Fairness
Lart Fairness 11 Rregulla E padrejte Topa fair

 


 

Pedagogjia e Paqes

A ka Fairness një shans?

A jeni të ndershëm dhe të hapur? Apo shtireni shpesh? A bën pjesë Fairness në ato aspekte jete, në të cilat luftohet, si p.sh. në politikë apo ekonomi? A përcakton Fairness një formë të caktuar të raportit me kundërshtarin? A keni kundërshtarë? A i respektoni ata si kundërshtarë? A ka parimi i  Fairness një shans realizimi në shoqërinë tonë, ku marrja taktike e avantazheve dhe shkelja e normave duket, se janë qëllimet kryesore?

Çfarë është Fairness? Fjala angleze shtrihet në përmbajtje të tilla si i bukur, me takt, i sjellshëm, i sinqertë, i drejtpërdrejtë, i ndershëm, i qetë dhe i matur deri i  butë, i emancipuar dhe asnjanjës. Ai, që është "fair", respekton ligjet e shkruara dhe të pashkruara, u përmbahet parimeve të mirësjelljes, taktit, etiketës. Ai, që zotëron Fairness, nuk është larg kurajos civile dhe mungesës së dhunës, sinqeritetit dhe dashurisë për drejtësinë. Kërkohet tolerancë dhe barazpeshim, që një kundërshtar të trajtohet në mënyrë të ndershme.

Por edhe vetë Fairness ka kundërshtarë: ligësinë dhe shtirjen, hilen dhe mashtrimin. Atje ku luftohet ashpër, ku rëndësi ka vetëm të jesh numri një, të shpërfillësh të tjerët, të shkelësh rregullat dhe t'i shfrytëzosh ato për vete. Mania për të fituar dhe trysnia për të patur sukses nuk i lënë hapësirë frymës së  Fairness. Fairplay shndërrohet kështu në luks, Fairness në utopi.

Fairness  do të thotë mirësjellje në jetën e përditshme, por termi është reduktuar gjithnjë e më shumë duke u përqendruar në aspektin e lojës. Të shumta janë fushatat -Fair-play në sport. (...). "Fairness", përkufizon enciklopedia e etikës në sport, "në kuadër të garës sportive tregohet në përpjekjet e sportistëve për të respektuar në mënyrë konsekuente dhe të ndërgjegjshme rregullat, qoftë kjo edhe në kushte të renduara."

I ndershmi bën përpara. A bën vërtetë përpara i ndershmi? Shkrimtari anglez George Orwell shkruante në vitin 1948: "Sporti serioz nuk ka fare të bëjë me Fairplay. Ai është i lidhur me urrejtjen, zilinë, mendjemadhësinë dhe përçmimin e të gjitha rregullave". P.sh. kemi rastin e një lojtari të Bundesligës, i cili në fakt nuk shënon, por arbitri ia njeh për gol. Do të kishte qenë e lehtë të sqarohej gabimi. Lojtarët çfarë nuk lejojnë. Diku tjetër kemi trajnerin kombëtar federal, që e nxit mbrojtësin e tij me fjalët: "Kundërshtarin tënd nuk dua ta shoh në banketin e mbrëmjes së sotme." Një kërkesë kjo, jo domosdoshmërisht diskrete, për ta dërrmuar tjetrin. Diku më tej kemi lojtarin e klasit botëror, që shtyn me dorë topin drejt portës dhe më vonë madje edhe mburret, se dora e Zotit kishte qenë me të në lojë. Po në fushë të sportit janë edhe përpjekjet për ta dendur trupin me medikamente për të siguruar kështu një përfitim të palejuar. 

E kundërta e fairness ka përpara së gjithash këtë emër: Doping. Kjo fjalë e re kontradiktore, krijuar nga faulli sportiv, është pjesë e gjuhës së përditshme të futbollit. Dhe një fjalë e tillë si "instikt vrasës" (killerinstinkt) thotë shumë. Ajo shkatërron të bukurën e lojës dhe e shndërron kundërshtarin në armik.

Por atëherë çfarë duhet bërë? Para vitesh filozofi Hans Lenk dhe sociologu sportiv Gunter A. Pilz kanë tërhequr vëmendjen në lidhje me faktin, që edukimi i një mentaliteti fairness është i domosdoshëm për t'u inkurajuar, urgjentisht i nevojshëm në një shoqëri, që kërcënon të degjenerojë në mënyrë të shumëfishtë në një shoqëri të ashpër suksesesh të egra. Përveç kësaj, ky mentalitet inkurajon të mësuarit e të qenit të qetë dhe të çlirët, duke ushtruar kështu automatikisht sjelljen e ndershme. (...) Kështu, kjo sentencë negative  mund të hidhet poshtë duke thënë: "Miti i parë mbi Fairness në sport ekziston në afirmimin e ekzistencës së saj." Në sport, sikurse edhe gjetkë në jetë.

Por çfarë është fair? Piktori Vincent van Gogh ka thënë kështu: "Njeriu duhet të kërkojë për vetë pak diell, pa e shtyrë tjetrin në hije."

[Hans-Albrecht Pflasterer]

Tekste të mëtejshme mbi temën Fair Play:

bullet

Çfarë është Fair Play?

bullet

Njëmbëdhjetë rregulla për një ndeshje Fair Play

bullet

E padrejtë! Nëntë shkallë në rrugën drejt stërkëmbëshit

bullet

Topa fair - Fairness fillon të zgjedhja e pajisjeve

 

"Fair Play do të thotë jo vetëm respektim i rregullave të lojës, Fair Play përshkruan edhe sjelljen e sportistit: respektin e kundërshtarit sportiv dhe ruajtjen e integritetit të tij fizik dhe psikik. Në mënyrë të ndershme sillet ai sportist, që mendon duke u nisur nga pozicioni i tjetrit." (Fragment i shkëputur nga "Deklarata e Komitetit Ndërkombtar për Fair Play")

[Kreu i faqes]

 

TematTë drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitë  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qëndrueshmëria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e Paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertë online mbi edukimin politik është zhvilluar nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit për përçim dijesh përmes mediave të reja dhe edukimit politik (GbR). Në rast pyetjesh ose vërejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.