Kursi baze 5
Lart Kursi baze 2 Kursi baze 3 Kursi baze 4 Kursi baze 5 UNESCO

 

Fair Play
Parandalimi
Shembuj praktike


 

Pedagogjia e Paqes

Kursi bazë 5: Pedagogjia e Paqes dhe Fair Play

"Fair Play shënon jo vetëm respektimin e rregullave të lojës, por përshkruan edhe sjelljen e një sportitisti: respektin përpara kundërshtarit sportiv dhe mbrojtjen e paprekshmërisë së tij psiqike dhe fizike. Fair sillet ai sportist, i cili mendon duke u nisur nga këndvështrimi i tjetrit".  (Fragment nga "Deklarata e  Komitetit Ndërkombëtar për Fair Play")

Sporti mund të jetë një "shkollë jete" ideale, ai përçon aftësi dhe vlera. Për këtë arsye sporti është një fushë e rëndësishme e Pedagogjisë së Paqes. Fairness, si një kualifikim kyç, mund të mësohet dhe ushtrohet shumë mirë në sport. Teksti i mëposhtëm hedh një vështrim përmbledhës në mundësitë edukativo-paqësore te sportit  dhe Fair Play. Aspektet e veçanta, që tematizon teksti, do të thellohen në kapituj më vete: 

bullet

Fair Play:
Përkufizime, parime, dhe rregulla; topa futbolli të luajtur fair / ndershëm; kushtet e punës ose industria e artikujve sportivë
 

bullet

Sporti dhe parandalimi i dhunës:
Meditimi në futboll
 

bullet

Shembuj nga praktika:
Basketbolli i mesnatës si program për luftën kundër dhunës; Futbolli i rrugës për paqen; Lojërat Olimpike në zonë lufte

Kombet e Bashkuara shohin te sporti një instrument të rëndësishëm për arritjen e  Qëllimeve të Mijëvjeçarit, sepse sporti përçon aftësi dhe vlera të rëndësishme:

Aftësi

bullet

Aftësia për bashkëpunim

bullet

Aftësia për komunikim

bullet

Respektimi i rregullave të dakorduara

bullet

Raport konstruktiv me konfliktet

bullet

Mirëkuptim

bullet

Lidhjet me të tjerët

bullet

Cilësi udhëheqëse

bullet

Respekti i të tjerëve

bullet

Vlerësimi i punës së kryer

bullet

Aftësia për të fituar

bullet

Aftësia për të humbur

bullet

Planifikimi i konkurrencës

Vlerat

bullet

Fair Play

bullet

Ndarja

bullet

Vetëvlerësimi

bullet

Besimi

bullet

Ndershmëria

bullet

Respekti për veten

bullet

Toleranca

bullet

Rezistenca

bullet

Teamwork

bullet

Disiplina

bullet

Besimi


[Sport for Development and Peace. Towards Achieving the Millenium Development Goals. Report from the United Nations Inter-Agency Task Force on Sport for Development and Peace. United Nations, 2003 - http://www.un.org/themes/sport/task.htm]

Sporti në punën e refugjatëve, në aktivitetet për zhvillim dhe ato për pajtim



 

„When one is active in sports, one does not commit genocide“ - me këtë formulë të thjeshtë citohet një nxënëse nga Ruanda, e cila në vitin 1994 kishte arritur të mbijetonte nga disa akte  mizorie të  paimagjinueshme. Katër vjet më vonë ajo merr pjesë në një program arsimor të Qeverisë së Ruandës dhe të Komitetit Olimpik të Ruandës. Në kuadër të këtij programi formoheshin sa më shumë të rinj, që ishte e mundur, si trajnere/ë të sportit të volejbollit. Të gjithë ata do të duhej, që pas arsimimit të tyre të kontribuonin, që fëmijët dhe adoleshentët, përmes aktivizimit në sport dhe nxitjes së frymës së skuadrës, të mund të kapërcenin traumat e vuajtura përgjatë luftës.

Ofertat sportive përdoren edhe në fund të një konflikti të dhunshëm gjatë procesit të domosdoshëm të pajtimit. Veçanërisht në rast konfliktesh etno-politike sporti bashkon njerëz, që u përkasin palëve të ndryshme në konflikt dhe që, pa një motiv konkret, zor se do të ishin takuar dhe njohur ndonjëherë me njëri-tjetrin. Ndonjëherë, të tilla takime zhvillohen pa presionin e jashtëm, në botën e "mbrojtur" të jashtë kufijve.
 


Miliona refugjatë, që nëpër barakat dhe kampet e tyre janë krejtësisht të varur nga ndihma e jashtme, luftojnë në ring për të gjetur kompensim dhe perspektiva, të paktën afatshkurtra. "Sporti dhe koha e lirë janë nevojë e femijëve për mbijetesë. Në ndihmën, që u jepet fëmijëve të refugjatëve, këto janë elemente të pazëvendësueshme për të rindërtuar një botë të shkatërruar", kështu është shprehur Sadako Ogata, Komisare e Lartë e Organizatës së OKB-së UNHCR. Organizata e OKB-së ka marrë në kujdestarinë e saj që prej vitit 1998 një kamp në Tanzani, ku janë strehuar 20.800 të rinj refugjatë. Se sa gjatë do t'u duhet atyre të jetojnë aty kjo nuk mund të  parashikohet.  UNHCR në raste të tilla u lutet për mbështetje të punës së saj edhe klubeve të ndryshme sportive dhe prej këtej lindin bashkëpunime interesante.

Organizata Joqeveritare si p.sh. "Bukë për botën" mbështesin projekte të vetëiniciativës në shumë vende të rruzullit tokësor, te të cilat sporti luan një rol të rëndësishëm. Partnerët e projektit në Afrikë, Azi, Amerikën Latine ose në Evropën Lindore e dinë, se përmes sportit mund të përforcohet vetëdija dhe se të paktën, gjatë aktiviteteve mund të kapërcehen distancat sociale. Ofertat sportive nxisin integrimin shoqëror të fëmijëve të rrugës  ose japin ngacmimin për të përcjellë më tej dijet dhe aftësitë, që janë të nevojshme për hyrjen në jetën profesionale.

Sporti dhe parandalimi i dhunës

Sigurisht, sporti përmbush shpresat për dhënien e një kontributi në ndërtimin dhe mbështetjen e shoqërisë civile jo vetëm në ato zona të tokës përfshirë nga kriza apo lufta. Sikurse dihet tashmë, edhe demokracitë më solide nuk janë kurrsesi te mbrojtura nga përshkallëzimet e konflikteve dhe dhuna. Raporte veçanërisht mbresëlënëse në lidhje me oferta sportive si një formë e ndalimit të dhunës, të përshtatshme për adoleshentët, vijnë pikërisht nga SHBA.

"Lojërat e mesnatës" janë shndërruar tashmë në simbol të parandalimit të dhunës dhe kriminalitetit nëpërmjet aktiviteteve sportive. Me anë të lojërave të basketbollit mes orës 22 dhe 2 të mëngjesit shmanget rënia e të rinjve amerikanë në konsum droge dhe kriminalitet. 

Pas iniciativave të para të vitit 1986, në SHBA u krijua - në mënyrë analoge me  National Basketball Association League, NBA - një Midnight Basketball League, MBL. Anëtarë të saj janë rreth 10.000 sportistë të rinj. Lojtarët më të shumtë të MBL janë afro-amerikanë, pra, vijnë nga komuniteti më i madh në numër i lagjeve të varfra të qyteteve të mëdha. 

Lojtarët nuk fitojnë para dhe duhet, që përpara çdo ndeshjeje të marrin pjesë në një bisedë njëorëshe. Gjatë kësaj bisede diskutohet rreth temave të ndryshme: Si mund të përgatisim një bisedë prezantimi me një punëdhënës të ri? Si mund të zgjidhen konfliktet pa dhunë? Si mund të mbrohem nga Sida dhe t'i shpëtoj pushtetit të drogës? Garry A. Sailes, Profesor për Sociologji Sporti në Universitetin e Indianës konkludon: "Për të rinjtë nga lagjet e varfra MBL nuk ofron vetëm një rast për të luajtur basketboll, por edhe mundësinë për të gjetur identitet dhe vetësiguri."

Ndërkohë edhe në Gjermani ka lojra mesnate të formave nga më të ndryshmet. Organizuesit dhe mbështetësit e këtyre lojrave janë më së shumti komunat  në bashkëpunim me klubet e sportit dhe shpesh edhe me policinë.  Dominik Hermle, njëri prej realizuesve të lojrave të mesnatës në Shtutgart thotë: „Projekti ynë përpiqet të kundërveprojë ndaj problemeve sociale si kriminaliteti, varfëria, varësia nga drogat dhe papunësia. Sporti nuk mund të zgjidhë probleme, por mund t