Basketbolli
Lart Futbolli Basketbolli Twic Olympics

 


 

Pedagogjia e Paqes

Lojrat e mesnatës: Basketbolli në luftën kundër dhunës

Në vitin 1998, vrasja ishte arsyeja kryesore e vdekjeve të afroamerikanëve meshkuj mes 17 dhe 22 vjetëve. Një në gjashtë të rinj zezakë në SHBA arrestohet përpara se të mbushë 19 vjeç. Mendohet, që një në çdo 22 afroamerikanë vritet në një krim të dhunshëm, përpara se të mbushë 44 vjeç. 42 për qind e të arrestuarve në SHBA janë zezakë. Në vitin 2000, një në dy afroamerikanë mes 17 dhe 30 vjeç do të jetë në burg ose nën mbikqyrje gjyqësore.

Ekspertët kanë konstatuar njëzëri, se konsumi në rritje dhe tregtia e drogës, si dhe zhgënjimi në lidhje me shanset në sistemin arsimor amerikan dhe në tregun e punës kanë çuar në rritjen e numrit të arrestimeve të afroamerikanëve meshkuj në moshën e kolegjit. 

Për të frenuar kriminalitetin në rritje dhe probleme të tjera të rinisë në Glenarden (Shteti Federal i Maryland) G. Van Standifer, Drejtor i Administratës, krijoi në vitin 1986 „Ligën e basketbollit të mesnatës“ (MBL). Të rinjve do t'u ofrohej përgjatë orëve të natës një alternativë, për t'i mbrojtur ata nga të sjellët vërdallë dhe shkelja në dërrasë të kalbur. Iniciatori u mbështet nga sipërmarrës, nëpunës policie, politikanë dhe autoritete lokale. Sipas informacioneve të MBL kriminaliteti në Glenarden u ul pas kësaj në masën 60 për qind.

Sot ka klube lokale të MBL në më shumë se 50 qytete amerikane si dhe në Puerto Rico.  Nga zyrat rajonale planifikohen dhe organizohen turne, në të cilat klubet masin forcat e tyre. Sipas informacioneve të funksionarëve të MBL lojrat tërheqin në natë 200 000 spektatorë  në të gjithë vendin dhe më shumë se 3,5 milionë i ndjekin ato nga ekrani.

Klubet zgjedhin sportistë 17 deri 25 vjeçarë nga lojra të zakonshme basketbolli, siç i gjejmë në çdo qytet. Ata shoqërohen tre deri në katër vjet nga klubet lokale të MBL. Shumica e lojtarëve të MBL janë afroamerikanë, pra vijnë nga komuniteti më i  madh në numër i lagjeve të varfra të qyteteve amerikane.

„Në parim, të gjithë djemtë e rinj mund të vijnë dhe të aktivizohen te ne“, shpjegon Tony Adams, një funksionar i MBL në Columbus (Georgia). „Diskriminimi për shkak të racës apo përkatësisë etnike nuk ekziston në përzgjedhjen tonë.“ Madje përpara çdo loje lojtarët duhet të marrin pjesë në një bisedë njëorëshe. Atje flitet rreth temave të ndryshme, si  p.sh. për një bisedë prezantimi te një punëdhënës i ri, raporti me paratë, zgjidhje konfliktesh, iniciativë vetjake, mbrojtja nga virusi HIV dhe Sida, alkooli dhe droga. Shoqëruesit i inkurajojnë lojtarët të pranojnë punën.

Për të rinjtë nga lagje të vjetra MBL ofron jo vetëm rastin për të luajtur basketboll por edhe mundësinë për të gjetur identitetin dhe vetësigurinë.

[Garry A. Sailes, Profesor për sociologji sporti në universitetin e Indianës; nga: UNESCO-Kurier 4/1999]

Tekste të mëtejshme rreth temës "Sporti dhe parandalimi i dhunës":

bullet

Sporti dhe parandalimi i dhunës

bullet

Ndërmjetësimi ndërkulturor në konflikte - Mediacioni në futboll

bullet

Shembuj nga praktika: futbolli i rrugës për paqen

bullet

Shembuj nga praktika: "Twic Olympics" - Lojrat Olimpike në zonë lufte

bullet

Paqja olimpike

[Kreu i faqes]

 

TematTë drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitë  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qëndrueshmëria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e Paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertë online mbi edukimin politik është zhvilluar nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit për përçim dijesh përmes mediave të reja dhe edukimit politik (GbR). Në rast pyetjesh ose vërejtjesh drejtohuni Ju lutemi te ne.