Futbolli
Lart Futbolli Basketbolli Twic Olympics

 


 

Pedagogjia e Paqes

Futbolli i rrugës për paqen

Futboll i rrugës për paqen – si bëhet kjo? Jürgen Griesbeck në Medellin të Kolumbisë ka realizuar në mënyrë të suksesshme projekte për rininë nën moton  „Fútbol por la Paz“. Në vitin 2001 ai u kthye në Gjermani dhe sot është drejtor për menaxhimin e Organizatës  „streetfootballworld“ në Berlin. Ai është i bindur, se të rinjtë, përmes futbollit, mund të mësojnë të respektojnë njëri-tjetrin.

Koh
ë për të vepruar
„Në mes të viteve '90 ndërpreva papritmas punën time si instruktor sporti në shkollat e larta kolumbiane, kur u vra një mik i mirë i imi. Ai ishte lojtar i Kombëtares së Kolumbisë dhe për të doja të tregoja, se në sport dhe para së gjithash në futboll fshihen forca produktive dhe paqe-krijuese. Qëllimi im ishte, të mblidhja bashkë të rinj në Medellin, të cilët nuk kishin një perspektivë për jetën, që bëheshin gjithnjë e më shpesh pre e drogës dhe e dhunës, dhe, që në mbrojtje të klikave të tyre e shihnin njëri tjetrin armiqësisht. Përmes futbollit të rrugës kemi arritur të bëjmë për vete gjithnjë e më shumë të rinj. Sepse futbolli është një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre: Këtu ata mund të bisedojnë me njëri-tjetrin, të ndihen kompetentë dhe krejtësisht si në shtëpinë e tyre.“

Rregullat janë të rëndësishme

„Së bashku me të rinjtë u zhvilluan edhe rregulla, jo vetëm për të luajtur futboll por edhe për t'i inskenuar ato si instrumenta të Fair Play. Futbolli nuk është automatikisht i mirë, ai mund edhe të ndezë konfliktet dhe të përforcojë agresionet. Janë rregullat ato, që duhet të garantojnë një lojë të ndershme dhe konflikt-menaxhuese. Ne morëm p.sh. vajza në skuadra dhe një rregull i rëndësishëm ishte: Vajzat duhet të shenojnë golin e parë! Në këtë mënyrë lindi një dinamikë bashkëpunimi krejtësisht e re në skuadër! Një rregull tjetër: Fitues mund të bëhet vetëm ai, që fiton pikë me Fair Play.“

Suksese dhe kufij  t
ë qartë

„Megjithë vështirësitë dhe hapat e shumtë prapa, filluan të dukeshin edhe sukseset. Kërkesa jonë më e rëndësishme ishte plotësuar: Të rinjtë nuk qëndronin më si armiq përballë njëri- tjetrit në lagje por si partnerë në realizimin e turneve të futbollit. Ndonjeherë, që këtej u krijuan edhe raporte miqësie. E njëjta gjë u dëshmua edhe kur realizova një projekt të ngjashëm në Brandenburg.

Gjithsesi, një gjë është e qartë: me „Futbollin e rrugës për paqe“ ne vetëm sa mund të japim impulse, të vendosim një raport dialogu mes të rinjve dhe bashkëmoshatarëve të tyre dhe shoqërisë si dhe t'i afrojmë ata me rregullat e bashkëjetesës. Me këto masa zakonisht ia dalim të mbajmë afër të rinjtë për një periudhë një- apo maksimumi dy-vjeçare. Se cili do të jetë zhvillimi i gjithë kësaj më pas, kjo nuk është më në duart tona. Në këtë moment duhet të ndërhyjnë strukturat e një qyteti, të një shoqërie: Edukimi, puna, komuniteti.“

 

Futbolli i rrugës për tolerancë - Rregullat e lojës
 

bullet

Futbolli me fusha të vogla: 4-6 fëmijë për skuadër.

bullet

Skuadra të përziera: të paktë dy vajza dhe dy djem për skuadër.

bullet

Fillimisht duhet të shënojë gol një vajzë, në mënyrë që të vlejnë golat e djemve.

bullet

Luhet pa portierë. Nëse topi preket qëllimisht me dorë, atëhere skuadra kundërshtare gjuan një goditje dënimi - topi gjuht nga porta e vetë skuadrës drejt portës kundërshtarë, të pambrojtur nga portieri dhe në fushë të lirë

bullet

Futbolli  është i mundur vetëm me  Fair Play: fituesi (pas tre golave) merr 3 pikë, humbësi merr 1 pikë. Në rast barazimi marrin të dyja skuadrat 2 pikë. Mund të fitohen 0-3 pikë-Fairness.

bullet

Arbitri zëvendësohet nga një pjesëtar i skuadrës: Rregullat përcaktohen përpara lojës, loja udhëhiqet nga vetë skuadrat, pikët caktohen në fund me marrëveshje.

Streetfootballworld

„Futbolli i rrugës në formën e përshkruar më sipër përdoret sot në projekte të ndryshme në mbarë botën për të arritur zgjidhje paqësore. Organizata jonë e re  „Streetfootballworld“ kërkon të krijojë një rrjet të futbollit të rrugës dhe këshillon në projekte të shumta në botë. Me rastin e Kampionatit Botëror të Futbollit 2006 në Gjermani, ne dëshirojmë të realizojmë dhe të krijojmë lidhjet përkatëse për një kampionat botëror në shkolla si dhe një turne ndërkombëtar të futbollit të rrugës  – si shenjë për forcën paqe-krijuese të futbollit.“

[www.streetfootballworld.org]

Tekste të mëtejshme mbi temën "Sporti dhe parandalimi i dhunës":

bullet

Sporti dhe parandalimi i dhunës

bullet

Ndërmjetësimi ndërkulturor në konflikte - mediacioni në futboll

bullet

Shembull nga praktika: Lojrat e mesnatës: basketbolli për luftën kundër dhunës

bullet

Shembull nga praktika: "Twic Olympics" - Lojrat Olimpike në zonë lufte

bullet

Paqe olimpike

[Kreu i faqes]

 

TematTë drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitë  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qëndrueshmëria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e Paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertë online mbi edukimin politik është zhvilluar nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit për përçim dijesh përmes mediave të reja dhe edukimit politik (GbR). Në rast pyetjesh ose vërejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.