|
| |
"Twic Olympics" - Lojërat Olimpike
në
zonë lufte
„Sport for Peace and Development – A win-win for every child“ – Kjo është motoja
për
Lojëra Olimpike
të
pazakonta. Të
rinjtë
në Pannyok-un sudanez
takoheshin tashmë
për
herë
të
katërt
në „Twic Olympics“
në mes
të trazirave
të
luftës
civile. Acuil Banggol është drejtuesi i
organizatës
SUPRAID dhe përgjegjës
për
lojërat.
 |
Acuil, ne na
intereson historia e Twic-Olympics. Na tregoni, Ju lutem, shkurtimisht
mbi motivet e kësaj ngarjeje sportive
të
pazakontë!
Gjashtë rrethet e rajonit Twic
kanë
një
të kaluar
të mbarsur me
konflikte të
shumta, gjatë
së
cilës
është arritur shpesh
në konflikte
të
përgjakshme. Ne
synojmë, që
përballje
të tilla t'i
shndërrojmë
në aktivitete
sportive dhe të ndershme. Shpresa
jonë
që
në fillim ka
qenë,
që
të
rinjtë
të
parapëlqenin
të zhvillonin gara
në vend
që ta linin veten
të
shfrytëzoheshin
nga palët e
një konflikti
për t'u luftuar reciprokisht.
Pse keni zegjdhur pikërisht sportin
për
të bashkuar
të
rinjtë dhe
për
të
kontribuuar kështu
në pajtim? |
Aktivitetet sportive krijojnë
premisat më
të mira
për
të
mbështetur
në
mënyrë pozitive
cilësi
të tilla si
vetëbesimin,
disiplinën dhe
punën
në
skuadër.
Këtu
bëhet
fjalë
për
një
garë
të
ndershme, në fund
të
së
cilës
humbësi uron
fituesin. Nëpërmjet sportit
mbështetet edhe talenti organizativ dhe fryma e
skuadrës. Si
lojtar basketbolli
me përvojë
ndërkombëtare kam
mësuar, se
kërkohet
bashkëpunim,
që
një
lojë
të mund
të fitohet dhe
që
të mund
të
shquhesh si
anëtar i
vlefshëm i
një skuadre.
 |
Acuil,
si do të organizohen
lojërat dhe
cilët marrin
pjesë
në to?
Twic County ka gjithsej një
numër
banorësh prej
më
tepër se 500.000
njerëz.
Lojërat do
të organizohen nga
gjashtë
të ashtuquajturat Payams,
komunat apo njësitë administrative
të SPLM (Sudan Peoples Liberation
Movement). Falë
drithrave të sjella nga World Food Program
(WFP) pjesëmarrësit mund
të trajtohen me racione
ushqimi. Përveç
kësaj
të gjitha komunat dhe, para
së gjithash,
mikpritësit do
të kujdesen
për furnizimin e
sportistëve me
mish gjedhësh
të therur. Skuadrave mike do t'u ofrohen vende akomodimi
për
natën. Me
anë
të
kësaj
mbështetjeje
miqtë do
të mund
të kujdesen
për veten
në
mënyrë
të
pavarur. Udhëtimi i kthimit
për
në
shtëpi, pasi
lojërat
të
jenë
zhvilluar, do të
bëhet
në
këmbë, ku segmente rrugore prej 60 km nuk
janë diçka e
rrallë.
Për
më
tepër,
gjatë
rrugës atyre do t'u duhet
të
përshkojnë edhe lumenj.
Nga cilat lloje sportesh përbëhen
lojërat dhe
cilët marrin
pjesë
aty?
Në
kuadër
të
lojrave 2004 do të garohet
në
shumë disiplina:
Atletikë
e lehtë (1500 m, 800 m, 200 m, 100 m, 4 x 100
m-stafetë, 4 x 400
m-stafetë
dhe kërcim
së
gjati), futboll, volejboll, tërheqje litari dhe hedhje
shtize. Do të
përfshihen edhe
vallëzime kulturore dhe
këngë. |
Pjesëmarrësit
janë
të
ndarë
në dy
klasa moshore: mbi 14 vjeç së bashku me
të rriturit si dhe
fëmijë deri
në 14
vjeç. Në
të dyja
kategoritë ka si
pjesëmarrës meshkuj ashtu edhe
femra. Pjesëmarrja e sportisteve
femra merret parasysh edhe
në
përcaktimin e fituesit
të
përgjithshëm Payama-ve
pjesëmarrëse.
Një Payam me
një
numër
veçanërisht
të
madh pjesëmarrësesh merr
pikë ekstra.
Sa njerëz marrin
pjesë
në
lojra?
Vlerësohet,
që numri i
pjesëmarrësve
të
shkojë deri
në rreth 3000 nga
të
cilët
2000 janë
të akomoduar
në kampe
për
të kaluar
netët,
për
të
marrë
pjesë
më pas
në
lojra. Duke u nisur nga mundësitë e
mangëta
të akomodimit si dhe nga mjetet
e pakta financiare për
spektatorët,
që
vijnë nga rrethe
të
largëta,
është e
vështirë
të
qëndrojnë
më
gjatë se
një
ditë.
Çfarë keni arritur deri tani me realizimin e
këtyre
lojrave? Cilat janë
sukseset më
të bukura?
Mes të rinjve lindin kontakte
të reja dhe respekt reciprok, dhe
kështu dhurohet
një
copë
gëzim nga
jeta. Të
rinjtë,
famijarët,
shoqëruesit si dhe personalitete
lokale dhe fetare vinë
të
gjithë
së bashku
për t'u ofruar skuadrave
mbështetjen e tyre. Ky
ngjarje sportive
është
një magnet
për
të gjitha
shtresat
e popullsisë dhe
përdoret si
forum, për
të organizuar dialogje rreth
zhvillimit ekonomik, pajtimit, problemeve sociale dhe sëmundjeve
të tilla si
Sida. Kjo ngjarje e përvitshme
është
një
gëzim
për
të
gjithë rajonin, i cili
për
shumë
vetë,
që ndodhen
në mes konfliktesh
të vazhdueshme, do
të
thotë
një
copë
shprese për
kohë
më
të
mira. Ndërkohë
që çdo vit
është
një
garë e
vërtetë kur
duhet vendosur, se cili Payam do të
organizojë vitin e
ardhshëm Twic Olympics.
Si mund t'Ju ndihmojnë
të
tjerët
në
punën
Tuaj?
Oranizatës
sonë i
mungojnë institucionet
në
vend, në
mënyrë
që
bashkëpunëtorët
tanë
të
vijnë
më
afër
projektit. Eshtë e
vështirë
të intensifikosh dhe
përshpejtosh zgjerimin e projektit dhe avantazhet,
që sjell ai. Dhe
së
fundmi ne kemi nevojë
për resurse dhe para
së
gjithash për aparate sportive dhe
pajisje. Të rinjve u duhet ofruar
një
mundësi
për
të ndjekur
lojërat e
vërteta
olimpike në
Athinë
në televizor
përmes satelitit dhe
energjisë
diellore. Një
formë
tjetër
mbështetjeje do
të ishte nje program
shkëmbimesh
për
rininë.
Kështu
të
rinjtë nga Gjermania do
të mund
të vizitonin Twic-County dhe
të
trajtonin dhe mbështesnin
vendasit!
Cili është mesazhi drejtuar
të rinjve
në
Gjermani?
Të
gjithë
fëmijëve
një trajtim
të
drejtë dhe solidaritet sot -
për
një
botë
më
të
paqtë
nesër!
[Bukë
për
botën / Komiteti Kombtar Olimpik /
Komisioni Gjerman i UNESCO-s (bot): Fair Play for Fair Life 2004,
Stuttgart 2004]
Tekste të
mëtejshme mbi
temën "Sporti
dhe parandalimi i dhunës":
 | | |