Olimpi
Lart Mediacioni Olimpi

 


 

Pedagogjia e Paqes

Paqja olimpike

Lojrat olimpike të antikitetit

[Mbetjet e stadiumit antik

Lidhja mes sportit dhe paqes është e vjetër. Në vitin 776 p.e.r. u zhvilluan lojrat e para olimpike të antikitetit në Greqi, në lidhje me të cilat ekzistojnë prova me shkrim. Ka mundësi, që lojërat olimpike të jenë shumë më të vjetra se aq, origjina e tyre mendohet të datojë me mijëvjeçarin e dytë para Krishtit.

Duhet të ketë patur një garë në distancën e një stadiumi (192,27 metra). Fituesi mund të ndizte pishtarin në altar. Lojërat janë zhvilluar në periudha fikse, zakonisht çdo katër vjet. Periudha mes dy lojrave olimpike quhej olimipiadë.

Vendet e shenjta të Olimpit nuk duheshin shkelur nga njerëz të armatosur. Gjatë muajit të lojërave zotëronte armëpushimi, me qëllim ruajtjen e  "paqes olimpike", që atletët dhe spektatorët të mund të udhëtonin të qetë.

Kjo traditë luan ende sot një rol të rëndësishëm Kjo është edhe tema e tekstit të mëposhtëm.

Diskutim: Paqe olimpike?

Nëntor 2003: Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi njëzëri dhe e vendosur për një armëpushim gjatë lojrave olimpike të 13-29 gushtit 2004 në Athinë.

Ministri i Jashtëm i Greqisë George Papandreou deklaroi në plenum, se Greqia, si organizatore e Lojrave Verore Olimpike 2004 ndihej përgjegjëse për të propaganduar idealet olimpike. „Ne shpresojmë, që Athina verën e ardhshme të shndërrohet në një pishtar të paqes“, tha ministri. „Le të dërgojmë nga ky institucion ndërkombëtar një mesazh simbolik për lojra të paqta dhe, në fund të fundit, për një botë më të paqtë.“

Asambleja e Kombeve të Bashkuara është mbledhur fillimisht në vitin 1993 për të hartuar një rezolutë në lidhje me armëpushimin gjatë lojrave olimpike. Ky rit i ka rrënjët në traditën greke njohur nën emrin  „Ekecheiria“ nga shek. VIII. para Krishtit, e cila duhej t'u mundësonte sportistëve të udhëtonin në shëndet të plotë dhe të qetë për të marrë pjesë në lojrat olimpike. Gjatë lorave zotëronte armëpushimi, i cili fillimisht zgjaste rreth një muaj, dhe më pas u shtri në dy deri në tre muaj. Gjatë këtyre ditëve spektatorët, personalitetet dhe sportistët mund të niseshin të qetë drejt Olimpit, edhe nëse rruga e tyre kalonte mes për mes një shteti, me të cilin shteti i tij ndodhej në luftë. Kjo urdhëresë u respektua nga e githë bota greke.

Që kjo traditë të mund të zhvillohet në mënyrë aktuale dhe në mbarë botën, në korrik të vitit 2000 në Athinë u krijua  „Qendra Ndërkombëtare për Armëpushimin Olimpik“. Në Deklaratën e  Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara datë 8 shtator 2000 thuhet: „Ne u bëjmë thirrje shteteve anëtare shprehimisht, të ruajnë në veçanti dhe të gjithë bashkë sot dhe në të ardhmen Armëpushimin Olimpik si dhe të mbështesin Komitetin Ndërkombëtar Olimpik në përpjekjet e tij për promovimin e paqes dhe mirëkuptimin e njerëzve përmes sportit dhe idealit olimpik.“

Këto iniciativa ishin bërë të nevojshme, pasi përpara lojërave të dimrit 2002 në Salt Lake City / USA ishte refuzuar armëpushimi olimpik. Sfondi i këtij refuzimi ishin atentatet e 11 shtatorit 2001 dhe më pas „lufta kundër terrorizmit“, që SHBA nuk donin të ndërpritej. Atëhere Ministri i Jashtëm Amerikan, Colin Powell,  e kufizoi vizionin olimpik të paqes në mënyrë dramatike: „Apeli ynë për Paqe Olimpike nuk mund të garantojë armëpushimin, dhe vlen vetëm për zhvillimet në vend dhe për transportin“.

[

Vlerësim në lidhje me rëndësinë e Paqes Olimpike

„Mesazhi i paqes dhe përpjekja, për t'i lënë armët të paktën për 16 ditë, janë tepër domethënëse në tre aspekte të politikës për paqen.

Së pari, njerëzve, që jetojnë në zona lufte do t'u jepej të paktën njëherë mundësia, të mos kenë frikë dhe të mundin të flenë edhe njëherë të qetë.

Së dyti, kjo do t'u bënte të qartë komuniteteve, që jetojnë në luftë, se bashkëjetesa paqësore është e mundshme dhe se ekzistojnë alternativa të tjera nga ajo e luftës.

Së treti, kjo do të ishte shprehje e një përputhjeje mes palëve në luftë në lidhje me vlera të rëndësishme, të cilat më pas do të ishin një pikë reference për një zhvillim të mëtejshëm të përbashkët të normave.

Por, në këtë kuadër, me rëndësi qendrore do të ishte fakti, se për armëpushim nuk angazhohen vetëm shtetet. Sepse sot qëndron më tepër se kurrë fakti, që norma ligjore ndërkombtare për heqjen dorë nga dhuna përfshin edhe aktorë socialë.

Ndaj apeli ofron shansin e marrjes së kontaktit me lordët e luftës dhe grupet terroriste dhe ata të detyrohen - ndoshta për herë të parë - për të respektuar nje normë, që i kalon kufijtë ndërkombëtarë. Si do t'i përgjigjej Osama bin Laden gjithë kësaj?

Kombet e Bashkuara dhe Lidhja e Shteteve Arabe si dhe Konferenca e Shteteve Islame duhet t'ua parashtrojnë atij dhe të tjerëve këtë pyetje. Cili do të ishte vendimi, që do të merrte presidenti Bush?

Por për fat të keq ideja e Paqes Olimpike do të mbetet një utopi, sepse llogaritë e përditshme politike dhe ushtarake vazhdojnë të jenë (edhe) më të forta.“

[Dr. Thomas Nielebock, Analist i paqes]

Tekste të tjera mbi temën "Sporti dhe parandalimi i dhunës":

bullet

Sporti dhe parandalimi i dhunës

bullet

Ndërmjetësimi ndërkulturor në konflikt - Mediacioni në futboll

bullet

Shembull nga praktika: Futbolli i rrugës për paqen

bullet

Shembull nga praktika: Lojrat e mesnatës: program për luftën kundër dhunës

bullet

Shembull nga praktika: "Twic Olympics" Lojrat Olimpike në zonë lufte

[Kreu i faqes]

 

TematTë drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitë  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qëndrueshmëria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e Paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertë online mbi edukimin politik është zhvilluar nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit për përçim dijesh përmes mediave të reja dhe edukimit politik (GbR). Në rast pyetjesh ose vërejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.