E padrejte
Lart Fairness 11 Rregulla E padrejte Topa fair

 


 

Pedagogjia e Paqes

E padrejtë! Nëntë shkallë në rrugën deri te stërkëmbëshi

1. Tension
Që përpara fillimit të lojës ndihet një tension i çuditshëm në ajër dhe atmosfera është e tendosur.  Lojën e fundit e kanë ende në palcë. Nëse edhe këtë herë nuk ia dalin mbanë, atëherë i gjithë mundi shkon kot.

2. Provokimet
Një ndërhyrje fizike e rregullt por tepër e ashpër tërheq pas vetesh shikime të këqija. Është e vështirë të dallosh në ishte gabim, qëllim apo provokim i paramenduar.

3. Shtyrje
Loja nuk ka shumë, që ka filluar, por shtyrjet ndërkohë shpeshtohen gjithnjë më tepër. Arbitri është i pasigurt, ende vetëpërmbahet, nervozizmi rritet. Loja mund të dalë nga kontrolli për motivin  më të vogël.

4. Grupimet
Sërish sharje krejtësisht të panevojshme. Menjëherë, gjysma e skuadrës mblidhet rreth gjelave të luftës. Ja ku del kartoni i parë e verdhë. Kjo, në fakt, nuk ka të bëjë fare me lojën!

5. Gishti i mesit
Qëllimi është i qartë: ky gjest i turpshëm është fyes! Atë, që nuk mbrohet menjeherë, pas lojës e presin tallje dhe shpoti!

6. Kërcënime
Shkëmbim fjalësh në vend të futbollit: përqendrimi humbet, nisin kërcënimet: prit, prit, sa të mbarojë loja!!

7. Lojë me faulle
Pas shpinës së arbitrit rritet numri i fauelleve të maskuara. Këto dhembin. Treguesi i zemërimit rritet, pritet vetëm një mundësi për të kundërgoditur kundërshtarin.

8. Nxitja e spektatorit 
Shkëndija e rrezikshme kalon edhe te spektatori. Ata thërrasin të zemëruar dhe kërkojnë një lojë edhe më të ashpër. Tanimë kërcënon rreziku i dhunës fizike jashtë kufijve të fushës së lojës.

9. Stërkëmbëshi
Ja, kundërshtarit i vihet stërkëmbësh. Ai plagoset keqas, kartonat e kuq nxirren shpejt, lojtarët dhe spektatorët nuk janë më në vete, loja ndërpritet. Asnjë pikë për asnjërën prej palëve, vetëm shikime bosh, lot dhe qortime kundër të tjerëve, por edhe kundër vetvetes.

[Uli Jäger / Günther Gugel, Instituti për Pedagogjinë e Paqes në Tübingen e.V.]

Tekste të tjera rreth temës Fair Play:

bullet

Çfarë është Fair Play?

bullet

A ka Fairness një shans?

bullet

Njëmbëdhjetë rregulla për një ndeshje Fair Play

bullet

Topa fair - Fairness fillon me zgjedhjen e pajisjeve

 

""Fair Play përcakton jo vetëm respektimin e rregullave të lojës, Fair Play përshkruan edhe sjelljen e sportistit: respektin e kundërshtarit sportiv dhe ruajtjen e integritetit të tij fizik dhe psikik. Në mënyrë të ndershme sillet ai sportist, që mendon duke u nisur nga pozicioni i tjetrit." (Fragment i shkëputur nga "Deklarata e Komitetit Ndërkombëtar për Fair Play")

[Uli Jäger, Instituti për Pedagogjinë e Paqes në Tübingen e.V.]

[Kreu i faqes]

 

TematTë drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitë  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qëndrueshmëria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e Paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertë online mbi edukimin politik është zhvilluar nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit për përçim dijesh përmes mediave të reja dhe edukimit politik (GbR). Në rast pyetjesh ose vërejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.