Mediacioni
Lart Mediacioni Olimpi

 


 

Pedagogjia e Paqes

Ndërmjetësimi ndërkulturor në konflikte - Mediacioni në futboll

Teksti i mëposhtëm nga Hans-Jürgen Rojahn përshkruan një rast nga futbolli rinor gjerman.

Mediacioni është kërkimi i një barazpeshe, mediatorët nuk duan as humbës e as fitues - kjo mund të funksionojë edhe në rast konfliktesh në futboll

Në një ndeshje eliminatore të kategorisë A për të rinj (ndeshje para-kualifikuese) Jens Meyer sulmohet ashpër nga TUS Altdorf dhe plagoset: thyerje nofulle. Në minutën e 75-të lojtari, që e kishte shkaktuar këtë,  Ali Maret, ndërrohet nga Eintracht Neuberg (të gjitha emrat janë  ndryshuar nga autori). Ai e lë fushën e lojës nga ana e palës kundërshtare.
 

Informacione bazë për metodën e Mediacionit gjeni te Kursi bazë 4 në kuadër të këtij kompleksi tematik "Pedagogjia e Paqes" (... shko te faqja "Mediacioni")

Një lojtar i TUS Altdorf qëndron ulur aty pranë në stolin e rezervave dhe i bërtet prej andej diçka lojtarit të ndërruar, që zor se kuptonte njeri tjetër. Ali ndihet i fyer dhe i gjuan në fytyrë djaloshit në stolin e rezervave. Menjëherë hidhet xhaxhai i të goditurit dhe rreh Aliun. Pas kësaj përzihen prindër dhe lojtarë të tjerë për t'i ndarë këta të dy. Pasi është kthyer sërish qetësia, vijohet me lojën.

Por me fërshëllimën e fundit të ndeshjes konflikti mes TUS Altdorf dhe Eintracht Neuberg nuk ka mbaruar ende, vetëm sa kalon në një raund tjetër: ngjarja del përpara Komisionit Ligjor të Rrethit. Ndërkohë, Supervizori i Rinisë së Rrethit Sportiv informon në lidhje me këtë drejtuesit e projektit „Ndërmjetësimi ndërkulturor në konflikte - mediacioni në futboll“. Ky projekt ishte iniciuar nga rinia sportive në Hessen dhe është duke u zbatuar prej saj në bashkëpunim me Klubin e Futbollit të Hessen-it që prej vitit 1998. Nga drejtuesit e projektit krijohet një skuadër mediatorësh, e cila kontakton menjëherë me drejtuesit e klubeve rinore. Negociimi përpara Komisionit Ligjor është fare pranë. Të dy drejtuesit rinorë bien menjëherë dakord me mediacionin, sepse shqetësimi në lidhje me raundin e ri të ardhshëm ishte vërtet shumë i madh. Loja e kthimit duhej të zhvillohej vetëm pas katër javësh.

„Neutralizimi i tensioneve“

Në sisteme të tilla komplekse është treguar, se është diçka e dobishme zhvillimi i bisedave të veçanta me palët në konflikt, përpara se të ndërmerret mediacioni i vërtetë; në këto biseda shpjegohen procedurat dhe pjesëmarrësit shfryjnë gjithë inatin e tyre. Biseda e parë paraprake zhvillohet me përfaqësues të TUS Altdorf. Fillimisht konflkti përshkruhet me hollësi nga këndvështrimi i të pranishmëve. Ndërkohë mblidhet edhe Komisioni Ligjor i Rrethit: Ali Meret nga Eintracht Neuberg është dënuar nga Komisioni me 7 muaj përjashtim nga ndeshjet, xhaxhai i të dënuarit duhet të paguajë një gjobë financiare, po kështu edhe klubi Eintracht Neuberg.

Tani tema kryesore është çështja, se si do të arrihet një zhvillim pa probleme i ndeshjes së ardhshme (asaj të kthimit). Nga ana e TUS Altdorf vihet theksi gjithnjë e më fort te ndryshimet, që ekzistojnë mes dy klubeve. Ata vetë janë një klub sportiv periferik vendasish. Pjesa më e madhe e lojtarëve shkojnë në gjimnazet e qytetit afër. Ndërsa te Eintracht Neuberg luajnë kryesisht lojtarë të rinj të huaj. Të pranishmit e konsiderojnë si shumë të rëndësishme, të theksojnë vazhdimisht se ata nuk kanë asgjë kundër të huajve. Edhe në skuadrën e tyre luajnë dy të huaj. 

Të dy kapitenët bënë të ditur, se pas ndeshjeve kundër Eintracht Neuberg do të ishin ndjerë të pasigurt, nëse do të takoheshin me grupe më të mëdha të kësaj skuadre. Në lidhje me çështjen e mediatorëve, dhe pikërisht me pyetjen se çfarë efekti do të kishte një bisedë e përbashkët, përgjigja ishte:  „Ndoshta do të neutralizonte tensionet ekzistuese, por janë edhe agresionet jashtë futbollit, që duhen neutralizuar, gjithashtu duhet ndarë aspekti privat nga ai sportiv, dhe skuadrat duhet të marrin pjesë të plota.“ Të gjithë personat e pranishëm u shprehën pro mediacionit.

„Idiot - është e rëndë – por kur thua  Kanake (shprehje përçmuese për punëtorët e huaj - shënim i përkthyeses) ka marrë fund çdo gjë

Në bisedën paraprake me Eintracht Neuberg marrin pjesë drejtuesja e rinisë, kryetari dhe 7 lojtarë të skuadrës. Edhe këtu, fillimisht, përshkruhet konflikti nga këndvështrimi i të pranishmëve. Drejtuesja e rinisë vë në pah, se të gjithëve u vjen shumë keq për incidentin. Si temë kryesore e kësaj skuadre u trajtua fakti, që lojtarët e  Eintracht e shohin veten shpesh të ekspozuar ndaj fyerjeve me tendenca armiqësore ndaj të huajve. Tekstualisht „Idiot është e rëndë, por kur të thonë "kanake" merr fund çdo gjë.“ Lojtarët e Eintracht nuk duan të konsiderohen gjithandej si grupi i rrahësve. Ata dëshirojnë, që në ndeshje të ketë arbitra me përvojë dhe më të vjetër.

Të rinjtë diskutojnë në mënyrë shumë intensive dhe gjithë temperament pikëpamjet dhe dëshirat e tyre. Në fund të gjithë deklarohen pro një mediacioni me skuadrën e  TUS Altdorf.  Të dy klubet sportive bënë të ditur shprehimisht dëshirën për të marrë pjesë në bisedën e ndërmjetësimit me të gjithë lojtarët dhe me të rriturit përgjegjës. Gjithsej erdhën 40 persona. Jo në çdo mediacion marrin pjesë kaq shumë persona. Shpesh janë vetëm të prekurit drejtpërdrejt, që kërkojnë të përpunojnë në këtë mënyrë një konflikt. Por këtu ishin shumë, që ndiheshin të përfshirë në debat  apo të prekur nga konflikti.

Në mënyrë që mediacioni të mund të përfundojë brenda rreth 3 orëve të mbrëmjes (disa orare të tjera nuk u pranuan nga pjesëmarrësit) të pranishmit zgjedhin secila palë 10 folës (3 të rritur dhe 7 lojtarë). Kështu krijohet skuadra për fazat e veçanta të mediacionit. Në bisedat paraprake të dyja skuadrat ishin të të njëjtit mendim, që përballjet e dhunshme nuk do të kishin qenë sërish temë e bisedës së përbashkët.

Në vend të kësaj, si temë u zgjodh rrjedha e qetë e ndeshjeve të mëpasshme. Të dyja palët ishin veçanërisht të interesuara  të mund t'i zhvillonin ndeshjet e tyre të futbollit mundësisht pa shqetësime dhe në një atmosferë të mirë nga ana sportive. Në fund u hartua një marrëveshje me shkrim, e cila u nënshkrua në mënyrë reciproke nga të 20 folësit. Në rast shkeljeje të marrëveshjes do të jepet një pije. Drejtuesit e parë të të dyja klubeve do t