Te folurit
Lart Premisat 10 Rregulla Mediacioni Te folurit

 


 

Pedagogjia e Paqes

Komunikimi - Çelësi për zgjidhjen e konfliktit

Komunikimi i arrirë është çelësi për një përpunim konstruktiv të konfliktit. “Kush flet nuk të gjuan“, në këtë përcaktim të shkurtër përmblidhet shpesh funksioni i komunikimit. Në një formë të profesionalizuar apo të ritualizuar komunikimi luan një rol vendimtar në të gjitha metodat për normimin apo zgjidhjen e konfliktit. Ndaj edhe përçimi i kompetencave komunikative është me rëndësi qendrore për pedagogjinë e paqes.

Komunikimi n
ë konflikte është i penguar apo shumë i kufizuar. Çfarë trajte do të duhej të kishte komunikimi në një hap të parë, në mënyrë që t'ia dalim të arrijmë një këndvështrim të përbashkët të konfliktit dhe të problemeve, që fshihen pas tij?

Premisa e parë për këtë është vullneti për t'i shtuar horizontit të perceptimeve personale një këndvështrim të ri, si dhe të përpiqemi të kuptojmë, se çfarë mendon tjetri. Kërcënimet, fajësimet, pretendimet nuk do të kishin vend këtu. Ato duhet të eliminohen përmes modelit kooperativ të të shpjeguarit dhe kuptuarit. 

Për këtë mund të jenë shumë të vlefshme mjete të ndryshme ndihmë:
 
bullet

Biseda paraprake / Biseda të përgjithshme, të cilat shërbejnë për të përgatitur situatën, për të caktuar vende, orare dhe metoda pa tematizuar drejtpërdrejt vetë konfliktin.

bullet

Një mjedis tjetër (neutral); ky bën të mundur, që askush të mos ketë privilegjin e të qenit në “shtëpinë e tij”; një kuadër i jashtëm i ndryshuar bën të mundur edhe një marrëdhënie të ndryshuar.

bullet

Rregulla specifike, të njohura  si të tilla: komunikimi i pastrukturuar mes palëve (armiqësore) në konflikt mund të përfundojë shumë shpejt në një përshkallëzim të pakontrolluar. Aplikimi i rregullave të dakorduara mundëson hyrjen sërish në kontakt me njëri-tjetrin.

bullet

Person/a i/të tretë: si katalizatorë. Ata bëjnë kujdes për respektimin e rregullave dhe përpiqen të kontribuojnë në sqarimin e rrethanës, pa marrë një pozicion të caktuar apo pa u angazhuar në çështje specifike.


Rregullat e komunikimit sigurojnë ndihmë në situata konfliktuale

bullet

Të flasësh për veten, në vetën e parë njëjës.

bullet

Të mbetesh objektiv, të mos fyesh, lëndosh apo provokosh tjetrin.

bullet

Të njohësh nevojat e tjetrit.

bullet

Të mbetesh në teme, dhe të mos i shmanges asaj.

bullet

Ta lësh tjetrin të përfundojë mendimin e tij dhe ta dëgjosh atë.

bullet

Të kërkosh një zgjidhje të përbashkët.

bullet

T'u përmbahesh rregullave të dakorduara.

Të dish, se fjalët shkaktojnë ndjenja - pozitive, por edhe negative

Çfarë ndjen ti, kur dikush

bullet

të jep urdhëra (“Pusho menjëherë!”)

bullet

të kërcënon (“po nuk pushove menjëherë, atëherë...)

bullet

të mëson (“nuk duhet ta bësh këtë.”)

bullet

të fajëson (“ti je gjithmonë kaq i zhurmshëm.”).

bullet

vlerëson sjelljen tënde (“ti më provokon vazhdimisht.”)

bullet

të merr në pyetje (“pa hë, ku ishe dje në mbrëmje?”)
 

Çfarë ndikon më shumë apo më pak pozitivisht në një bisedë konflikti?

Ndihmojnë dhe çojnë në ujen e përshkallëzimit
 

Nuk ndihmojnë dhe çojnë në rritjen e përshkallëzimit
 

përshëndetje e vetëdijshme gjatë takimit dhe ndarjes

mungesë përshëndetjeje gjatë takimit dhe ndarjes

kontakt shikimesh

asnjë kontakt shikimesh

argumentim dhe arsyetim

justifikim

të futesh në brendësi të tjetrit

të fajësosh atë

të mund të bindësh

të minimizosh dhe zbutësh

të kërkosh miratim

të flasësh pa u kuptuar nga tjetri

të  pyesësh për t'u informuar 

të duash të bindesh përmes imponimit

të bësh të qartë përfshirjen personale

të mos tregosh interes

të lesh tjetrin të flasë deri në fund

të ndërpresësh fjalën e tjetrit

të shmangësh fjalët ngacmuese

të përdorësh fjalë ngacmuese

gjeste të hapura dhe emocionale

gjeste të mbyllura refuzuese

humor

mungesë humori, gjendje zemërimi

të kesh kohë

të mos kesh kohë

të marrësh seriozisht kundër-argumentet

të shohësh vet