Fair Play
Lart Fair Play Parandalimi Shembuj praktike

 

Fairness
11 Rregulla
E padrejte
Topa fair


 

Pedagogjia e Paqes

Çfare është Fair Play?

Fairness do të thotë respektim i rregullave të dakorduara, heqje dorë nga avantazhe të padrejta, barazi shansesh, sjellje e kujdesshme, respektim i kundërshtarit sportiv dhe pranim i tjetrit. Fairness si sjellje bazë sportive dhe morale në botën e sotme ndihet e kërcënuar, dhe kjo jo vetëm në sport por edhe në fusha të tjera të bashkëjetesës shoqërore. Në të njëjtën kohë, rregullat e Fairness ofrojnë mundësi të realizueshme për t'u orientuar në një botë gjithë konkurrencë.





Dhjetë parime të edukimit  Fair Play

1. Fair Play është shprehje e një sjelljeje njerëzore, që duket në sjelljen e kujdesshme përkundrejt vetvetes, të tjerëve por edhe përkundrejt mjedisit dhe personave, që na rrethojnë. Fair Play dëshmohet në sport, por jo vetëm aty.

2. Fair Play është cilësia thelbësore e pozicionit në lidhjet ndërnjerëzore dhe në ato me mjedisin rrethues. Apelet, ndalimet, dënimet nuk janë mjete të efektshme për ta nxitur atë në mënyrë të vazhdueshme duke gjithëpërfshirë situatën. Për këtë duhen zgjedhur metoda vepruese më rezultative.

3. Sjellja e ndershme dhe e hapur presupozon disa aftësi të caktuara. Kujdesi, sinqeriteti, vetëbesimi, vëmendja ndaj të tjerëve, si dhe aftësia për të vënë veten në rolin e të tjerëve dhe për të bashkëndjerë me ta (empatia) janë këto parakushtet, për të cilat ka nevojë një sjellje e ndershme dhe që, si të tilla, duhen mbështetur  dhe zhvilluar më tej në mënyrë konsekuente. Të mësuarit moral do të thotë punë e vazhdueshme me personalitetin tënd. Sjellja e ndershme nuk mund t'u mësohet - në kuptimin e ngushtë të fjalës - të tjerëve, por ajo mund të mësohet nga të tjerët përmes përjetimeve në situata konkrete.

4. Këto aftësi nxiten në një atmosferë mësimi, ku janë të mundura marrëdhëniet shoqërore, hapja dhe mirëkuptimi.

5. Parimi i suksesit, që në një raport konkurrence shprehet me fitore dhe humbje, duhet të zbusë disi mprehtësinë e tij. Ato që duhen synuar, theksuar, vënë dukje dhe kultivuar janë ndjesi të tilla si mirëqenia shpirtërore, loja e përbashkët, përjetimi i lojtarëve, dhe vetë cilësia e lojës.

6. E rëndësishme nuk është vetëm ajo, që bëjmë, por para së gjithash mënyra, se si e bëjmë.

7. Ne jemi shembujt - jo fjalët tona, por mënyra se si sillemi me nxënëset/it, mënyra se si zgjidhim konfliktet na bën të besueshëm.

8. Të sjellurit moral presupozon pavarësi dhe ndjenjë vetëpërgjegjësie. Për këtë duhen krijuar rastet ku mund të mësohet, p.sh. bashkëorganizimi i mësimit apo përcaktimi i rregullave formale dhe joformale. 

9. Gatishmëria dhe aftësia për të zgjidhur konflikte duhet nxitur dhe mbështetur që herët. Konfliktet nuk duhen vlerësuar vetëm si diçka negative; ato mund dhe duhet të konceptohen edhe si mundësi për ndryshim dhe zhvillim, por edhe si sfidë, që të vazhdohet të punohet më tej dhe më shumë me temën Fair Play.

10. Qëllim final i edukimit Fair Play duhet të jetë edhe angazhimi i sa më pak arbitrave. Arbitri duhet të „transplantohet“ në secilin prej nesh. Kjo shprehet edhe në citatin e fundit: „Secili bën kujdes të mos mashtrohet nga fqinji i tij. Por do të vijë dita, kur ai të fillojë të bëjë kujdes, të mos mashtrojë fqinjin e tij.“

[Canadian Olympic Association 1989; nga: Shoqata Olimpike Zviceriane në lidhje me  Shoqatën Olimpike Gjermane (Bot.): Edukim për më tepër Fairplay. Impulse për jetën sociale - në sport, por jo vetëm aty! Bern 1998]

Tekste të mëtejshme rreth temës Fair Play:

bullet

A ka Fairness një shans?

bullet

Njëmbëdhjetë rregulla për një ndeshje Fair  Play

bullet

E padrejtë! Nëntë shkallë në rrugën deri te stërkëmbshi

bullet

Topa të ndershëm - Fairness fillon në zgjedhjen e pajisjeve

 

"Fair Play do të thotë jo vetëm respektim i rregullave të lojës, Fair Play përshkruan edhe  sjelljen e sportistit: Respektin e kundërshtarit sportiv dhe ruajtjen e integritetit të tij fizik dhe psikik. Në mënyrë të ndershme sillet ai sportist, që mendon duke u nisur nga pozicioni i tjetrit." (Fragment i shkëputur nga "Deklarata e Komitetit Ndërkombtar për Fair Play")

[Uli Jäger, Instituti për Pedagogjinë e Paqes Tübingen e.V.]

[Kreu i faqes]

 

TematTë drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitë  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qëndrueshmëria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e Paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertë online mbi edukimin politik është zhvilluar nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit për përçim dijesh përmes mediave të reja dhe edukimit politik (GbR). Në rast pyetjesh ose vërejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.