat e njeriut
dhe
fėmijėve
pėrbėjnė njė kontribut po aq tė rėndėsishėm
sa edhe portretet e personave tė spikatur
(Martin
Luther King,
Mahatma Gandhi
etc.) nė kuadrin e
Kompleksit
tematik Modele.
 |
Jemi tė
gėzuar, qė pėr zhvillimin e kėsaj oferte online mbi kėtė temė
tė vėshtirė mundėm tė siguronim bashkėpunimin e partnerėve me
pėrvojė. Njė falėnderim i veēantė pėr bashkėpunim tė frutshėm u takon nė kėtė kontekst ekspertėve udhėheqės tė kėsaj fushe nė
Institutin pėr
Pedagogjikėn e Paqes nė Tübingen. Ata i vėnė theksin konceptit tė
aftėsisė konfliktuale: |
"Aftėsia konfliktuale mund tė kuptohet si qėllimi
qendror dhe thelbi i Pedagogjisė sė Paqes. Edukimi i paqes duhet tė na
aftėsojė
tė menaxhojmė konfliktet nė mėnyrė konstruktive, tė shmangim njė pėrshkallėzim
apo tė mundėsojmė pajtimin e palėve nė konflikt dhe kjo (...) nė planin
personal, shoqėror dhe ndėrkombėtar".
[Günther
Gugel / Uli Jäger, Instituti pėr
Pedagogjinė e Paqes nė Tübingen e.V.]
Sikurse tashmė e dini, njė vėshtrim tė pėrgjithshėm
mbi ofertėn online rreth temės Pedagogjika e Paqes mund ta krijoni me ndihmėn
e Pėrmbajtjes
ose tė Pėrmbledhjes
grafike. Ju urojmė shumė
zbavitje dhe sukses nė punėn
me kėtė kompleks
tematik!
"There
is no way to peace. Peace is the way." Mahatma
Gandhi |
[Autor: Ragnar Müller]
[Kreu i
faqes]
|