|
Topa nga Pakistani
Me rastin e Kampionatit Evropian të Futbollit 2004
në Portugali dhe
Botërorit 2006 ne
Evropë, topat e tregtuar
në
mënyrë
të ndershme
rivijnë
në
sytë e interesit publik.
Nën moton
tashmë
të sprovuar
„Fair Pay – Fair Play”, në
shumë
tregje botërore dhe grupe aksionesh
në
kohën mes Kampionatit Evropian 2004 dhe atij
Botëror
2006 do të
startohen një
sërë
nismash. Sepse topat fair janë
idealë
për
të
tërhequr
vëmendjen
në lidhje me shanset e
tregtisë
së sportive.
Në fakt prodhuesit e markave
të
mëdha
morën
përsipër
me nënshkrimin e
të
ashtuquajturave Marrëveshje
të
Atalantës
(Atalanta Agreements), të
ndalojnë
punën e
fëmijëve
në qepjen e topave
të futbollit. Por
Marrëveshja e
Atalantës nuk vlen per
të
gjithë topat lodra apo ato
të spoteve publicitare,
por vetëm
për ata topa, me
të cilat luhet
sport. Kështu
një grup i madh
prodhimesh nuk merren në
konsideratë.
Tregtia Sportive ofron përveç topave
të
sportit edhe një
alternativë
të
pranueshme nga pikëpamja
shoqërore
për topat e
lojës dhe
të spoteve
publicitare, të
cilët
vinë
gjithnjë e
më shpesh nga Kina,
një vend ku nuk
njihen kushtet e Organizatës
Ndërkombëtare
të
Punës (ILO).
Në
këto kushte
bën
pjesë
për
shembull
edhe ndalimi i punës
së
fëmijëve.
Topa të tregtuar
ndershmërisht
Firma pakistaneze për shtresat e mesme, Talon Sports, prodhon
topa gepa sipas
kritereve të
Tregtisë
së
Ndershme. Për to paguhet
një çmim
më i
lartë,
që
mesatarisht arrin në 1,15 Euro
më
shumë se çmimi i
zakonshëm
për topat e
eksportit. Të ardhurat administrohen
më pas nga Fondacioni Talon
Fair Trade Society.
Në
këtë fondacion
kanë
përfaqësuesit e tyre Talon, Organizata Jo-Qeveritare
si dhe qepësit dhe
qepëset.
Këta
të fundit marrin
në
varësi
të
cilësisë
së
topit një ngritje rroge nga 20 deri
në 60
për
qind. Kjo
është e llogaritur
në
mënyrë
të
tillë,
që dy
të rritur
për
një
ditë pune
tetëorëshe
në kushtet e
tregtisë
së ndershme
të marrin
një
pagë minimalisht
të
përshtatshme.
Me lutjen e gepa-ve, porositë
për qepjen e topave
të tregtuar
ndershëm u
jepen në
mënyrë mbiproporcionale grave. Fondacioni kujdeset,
përveç
kësaj,
për programe
të
shumëllojshme
në favor
të
qepëseve dhe
qepësve. Me mjete
financiare të fondacionit, Talon ngriti
p.sh. në dy prej qendrave
të tij
të
qepjes, ku punonin edhe gra, disa institucione parashkollore. Kështu,
punëtoret nuk duhej
të
shqetësoheshin
për
përkujdesjen e
fëmijëve
të tyre,
dhe, përveç
kësaj,
fëmijet e tyre mund
të
përgatiteshin
kështu
për
shkollën
duke rritur kështu shanset e
të qenit
të
suksesshëm.
Fondacioni jep kredi edhe për
sipërmarrje
shumë
të vogla
(si p.sh. për
ngritjen e dyqaneve me mallra të
përzier).
Që prej vitit 1998 kanë
marrë
kredi 280 punonjes dhe i kanë paguar
sërish
ato. Shumë
e rëndësishme
ishte së fundmi edhe Qendra e
Shëndetit, e cila
përdoret
në
mënyrë intensive
nga punonjësit dhe
familjarët e
tyre. Në
shërbimet,
që u ofrohen,
bëjnë
pjesë
edhe trajtimi gratis në
qendër, medikamentet falas dhe pagesa e shpenzimeve të tranferimit
në spitale
të tjera.
Histori (suksesi) e topave fair
Fushata e futbollit filloi në vitin 1998. Prej
atëherë gepa ka arritur
të
shesë rreth 239.000 Topa. Me
tepër se 91.000 Topa
kanë
pasur për
destinacion Organizata Evropiane
të
Tregtisë
së Ndershme dhe
partnerë
të
tjerë
bashkëpunimi (p.sh. „Bukë
për
botën”).
Edhe pse ngritjen e çmimit e bënë
të
mundur shumë
gjëra, pjesa e topave
tregtuar ndershëm ka ende
një
pjesë
shumë te
vogël
në
përqindje
të prodhimit
të
përgjithshëm Talon. Sa
më
të
mëdha
të
jenë
shitjet, aq më
shumë arritje
mund të
ketë
për
qepëset dhe
qepësit
në
vend.
Që
të mund
të
ofrojë
artikuj
të
shumëllojshëm, gepa ka
në program edhe topa
më
vulën e IMS (International Matchball Standards) dhe
atë
të FIFA-s.
Të dy llojet e topave
janë
aq
cilësore, sa
që i
përmbushin kriteret
për
lojëra futbolli
ndërkombëtare dhe
kombëtare.
[Barbara Schimmelpfennig / Brigitte
Frommeyer, gepa Fair
Handelshaus] |

Tregti e
ndershme do të
thotë:
 |
Dialog rreth qëllimeve finale
të zhvillimit |
 | Marrëveshje
partneriteti në
kuadër projektesh
të
përbashkëta |
 |
Pagesë çmimesh
të ndershme,
që
mbulojnë shpenzimet e prodhimit dhe
të
jetesës, dhe
që
përveç
kësaj
lënë
hapësirë
të
lirë
për objektiva zhvillimi |
 | Parafinancim
me kërkesë |
 | Marrëdhënie
afatgjata tregtie |
 | Këshillim
në zhvillim produktesh dhe eksportesh |
 |
Mbështetje e
bujqësisë biologjike |

Për
më
tepër
informacione:
http://www.fairtradefederation.com/
|
Po sikur të
mos kishte Fair
Trade?
„Në
ndenjëset e
rrobaqepësve
qëndrojnë
përkulur gra pakistaneze dhe
burra në dhoma
të zhveshura mbi dysheme,
që qepin me mundim me
dorë
lëkura
të rrumbullakta
njëra pas
tjetrës - rreth e
përqark globit
miliona njerëz
gjuajnë topa nga ky vend aziatik,
që
kushtojnë
pak,
sepse jane prodhuar me paga minimale.
Në fabrika kineze dhe nikaraguane gra
të reja
prodhojnë bluza
dhe këpucë
sportive
për
një
pagë
prej 20 Cent në
orë, e
ndonjëherë
puna zgjat 10, 12 dhe më
shumë
orë
në
ditë.
Në
një
firmë indoneziane
për artikuj sportive, ndaj
punëtorëve,
që
kërkojnë
të organizohen
nëpër
sindikata, ushtrohet presion masiv.
Shefat e një
sipërmarrjeje
në Honduras ua
përcaktojnë
saktësisht
punëtorëve
të tyre se sa
minuta duhet të
zgjasë
një
vizitë
në
tualet. Në
një
uzinë
në Salvador e
gjithë kjo arrin kulmin: Nuk mjafton,
që
një
qepëse
megjithë
orët e shumta
jashtë orarit, mund
të
arrijë
maksimalisht një
pagë prej 180 eurosh
në
muaj, - por punëtorët
kontrollohen në vendet e tyre
të
punës, madje filmohen edhe
përpara
dhe brenda në
tualet.
Skena të
këtij lloji
në stadiumet e futbollit dhe
në arenat e
atletikës
së
lehtë
përgjithësisht nuk njihen. E
megjithatë
është fakt:
topat e futbollit, këpucët e vrapimit dhe bluzat sportive shpesh
vijnë
nga
shtete në zhvillim me kushte
të mjerueshme
prodhimi.“
[Karl-Otto Sander, in: Parlamenti 52/2003,
F. 14] |
|